
Kjo asht arsyeja pse morali luftarak (qe perndryshe karakterizon shpirtin e lojes) asht bjerrë për faqe të zez'. Nuk ka ekzistue asnji fije motivimi për fitore e per superioritet ne loje; lojtaret kane lue nen peshen e nji kuartazie diplomatike. Publiku i pranishem ne stadium - i perzgjedhun kastile per korrektesi politike. Nuk jane lejue mijera e mijera tifozë prej Prishtines, Gjakoves, Prizrenit, Shkupit, Tetoves, Kumanoves e Kercoves se agjenda e sigurise ne shtetin e Rames asht percaktue prej Beogradit. Me nji publik inert qe han fara e kikirika, qe ban 'selfie' e qe tan lojen ban pyetje 'A jane keta me ndrresa te kuqe tont?', vshtir qe mundet me pas shpirt te gares. Me kroatet asht krejt ndryshe. Sa shume e respektojne veten ata... pamjet kallxojne vetë[/quoteem]
Fjalë me vend.
Ja dhe shkrimi i Kastriotit për po të njëjtën ngjarje:
Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.Lojtari serb u kthen përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, me ftesë të Kryeministrit Rama
Në këtë fotografi mund të shikoni se si pas golit të parë të Serbisë në Elbasan, lojtarët serbë u kthejnë përshëndetjen me tre gishta studentëve serbë të pranishëm në stadium, si tifozë të ftuar personalisht nga Kryeministri Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, të pranishëm në stadium festuan për golat e Serbisë, duke ngritur lart tre gishtat, pra me një simbol provokues, nacionalist serb që është i paparanueshëm sipas rregulloreve të futbollit europian dhe botëror, pasi ky simbol është përdorur historikisht nga serbët në luftë, duke përfshirë edhe luftrat në ish-Jugosllavi. Për këtë gjest provokues dhe fyes Edi Rama duhet t’ u kërkonte personalisht falje shqiptarëve. Kjo skenë tregon më së miri se sa i kotë dhe i neveritshëm është teatri politik që Edi Rama bëri me studentët serbë./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 940381977/
"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnënshtrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).
Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj [url=Dje stadiumi i Shkumbinit ishte i mbushur me bagëti, me njerëz të droguar me kozmopolitanizëm dhe pseudokulturë.
"Tifozat Kuq e Zi", të paktën pjesa udhëheqëse e tyre, u dëshmuan si asnjëherë më parë se janë një ballë pseudonacionalist i degëzuar drejtpërsëdrejti nga PS-ja [pra PKSH-ja (pra PKJ-ja)] dhe i stisur për të kontrolluar dhe vakësuar (e madje shuar) shtysat e natyrshme nacionaliste të Shqiptarëve (shtysat për vetërespekt, për drejtësi, për kryelartësi, për ndershmëri, për mosnështrim dhe për mosposhtërim përballë askujt).
Veçse pa shtet dhe pa organizata të mirëfillta burimore, dje u dëshmua se jemi edhe një komb pa tifozeri. [Përjashtohet prej kësaj Djemuria e shkëlqyer e Plisave, të vetmit që na nderuan brenda asaj qelie orvelliane neobolshevike në të cilën e kishin shndërruar stadiumin kozmopolito-serbofilët dordolecë të globalistëve dhe vegla, sot si atëherë, të interesave serbe të kodifikuara në jugosllavizëm (pjesë thelbësore e regjimit 70 vjeçar kundrakombëtarokratik në Siujdhesën Tonë Ilire)].


Rreth 2 mijë kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u përballen me një grup tjetër të tifozëve serbë, në rrugët e Zyrihut. Përplasja mes dy grupeve përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një polic u lëndua. Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zyrihut . Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për median, të lëshuar të premten. Madje edhe gjatë ndeshjes kanë ndodhur provokime para lokaleve ku bëhej transmetimi, sipas albinfo.ch. Provokimet dhe konfliktet mes të tifozëve kulmuan pas përfundimit të ndeshjes kështu që u desh ndërhyrja e fuqishme e policisë së qytetit të Zyrihut, shkruan “20minuten.ch”. Madje kur policia provonte t`i ndante rivalët nga njëri tjetri, ata në disa raste treguan agresivitet edhe ndaj policisë. Disa prej tyre, me fytyra të maskuara kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të policëve. Në fund policia u detyrua të përdorte edhe plumba gome dhe gaz lotsjellës për t`i qetësuar kampet “ndërluftuese”. Por pas një qetësimi të shkurtër situata eskaloi sërish , duke u bartur në rrugë tjera të afërme. Atje, një pjesë e tifozëve huliganë goditën me shqelma veturat e parkuara që ishin të stolisura me flamuj kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm rreth orës 12.30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë, përcjell albinfo.ch. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në spital. 

