
SHBA, një sulm i ri kundër Sidës, rrethprerja masive
Nju-Jork - Të gjithë të rrethprerë, kjo duhet te jetë arma e re për luftën kundër Sidës.
Lajmi akoma nuk është zyrtar, por orientimi i Qendrës Amerikane të Shëndetit dhe Parandalimit të Sëmundjeve duket se është pikërisht rrethprerja (bërja synet) e gjithë të porsalindurve.
Tashmë Amerika e shkëputur nga politikat konservatore të abstenizmit seksual të predikuar nga Xhorxh Bushi po mendon seriozisht synetin e të gjithë të porsalindurve si mjetin më të rëndësishëm për parandalimin e virusit të HIV-it. Tema do të hapë dhe punimet e konferencës mbi Sidën që mbahet sot në Atlanta. Sekretari për shtypin i konferencës, z. Gibs thotë se për presidentin Obama fakti i 56.000 të infektuarve të rinj çdo vit e bën Sidën pothuaj epidemi, prandaj kësaj i duhet gjetur një zgjidhje. Rrethprerjen e detyrueshme?
Praktika fetare që bashkon hebrenj dhe myslimanë, dhe që kristianët e hodhën poshtë që me Shën Palin, duhet thënë që prej një shekulli në Shtetet e Bashkuara është aq e përhapur saqë konsiderohet një operacion rutinë. Statistikat flasin për 79% të meshkujve të rrethprerë sidomos të bardhët (jo hispanik) kryesojnë me 88 % ndërsa zezakët me 77%. Arsye historike dhe kulturore e kanë influencuar përhapjen e këtij fenomeni, e kryesisht influenca e kulturës hebraike.
Por studimet mbi efektet e rrethprerjes tek Sida dhe përhapja e saj janë shkencore. Për New York Times, Peter Kilmarx i Qendrës së Parandalimit te sëmundjeve, reparti i Sidës thotë: “Kemi një epidemi, kjo është e qartë, dhe sigurisht për rrethprerjen benefitet që marrin fëmijët i kalojnë rreziqet e ndërhyrjes”. Shifrat e sëmundjes duken si buletin lufte, 500 mijë të sëmurë, më shumë se 500 mije sieropozitiv, dhe më e goditura është popullsia me ngjyrë. Efekti i rrethprerjes bazohet dhe në statistikat e Afrikës myslimane, ku të rrethprerit ulin rrezikun e infektimin me 50 %. Por një studim i Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve në 2008 vërtetoi se efikasiteti i rrethprerjes limitohej vetëm në raporte hetero seksuale. Problemi është se në Shtetet e Bashkuara infektimi është kryesish në rrugë homoseksuale