"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

FAN NOLI

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

FAN NOLI

#1

Post by Stilian » Sun Mar 25, 2012 10:15 pm

Theofan Stilian Noli (Fan Noli, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrë shteti[1], dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar.
Fan Noli ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare shqiptare

Image

JETA

Fan Noli lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), një fshat shqiptar në Traki, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u morr me bujqësi, po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën greke. Por tek ai ndikoi me shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues në atë vit shkollor. Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë dhe as studimet nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t'u marrë me dramaturgji. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë ai njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë të tjerë ai nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikuj publicistikë, përkthen greqisht «Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet» të Sami Frashërit. Më 1909 njihet me Faik Konicën. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts.
Në fund të jetës së tij shkon në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdale, vdiq më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.

VEPRIMTARIA POLITIKE

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përsëri shkoi në ShBA. Vatra e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga Ahmet Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e revolucionit demokratik të qershorit 1924, pas ngadhënjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathtësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaja. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mërgimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.

NE MERGIM

Fillimisht u vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogistë e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e revolucionit demokratik të qershorit]], për denoncimin e regjimit zogistë dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Europa dhe u vendos përfundimisht në ShBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri Historisë së Skënderbeut, nxorri në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një autobiografi të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllimin me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.

VEPRAT

Album - vëllim vjershash - 1948
Historia e Skënderbeut - 1921
Autobiografia - 1960
Izraelitë e Filistinë - dramë
Bethoveni dhe Revolucioni Francez
Anës lumenjve
Fryn moj erë
Himni i Flamurit
Moisiu në Mal
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: FAN NOLI

#2

Post by Stilian » Sun Mar 25, 2012 10:17 pm

FAN NOLI NJË LETËR PLOT ZEMËRIM GJENERAL ENVER HOXHËS


Gjeneral Enver Hoxhës
Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë
30 shtator 1946

Zoti Kryeministër:
Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18 Shtator të mbyllur këtu brenda, më hapi luftën me disa akuza dhe insinuata të shëmtuara. Nuk munt t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embarasoj guvernën në këtë kohë kritike as tërthorazi, dyke goditur delegatin e saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na dërguat këtë kërcu të pagdhendur.

Për të nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegërisht as Toskërisht; Në çdo dialekt që i flisja ay nuk më merrte vesh nga shkaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur e pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezerva dhe pa pritur as ndonjë çpërblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrëmbër me mosbesimin instiktif të barbarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare.

Në mbledhjen e parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare. Më dolli shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mendjet e atyre që u kishte besim, e çiliminjve që i njihte si vëllezër nga mentaliteti. Konferencat vanë mjaft mirë sa kohë ishte këtu z. Behar Shtylla, por kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket që Kolloneli nuk i shikonte aspak.

Pas konferencave u hothmë në veprimin dipllomatik. E këshillova Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshmë Z. Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO-së, i cili është Ndihmës Sekretar për punët Shoqërore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja nonjë grackë. Mezi pranoi dhe bëri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirë delegatët dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi i zvarnis pak minuta me dy dragomanë. Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Lie-së Inglisht, meqënë që ky nuk dinte as Frëngjisht, as Shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanë, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë me lajmën e një triumfi imagjinar. Unë isha në prakun e derës së tij, gati që t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk më kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthenjës në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh edhe në disa raste të tjera. Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernën në gjumë me fjalët e bukura të Trygve Liesë e mësova disa javë, pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet dipllomatike. I çfaqa dyshimin që fjalët e ëmbla diplomatike nuk duhen marrë si senate, “po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e fundme të Gushtit, dy muaj më vonë.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e traktateve, e këshillova të pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetëruar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqës me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

Në funt të Gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye, më siguroi se rilidhja e marrëdhënjeve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Kuq Shqiptar ishte punë e mbaruar. Siç u muar vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu, dhe nuk i la të shkojnë në Shqipëri.

Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi Vatra në “Diellin” më datën 25 Shtator, të mbyllur këtu brenda. Nga kjo do të merrni vesh që Vatra ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigjë nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë e di fare mirë Kolloneli, po nuk e përmendi në Lamtumirën. Veç kësaj, ky propozim i Vatrës është akoma i hapur, dhe negociatat nuk janë prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi luftë Vatrës edhe mua pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit është t’i pajtonjë të dy anët jo të përkrahë njërën anë dhe t’i dekllaronjë luftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.

Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theori. Po në praktikë puna ndryshon. Në doni bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën shqip që të merremi vesh. Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën Inglisht, meqënë që këtej nuk shkon shumë Frëngjishtja. Nga ana tjetër, nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushmë si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk munt t’i njihni.

Dy fjalë për marrëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U lodha dyke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk është vetëm një çështje formulle pa rëndësi praktike. Pasi të lithni marrëdhënje dipllomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan do të zgjidhet vetëvetiu me pak durim dhe vetëm ahere do të hapet udha për të nisur një fushatë serioze.

Një fjalë për të mbaruar. Kolloneli kur më hapi luftën, nofta kishte harruar që ishte delegat i Shqipërisë. Po mileti kujtojnë që ay flet në emrin e guvernës. Tani, nëqoftëse nuk jeni në një mendje me Kollonelin, duhet ta këshilloni t’i marrë prapë akuzat që më ka bërë. Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj që guverna e aprovon luftën që më dekllaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë mërr funt në praktikë.

Kam shpresë që episodi i Kollonelit është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim t’u bini me sheklmë miqve tuaj.

Mbetem,
Me të fala vëllazërore
Juaji me besë
Peshkop F.S.Noli
26 Blagden Street
Boston 16, Mass
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
Stilian
Honored Member
Honored Member
Posts: 323
Joined: Wed Dec 07, 2011 10:57 am
Gender: Male

Re: FAN NOLI

#3

Post by Stilian » Sun Mar 25, 2012 10:21 pm

KATËR TELEGRAME MBI PËRPJEKJET PËR T’U NJOHUR NGA SHBA

Telegram Enver Hoxhës 19 maj 1946

Rezoluta speciale e delegatit Amerikan, Stettinius, që e shtyn diskutimin e çështjes së antarsisë gjer në gusht, u pranua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e 17 majit stop. Vënia e Shqipërisë në rangun formal të antarsisë mbetet e varur stop. Delegati i Bashkimit Sovjetik, Gromiko, në votimin e kësaj rezolute tha se ay e konsideronte të panevojshme me qënë se, simbas pikëpamjes së tij, ajo i dyfishon rregullat e anëtarësisë së përgjithshme që janë aprovuar nga Këshilli. Stop. Delegati Polak, Lange, i kujtoi Këshillit se Polonia do ta përkrahë çështjen e Shqipërisë ashtu siç bëri në Londër, së pari për shkak se populli Shqiptar luftoi trimërisht kundër fashizmit dhe së dyti, për shkak se pranimi i Shqipërisë... (ësht mbështetur nga aleatja Jugosllavi?/stop/Shpresoj se vonesa prej dy muajsh mund të ketë përfundime të mira. Stop. Kjo gjë mund t’ju japi rast të rregulloni pikëpamjet me Shtetet e Bashkuara dhe me Britaninë, duke fituar kështu përkrahjen e tyre. /Stop/ Kjo gjë mund t’ju japë kohë gjithashtu të dërgoni delegacionin prej Shqipërisë në New York./Stop. Do ta çmoj shumë çdo informatë mbi zhvillimin e mëtejshëm.
Peshkop Fan Noli 26 Blagden St Boston 16 Mass.

Telegram Enver Hoxhës 1946

Dy Shqipëtarë, të quajtur Dr. Ali Kuçi dhe Stavro Skëndi kanë ardhur, kohën e fundit në Shtetet e Bashkuara/ stop. Lutem na këshillini mi besimin dhe besnikërinë ndaj këtyre personave stop. Me të arritur këtu. Dr. Ali Kuçi mori lidhje me grupin e gangsterëve të Shqipërisë së Lirë/ Stop. Shqiptarët e këtushëm ankohen për taksat e rënda që janë vënë për të gjithë rrobat e përdorura që dërgohen prej Shteteve të Bashkuar në t’afërmit dhe në miqtë e tyre në Shqipëri/ stop. Lutem juni në dijeni, se po të jetë kështu, dërgesa e teshave prej këtej do të pakësohet ose do të ndalohet krejtësisht, meqënë se asnjeri prej këtej nuk dëshëron të krijojë vështirërira financiare për të afërmit dhe miqtë e tij në Shqipëri/ Stop. Kjo është një çështje vitale/ stop. Kini mirësinë të na informoni mi gjendjen ekzakte/ Stop. Na telegrafoni me anë të Dielli, 30 Huntington Are Boston.
Peshkopi Fan Noli

Telegram Enver Hoxhës 28 Maj 1946

Të tre mesazhet t’uaj që m’i dërgoi Ministri fuqiplotë Hysni Kapo nga Belgradi më 10 prill, më arritën sot më 28 Maj/ stop. Për shkak të kësaj vonese lipsen me urgjencë shpjegime të tjera/ stop. Më parë, në se nga pikëpamja e juaj traktatet e regjimeve të kaluar do të mbeten të pandryshuar/ stop. Së dyti, cilët traktate në përgjithësi dhe cilat pika në veçanësi i konsideroni ju të papranueshme/ stop. Së treti, në se ia kini shpjeguar pikëpamjen t’uaj mi traktatet dhe pikat Qeverisë së Shteteve të Bashkuar me shkrim/ stop. Së katërti, në se të tre mesazhet t’uaj janë vetëm për udhëheqjen t’ime apo munt t’i botoj ose t’ua komunikoj departamenteve ose delegasioneve të interesuar/ stop. Ju them me keqardhje se John Nasse dhe gangsterët e tij të të ashtuquajturit Komitet i Shqipërisë së Lirë bëjnë korrespondencë të fshehtë dhe kanë bashkëpunim me reakcionarët dhe me fashistët përtej për përmbysjen e regjimit t’uaj demokratik/ stop. Para lufte ata u munduan shumë t’a sillnin këtu Peshkopin renegat Pandelimon Kotoko dhe ta vinin në krye të Kishës Orthodhokse në Amerikë/ stop. Kryetari i delegacionit frances Alexandre Parodi, hero i famshëm i rezistencës franceze, që shërben tani si President i Këshillit të Sigurimit, tregoi një interes të dukshëm në shpjegimin t’im të hollësishëm mi betejën t’uaj të forta kundër armikut të përbashkët dhe me reformën agrare që kini bërë pas çlirimit të atdheut/ stop. Ay më sugjeroi regullimin e shpejtë të ndryshimeve t’uaja me Shtetet e Bashkuar dhe Britaninë e Madhe është si konditë e domosdoshme për pranimin e Shqipërisë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuar/ stop.

Peshkop Fan Noli Blagden St Boston 15 Mass.

Telegram Enver Hoxhës Gjen. Kol.
Enver Hoxha Tiranë Boston, 10.VIII.1946

Në “Newyorker Ost” të 9 Gushtit Arthur Marsalo shkruan: U dukën diferenca të mprehta midis tre Fuqive të Mbëdha në lidhje me pranimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Duket e pabesuarshme sot që Shtetet e Bashkuara dhe Britania t’i venë keto kërkese të satelitëve ballkanikë të Rusisë/ stop. Kjo vetëm nuk i siguron Shqipërisë vënt (siege) kur Asambleja e Përgjithshme të mblidhet në Shtator/ stop/ Me gjithë që oratorë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë pranuan që delegatët e tyre të mos bllokojnë dëshirën e shumicës së Këshillit të Sigurimit nuk ka shenja që kutija e Shqipërisë për pranimit të munt të mbledhë 7 vota të nevojshme/ stop. Varet shum thanë ata se Shqipërija do të munt të përgjigjet në forma të kënaqshme listës së pyetjeve të pregatitura nga Nënkomiteti/ stop. Shënon se gjithë gazetat pranojnë (aprovojnë) se pyetjet në lidhje me abrogimin e mënjianshëm të traktateve me Shtetet e Bashkuara kanë shumë rëndësi/ stop.

Peshkop Fan Noli (28 Blagden St. Boston 16 Mass)
"IN GOLD WE TRUST"

User avatar
TeuAL
Honored Member
Honored Member
Posts: 351
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

At Nikolla Marku i sëmurë

#4

Post by TeuAL » Wed Aug 29, 2018 9:57 pm

At Nikolla Marku i sëmurë me parkinson e hernie: Vëllezër e motra shqiptarë më ndihmoni! (Film)

http://27.al/at-nikolla-marku-i-semure- ... moni-film/

Post Reply

Return to “Figura kombetare”