Ka një arsye se përse e kemi shumë herë më të thjeshtë që të paramendojmë një burrë që jeton në kushte tërësisht të shkëputura nga qytetërimi se sa të parafytyrojmë një fëmijë apo një grua që jeton në kushte të tilla. Arsyeja është se ndërtimi trupor u jep mundësi burrave që të jetojnë dhe mbijetojnë edhe pa shtet, pa institucione, pa ligje ndërsa fëmijët dhe gratë jo. Kjo do të thotë se Shteti është para së gjithash një dhuratë e burrave për gratë e kombit të tyre. Shteti është një domosdoshmëri për burrat duke qenë një domosdoshmëri për nënat e tyre, për motrat e tyre dhe për nënat e fëmijëve të tyre. Pra Shteti është domosdoshmëri për Familjen dhe vijarisht për atë Bashkësi Natyrore të të gjitha familjeve me prejardhje të njëjtë të quajtur Komb.
Përse janë larguar e po largohen nga Shqipnia miliona shqiptarë?
Për të ushqyer dhe për t'i dhënë një jetë më të mirë familjeve të tyre. Dhe fakti që Atdheu Ynë është shndërruar në një vend të papërshtatshëm për Familjen do të thotë se Shqipnia nuk është më një vend për Gra e për Fëmijë. Pakënaqësia e grave me kushtet e deritanishme është motori kryesor i zbrazjes së Shqipnisë dhe për aq kohë sa që Vajzat dhe Gratë Shqiptare do të kërkojnë tek shtetet e tjera (dhe tek meshkujt joshqiptarë) një të ardhme më të sigurt, për aq kohë shteti ynë do të jetë një shtet i dështuar dhe Kombi Ynë do të jetë në rënie të lirë në humnerën e zhdukjes, shpërbërjes dhe shprishjesh nëpër popuj të tjerë.
Prandaj Shqiptarokraci do të thotë t'i japim Kombit Tonë atë Shtet që Vajzat dhe Gratë Shqiptare nuk do të braktisnin apo këmbenin me asnjë shtet tjetër në botë.
Shqiptarokraci do të thotë t'i arsimojmë dhe pajisim Djemtë Shqiptarë në mënyrë të tillë që ata t'i shprehin sa më lirshëm dhuntitë dhe cilësitë e tyre shtetndërtuese e shtetmirëmbajtëse (të cilat i kanë në Gjak por të cilat regjimi kundrashqiptarokratik po ua shtyp dhe por kërkon prej 71 vjetësh që t'ua fshijë duke bërë që Vajzat Shqiptare t'i kërkojnë këto cilësi tek meshkujt e popujve të tjerë duke e rrezikuar kështu Vazhdimësinë Tonë Kombëtare).
Pra, Shqiptarokraci do të thotë t'u sigurojmë Shqiptarkave, Shqiptarushave dhe Familjeve Shqiptare Shtetin Kombëtar që Ata kanë të domosdoshëm. Shteti që duan Gratë Shqiptare për Shqiptarushët e tyre është Shteti që i duhet Kombit Tonë. Dhe Shteti që i duhet Kombit Tonë është Shteti që Shqiptarët me Gjak, Kulturë, Botëkuptim dhe Vullnet Shqiptarësh do të ndërtojnë.
SHQIPTAROKRACÍ! …Që Bukuria Shqiptare mos të perëndojë kurrë nga faqja e Dheut!