
Ka pasur shumë debate për këtë libër me emra realë personazhesh, por më se shumti vëmendje ka tërhequr sulmi pervers i autorit ndaj nje prej figurave mje te ndritura te historisë sonë kombëtare, Lef Nosi. Blushi ka zgjedhur ta sjelle ne kohe këtë figurë, me emër real, e përpiqet me çdo kusht ta diskreditoje si figure e si personalitet i historisë dhe kulturës kombëtare. Nuk besoj se mund t’ia arrije këtij qëllimi, por gjithsesi orvatja për ta bërë është cinike, arsyet sa perverse aq dhe te neveritshme. Nuk është hera e pare qe Blushi mban një linje te forte antikombëtare në librat e botuar prej tij. Te kuptohemi! Askush nuk do te kishte problem ketë nese Blushi nuk do te ishte një politikan, deputet dhe drejtues i PS-se, me ambicie te forta per t’u bere kreu i sajë, gje që e bën një shqetësim real dhe kërcenim potencial ketë mendim te tij te shprehur ne libra.
Vrisja mendjen pse ishte kaq antishqiptar Ben Blushi ! Si mundet që një njeri ta urreje kaq shume kombin e popullin e tij, veçanërisht vlerat dhe simbolet e tij. Përgjigjen e mora tek një letër e shkrimtarit te shquar shqiptar Mitrush Kuteli dërguar ne vitin 1961 Mustafa Gerblleshit. Kuteli, pa e ditur se cfare do te bëhej nipi Ben Blushi , flet për një prej monstrave te realizimit socialist, gjyshin e Ben Blushit, Dhimitër Shuteriqin. Vetëm një koke e madhe, një mendje e ndritur si e Kutelit, mund te na japë ne një faqe letër rutinë, arsye dhe argumente të plota për ato që ndodhin gjysme shekulli me vonë. Ndoshta për të njëjtat arsye si ne sot me Blushin,Kuteli i kujton Gerblleshit faktin që Shuteriqi ishte apo ndihej “serb“ si kombesi dhe mentalitet, gje qe ia kishte shprehur hapur themeluesit serb te PKSH-së, Miladin Popoviçit ne Beograd ne vitin 1945. Kuteli sjell edhe detaje ku citon Shuteriqin t’i ketë thënë Popoviçit se mbiemri Shuteriqi vinte nga serbishtja “ shute“, qe do të thoshte “shaka”. Përveç kësaj, Kuteli nxjerr edhe një fakt tjetër domethënës të lidhur me librin aktual te Ben Blushit dhe përpjekjeve te tij për te denigruar figurën e Lef Nosit. Ai thotë se Shuteriqi vodhi veprën, koleksionet ,bibliotekën dhe te tjera prona intelektuale e financiare të Lef Nosit, si dhe te disa shkrimtareve e studiuesve te tjerë:
”Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën… “
Kjo pjesë nga Letra e Kutelit, flet vetë për të kuptuar arsyen e gjithë kësaj urrejtje të Blushit për Nosin….Blushi ka tre arsye e forta qe e urren Nosin.
E para është arsye raciste, pasi sipas vet gjyshit të tij, Shuteriqi, është serb apo gjysme i tillë. Me gjeni sot një serb që te dojë e te respektoje një nga baballarët më të shquar të kombit e shtetit shqiptar siç është Lef Nosi?!
E dyta është ideologjike. Si komunist e pinjoll komunistësh ai ka urrejtje te lindur biologjike e patologjike për një nacionalist me përmasa kolosi sa Lef Nosi. Ne e kemi parë vete z.Blushi ne Elbasan e gjetkë qe feston ende festat komuniste me shallin e kuq te komunizmit ne qafë. Urrejtja patologjike e tij ndaj nacionalistëve nuk është një risi, por me sa duket ajo ndryshon vetem ne raport me figurën nacionaliste qe ka përballë. Në rastin e Nosit merret me mend sesa e forte behet kjo urrejtje.
E treta e urren si “hajdut”, si nip hajduti ! Në pamundësi për të krijuar vete, gjyshi i tij vodhi Nosin dhe te tjerët , por kjo u zbulua e u denoncua nga Kuteli dhe bashkëkohës te tjerë qe i njihnin te dyja palët . Kuptohet inferioriteti që ka përjetuar familja e tij e përcjelle në breza deri tek Blushi, ndaj familjes se madhe e bujare Nosi. Ne Elbasan dhe ne te gjithë Shqipërinë, tani e bëjnë dallimin te gjithë. Kjo me sa duket nuk përtypet dot nga Blushi qe me urrejtjen dhe inferioritetin e dukshëm ulet te shkruaje një libër duke u përpjekur me dëshpërim ta denigrojë Lef Nosin,pak a shume si gjyshi i vet.
Në planin artistik libri i Blushit është siç thashe një pamflet apolitik apo fletërrufe. Mund ta krahasosh pa frike me komedinë famëkeqe të Besim Levonjës “Prefekti”, nga te paktat punë propagandistike te realizimt socialist me emra reale. Nuk gjej dot tjetër krahasim madje as me librat e te atit Kiços, apo edhe ato te vjedhura të Shuteriqi. Si përfundim dua të theksoj se e vetmja gjë që Blushi mund t’i bejë një figure te ndritur si Lef Nosi është vetëm ta urreje. As nuk e denigron e për me tepër nuk e heq dot zvarrë monumentin e tij, siç deklaroi se dëshironte ne një emision televiziv. Nosin nuk e mundi dot diktatura 50-vjeçare e gjyshit dhe babait te tij, E vranë fizikisht por nuk e mundën dot as si ideal as si figurë historike . Sot 70 vjet me vonë Shqipëria dhe rruga e saje janë siç i përcaktoi ai dhe nacionalistet e tjerë. Sistem politik demokratik, Kosova e çliruar nga serbët, e lire, e pavarur dhe demokratike, Shqipëria antare e NATO-s dhe aleate e Amerikës, Gjermanisë e vendeve te tjera perëndimore. Ëndrra serbe, ruse e kineze e kundërshtareve të tij te vjetër e te rinj eshte ajo qe ka renë. Ne këto kushte mendoj qe Ben Blushi ka tre here “të drejtë” të urrejë Lef Nosin dhe gjithë nacionalistët e tjerë: Si pinjoll serbesh! Si pinjoll komunistësh! Si pinjoll hajdutësh! /lajmishqip/[/quoteem]