
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Injoro ata qe nuk njohin veten e tyre.... 

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
personalisht jame i mendimit se nje forum mbahet ne kembe me ane te debatit brenda nje teme.Nuk i fola penxheres te degjoj dera,biles biles ju shpjegova ne privat qe jemi ne teme te gabuar ketu.Kuptova apo nuk kuptovaSally wrote:![]()
![]()
Hajde ipokrizi hajde, kush hedh gurin dhe kush fsheh doren![]()
![]()
Kjo eshte e keqja qe kam une qe kuptoj dhe kur i flisni deres per te degjuar penxherja!

Perderisa kjo teme flet per deformimin e fakteve historike te shqiptarve,kerkova te fshihen postimet e mija qe nuk kane lidhje me temen,per te respektuar temen.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Popovski: Enciklopedia 'të tërhiqet nga qarkullimi'
Edhe intelektualët maqedonas kanë shprehur reagimet e tyre kundër enciklopedisë maqedonase të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi.Profesori universitar Vllado Popovski, doktor i shkencave të Historisë, autor i disa botimeve shkencore, historike, dhe jurist i njohur, në një intervistë për BBC-në, thotë se Akademia e Shkencave duhet të tërheqë Enciklopedinë. Nëse Akademia nuk e bën këtë gjë, atëhere ajo duhet të izolohet, thotë z. Popovski.Z. Popovski kundërshton si tendencioze edhe pjesët e enciklopedisë ku thuhet se shqiptarët me dhunë kanë ardhur në Maqedoni në shekullin e 16
BBC: Fillimisht z. Popovski si i shikoni pjesët e enciklopedisë kur përshkruhet populli shqiptar?
Prof. Popovski: Të dhënat për emrin "Shqiptar" janë që në shekullin e dytë para epokës tonë, më vonë ndeshen edhe në mesjetë, në shekullin e 11-të dhe 12-të si "Arbanon", "Arbanas" dhe deri më sot. Gjithë bota, në të gjitha botimet, dokumente dhe literaturë vendin e quajnë "Albania" dhe njerëzit "Albanezë".
Për shembull edhe grekët e quajne ndryshe veten dhe ndryshe i thëret bota. "Elenë" dhe "Grekë". Në Enciklopedi, besoj se grekët janë cilësuar siç njihen në gjithë botënë; kjo do të thotë se nuk janë përdorur standarde të njëjta kur janë përshkruar shqiptarët.
Anëtarët e redaksisë së Enciklopedisë e dinë, nuk mund të mos e dinë, se pëdorimi i fjalës "shiptari", në Ballkan, sidmos në Serbi dhe Maqedoni sjell fyerje. Kjo sepse përdorimi i kësaj fjale, nga ana e serbëve dhe maqedonasve ka sjellur një dozë domethënieje pezhorative.
BBC: A kënë të drejtë atëhere subjektet shqiptare kur reagojnë?
Prof. Popovski: Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë të quhen ashtu siç i quan gjithë bota, pavarësisht se si e qujanë vetveten. Këtu shkenca maqedoanse nuk ka nevojë të nxjerrë ndonjë të ashtuquajtur të vërtetë, dhe të shikojë në drejtime të tjera. Maqedonia është shtet fqinj me shqiptarët është një shtet tjetër dhe duhet të shohë standardin e përgjithshëm dhe botëror se si quhet shteti apo dhe populli.
BBC: Po si e shpjegoni faktin z. Popovski, që pas gjithë reagimeve Akademikët që kanë shkruar enciklopedinë, nuk pranojnë se kanë bërë ofendim, madje argumentojnë se terminologjia që e përdorin është korrekte?
Prof. Popovski: Ata tani janë në një situatë pa dalje. Po i shikoja duke deklaruar se kanë qënë të befasuar dhe habitur nga reagimi i shqiptarëve. Nëse janë të sinqertë atëhere kanë qënë tejet shkurtpamës dhe nuk kanë menduar më larg për implikimet, nga përdorja e terminologjisë që është në botim. Por habija dhe befasija e tyre është e pashpjegueshme sepse shumë lehtë mund të pritej se do të kishte reagime të mëdha.
Akademikët jo vetëm që përdorin emër që ngjall ofendim por e përshkruajnë popullin shqipëtar edhe si "popull mali". Që mund të interpretohet si "i prapambetur", "i egër", "agresiv" që apsolutisht nuk është e vërtetë nëse merret parasysh historia para 10, 11 shekujsh.
Që nga kjo periudhë tek shqipatrët dhe populli shqiptar mund të gjëndet një numër më i madh i njerëzve të edukuar, njerëz që kanë pasur funskione shtetërore, në të gjitha sferat e qeverisjes sidoms në perandorinë osmane.
Për shembull dua të jap një fakt tjetër, kur Shqipëria u pavarësua, shumë burime nga vende evropiane, thonë se kanë shprehur habi nga organizimi i shpejtë, efikas dhe në nivel i administratës shtetërore shqiptare. Shqipëria kishte një kuadër të madh në të gjitha nivelet e administratës që nuk ishte rast me Maqedoninë.
Në Shekullin e 19 ka intelekualë të lartë që kanë qënë të barabartë me ato evropiane, si Faik Konica, Fan Noli apo Naim Frashëri, të cilët nuk ishin të vetmit. Prandaj për këtë popull nuk mund të përdoret përshkrim që sygjeron nënvleftësim si "njerëz mali", apo "shqiptari".
BBC: Profesor Popovski si i vlersoni ndërkohë konstatimet se shqiptarët kanë ardhur në shekullun e 16, duke ushtruar dhunë ndaj popullit maqedonas?
Prof. Popovski: I shikoj si tendencioze. Mbase autorët vetë nuk kanë pasur motiv që të jenë negativ, por ato objektivisht janë tendencioze. Kjo për faktin e thjeshtë se islamizimi i shqiptarëve, pas rënies dhe vdekejs së Skënderbeut, bëhet shumë ngadalë.
Ka fakte relevante që thonë se deri në shekullin 17 ka shumë pak shqiptarë të islamizuar. Nëse autorët e Enciklopedisë kanë marrë parasysh vetëm emrat e njerzve nga dokumetetet turke, nuk do të gjenin dallime të mëdha mes shqipëtarëve dhe maqedonasve.
Në defterët turk të regjistrimit të popullsisë, nga shekulli 15, 16, 17 janë vetëm emrat e taksapaguesve, nga një kokë për shtëpi, ku nuk ka të dhëna se në ç'gjuhë ata kanë folur. Sipas këtyre të dhënave nuk mund të përcaktohet numri i popullsisë me origjinë sllave, ose shqiptare. Këtu duhej të kishte shumë rezerva.
Të gjitha sëbashku, emërtimet "shiptari", "njerëz mali" dhe sygjerimi se "kanë ardhur në shekullin e 17 me shtypje", sjellin një energji negative, që nuk janë karaketristike për popullin maqedoans.
Në traditën e shqiptarëve dhe maqedonasve, për çka ka shumë burime, ata kanë jetur duke ndihmuar njëri-tjetrin, kurse për shembull në fund të qeverisjes turke, kanë bashkëpunuar për tu çliruar dhe për krijimin e shetetve shqiptare dhe maqedoanse.
BBC: A pajtoheni atëhere ju me thirjet për tërheqjen dhe korigjimin e enciklopedisë?
Prof. Popovski: Unë mendoj se po. Në ato faqe ku janë këto pjesë të tërhiqen. Le të hapen debate dhe të sillen faktete nga të gjitha anët. Nëse redaksia nuk tërhiqet atëhere unë mendoj se duhet patur një kritikë të madhe ndaj redaksisë dhe Akademisë së Shkencave dhe t'i bëhet 'de fakto' një izolim atyre qëndrimeve të shprehura nga akademija.
BBC: Profesor Popovski, ju jeni dhe një jurist i njohur, si i shikoni nga ana juridike pjesët e enciklopedisë ku sygjerohet se Ali Ahmeti është I përfshirë në krime lufte, si dhe në pjesën tjetër ku sygjerohet se ushtarët britanik dhe amerikanë kanë stërvitur UÇK-në?
Prof. Popovski: E para bëhet fjalë për prejudikimin të principit se të gjithë janë të pafajshëm deri sa nuk verifikohet e kundërta. E dyta Akademija nuk është forum dhe nuk ka procedura që të sjellë vlerësime të tilla. Personalisht mendoj se një gjë e tillë është skandaloze. Unë mendoj se nëse nuk ishin SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar Maqedonia do të zhdukej si shtet. Forcat në Maqedoni në atë periudhë, ata që drejtonin, me dallime, si Presidenti i ndjerë Boris Trajkovski, që është një figurë e ndritur, të tjerët hidhnin benzin në konflikt dhe e çonin Maqedoninë drejtë luftës qytetare.Nëse ndodhte kjo nuk do të kishte shpëtim dhe rrugëdalje. Vetëm komuniteti ndërkombëtar ishte largpamës dhe e fuqishme në qëndrime, jo nga simpatia e veçantë për maqedoansit ose shqiptarët, por vlersoi rrezikun që I kanosej Maqedonsië dhe rajonit. Pikërisht SHBA dhe BE ishin faktori kyç që ndihmuna të formulohej Marrëveshja e Ohrit dhe të afrohen palët.
Mendoj, në vend që të jemi të vetëdishëm për riolin e komunitetit ndërkombëtar dhe falenderues, bëhen vlersime që për mua janë skandaloze.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Ambasada britanike kërkon korrigjimin e Enciklopedisë
Ambasadori britanik në Shkup i kërkoi Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë korrigjimin e të dhënave se gjoja pjesëtarë të UÇK-së janë trajnuar nga oficerë britanikë. Në letrën drejtuar ASHAM-it, ambasadori Endrju Ki shkruan se ky është gabim dhe pret që faktet e gabuara të korrigjohen.
“Britania ishte përmendur në një pjesë dhe dëshiroj të potencoj se informacionet në atë pjesë janë të pasakta rreth trajnimit nga shërbimet e mbrojtjes. Nuk kishte aspak trajnim nga forcat e mbrojtjes së Britanisë ajo është e qartë dhe do të apeloj deri te akademia që ta korrigjojnë atë. Nuk kam lexuar pjesë tjera të enciklopedisë por është e qartë se ka nxitur shumë reagime edhe në Maqedoni dhe jashtë. Me rëndësi për një libër të tillë është që të gjitha faktet të vërtetohen dhe të jen të sakta dhe të gjitha sqarimet dhe tezat të jenë të përgjithshme dhe të mos jenë tendencioze. Si do ti korrigjojnë faktet e pavërteta ajo është çështje e akademisë vetëm shpresoj se gjithë procesi do të kontribuojë për përparimin e vendit e cila ka pasuri me karakterin e saj multietnik”, deklaroi Endru Ki, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni.
Ndërsa, ambasadori i BE-së, Fuere ka theksuar se institucionet këtë çështje duhet ta zgjidhin në kuadër të një bashkëpunimi multietnik duke organizuar dialog mes etniteteve të ndryshme dhe historianëve.
“Çdo dokument apo enciklopedi që publikohet duhet të reflektojë karakterin multietnik dhe diversitetin historik të vendit me një ndjeshmëri të veçantë. Do të inkurajoja dialog mes bashkësive të ndryshme etnike dhe historianëve me qëllim që ta adresojnë këtë çështje. BE shumë qartë ka theksuar reformat që vendi duhet ti respektoj dhe kuptohet një nga reformat e rëndësishëm është që të sigurohet respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Ervan Fuere, ambasador i BE në Shkup.Fuere ka theksuar se karakteri multetnik i vendit paraqet një përfitimin të madh për Maqedoninë dhe ky fakt e bën të veçantë nga vendet tjera në rajon[/b][/i]
Last edited by Sally on Fri Sep 25, 2009 2:17 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Komisioni Evropian nuk ndërhyn për Enciklopedinë
Zyra e Komisionerit evropian Olli Rehn, e kontaktuar disa herë këto dite nga Alsa- M në Bruksel, ka këmbëngulur e përsëritur vazhdimisht se nuk lëvizë nga qëndrimi i shprehur ditën e hënë në konferencën për shtyp të mesditës.
"Nuk e kemi lexuar Enciklopedinë dhe prandaj nuk kemi asnjë reagim", pati deklaruar Lutz Guellner, një prej zëdhënësve të Komisionit Evropian i pyetur atë ditë në lidhje me këtë çështje.
Pas insistimit këto ditë se a është lexuar ndërkohë dhe se a do të ketë ndonjë reagim pas leximit, Komisioni ka vazhduar të përsërisë se nuk ndryshon qëndrim pa konfirmuar, por as pa hedhur poshtë se a po lexohet apo jo përmbajtja problematike e enciklopedisë.
Ndërsa vetëm sot, i vetmi reagim që i është shtuar këmbënguljeve të mësipërme dëshmon se Komisioni nuk dëshiron të ndërhyjë për momentin në debatin e ndezur në vend dhe rajon.
"I takon shoqërisë së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë të merret me këtë çështje, nëpërmjet frymës së një mirëkuptimi të përbashkët mes komuniteteve etnike në vend", thuhet në një deklaratë të dërguar me postë elektronike dhe që i atribuohet sërish zëdhënësit Lutz Guellner
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
BDK do të organizojë protesta kundër Enciklopedisë
Bashkimi Demokratik Kombëtar, paralajmëron protesta masive përmes të cilave do të kërkoj tërheqjen e plotë të Enciklopedisë dhe jo vetëm korrigjimin e pjesëve të saj në të cilat fyhet rëndë populli shqiptarë. Sipas BDK-së, ky hap i Akademisë ka shkaktuar një problem të madh ndëretnik që rrezikon edhe ekzistencën e Maqedonisë si shtet. Nga BDK-ja shpresojnë se protesta do të mbështetet edhe nga subjekteve tjera politike dhe organizatave joqeveritare.
“Kemi paraparë organizimin e një proteste në Shkup, protestë e cila do të jetë gjithë popullore. Pse të mos them, kërkojmë nga g gjithë shqiptarët që të organizojnë protesta në gjithë qendrat, shqiptarët qoftë në Tiranë de Prishtinë sepse këtu nuk ofendohet vetëm pjesa shqiptare që jeton në Maqedoni por i gjithë kombi”, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Sipas tij, Maqedonia për momentin është në një udhëkryq dhe ballafaqohet me një problem shumë të rëndë siç është problemi ndëretnik. Këtë problem nuk e kemi hapur ne tash, këtë konflikt nuk e kemi iniciuar ne e kanë iniciuar akademia e shkencave një institucion që për momentin luan rolin e zëdhënësit të qeverisë.
“Redaksia që e ka hartuar këtë e enciklopedi doli me një deklaratë se do të bëj korrigjimin. Unë mendoj se kjo deklaratë ka të bëj me hedhjen e pluhurit syve, kjo nuk është deklaratë serioze, kjo ka për qëllim që të ulë pak tensionin e reagimeve dhe të vazhdoje me avazin e vjetër, prandaj ne do të kërkojmë tërheqjen të tërësishme të kësaj enciklopedie, jo korrigjimin sepse këtu duhet gjykuar qëllimi i hartimit të kësaj, se ajo çka është shkruar është e qartë”, deklaroi Milaim Fejziu, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare në BDK
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
SHBA dhe Britania e Madhe: Akademia është tendencioze
Konstatime tendencioze dhe qesharake. Kështu i vlerësojnë nga ambasada amerikane në Shkup pohimet e shkruara në “Enciklopedinë” maqedonase lidhur me trajnimin e ish ushtarëve të UÇK-së nga ana e oficerëve amerikanë dhe britanikë. Ky mision, reagoi sërish edhe pas deklaratës së fundit të kryeredaktorit të “Enciklopedisë” Bllazhe Ristoski i cili tha se amerikanët dhe britanikët duhet të dëshmojnë se cili është realiteti për trajnimin e ish ushtarëve të UÇK-së. “Askush që në interes të parë ka të ardhmen e Maqedonisë, nuk do të lejonte botimin dhe shpërndarjen e këtij libri, në mënyrë që t’i futet rrugës dhe hapave të nevojshëm për të realizuar potencialin e plotë të këtij vendi si një anëtar i qëndrueshëm dhe i begatë të komunitetit transatlantik. Për të arritur këtë qëllim, qeveria e Maqedonisë, e përbërë nga një koalicion që përfshinë partitë më të mëdha etnike maqedonase dhe etnike shqiptare, duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe të gjitha masat e rëndësishme e reformat, që do të rezultojë në një jetë më të mirë për Maqedoninë për qytetarët e çdo etniteti.”
Ambasada e Britanisë në përgjigjen e saj rreth deklaratës së fundit të akademikut Bllazhe Ristoski thonë se “Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë në letrën tonë të përbashkët drejtuar ASHAM-it, dhe ne presim përgjigjen e tyre.”Në letrën e përbashkët të dy ambasadave asaj Amerikane dhe Britanike dërguar ASHAM-it ndër tjera thuhet. “Ju shkruajmë lidhur me Enciklopedinë e publikuar nga ASHAM-i. Posaçërisht do të dëshironim të tërheqim vërejtjen për konstatimet në këtë botim, që kanë të bëjnë me “trajnimin e 7 mijë ushtarëve të UÇK-së në 2001” nga ana e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Këto pohime janë të pabaza dhe gënjeshtra. Qeveritë tona nuk trajnuar UÇK-në. Jemi të dëshpëruar që Akademia vendosi të publikojë “Enciklopedi” me pohime të tilla të pabaza. Publikimi i këtyre pohimeve të paqëndrueshme e rrënon kredibilitetin e ASHAM-it. Kërkojmë nga ju publikisht t’i tërhiqni këto pohime, thuhet në letrën që ditë më parë ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë i kanë dërguar ASHAM-it
Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademideklaratën e fundit të akademikut Ristoski e ka quajtur joserioze dhe kërkoi tërheqjen e plotë të Enciklopedisë.“Ka një numër më të madh të vërejtjeve dhe si e tillë ajo do duhet të tërhiqet nga përdorimi dhe të ketë një botim të ri i cili do të korrigjojë të gjitha këto vërejtje të dhëna nga opinioni por edhe vërejtje të cilat i japin edhe shkencëtarët dhe historianët shqiptarë. Pa u tërhequr nuk mund të bëhen përmirësime, nuk mund të ketë përmirësime sipërfaqësore edhe ashtu siç deklaron kryeredaktori me një ose dy fjalë do mund të përmirësojmë një gabim të tërë ose me heqjen e dy ose tri faqeve nga enciklopedia”, deklaroi Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë.
Flora Kadriunga Demokracia e re kërkon që përveç tërheqjes së “Enciklopedisë” nga ASHAM-i të dorëhiqen edhe akademikët shqiptar pasi sipas saj pjesëmarrja e tyre e mëtejshme në Akademi, i jep legjitimitet këtij institucioni.
“DR-ja në parim insistonte që Akademia të kërkojë falje nga shqiptarët, ngase kjo gjë nuk ndodhi andej ne apelojnmë tek akademikët shqiptarë që të distancohen dhe largohen nga akademia sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta delegjitimojnë Akademinë, përndryshe me prezencën e tyre ata i japin legjitimitet të plotë kësaj akademie”, u shpreh deputetja Flora Kadriu nga Demokracia e re.
Pas reagimeve të shumta nga subjektet politike, organizatat, intelektualët shqiptarë dhe ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë, Akademia vendosi të përmirësojë njësitë kontestuese të “Enciklopedisë” maqedonase, ndërkohë që kryeredaktori i saj Bllazhe Ristoski tha dje se njësitë kontestuese nuk do të tërhiqen por vetëm do të precizohen me disa fjalë. Ndërkohë që Ristoski mbetet në qëndrimin e tij se nga enciklopedia nuk do të largohet, njësia ku thotë se shqiptarët janë ardhacakë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Bravo Z.Majko tamam nje pergjigje e merituar, si politkes Maqedonase edhe asaj tones.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
prita radhen-thote Majko.Por ke pritur me se koti radhen zoti Majko,sepse politika shqiptare nuk punoj edhe nuk po punon te demokratizoj shkencen e korruptuar shqiptare.
mendoj se ketu fillon problemi -thote zoti Majko.Une jam ndakorte me te sepse ju pata thene ne nje postim me siper se pikerisht ketu do fillojn lodrat e fjalve.
enciklopedia e nje shteti ,eshte dokumenti me serioz......ndaj shteti yne duhet te zgjedhin edhe te dije te mbeshtesin dijetaret qe e respektojn kombin ,edhe jo te ngrej ne qiell te shiturit.
ceshtja eshte me se politike-ashtu bravo.
shqiptarve ju eshte dhen nje shuplak nga me te rendat qe ju eshte dhene shqiptarve atije.Ta pifsha dollin Pandeli.Kjo tregon se ne kemi nje klase te pjekur politike tanime.
kam pershtypjen se akademia e shkencave pa dashur na ka bere nje ndere---eshte me se e vertet se ky ishte nje autogol per maqedonasit,vecse ne duhet te dime ta fitojm kete betej.
presidenti i maqedonis edhe kryeministri duhet tju kerkojn falje shqiptarve.Shqiptaret duhet ta djegin flamurin maqedonas ne mes te shkupit.----- kjo mua me gjene shume ndakorte,kjo dacke duhet ti jepet kelyshve sllave qe vazhdojn te ndjekin te njejten rruge fale idiotesis se akademis shqiptare.
mendoj se ketu fillon problemi -thote zoti Majko.Une jam ndakorte me te sepse ju pata thene ne nje postim me siper se pikerisht ketu do fillojn lodrat e fjalve.
enciklopedia e nje shteti ,eshte dokumenti me serioz......ndaj shteti yne duhet te zgjedhin edhe te dije te mbeshtesin dijetaret qe e respektojn kombin ,edhe jo te ngrej ne qiell te shiturit.
ceshtja eshte me se politike-ashtu bravo.
shqiptarve ju eshte dhen nje shuplak nga me te rendat qe ju eshte dhene shqiptarve atije.Ta pifsha dollin Pandeli.Kjo tregon se ne kemi nje klase te pjekur politike tanime.
kam pershtypjen se akademia e shkencave pa dashur na ka bere nje ndere---eshte me se e vertet se ky ishte nje autogol per maqedonasit,vecse ne duhet te dime ta fitojm kete betej.
presidenti i maqedonis edhe kryeministri duhet tju kerkojn falje shqiptarve.Shqiptaret duhet ta djegin flamurin maqedonas ne mes te shkupit.----- kjo mua me gjene shume ndakorte,kjo dacke duhet ti jepet kelyshve sllave qe vazhdojn te ndjekin te njejten rruge fale idiotesis se akademis shqiptare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Pandeli Majko ishte shume i sakte kur tha se-"Ky eshte vetem fillimi me botimin e Enciklopedise". Tani varet sesa do te bashkohen forcat politike shqiptare te Maqedonise dhe ti lene menjane zenkat.Publikimi i enciklopedise ne Maqedoni ka vene ne pykepyetje koalicionin qeverises mes parise shqiptare BDI dhe koalicionit maqedonas VMRO-DPMNE. Burime te besueshme nga qeveria bejne te ditur per Top Channel se tensioni mes BDI-se dhe VMRO-se ka ndikuar edhe ne vendimet e kabinetit te Guevskit.
Ne mbledhjen e fundit te qeverise, ministrat shqiptare jane perplasur me kryeministrin Gruevski. Tensioni ka nisur kur ministrat maqedonas kane refuzuar kerkesen e ministrave shqiptare ku kerkohej qe emertimi i objekteve kulturore te behet edhe ne gjuhen shqipe.
Mesohet se pas kesaj mbledhje komunikimi mes aleateve te qeverise eshte nderprere krejtesisht, ndersa kryesia e BDI-se i ka kerkuar liderit te saj, Ali Ahmeti terheqjen e ministrave nga kabineti i Gruevskit nese ky i fundit nuk distancohet nga enciklopedia.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
RrOSh:Tirana dhe Prishtina të mbrojnë dinjitetin shqiptar
Shkup - Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh), përmes kësaj deklarate, shpreh shqetësimin e vet me rastin e botimit të Enciklopedisë Maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
“Në këtë enciklopedi është shtrembëruar e vërteta shkencore dhe historike rreth autoktonisë së pjesës së popullit shqiptar që jeton brenda kufijve të shtetit të sotëm të Maqedonisë, duke fyer kështu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe secilin veç e veç. Është e palejueshme që historia e popullit shqiptar të shkruhet në mënyrë tendencioze dhe ofenduese, bazuar në të pavërteta dhe trillime. Cilësimi i popullit të lashtë shqiptar, pasardhës të ilirëve, si ‘malësor’ dhe ardhacak në trojet të cilat banon prej më tepër se 25 shekujsh, është marrëzi absolute”, thuhet në komunikatën e RroSh, transmeton agjencia INA.
Nëpërmjet kësaj deklarate shprehin indinjatë për moskonsultimin e historianëve dhe intelektualëve shqiptar nga Maqedonia si dhe Akademive në Tiranë dhe Prishtinë rreth çështjeve lidhur me historinë e popullit shqiptar. “Ky veprim, ka një ndikim tejet negativ, vecanërisht në vijim të projekteve antishqiptare të kohëve të fundit për përvetësimin e vlerave dhe personaliteteve historike të kombit tonë me rëndësi universale siç janë Skënderbeu dhe Nëna Tereza, thuhet në reagimin e RrOSh.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
alfeko sukaraku wrote:
Keni parasysh tani-do behen ndryshime edhe do thuhet-"shqiptaret kane shume male edhe rrine ne majat e tyre neper shpella edhe kokepalare,por jane shume te qytetruar.Lojra fjalesh.
Sidoqofte kjo quhet fitore,ne nje kohe qe edhe njeher dija e kombit nuk u organizua e gjitha bashke, me tiranen ta dredhin si zakonisht
Aulona ...pi me nenvlefteson.Edhe une e pata thene nje gje te tille me kete postimin ketu me larte.Beteja tani follon.Cilat jane armet tona???G Meyer?
Urgjentisht na duhet perkthimi ne shqip edhe ne anglisht i Camarda edhe i Kupitorit...te dy keta burra e vertetuan shqipen si gjuhen e Perendive.Keta dy burra kishin keto arem ne duaret e tyre:
1-shqipen si gjuhen e nenes
2-greqishten si gjuhen e shkollimit
3-Studime universitare per gjuhesi
Te njohesh greqishten e lashte edhe shqipen,eshte kyci i dituris per lashtesin,sepse bazohesh ne fakte reale,ndersa te ndertosh fjalorin e gjuhes shqipe pa e njohur shqipen edhe duke kopjuar 'Miklosichin serbomadhe,do te thote sllavizem edhe jo njohuri gjuhesore shqiptare.
Gjejini kokat e shitura qe kane dale hapur pro Meyrit edhe kundra atyre qe mbrojten prejardhjen tone autoktone.I gjeni lehte se i "tradheton surrati" te shiturot e tiranes.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Sally wrote:RrOSh:Tirana dhe Prishtina të mbrojnë dinjitetin shqiptar
“Njëkohësisht kërkojmë nga Tirana dhe Prishtina që të jenë më energjike në mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare të shqiptarëve, ndaj çdo tendence për përdhosje të këtij dinjiteti dhe krenarisë sonë nga cilido qoftë projekt hegjemonist i fqinjëve”,[/font][/color]theksohet në fund të reagimit të lëshuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare[/b][/i]
Kjo do te thote se kombi yne po zgjuhet nga gjumi.Gjithmon keshtu na i kane futur gjitonet.Na i futen me historin 6 edhe nuk u ndje mendjerrudhura e tirane...por shqiptaqria ne Shkup nuk heshti.
Vellezer shqiptare nga Maqedonia : Nuk jeni ju te pushtuar jo,ne jemi te pushtuar nga injoranca padituria edhe nga tradhetia e akademis sone -histori-gjuhesi.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve
Mijëra studentë protestojnë kundër Enciklopedisë
Tetovë - Qindra mijëra studentë të UEJL dhe USHT-së si dhe qytetarë shqiptar kanë vërshuar sot rrugëve të qytetit të Tetovës duke protestuar kundër enciklopedisë maqedonase e cila fyen dhe poshtëron kombin shqiptarë.
"Jo korrigjim por tërheqje”, “ASHAM institut pa identitet”, Mentalna viagra za Risteski”, Për studentët kultura e kombit vazhdimësi e identitetit shqiptar”, S’ka enciklopedi s’ka Maqedoni” ishin mbishkrimet në pankartat e studentëve të cilin shprehnin revoltën e tyre ndaj enciklopedisë maqedonase të publikuar ditë më parë nga ASHAM.
“Me anë të këtij marshi protestues ne kërkojmë tërheqjen e këtij botimi nga qarkullimi. Njëkohësisht, kërkojmë nga akademikët shqiptarë që të largohen nga ASHAM e cila me projektet falsifikuese të saj na kthen në një të kaluar të rrezikshme gjithë neve këtu”, theksuan përfaqësuesit e studentëve.
“Gjithashtu, i apelojmë faktorit politik shqiptar që të jetë më energjik në mbrojtjen e dinjitetit, krenarisë dhe historisë kombëtare. Është koha e fundit për unifikim të qëndrimeve dhe kërkimi të përgjegjësisë. Nëse ky botim skandaloz nuk tërhiqet nga qarkullimi, atëherë, ne të gjithë së bashku do të ndërmarrim hapa të tjerë për të cilët do jeni të informuar në kohë të duhur”, theskoi Këshillit organizativ i protestës. Protestat e studentëve janë duke vazhduar edhe më tej, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar ndonjë incident apo parregullsi, ato po zhvillohen në mënyrë të qetë.
Gjatë ditës së sotme janë vërejtur masa të shtuara të policisë, me qëllimin për të parandaluar incidentet eventuale.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

Protesta ne Tetove
Akademia maqedonase tërheq Enciklopedinë: Do korrigjohet
SHKUP- Në kulmin e debatit akademik, historik e ndërkombëtar dhe teksa rrugëve të Tetovës shqiptarët kanë shpërthyer në protesta Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ka vendosur që të tërheq përkohësisht "Enciklopedinë Maqedonase" nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj.
Nga vendimet e ASHAM është obliguar që redaksia që përpiloi "Enciklopedinë Maqedonase" në afat sa më të shkurtër të bëjë përmirësimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Kryesia ka obliguar redaksinë që përmirësimet të bëhen së bashku me akademikë maqedonas dhe shkencëtarë të tjerë nga bashkësitë joshumicë.
Vendimi vjen ndërkohë që në Tetova nxënësit kanë shpërthyer në protesta duke kërkuar tërheqjen e botimit nga shitja dhe jo vetëm korrigjimin e tij. Ndërkohë që ambasada e SHBA-së, në Shkup e ka thënë fjalën e tyre, si një publikim që i sjell dëme edhe vetë Maqedonisë.
Enciklopedia, reagon SHBA: Botimi po sjell probleme në Maqedoni
Debati për Enciklopedinë Maqedonase ka vijuar edhe sot me reagimin e ish presidentit, aktualisht kreu i opozitës, Branko Cervenkovski dhe me një tjetër deklaratë të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.
SHBA: Enciklopedia, dëme edhe për Maqedoninë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, përmes një deklarate për shtyp sërish është prononcuar lidhur me enciklopedinë maqedonase, ndaj së cilës ditëve të fundit është hapur një debat i gjerë.
"Fokusi i përpjekjeve Amerikane në Republikën e Maqedonisë është në inkurajimin dhe përkrahjen e zhvillimit të një anëtari të suksesshëm dhe në lulëzim të bashkësisë Euro-Atlantike. Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM ka nxitur disa reagime, duke përshirë edhe reagimin tonë, ndaj shkrimeve të pasakta, fyese dhe problematike në kuptime të tjera. Maqedonia është një shtet multietnik dhe derisa qytetarët, politikanët dhe mediumet reagojnë ndaj kundërthënieve që burojnë nga mangësitë e këtij publikimi ne dëshirojmë që ata të fokusohen në mënyrë konstruktive në qëllimet afatgjata të Maqedonisë", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
Cervenkovski: Të përgjigjen hartuesit
"Enciklopedia nuk është një libër i thjeshtë, dhe akademia e Republikës së Maqedonisë nuk është një organizatë joqeveritare". Kështu është shprehur kryetari i partisë opozitare më të madhe në Maqedoni, Branko Cërvenkovski.
Ish-presidenti i Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga njerëzit e parë të Akademisë së Maqedonisë dhe Redaksisë. Sipas tij, disa pjesë në enciklopedi, nxisin ndarje dhe tensione brenda në shoqëri dhe na konfrontojnë me miqtë tanë të jashtëm.
"Vlerësoj se për një projekt i cili është botuar nga ana e Akademisë, pa dyshim përgjegjësi mbajnë bartësit kryesorë- njeriu i parë i Akademisë dhe bordi i redaktorëve", deklaroi Branko Cërvenkovski.
Ai tha se projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është promovuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski dhe Presidenti, Gjorgje Ivanov, prandaj sipas tij, nuk lejohet që këta dy persona të mos kenë qëndrim lidhur me këtë çështje. Cërvenkovski theksoi se Qeveria të mos mendojë që forcat e errëta për të cilat ka folur, ti kërkojë tek opozita.
"Maqedonisë i duhet një presidenti dhe kryeministër me qëndrim dhe që i zgjidhin problemet, e jo që ikin nga problemet. LSDM edhe një herë e fton presidentit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi", theksoi Cërvenkovski. Në të kundërtën sipas tij, del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie. (INA)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman