India: Nuk e kthejme Nene Terezen
Kerkesa e Shqiperise per eshtrat e Nene Terezes po shkakton reagime ne Indi.
Institucionet katolike kerkojne qe qeveria indiane te konsultohet me Misionaret e Bamiresise, urdhri i themeluar nga Nene Tereza ne Indi.
Ne oborrin e selise qendrore te misionit ne Kalkuta ndodhet e varrosur Nene Tereza, e cila vdiq ne Kalkuta ne vitin 1997.
Agjencia “Express India” shkruan se zedhenesja e ketij misioni nuk komenton, duke thene se asnje zyrtar nuk eshte lidhur me misionaret ne Kalkuta per kete ceshtje.
Por me te ashpra jane qendrimet e politikes. Sipas sekretarit shteteror ne Kalkuta Ardhendu Sen, nuk ka shume gjasa, per te mos thene e pazakonte, qe qeveria te jape eshtrat e Nene Terezes.
“Per sa kohe qe ata pra shqiptaret kane qene komuniste dhe nuk e pranonin Nene Terezen, - thote publicisti Sunil Gangopadhyay,- tani kerkesa e tyre duhet hedhur ne koshin e mbeturinave".
Ndersa te tjere kane thene se perderisa Nene Tereza punoi gjate jetes se saj ne Indi, dhe ishte nje qytetare indiane si mund ta pretendojne nje gje te tille. Nje prodhues filmash madje shprehet i cuditur se kjo eshte nje kerkese zyrtare.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Postkomunizmi krijoi mundesine per shqiptaret te njiheshin me nje nga njerezit me shpirtmedhenj te dale prej genit te tyre, Gonxhe Bojaxhiun. Ajo nje misionare kishe, me gjak 100% shqiptar, ishte lene ne harrese prej komunizmit, dhe kishte gjetur vend ne zemrat e nje kombi tjeter, qe e donte dhe adhuronte si bijen e vet. Tani, kombi qe e lindi e kerkon mbrapsh, por kombi qe e rriti dhe e deshi atehere kur komunistet e shpallen te padeshirueshme sepse ishte katolike, nuk e leshon. Ajo eshte simbol per indianet, dhe eshtrat e saj jane te shenjta per ta. Megjithe kerkesen zyrtare te Shqiperise ndoshta India nuk do ta leshoje kurre 'bijen' e vet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Votova ne Indi, per arsyen sepse edhe te mos ishim vend komunist, Nene Teresa u be nje figure boterore qe i perket gjithe botes tashme. Mirepo punen humane ajo vendosi ta bente pikerisht ne Indi per nje arsye, te ndihmonte ata qe ishin me te varferit, keshtu qe si fese qe i perkiste mund te kishte bere te njeten gje. Kjo nuk i heq asaj aspak respektin dhe dashurine qe ka midis kombeseve te saj shqiptar, por them qe ma merr mendja edhe vete Nene Tereza do te donte te prehej atje ku eshte, atje ku ajo dedikoi jeten e saj, per tu dhene ndihme shpirterore femijeve te varfer te Indise. Per ne ajo gjithmone do te jete gjaku yne qe tregoi vyrtytet me te larta shqiptare, per Indianet dhe per boten eshte nje rreze dielli qe u ndricoi jeten me aq sa kishte mundesi.
Tani nqs kjo do ishte e lehte te behej, nuk do te ishte keq, edhe per arsye sepse Shqiperia do te kishte turista te shumte per viziten e varrit te saj, mirepo jemi te ndergjegjshem qe nuk do te behet.

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Do ishte nje dite e shenuar per ne po te pranonin kthimin e eshtrave te Nene Terezes, po jam e mendimit qe nuk do te pranonin kurr nje gje te tille. Besoj se dhe Nene Tereza do te donte te prehej atje ku ndodhet, nga vet fakti qe ne dolem nga komunizmi ne 1990, keshtu qe Nene Tereza po te deshironte kthimin ose ndryshimin e neshtetesis do te kishte mundesi ta bente gjate 7 vietet e fundit te jetes se Saj, po ama do ishte nje gje jo humanitare qe te leshonte nenshtetesin Indise qe prej vitesh e vitesh shprehu dhe punoj pasionin e Saj.
Kete gje e verteton dhe testamenti i saj, qe nuk ka leshuar qe eshtrat e Saj te ktheheshin ne Shqiperi ( te paktemen keshtu e paraqiten ata testamentin, nuk e dime ne eshte e vertet apo jo).
Votova per ne INDI, nga vet fakti qe kete ka deshiruar dhe vet Nene jon Tereza.
Duhet te jemi krenar qe nga vatrat tona lindi nje Humanitare qe sot njihet dhe respektohet nga e gjithe bota, edhe pse nuk eshte ne truallin tone Nene Tereza do te mbetet gjithmon ne zemrat tona.

Nënë Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: "Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t'kti mujit po nisem prej Shkupit. S'po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t'faluna ma t'përzemerta Gonxhja".
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në "atdhe", në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.
Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nënë Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) për t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as për te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Megjithate, ajo mbetet shqiptare, megjithe propaganden sllave(E PABESUESHME DERI KU ARRIN CINIZMI DHE PATETIZMI I TYRE) per ta shpalluar ato jo te tille.
Video e mesiperme ka te rregjistruar zerin origjinal, kurse letra e meposhtme kaligrafine e saj dhe shkrimin ne shqip:

PS. Ne kemi video me zerin origjinal, letra me shkrimin e saj, dhe perseri, propaganda sllave guxon te vere ne dyshim prejardhjen e saj, merret me mend se cmund te bejne ata per Skenderbeun, ose me larg akoma per Pirron, Aleksandrin, etj etj.
Video e mesiperme ka te rregjistruar zerin origjinal, kurse letra e meposhtme kaligrafine e saj dhe shkrimin ne shqip:

PS. Ne kemi video me zerin origjinal, letra me shkrimin e saj, dhe perseri, propaganda sllave guxon te vere ne dyshim prejardhjen e saj, merret me mend se cmund te bejne ata per Skenderbeun, ose me larg akoma per Pirron, Aleksandrin, etj etj.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Zeus10 wrote:Megjithate, ajo mbetet shqiptare, megjithe propaganden sllave(E PABESUESHME DERI KU ARRIN CINIZMI DHE PATETIZMI I TYRE) per ta shpalluar ato jo te tille.
Video e mesiperme ka te rregjistruar zerin origjinal, kurse letra e meposhtme kaligrafine e saj dhe shkrimin ne shqip:
PS. Ne kemi video me zerin origjinal, letra me shkrimin e saj, dhe perseri, propaganda sllave guxon te vere ne dyshim prejardhjen e saj, merret me mend se cmund te bejne ata per Skenderbeun, ose me larg akoma per Pirron, Aleksandrin, etj etj.
NËNË TEREZA:
"NGA GJAKU DHE ORIGJINA JAM SHQIPTARE"
Kur mori çmimin NOBEL, Nënë Tereza deklaroi "NGA GJAKU DHE ORIGJINA JAM SHQIPTARE"
se: " Nga gjaku dhe origjina, jam shqiptare" . Ky është argumenti absolutisht i pakontestueshëm, që ua mbyll gojën të gjithë horrave, të shiturve dhe delirantëve të madhështisë të marrëzisë së rreme.
1.
Duke përjetuar vargjet lapidare të poetit të kombit Naim Frashëri: " Ti Shqipëri më jep nder/ Më jep emrin shqipëtar" do të thosha se figura e NËNË TEREZËS me inkandeshencë potente percjell kumtin e krenarisë për çdo shqiptar, kur thotë se " Nga gjaku dhe origjina jam shqiptare "
Çdo shqiptar dhe shqiptare, kur nga goja e saj, dëgjon këtë postulatë, e ndjejnë veten krenarë që janë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të Nënë Terezës, kësaj shqiptareje të Madhe, me fame botrore.
2.
Shpallja e Nënë Terezes SHENJTORE nga Vatikani, do ta supërdimensionojë figurën e saj si simbol i humanizmit, dashurisë, ngritjes shpirtërore dhe sakrificës : gjithçka në shërbim të njeriut, gjithçka për njeriun, gjithçka për të varfërit, të sëmurët, për t'u dhënë forcë, besim dhe guxim për të jetuar dhe për ta mundur të keqen.
Ky do të ishte edhe një mesazh i madh universal që i drejtohet së pari shqiptarit dhe gjithë botës e qytëtërimit, që gjithçka të orientohet kah humanizmi, mirëkuptimi, harmonia, për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të virtytshme, më të qytetëruar.
3.
Shqiptar ! Merr pak lavdi nga lavdia e saj, pak virtyte nga virtytet e saj, pak mirësi nga mirësitë e saj, pak humanizëm për të mjerët dhe të varfërit nga humanizmi i saj, pak sakrifica nga sakrificat e saj, pak guxim nga guximi i saj që, të bëhesh më i mirë, më njerëzor, më i qytetëruar, më i virtytshëm, duke u orientuar kah njerëzorja, dashuria dhe guximi për të triumfuar mbi të keqen.
4.
Gjiri i popullit shqiptar, përcaktoi këtë bijë të tij, të gjitet lart në qiejt e shënjtërisë universale, si simbol i pastërtisë, përkushtimit total dhe dashurisw ndaj njerëzimit, modeli më i përsosur human.
Nga një popull i vogël doli një shenjëtore e madhe e tërë planetit.
Dhe ne krenohemi që jemi shqiptar!
5.
Po, ka ca horra, të shitur e delirantë të madhështisë së marrëzisë së rreme, që prej disa vjetësh, të frymëzuar nga djalli, kanë lënë udhën e Zotit dhe, pështyjnë mbi figurat e ndritura të kombit shqiptar që nga Skëndërbeu e Isamil Qemali e gjer te Nënë Tereza.
Këta bastardë të kombit shqiptar, në një marrëvshje të heshtur e djallëzore, kanë krijuar një rrymë antikombëtare në " emër të kombëtarizimit ", duke pështyrë, hedhur baltë e blozë, ndaj figurave të ndritura historike të lavdisë e krenarisë kombëtare duke pështyrë e hedhur pilula të helmatisura ndaj figurave historike që janë krenaria e kombit tonë ndër shekuj.
* * *
Përpjekjet mjerane të tyre për të çmitizuar lavdinë dhe krenarinë kombëtare, i radhit ata në një front me akademikët sllavo‑maqedonas, vllaho‑maqedonas, me shovinistë antishqiptarë primitivë që u ka mbetur sahati në fillimet e shekullit që lamë pas. Por megjithëse pështyma, bloza dhe balta që ata hedhin bie mbi kokat e tyre e, lavdia e figurave të kombit nuk pëson asgjë, përsëri përbuzja dhe neveria e të gjithë shqiptarëve do të ishte shpërblimi që ata meritojnë dhe, duhet t'u jepet.
6.
Shqiptar ! Kudo ku të shkosh në botë, ec me kokën lart, si nip e stërnip, si mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës dhe bota e qytetëruar do të të ndjejë dhe do të të nderojë.
Po kur të thuash se je nip e stërnip, mbesë e stërmbesë e Nënë Terezës, duhet më parë të rrëfehesh përpara vetes dhe përpara Zotit e, të bësh pastrimin: djallin që ke brenda ta nxjerrësh dhe, jo t'i japësh udhët e arratisjes, por ta mbysësh në puset më të thella, në ujrat e Ferrit.
Ka shumë djaj brenda vetes shqitari i lig...
Është një kategori horrash e horrucësh, aventurierësh e maskarenjësh, simbol të amoralitetit, që kanë futur djallin brenda dhe kanë nxjerrë virtytet jasht vetes, në ankand...
Këta monstra, orvaten t'i ngrenë lavdi vetëvetes pa merita, duke përdhosur lavdinë e të lavdishëmve, të atyre që kanë hyrë në panteonin e krenarisë kombëtare.
7.
Do të mjaftonte qoftë edhe vetëm episodi që rrëfen kardinali Pio Laghi, njeriu që më shumë se kushdo, sipasPëllumb Xhufit, e ka njohur dhe i ka ndenjur pranë Nënë Terezës, i cili thotë se : në një ditë maji të vitit 1991, Nënë Tereza vizitoi sanktuarin e Zonjës së Këshillit të Mirë në Genazzano, afër Romës. Në këtë kishë të shenjtë për shqiptarët, ruhet ende akoma ikona e Shën Mërisë, që dikur zbukuronte altarin e katedrales së Shën Stefanit në Shodër dhe që pas pushtimit turk, më 1478, të ikurit shqiptarë e sollën me vete në tokën italiane. Pio Laghi, sipas Xhufit, duke vazhduar rrëfimin thoë se Nënë Tereza pasi përfundon lutjet para ikonës së Madonës, iu drejtua asaj me një zë të rëndë, që kardinalit i ishte dukur si një urdhër: " And noë come back to Albania" ( Dhe tani kthehu prapë në Shqipëri ).
Nuk thotë as ktheu në Maqedoni, as në Rumani, as ne Sërbi apo gjetkë, por në Shqipëri bijë e së cilës ajo është.
Çdogjë tjetër jasht kësaj kuptimësie është gënjeshtër, mashtrim, e pavërtetë.
8.
Shqiptarë! Dita e bekuar po afron: shenjtërimi i Nënë Terzës, shqiptares së Madhe.
Le të buçasë zëri ynë kudo në glob: Jemi krenarë që jemi shqiptarë, që jemi bashkëkombas me Nënë Terezën me gjak të kulluar ariani, e cila është edhe nëna e të gjithë njerëzimit, SHENJËTORJA e tërë PLANETIT.
Dita e kremtimit të shenjtërimit le të jetë kryefestë e kryefestave, si dita më e ndritur, ku krenaria kombëtare NËNË TEREZA, ngjitet në panteonin e lavdisë së
Marr nga: gazeta 55
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Berisha: Çështja e kthimit të eshtrave të Nënës Terezë mbetet e hapur
India është shprehur sot kategorikisht kundër kërkesës së qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kthimi i eshtrave të humanistes shqiptare Nëna Terezë në Shqipëri mbetet çështje e hapur, pavarësisht refuzimit të Qeverisë së Indisë dhe se në lidhje me këtë qeveritë e të dyjave vendeve pritet të diskutojnë në një të ardhme të afërt.
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka refuzuar kërkesën e qeverisës shqiptare për kthimin e eshtrave të Nënës Terezë në Shqipëri, ku janë të varrosura nëna dhe motra e saj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Vishnu Prekash, ka deklaruar se
Nënë Tereza, ishte shtetase e Indisë dhe ajo prehet në vendin e saj, në tokën e vet.
"Çështja e kthimit të eshtrave të saj në Shqipëri nuk është ngritur aspak", tha ai.
Duke reaguar ndaj vendimit të autoriteteve në Nju Delhi, Berisha ka thënë për mediat e huaja se dëshiron që Nëna Terezë të prehet në Tiranë, pranë nënës së saj.Sipas tij, kjo çështje mbetet akoma e hapur dhe se në lidhje me këtë të dyja qeveritë pritet të diskutojnë në një të ardhme të afërt. Pas vdekjes së saj, më 5 shtator, 1997, Nënë Tereza u varros në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kolkata, vend që tashmë është shndërruar në vend pelegrinazhi.
Reagimi zyrtar i Indisë erdhi pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për të diskutuar rreth mundësisë së kthimit të eshtrave të saj
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Debati Shqipëri-Indi për eshtrat e Nënë Terezës, lajm edhe në CNN
"Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia, indiane, nga besimi jam katolike, por për të gjithë ata që kërkojnë ndihmën time, i përkas gjithë botës".
Me këto fjalë të Nënë Terezës hapet një kronikë e televizionit CNN për debatin e fundit mes Shqipërisë dhe Indisë lidhur me kërkesën për kthimin e eshtrave të saj në vendin tonë.
Në faqen online të televizionit shkruhet se qeveria shqiptare dhe ajo indiane janë përfshirë në një debat lidhur me këtë kërkesë, pasi Tirana kërkon që të riatdhesojë eshtrat e saj me rastin e 100 vjetorit të lindjes, që përkon vitin tjetër.
"Fjalët e thëna prej saj ndoshta do të shërbejnë pak për të zgjidhur një grindje diplomatike rreth saj" - thotë CNN.
CNN citon kryeministrin shqiptar, duke nënvizuar deklaratat e vetë Nënë Terezës. "Ajo lutej përditë për familjen e saj dhe vendin e saj. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të dy qeveritë duhet të flasin rreth kësaj çështjeje për të gjetur një zgjidhje," citon CNN Berishën.
Më tej, vijon deklarata zyrtare e qeverisë indiane, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit Nënë Tereza është shtetase indiane dhe po prehet në vendin e saj, në tokën e saj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Gjithsesi ajo ishte nje shqiptare edhe vendi i saj eshte shqiperia.Persa i perket figures se saj fetare.....une kame rezerva se nuk i sherbeu kombit por krishterimit.I krishtere ishte edhe Gjergj Fishta por kur erdhi ora ne pervjetorin e pare te pamvarsis ,ai leshoj kushtrimin
PASHA ZOTIN NE QIELL
NUK I SHERBEJ ME KUJT
Pra Fishta e vendosi Atdheun mbi fe,gje qe nen tereza nuk e beri kurre.
Ne se Shqiperis i nevojitet nje figure e krishtere kombetare ateher vendi i pare i takon At Gjergj Fishtes i cili nuk munde te kundershtohet dote nga feja e kundert sepse ishte atdhedashes edhe fetare.Ky model fetaresh i duhet kombit ,edhe jo fetaret spiuna qe i sherbejn stambollit edhe athines ne emer te krishterimit edhe te myslimanizmit.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Vetem doja te vija ne dukje ketu si do ta mirembajne keta varrin e Nene Terezes, kur vetem nje bust shume i vogel i saj ne Tirane ne nje cep, ndodhet tashme ne nje gjendje te mjerueshme mbi nje arke.
U lutemi kuptoni keto qe ben ky sharlatani yne, qe nuk jane sepse ju hap barku per nene Terezen, por do te mbuloj sjelljen e eshtrave te Zogut ne menyre madheshtore te cilen nuk e merriton. Me vjen shume keq qe njerezit nuk po llogjikojne me tutje te mirembajne ato qe kane brenda ne Shqiperi, por i duhet medias te beje trasnparetne cdo gje qe shkaterohet atje. Te pakten Indianet vertet jane te varfer, por kane edukate besimi, dicka qe ne na mungon si shume gjera te tjera.
Keshtu qe njerezit nuk duhet ta shtyjne apo ti japin shume zhurme kesaj, mbasi eshte vertet vetem nje larje lyerje nga kryeministri yne.
Rregulloi dhe te gjallet ky po ngeli pa sjell edhe te vdekurit!
U lutemi kuptoni keto qe ben ky sharlatani yne, qe nuk jane sepse ju hap barku per nene Terezen, por do te mbuloj sjelljen e eshtrave te Zogut ne menyre madheshtore te cilen nuk e merriton. Me vjen shume keq qe njerezit nuk po llogjikojne me tutje te mirembajne ato qe kane brenda ne Shqiperi, por i duhet medias te beje trasnparetne cdo gje qe shkaterohet atje. Te pakten Indianet vertet jane te varfer, por kane edukate besimi, dicka qe ne na mungon si shume gjera te tjera.
Keshtu qe njerezit nuk duhet ta shtyjne apo ti japin shume zhurme kesaj, mbasi eshte vertet vetem nje larje lyerje nga kryeministri yne.
Rregulloi dhe te gjallet ky po ngeli pa sjell edhe te vdekurit!

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?

Ja nje bust i vogel i Nene Terezes ne cep afer Universitetit te Tiranes. Po nuk u vjen turp ketyre, apo duan ti hedhin ehde ndonje beton siper, sic jane mesuar te varrosin gjerat historike. Keta ckullen statuja dhe monumente qe vertet i perkasin historise tone.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: A duhet te kthehen eshtrat e Nene Terezes?
Po bene propogand kundra komunizmit ...ehehehehehehe edhe me duket se nuk i shpeton burgut.Arta wrote:
U lutemi kuptoni keto qe ben ky sharlatani yne, qe nuk jane sepse ju hap barku per nene Terezen, por do te mbuloj sjelljen e eshtrave te Zogut ne menyre madheshtore te cilen nuk e merriton.
Rregulloi dhe te gjallet ky po ngeli pa sjell edhe te vdekurit!
Naltmadhnia e tij Zoti Sal Berisha duhet patjeter ta sjell ahmet zogun ne tirane , sepse kane te njejta qellime.Ahmet Zogu ishte ai qe ju hapi shqiptarve ortodoks shkolla greke ,edhe Cameve mysliman shqiptare ju hapi shkolla turke.Keshtu qe naltmadhenia po ecen ne rrugen e tij..po happ shkolla greke,po shet kufirin detare,bashke me nanon e kane kaluar ekonomin shqiptare nen kontrollin e biznesmenve greke te cilet nuk ngurojn te presin kokat e biznesmenve shqiptare -si rasti i Florian Viles etje .Keshtu qe te lutem mos na shtrembero personalitetin e naltmadhnis se ti sal berishes.
Te kujtohet Gjergj Fishta?
ESHTE PESHTYMA E GJAKOSUR
E ATDHEUT TE VEREMOSUR
DHE KOLLTUKU KU KE HIPUR
DUKE HEQUR MENDEREN ZVARRE
ESHTE TREKENDSHI QE PERDITA
VARET KOMBI NE LITARE
Ne se te kujtohet ,ateher mendohu se kane riardhur kohe te tilla serisht ne shqiperi.