"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#61

Post by Arta »

SHQIPTARET DHE MAQEDONASIT





Te ftuar:
Menduh Thaci - Kryetar i PDSH
Pirro Misha - Studiues
Maks Velo - Shkrimtar
Ali Aliu - Shkrimtar
Fatos Lubonja - Shkrimtar
Artur Zheji - Komentator
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#62

Post by Sally »

Topi: Enciklopedia maqedonase, skenar i qarqeve ish-jugosllave



Presidenti i shtetit shqiptar, Bamir Topi ka reaguar për herë të parë kundër enciklopedisë maqedonase. Për të, botimi i tërhequr tashmë nga qarkullimi, nuk ka qenë një lajthitje e momentit, por skenar okult i qarqeve ish-jugosllave.

"Këto janë momente të cilat nuk vijnë nga lajthitjet akademike. Këto vijnë si pasojë e një bashkëpunimi patologjik të segmenteve të caktuara të politikës me qarqe akademike. Ata që merren me trajtimin e historisë duhet të jenë shumë të vëmendshëm për të vazhduar, për të reaguar ndaj qarqeve okulte të cilët ende jetojnë apo punojnë në zyrat ende me pluhur të ish- Jugosllavisë komuniste", theksoi Topi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#63

Post by Arta »

Njohja e sllavo-bullgarëve si “maqedonas”, përpos që është imorale, në kuptimin shkencor është një goditje vdekatare ndaj historisë
sonë kombëtare.

ENCIKLOPEDIA ANTIHISTORIKE

Shkruan: Salih Mehmeti - Burgu i Dubravës, Pavijoni 2, Krahu Jug, Qelia nr. 3

Enciklopedia fashiste e Maqedonisë!


Bullgaria këmbëngul në mosnjohjen e “kombit maqedonas”, Serbia në mosnjohjen e Kishës Ortodokse Maqedone, Greqia më egërsisht se të tjerat në mosnjohjen e emrit të Maqedonisë, ndërkaq hem Shqipëria, hem Kosova, janë ato që pa kursim ia njohim të gjitha Maqedonisë: shtetin dhe identitetin. I njohim shtetin që s’na numëron neve shqiptarëve si njerëz por si “njerëz mali”. I njohim një identitet të paqenë dhe një hise nga historia jonë. Shtetarët shqiptarë ose nuk e dinë, ose janë aq të krisur sa nuk e dinë, që dhurimi i identitetit “maqedon” - një popullsie përmbajtësisht sllavobullgare - do të thotë cenim i histories sonë mijëravjeçare. Sigurisht që kjo nuk ua dëmton pasuritë, sarajet dhe veturat e zeza politikanëve tanë. Njohja e sllavo-bullgarëve si “maqedonas”, përpos që është imorale, në kuptimin shkencor është një goditje vdekatare ndaj historisë sonë kombëtare. Mveshja krejtësisht e pakuptimtë dhe e papërligjur e identitetit “maqedonas”, qoftë kjo edhe vetëm si identitet nominal, është keq e kushtueshme, sepse kështu bëhet tëhuajësimi i historisë mesjetare shqiptare, me ç’rast këputet peri i vazhdimësisë.

Duke e mjegulluar antikitetin, atyre (sllavomaqedonasve) u paraqitet rasti për t’i etiketuar shqiptarët si ardhacakë. Qarqet historiografike botërore asnjëherë deri më tash nun e kanë hedhur poshtë karakterin zanafillor pellazgo-iliro-thrakas të maqedonasve dhe Maqedonisë së moçme, ndonëse këto qarqe janë të mbërthyera nga vizioni surreal filohelenik. Përderisa një gjë e tillë s’është mohuar asnjëherë deri më tani, ndonëse është eklipsuar ca, atëherë, pohimi se Maqedonia, qoftë si concept etnik qoftë si gjeografik, i përket histories mijëravjeçare shqiptare, është plotësisht i arsyetuar. Ky pohim është i ekzagjeruar vetëm në formë sepse përmbajtësish shpërfaq një të vërtetë pjellore. Përgjatë historisë antike dhe asaj mesjetare, Maqedonia ka qenë pjesë inherente e bashkësisë gjeografike, gjuhësore, kulturore dhe fetare shqiptare. Në të mirë të këtij pohimi flasin edhe kronikat e historianit bizantin Laonik Halkondin, që ravijëzojnë etnicitetin shqiptar të Maqedonisë, shtrirja e të cilit mbërrin madje gjer në Egje. Edhe Marin Barleti në veprën e tij monumentale për Skëndebeun, përmend praninë e arbërve (albanëve) në Maqedoni, Epir e Peleponez.

Në anën tjetër është i mirëdokumentuar profili sllav i “maqedonasve” të sotëm, vendosja dhe ardhja e të cilëve i bashkëngjitet dyndjes së madhe sllave në Ballkan në shekullin VII të erës sonë. Popullata e sotme “maqedonase” është me etnogjenezë të shumëfishtë, ku mbizotëron përgjithësisht elementi sllavo-bullgar. Në të vërtetë, gjuha “maqedonase” shfaq afërsi me bullgarishten, aq sa shumë gjuhëtarë të huaj e quajnë dialekt të bullgarishtes. Edhe në aspektin etnologjik elementi bullgar është kudo i pranishëm. Prandaj, pandehma e tyre e të qenurit pinjoll të maqedonasve të vjetër, jo vetëm që është i pambështetur shkencërisht, por njëkohësisht është edhe qesharake. Qesharake sepse të qenurit pasardhës i X popullsie të lashtë nuk përcaktohet dot me ndërtimin e monumenteve e skulpturave të mermerta të plejadës së maqedonasve të vjetër, as me financimin e librave e botimeve me mitologji moderne, e qe besa as me emërtimin e aeroportit, rrugëve e stadiumeve me emrin e Lekës së Madh. Të qenurit pasardhës i filan populli përcaktohet me metoda rreptësisht shkencore duke plotësuar këto kushte: elementin historik, gjuhësor, etnologjik, antropologjik etj. Natyrisht se përsiatje apo operim sado i shkurtër nën dritën e shkencës e shpall të pavlefshëm mitin e të qenurit pasardhës i maqedonasve të lashtë.

Historikisht është e ditur ardhja e sllavëve në viset e Maqedonisë; gjuhësisht është e ditur se gjuha e sotme “maqedone” është e afërme dhe binjake me bullgarishten; etnologjikisht është e sigurt se “maqedonasit” e sotëm shfaqin shenja të pamohueshme lidhjeje me bullgarët, e deri diku edhe me serbët. I vetmi përbashkues mes maqedonasve të lashtë dhe “maqedonasve” bashkohor mbetet emri. Përkujtimi i faktit gjerësisht të njohur se adoptimi i emrit “maqedonas” për të shënuar bullgarët dhe serbët ndodhi pak para Luftës së Dytë Botërore, fillimisht si udhëzim i KOMITERN-it sovjetik e pastaj nga titistët jugosllavë, për të krijuar një zonë balancimi e rivendikimi për qëllime ashiqare politike, është i mjaftueshëm për të shkatërruar grimcat e fundit të mitit “maqedonas”. Enciklopedia e re e sapodalë nga shtyp, i që mban emrër e mbiemër të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, nuk është e re. E re është vetëm në kuptimin e botimit me kopertina të reja, sepse si përmbajtje është e vjetër; vazhdë e broçkullave të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, detyra e së cilave është sajimi me çdo kusht i një miti prejardhjeje nga Maqedonia e lashtë.

Mohimi kreten që i bëhet autoktonisë shqiptare në Maqedoni është një përpjekje e dështuar për të fshehur ardhacakërinë e vetë maqedonasve, që e hartuan këtë enciklopedi të shpifur. Madje viteve të kaluara patën dalë edhe aso enciklopedi që heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, rropateshin ta sllavizonin. Autoktonia shqiptare jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë arealin ballkanik, nuk është pohim as politik, as romantik. Për më tepër, autoktonësia shqiptare është mbështetur shkencërisht. Nuk ekziston as edhe një burim i vetëm historik, i shkruar apo material, që do të pranonte se shqiptarët janë ardhës në truallin ku jetojnë. Siç thotë Eqrem Çabej “trualli në të cilin jetojnë shqiptarët nuk paraqet zonë ekspansioni, por është zonë restrikcioni, rrjedhojë e një ngushtimi të pandalshëm historik”. Pseudoteoritë absurde serbe e greke për t’i paraqitur shqiptarët ardhës nga Dagestani e Azerbejxhani, aty ku në lashtësi ka qenë një trevë me emrin Albani, jo vetëm që s’janë të besueshme për shkencën moderne, por janë harruar edhe nga vetë ata që i kanë farkuar të tilla përralla histerike më tepër se sa historike.

Nuk do të duhej të na befasonte një logjikë e tillë sikur një ditë të shpallte se shqiptarët janë me origjinë nga ShBA-ja, meqë kryeqyteti i shtetit federal të New Yorkut quhet Albany, dhe banorët e tij si “Albanian”! Autoktonia shqiptare në Maqedoni është e mbështetur si në kuadrin historik, ashtu edhe në atë gjuhësor dhe etnologjik. Historikisht mbarë territori i Maqedonisë së sotme ka qenë i përshkuar nga fise ilire ose të afërm me ta. I tillë, bie fjala, ka qenë fisi I paionëve që përmendet nga Homeri, që zinte tokat rreth Aksit (Vardarit) gjer në Bullgarinë e sotme lindore (lumi Struma), fis i cili zinte një shtrirje gjer në detin Egje. Në qoftë se mbështetemi tek ilirologu i mirënjohur Aleksandër Stipçeviq, përpos pionëve janë edhe një shumësi fisesh tjera të njohura, e më pak të njohura ilire siç ishin: penestët në rrethin e Uskanës/Kërçovës, doberët, pelagonët, linkestët, etj. Kësisoj, pas shpalimit të shpejtë të kronikës së autoktonësisë shqiptare në Maqedoni, merr akoma më tepër përligjje dhe kuptim pohimi i studiuesit anglez, Henry Brailsford, në librin e tij Maqedinia: Popujt dhe e Ardhmja e Tyre, se: “Nga të gjithë popujt që banojnë Maqedoninë e sotme, vetëm shqiptarët kanë të drejtë të quhen autoktonë”.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#64

Post by Arta »



Shqiptaret e Maqedonise

Nje emisjon i bere nga emisjoni Shqip ne Shkup, me te ftuar nga shqiptare te Maqedonise duke treguar dhe folur drejtperdretje jeten e tyre.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#65

Post by Arban Blandi »

Sulmi i maqedonasve kundër historisë së shqiptarëve është një sulm i rradhës kundër popullit tonë. Ju kujtojmë dhe një herë se anglezët mbajtën në robëri dyqind milion indianë me një ushtri prej dyqind mijë indianësh nën komandën e një grushti oficerësh anglezë. Kjo ka ndodhur në çdo cep të botës, kjo po ndodh edhe tani. Vetëm forma ka ndryshuar, përmbajtja është po ajo, dhe po aq e egër. Sundimin e tyre kundër popujve nuk e kanë realizuar vetëm me ndihmën e pushkëve. Përkundrazi, historia dhe kultura kanë qenë gjithmonë dy fusha përmes të cilave ata kanë ligjëruar të gjitha mjetet e Metodës së Sundimit mbi njerëzit.

Kush nuk i ka kuptuar ende këto, nuk mund të rrokë mbështetjen e Evropës prapa të gjitha kulisave që janë thurur kundër shqiptarëve në këto 500 vjet. Kush nuk ka kuptuar këtë nuk mund të kuptojë vitet '97, '98, përpjekjen në vitet 2000-2005 për ta shndërruar Shqipërinë në një vend me pakicë shqiptare dhe shumicë jevgjitësh, aromunësh, gollobordësish, goranësh, malazezësh dhe grekërish. Kush nuk ka kuptuar 500 vjet histori të marrëdhënieve mes Evropës dhe Shqiptarëve, ai nuk mund të kuptojë as sulmin e ri që nga prapa shpine të maqedonasve pa histori!

Janë pa histori të thellë në Ballkan, ndaj dhe sulmi i tyre është përqëndruar gjithmonë, dhe në rradhë të parë kundër racës sonë, kundër historisë së saj. Po çfarë dokumentash historike kemi ne sot për t’u përballur me këtë racë djallëzore? Historia shqiptare i ka duart e lidhura sepse Historinë e kanë shkruar dhe vazhdojnë ta shkruajnë lakejtë. Një ndër armët e vetme, për fat e fuqishme, është gjuha shqipe. Është kjo armë, Gjuha Shqipe, kundër të cilës po luftojnë me furi... Në këtë situatë, një shërbim po i japin debati Kadare – Qose, dhe të gjithë ata që i fryjnë këtij zjarri nga të gjitha anët. Qëllimi është që Shqipëria të largohet sa më shumë nga Kosova, që Shqipëria dhe Kosova të harrojnë çështjet çame, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Kemi të bëjmë me një politikë të vjetër antishqiptare me fytyrë të re. Shqiptari është një tmerr për ata. Ata kërkojnë një Shqipëri pa shqiptarë. Këtë shqiptarët s’po e kuptojnë, e ata do të bëjnë çmos që shqiptarët këtë të vërtetë të mos e mësojnë kurrë.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#66

Post by Arban Blandi »

[col]Kur nuk e vrasin dot idealin e një personi dhe ai ideal bëhet ideal edhe i shumë të tjerëve, atehere ata vrasin vetë personazhin.

Shikoni se në ç'pikë kemi mbërritur ne shqiptarët! Maqedonasit nxiten të shkruajnë një enciklopedi antishqiptare dhe Shqipëria nuk është në gjendje ta kundërshtojë shkencërisht atë. Evropa ngulmon t'i ndërrojë emrin Maqedonisë dhe ta ndajë atë më tresh a më katërsh. Po kështu, Evropa po kërkon me ngulm regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare në Shqipëri, ndërsa shqiptarët kanë frikë të regjistrohen! Përse kanë frikë shqiptarët nga regjistrimi i popullsisë mbi çfarëdo kriter qoftë ai? Sepse ata nuk janë të aftë të mbrojnë as historinë e tyre!|[/col]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#67

Post by Arbëri »

Nuk di cfare dreqin po behet qe sjemi fare unik ?
Shtetin ame "SHQIPERINE" sikur mos e kemi fare , se sa per politikanet ketu qe i kemi i kam fshire qe moti jo vetem nga mendja por edhe TV te ketij shteti poashtu qe moti ..po keta mundohen me mish e shpirte qe te bejne sa me shume sllavo-maqedonas ne Korce e gjetiu dhe hyn e dalin kur te duan , e neve sikur kemi rene nga nje planet tjeter a cfare po behet keshtu ?!!
Ja si do shkojne regjistrimet ke ne , edhe ate pa pike turpi dmth. zyrtarishte :
....përjashtohen n nga regjistrimi mbi 250.000 shqiptarë të Maqedonise cilët punojnë përkohësisht në kurbet.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6847.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Maqedonia: deformon faktet historike te shqiptareve

#68

Post by Adriana »

Libri i gjeografis ne Maqedoni nuk do kete ndryshime


[quoteemLibri i ri i gjeografisë fyen shqiptarët]Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk i ka rishikuar librat që fyejnë historinë dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoni por gjithashtu përgatit botimin edhe të një libri të ri të historisë për klasën e gjashtë ku shqiptarët që në gjenezën e tyre i cilëson si vandal. Ky libër sipas historianit Skënder Hasani është përgatitur që në vitin 2008 kurse tani duke mos përfillur vërejtjet e historianëve shqiptarë ka marrë vizë nga Ministria e Arsimit që të botohet. Gjithashtu sipas Hasanit tendenca e Ministrisë së Arsimit është që ky libër medoemos të kalojë përpara formimit të qeverisë së re.

“Për fat të keq unë mund t’ju cek se para dy muajsh u zgjodha si anëtar i Komisionit nacional për librat në Maqedoni ku në mbledhjen e parë na erdhi një libër i cili për fat të keq ne nuk kemi ditur se është hartuar në fushatën zgjedhore e vitit 2008. Libri i mëparshëm për klasën e gjashtë fyente shqiptarët se kanë në ardhur në mesjetë ai tani bartet në antikitet që shqiptarët i nxjerrë që në gjenezë që janë vandal dhe gusar”, tha Skënder Hasani, historian.

Ministri i Arsimit Nikolla Todorov nga ana tjetër tha se gabime të tilla nëpër libra shpesh herë mund të ndodhin kur bëhet fjalë për historinë se këto nuk duhet të quhen skandaloze.

“Besoni se kur bëhet fjalë për historinë kur bëhet fjalë për përmbajtje të tilla në këtë pjesë të shkencës shumë shpesh do të ketë qëndrime të ndryshme lidhur me çështje të ndryshme, dhe nuk kisha dashur ato ti quajmë si skandaloze deri sa nuk paraqesin fyerje të ndjenjave të ndonjë etniteti në Maqedoni dhe gjithsesi se ato duhet të shmangen dhe do ti shmangim”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Arsimit.

Sipas këtij vendimi të Ministrisë së Arsimit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme edhe vitin e ri akademik do të vazhdojnë të mësojnë nga librat me gabime të shumta shkencore por edhe që fyejnë shqiptarët. Kështu nuk është rishikuar as libri i gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme ku thuhej se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë apo se fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.
[/quoteem]

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/70046.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”