Autoriteti Palestinez mirëpriti lajmin duke theksuar se çmimi ngjall shpresë se do ta motivojë edhe më shumë për të çpuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Këshilltri i presidentit iranian tha se çmimi i nderuar duhet të bëjë që Obama të fillojë të punojë për t’i dhënë fund padrejtësive në botë.
Çmimi nuk ka kaluar pa kritika. Kritikët kanë thënë se Obama nuk ka arritur shumë në nivel botëror në këto 10 muaj të presidencës.
Vendimi është dënuar nga talibanët, zëdhënësi i të cilëve ka thënë se Obama “nuk ka marrë asnjë hap të vetëm drejt paqes në Afganistan”.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Obama: Peace Peace Peace
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Obama: Peace Peace Peace
Mbas ketij artikulli nuk ndihem me e vetme qe mendoj qe Obama vetem ka premtuar dhe ka derdellisur, po me vepra nuk ka bere asnje gje keto 10 muaj!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Obama: Peace Peace Peace
Marrja e Nobelit, e mirë apo e keqe për Obamën?
Marrja e çmimit Nobel për Paqe nga presidenti amerikan, përveç urimeve ka shtuar kritikat. Ekspertët pranojnë se çmimi mund të ketë 'pasoja të çuditshme' mbi presidentin amerikan.
Për këdo marrja e çmimit Nobel për Paqe do të ishte një vlerësim i madh. Për presidentin amerikan, Barak Obama, duket se çmimi nuk vjen vetëm me ngjyra fitoreje.Vetë Obama e pranon se ka qenë president për një kohë shumë të shkurtër që ta justifikonte marrjen e çmimit Nobel.(hahahaha metod e njohur kjo, e thot me mire vet se e di qe do e thone dhe te tjeret, hahahahaha)
“Të jem i ndershëm, nuk besoj se e meritoj të jem pjesë e aq shumë figurave transformuese që janë nderuar me këtë çmim” , thotë Obama nga Shtëpia e Bardhë.
Për ironi, edhe kreu i Komitetit Kombëtar Republikan, Majkëll Still, ndan të njëjtin mendim me Obamën. Still thekson, jo pa sarkazëm, se Obama është vlerësuar për të ashtuquajturën fuqi e tij prej ylli, çfarë ka lënë në hije punën e paqe-bërësve të vërtetë?
Në kuadër të kritikave, profesori i historisë amerikane, Alen Lihtman, thotë se një vlerësim i tillë do të ishte, para së gjithash, sfidë për çdo president që ka kaq pak kohë në detyrë.
Lihtman shton se të dy presidentët amerikanë, të nderuar me çmimin Nobel për Paqe në të shkuarën, kishin bërë vepra konkrete.( edhe Obama do ti bej, po prit se duhet disa kohe hahahahahaha)
Teodor Rusvelti mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1906, pas ndërmjetësimit që i dha fund luftës ruso-japoneze.
Presidenti Uillson e fitoi çmimin në vitin 1919, për përpjekjet e tij për paqebërjen gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Kur çmimi i është dhënë në të shkuarën presidentëve amerikanë në detyrë, ata kishin përmbushur një pjesë të mirë të mandatit të tyre. Nuk jam i sigurt nëse është ide e mirë dhënia e çmimit një presidenti, që është në fillim të mandatit”.
“Në rastin e Rusveltit apo Uillsonit ata janë nderuar me Nobelin për Paqe pas gjashtë apo shtatë vjetësh në detyrë. Mendoj se një çmim i tillë e vë një president nën presion shumë të madh. Nga ana tjetër, në këtë fazë të presidencës nuk kemi shumë arritje, arritje të dukshme”, thotë profesori Lihtman për Radion Evropa e Lirë.
Më tej, Lihtman shton se kundërshtarët politikë të presidentit Obama mund të ankohen se çmimi ndikon në politikat e jashtme të Obamës, përfshirë dhe vendimin mbi shtimin apo jo të trupave amerikane në Afganistan.
“Besoj se do të dëgjoni edhe më shumë kritika nga e djathta, se ky çmim është një përpjekje nga jashtë për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane. E, natyrisht, çmimi vjen në një moment shumë interesant, kur Obama duhet të marrë vendime të mëdha rreth Afganistanit".
“Marrja e çmimit Nobel për Paqe në këtë kohë mund të jetë fare mirë një faktor që ndikon në vendimin e presidentit. Vlerësimi është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një kokëçarje për Obamën”, pohon Lihtman.
Por, Stefen Hes, i specializuar në politikat qeverisëse në Institutin Brukings (Brookings Institute) në Uashington, nuk beson se çmimi Nobel do të ndikojë në vendimmarrjen e Obamës në çështjet që lidhen me politikën e jashtme.
“Unë e quaj Komiteti i nxitjes së shpresës. Ata shpresojnë që presidenti do të ketë ndikim në zhvillimet globale, bazuar në pritshmërinë që ekziston ndaj tij në botë. Kjo ka të bëjë me ndryshimet në qasje që lidhen me diplomacinë shumëpalëshe, duke vënë më shumë theksin tek OKB-ja, apo në bisedimet me udhëheqësit botërorë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë”, thotë Hes.
Megjithatë, Hes pranon se çmimi mund të ketë “pasoja të çuditshme për Obamën”, veçanërisht me rritjen e shpresave të pabazuara për paqe në botë.
“Nuk mendoj se çmimi do të ketë ndikim mbi Obamën, ashtu siç nuk mendoj se është presion shtesë mbi të. Të qenët president i Shteteve të Bashkuara është presion i mjaftueshëm. Është, gjithashtu, i vërtetë fakti se kundërshtarët do ta përdorin çmimin Nobel kundër Obamës”, thekson Hes.
Më tej, ai shton se në ndonjë vend tjetër dita e dhënies së Nobelit për presidentin, do të ishte kthyer në festë. Në Shtetet e Bashkuara ndodh e kundërta, amerikanët shohin dhe presin që presidenti t’i kthehet punës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Patush
- Grand Star Member

- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Obama: Peace Peace Peace
Sally wrote:Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe
![]()
Mjafton vetem te flasesh per paqen, po nuk ka gje qe premtimet nuk i mban, dhe vjen momenti qe dekorohet me cmimin Nobel...![]()
![]()
Ky, dhe me shume ato qe ja dhane kete qmim ketij presidenti qe brenda nje viti beri te pa munduren, ktheu shumicen e atyre qe votuan per te kundra tij, te tjeret e quajne "Presidenti me i keq qe ka pasur USA ndonjehere" kan ulur vleren e ketij qmimi njehere e nje kohe kaq prestigjoz dhe madheshtore!

Me te vertete jotojme ne nje kohe ku "Lufta do te thote paqe, arrogance do te thote dituri dhe skllaverimi do te thote liri" George Orwell.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member

- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Obama: Peace Peace Peace
Barack Hussein Obama mundohet te luaja karten e Holokostit.
Per fat te keq nuk e din as historin zyrtare, genjen rande!
''Une kam pasur nje axhe i cili ishte njeri nga ato... ishte pjese e ushtareve te pare American te cilet shkuan ne Aushvitc dhe liruan kampet e perqendrimit''
Kampet e perqendrimit ne Aushvitc jane liruar nga Sovjetiket dhe jo nga Amerikanet!
Per fat te keq nuk e din as historin zyrtare, genjen rande!
''Une kam pasur nje axhe i cili ishte njeri nga ato... ishte pjese e ushtareve te pare American te cilet shkuan ne Aushvitc dhe liruan kampet e perqendrimit''
Kampet e perqendrimit ne Aushvitc jane liruar nga Sovjetiket dhe jo nga Amerikanet!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
-
erix77
- Star Member

- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Obama: Peace Peace Peace
Po ai politikan eshte e ka per detyre te sajoje gjera te paqena dhe mundesisht te genjeje edhe vetveten.
Personalisht nuk me ka pelqyer asnjehere dhe vete menyra si u zgjodh president me krijoi shume dyshime per te.
Personalisht nuk me ka pelqyer asnjehere dhe vete menyra si u zgjodh president me krijoi shume dyshime per te.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Patush
- Grand Star Member

- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Obama: Peace Peace Peace
erix77 wrote:Po ai politikan eshte e ka per detyre te sajoje gjera te paqena dhe mundesisht te genjeje edhe vetveten.
Personalisht nuk me ka pelqyer asnjehere dhe vete menyra si u zgjodh president me krijoi shume dyshime per te.
Obama eshte pasqyre e udheheqesve te ''Botes Orwelliane'' Ku ''Lufta do te thote paqe, Liria eshte skllaveri dhe mosperfillia tregon force''.
Karl Marksi do te ishte krenar per te!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!