"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#16

Post by Sally »

Zhvillohet seanca e dytë e kuvendit. Deputetët bëjnë betimin



Në këto momente po votohet për kreun e kuvendit



Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite rreth orës 18:15unimet e seancës së dytë të legjislaturës së XVIII-të, gjatë së cilës pritet të zgjidhen organet drejtuese të parlamentit të ri, kryetari dhe dy nënkryetarët. Në seancën e sotme pritet të paraqitet dhe raporti për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve, i hartuar nga anëtarët e komisionit të përkohshëm, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve të 28 qershorit. Më pas, deputetët ftohen të bëjnë betimin. Sikurse dje, deputetët e Partisë Socialiste në opozitë nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme, pas një vendimi të marrë nga grupi parlamentar për bojkotim të punimeve të fillimit të sesionit të ri parlamentar, vendim që lidhet "me deformimin e zgjedhjeve të 28 qershorit". Kuvendi i Shqipërisë numëron 140 deputetë. Në Kuvendin e ri përfaqësohen 6 parti: PD me 68 deputetë, PS me 65, LSI me 4 deputetë, PR me 1, PDI me 1 dhe PBDNJ me 1 deputet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#17

Post by Sally »

Ambasadorja britanike kundër bojkotit të Parlamentit nga PS-ja



Fiona McIlwham shpreh të njëjtin qëndrim me atë të kreut të OSBE-së, dy ditë më parë



Shtohen zërat e ndërkombëtarëve që i kërkojnë PS-së, të heq dorë nga bojkoti i Parlamentit. Ndërsa një ditë më parë ishte kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch qe këshillonte PS-në, për të hequr dorë nga politika e rrugës dhe duke zënë vend në parlamentin e ri, t’i largohet rrugës së bojkotit, dje të njëjti n qëndrim ka mbajtur edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona McIlwham. Ajo është shprehur kritike ndaj vendimit të selisë së PS-së.
“Për sa i përket bojkotit të opozitës ka pasur një deklaratë të OSBE-se një dite më pare dhe ne jemi dakord me atë qëndrim” u shpreh McIlwham.
Pak minuta pas çeljes mbrëmjen e së hënës, të seancës së parë plenare të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh kundër bojkotit të socialistëve.
“Siç e dini në të gjitha vendet demokratike, forumi kryesor për debat midis partive politike, është Parlamenti i vendit. Në kuadrin e axhendës integruese në Bashkimin Evropian, ajo vlen edhe për Shqipërinë. Mesazhi im është i qartë”, u shpreh kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë.
Ambasadori Robert Bosh bëri të ditur këtë qëndrim që shkon hapur kundër linjës për një opozitë në rrugë. Për Bosch debatet politike bëhen në Kuvend nisur dhe nga logjika që tejkalon qëndrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin evropian të vendit.
OSBE është një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që PS ka thirrur për ta asistuar në procesin e verifikimit të parregullsive me zgjedhjet. Por deklarata e Ambasadorit Bosch, deklaratë që në thelb rrëzon vendimin më të rëndësishëm të Partisë Socialiste bojkotin e Kuvendit, duket se e vështirëson mundësitë e bashkëpunimit.
Ambasadori Bosch dhe ambasadorja McIlwham, nuk janë të vetmit përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS.
Pak ditë më parë ishte Oli Rehn komisioneri për zgjerimin që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#18

Post by Sally »

Me bojkotin, opozita po mohon veten


Luan Myftiu


Historia ka treguar se shumë forca politike në demokraci kanë fituar vlera sidomos me qëndrimet e tyre konstruktive në opozítë. Virtyti admirohet sidomos pse në çdo rrethanë ai i bën vend vetes. Nuk është turp të humbësh një garë. Turp është të deklarosh se ke fituar, kur ke humbur. Të gjitha partitë politike “luftojnë” me bindjen se alternativa e tyre e bën më të mirë jetën e qytetarit. Kur nuk fiton alternativa më e mirë, i humbur del sovrani. Partia që humbet, me qëndrimet e saj duhet të ngushëllojë elektoratin e dëshpëruar. Kurse ankesat e PS-së duken si ato të tellallit, që qahej më fort se i zoti i mallit. Kjo qaramane duhet të ketë më shumë besim në gjykimin, që i bën vetë sovrani shkaqeve të humbjes. Nuk i takon PS-së të shtiret para elektoratit sikur vetëm ajo është viktima e manipulimit. Nuk e mbulon dot ajo përgjegjësinë duke klithur për, gjoja, mbrojtjen e votës së lirë. Nuk duhet t’i shëmbëllejë ajo rojes, që i ankohej vetes pse nuk e kishte ruajtur mirë dyqanin. Për të tilla ankesa populli thotë: “Në vend të qahen qetë, qahet qerrja”. Vaj halli ç’duhet të bëjnë ata, që s’kishin komisionerë! Bojkoti i parlamentit nuk i shërben imazhit të PS-së. Edhe sikur vërtet të jenë bërë gabime, zbardhja e tyre nuk duhet të pengojë punën për realizimin e reformave. Nuk vihen vetulla duke nxjerrë sytë. Vetëm një arrogancë e marrosur djeg jorganin për një plesht. Kështu si po vepron opozita, del më i madh bishti se sqepari. Jo më kot një i ditur ka thënë se më e rëndë nga “fatkeqësia” është ekzagjerimi i saj. Nëse “kupola” e PS nuk ka synime të tjera ndaj vetë partisë, nuk i falet t’ia ulë kësaj serozitetin me bojkot. Nuk e braktis ushtari i devotshëm llogoren, as toreadori arenën, ku zhvillohet beteja për një fitore të denjë. Sa më e matur, mirëkuptuese dhe konstruktive të shfaqej PS-ja në kërkesat ndaj të ashtuquaturit manipilim, aq më të pakënaqur do ta bënte elektoratin e saj ndaj “manipulatorëve”. Populli e zë lepurin me qerre. Ai ka bindjen se hanxhiu me qiraxhínë takohen. Ai e zbulon fajtorin më shpejt se komisionet parlamentare. Kur elektorati krenohet me standardet që arriti, socialistët nuk i njohin zgjedhjet fare. Ka liderë të PS-së, që nuk e kanë kuptuar mesazhin që dha rezultati i këtyre zgjedhjeve. Prandaj i bien fyellit me një vrimë duke u ankuar se, gjoja, u janë vjedhur votat. Duke u tallur me misionin e saj në Kuvend, opozita po vë në dyshim qëllimin e ankimimit të saj. Kurse me bojkotin po injoron veten. Ajo ka aq shumë mundësi të ngrihet në lartësinë e një force konstruktive, sa, ndoshta, dhe vetë fitorja e zgjedhjeve nuk do t’ia jepte këtë shans. PS-ja duket nuk i njeh ligjet e vlerave që fiton njeriu, a partía, kur përballon fisnikërisht një humbje. Duket ajo nuk njeh as vlerën e tolerancës, si majën e trimërisë për të zbardhur të vërtetën. Ndoshta prandaj po bën të kundërtën. Me bojkotin dhe kushtet e tij absurde ajo vërteton se ka mbetur arrogante në shpirt dhe puniste në taktikat për të kërkuar të vërtetën me presione e shantazhe.
Askush nuk e pengon opozitën të ngrejë zërin në Kuvend për çdo të drejtë. Madje, vetë mazhoranca i është zotuar (dhe e ka mbajtur fjalën!) se do ta respektojë si një domosdoshmëri për realizimin normal të një jete pluraliste parlamentare. Durimi i të djathtës shpesh i ka kaluar caqet e mirësjelljes dhe të tolerancës ndaj një opozite arrogante, përjetësisht e pakënaqur. Dhe, ndoshta, pikërisht kjo sjellje ndaj opozitës ia ka shtuar vlerat këtij krahu politik në luftën e tij konstruktive. Kjo e ka ndihmuar të realizonte ato reforma, që bindën dhe miqtë ndërkombëtarë se këtu, në Shqipërí, funksiononin parimet demokratike, konsesusi i nevojshëm, normat e një sistemi pluralist, europian.


Opozita është e detyruar të hyjë në parlament, sepse atë e urdhëron vullneti i sovranit. Nuk votoi ai për deputetë, që të shullëhen kafeneve e për t’i ulur kështu imazhin Shqipërisë. Nuk votuan socialistët që të qëndronte me çdo kusht në krye të PS-së Edvin Rama. E ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve nuk matet me ambiciet personale për pushtet abolut. Perëndoi koha e kërkesave për flijime donkishoteske e për adhurime vetëmohuese. Është lënë pas koha e sakrificave pa kuptim në emër të një ideali, që u shkatërronte jetën “skllevërve” modernë. Bindja e kujtdo ndaj një vendimi të çmendur nuk e zbukuron devotshmërinë e avokatisë për votën e lirë. Përkundrazi! Lufta parimore, principialiteti demokratik dhe respektimi i institucioneve në opozitë, e lartësojnë edhe atë që i ka humbur zgjedhjet. Vetëm në parlament PS-ja mund të tregojë se ka mbartur vlera, të cilat, sipas saj, nuk ia paska kuptuar elektorati. Jeta vazhdon. Breza të tërë largohen natyrshëm. Por vlerat mbeten. Ato trashëgohen. Nuk duhet të ketë një tjetër forcë politike të ketë aq nevojë sa PS-ja të lërë pas vetes një trashëgimi të vyer humane, konstruktive, demokratike, pluraliste. Kurse bojkoti e mbyll PS-në në muzeun e atyre “relikeve”, që ruhen me qëllim që të mos përsëriten në Historí të tilla fenomene të shëmtuara!...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#19

Post by Sally »

Bojkoti i PS, Lohan: Debati brenda Parlamentit



Ambasadori i Këshillit të Evropës i akredituar në Tiranë Helmut Lohan duke folur për bojkotin e Partisë Socialiste, theksoi se: ''debati duhet të bëhet brenda Parlamentit''.
“Debati duhet të zhvillohet brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij''. Të gjithë e dinë mendimin e KE-së për zgjedhjet”, tha Lohan për gazetarët nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, ku ishte i pranishëm në përurimin e zgjerimit të terminalit të këtij aeroporti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#20

Post by Sally »

Topi dekreton Berishën kryeministër të Shqipërisë
Image

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar kryeministrin Sali Berisha për të formuar qeverinë e re.
Dekreti u bë vetëm pak orë, pasi Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike Flamur Noka çoi në presidencë kërkesën.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim shumicës parlamentare, Dekretoj: Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e kreut të shtetit. Shkresa ka mbërritur në Presidencë në orën 13:20.

Qeveria pritet të paraqitet në parlament për të marrë mandatin në seancën plenare të së hënës më 14 shtator.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#21

Post by Sally »

Kabineti i Ri Qeveritar


Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha mësohet se tashmë ka gati edhe përbërjen e kabinetit, siç pat deklaruar më herët në një prononcim për mediat, por s’e shpallte dot në respekt të institucioneve të parlamentit dhe të presidencës së republikës. Tashmë kur këto pengesa kanë rënë, kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë të drejtpërdrejtë për mediat në 19.30, ku do të shpallë edhe përbërjen e kabinetit ët ri qeveritar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#22

Post by Sally »

Qeveria e re, sot emrat tek presidenti Topi





Tiranë – 15 ministrat e emëruar nga kryeministri Sali Berisha do të dërgohen sot pranë Presidentit të Republikës Bamir Topi për t’u dekretuar.
Pasi merr listën e emrave të ministrave, kreu i shteti ka një javë kohë në dispozicion për të vendosur për dekretimin e tyre. Përgjithësisht, presidenti i dekreton brenda pak ditësh, duke mos pritur afatin që ia lejon Kushtetuta e vendit.

Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave, së bashku me përbërjen e tij. Në rast se gjatë shqyrtimit nuk do të ketë surpriza dhe në rast se kreu i shtetit nuk do të konsumojë të gjithë kohën që ka në dispozicion për të firmosur dekretet përkatëse, atëherë pritet që gjatë seancës së ditës së hënë, kabineti i ri, së bashku me programin politik, t'i paraqitet për miratim Kuvendit.

Berisha publikoi emrat e qeverisë së re mbrëmjen e shkuar, ku spikasin ndryshime të thella në kabinet, apo ndryshim pozicionesh të disa ministrave.



Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Ilir Meta
Ministër i Brendshëm
Lulzim Basha
Ministër i Mbrojtjes
Arben Imami
Ministër i Financave
Ridvan Bode
Ministër i Ekonomisë
Dritan Prifti
Minister i Transporteve
Sokol Olldashi
Ministër i Drejtësisë
Bujar Nishani
Minister i Arsimit
Myqerem Tafaj
Ministër i Kulturës
Ferdinand Xhaferri
Ministër i Shëndetësisë
Petrit Vasili
Ministre Integrimi
Majlinda Bregu
Ministër i Bujqësisë
Genc Ruli
Ministër i Mjedisit
Fatmir Mediu
Minister i Punës
Spiro Ksera
Ministër Shteti
Genc Pollo
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#23

Post by Adriana »

Ndryshimet në qeveri i kalojnë Topit: Ikën Prifti, Meta te Ekonomia




Ndryshimet në qeveri propozuar sot për nga Lëvizja Socialiste për Integrim, i kalojnë presidentit për miratim.


Në një deklaratë për shtyp nga zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli, bëhen me dije detajet. Sipas këtij njoftimi kryeministri Berisha i kërkon Presidentit:



"Lirimin nga detyra të Ministrit të Jashtëm, zotit Ilir Meta dhe emërimin e zotit Meta në detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në qeveri. Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe emërimin e tij në detyrën e Ministrit të Jashtëm. Lirimin nga detyra të Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Dritan Prifti"


Në njoftim thuhet gjithashtu se Kryeministri Berisha falenderon Ilir Metën dhe Dritan Priftin për punën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë punës së tyre në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Ekonomisë dhe Energjitikës.


Ndërkaq më herët kreu i qeverisë, Sali Berisha pranoi propozimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me vendimin e saj për ndryshimet në kabinet.


Në një reagim për mediat, fill pas deklaratës zyrtare të LSI, Berisha ka theksuar se nuk ndërhyn tek aleatët dhe në këtë mënyrë pranon propozimet e bëra.


Sipas tij, Meta i kishte kërkuar ndryshimet 6 muaj më parë, por kërkesa sipas Berishës nuk ishte pranuar për shkak të axhendës së rëndësishme.


Berisha ka vlerësuar bashkëpunimin me Dritan Priftin, me të cilin sipas tij, reformat në ekonomi kanë ecur përpara.

Gjithashtu, kryeministri ka sqaruar se Meta i kishte kërkuar këto ndryshime 6 muaj më parë, por sipas tij, kërkesa nuk ishte pranuar për shkak të axhendës së rëndësishme.





Kryesia e LSI-së në një mbledhje urgjente ka propozuar ndryshime në kabinetin qeveritar, duke lene jashte tij, Dritan Priftin. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, sipas te cilit propozimet jane miratuar dhe tashme i kalojne kryeministrit Sali Berisha.


"Kryesia, pasi diskutoi me shumë seriozitet dhe përgjegjshmëri, miratoi propozimet për ndryshim në kabinetin Berisha si më poshtë:
I propozohet Berishës që Meta të emërohet zv/kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
dhe Dritan Prifti të lirohet nga detyra. Në vend të Ilir Metës të emërohet Edmond Haxhinasto, si Ministër i Jashtëm"- tha Luan Rama gjatë deklaratës për shtyp.


Ne mbledhje Dritan Prifti nuk ka qene i pranishem, pasi sipas Rames ishte larguar per nje detyrim familjar. "Por ai eshte njoftuar dhe me te eshte komunikuar ne rruge institucionale nga kryetari i LSI-se"- tha ai.


Vendimin e kryesise per emerimin e Metes ne vend te Priftit ne Ministrine e Ekonomise, Rama e ka shpjeguar me trendin e zhvillimit qe synon kjo force politike.
Nderkohe, qe levizjet sipas tij jane bere ne baze te performances dhe kontributit qe kane dhene perfaqesuesit e saj ne kabinetin Berisha.


"Duam ta shnderrojme Ministrine e Ekonomise ne instrumet institucional per te permbushur objektivin tone, deklaruar edhe ne premtimet elektorale dhe per te garantuar me shume transparence dhe seriozitet" - tha ai.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#24

Post by Sally »

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#25

Post by Sally »

Ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi sot se largimi i tij nga ky post nuk do të sjellë asnjë ndikim negativ në koalicionin qeveritar PD-LSI.


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#26

Post by Adriana »

Kuvend, 4 orë vetëm sherr

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”