"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#16

Post by qiellikaltër »

Teper zhgenjyese ndergjegjesimi i ulet i popullit ne Kosove qe shprehet me pjesemarrjen e ulet ne protesten e sotme ne Prishtine.
Nese njerezit nuk protestojne, por i lene qeveritaret e nderkombetaret te bejne sipas qejfit, pasojat do i vuajne po keta qytetare.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#17

Post by Arta »

qiellikaltër wrote:Teper zhgenjyese ndergjegjesimi i ulet i popullit ne Kosove qe shprehet me pjesemarrjen e ulet ne protesten e sotme ne Prishtine.
Nese njerezit nuk protestojne, por i lene qeveritaret e nderkombetaret te bejne sipas qejfit, pasojat do i vuajne po keta qytetare.

Ka shume njerez te cilet jane shume menefrege dhe e quajne kete organizate "troublemakers". E tille mentalitet perdorej edhe per UCK'ne para se UCK'ja tu hapte syte njerezve qe kishin rene ne qetesi dhe nuk donin te leviznin terezine ku kishin rene. Jemi vertet per te deshiruar, sepse na duket sepse gjerat ndryshojne me buton e jo duke kerkuar te drejtat. Ky eshte mentaliteti qe duhet te ndryshoje populli yne, si brenda trojeve Shqiptare, edhe jashte tyre.

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#18

Post by Mallakastrioti »

Duhet te fokusohemi mbi kete teme dhe te bejme te ditur anembane cfare po behet me VELLEZERIT DHE MOTRAT tona te Vetvendosjes te burgosur padrejtesisht!....dua ndihme per kete teme ta perhapim sa me teper kete gje!
Image
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

22 aktivistët u liruan, procesi po vazhdon

#19

Post by qiellikaltër »

"Pas 5 vite e gjysmë paraburgim sa iu dhanë aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s së bashku lidhur me aksionin e 25 gushtit kur u përmbysën automjetet e EULEX-it, ata më në fund u liruan, por procesi kundër tyre ende po vazhdon. Pa dyshim që qëllimi kryesor i EULEX-it dhe gjithë ajo trysni mbi drejtësinë e Kosovës, të cilën misioni evropian e kontrollon, erdhën vetëm e vetëm për t’i mbajtur aktivistët plotësisht të izoluar. Aksioni i 25 gushtit ka qenë publik dhe i mbështetur politikisht, pas nënshkrimit të Protokollit EULEX-Serbi. Gjithçka është ditur dhe asnjëri prej aktivistëve nuk e ka mohuar pjesëmarrjen në aksion, por përkundrazi – të gjithë e kanë mbrojtur atë politikisht dhe me vendosmëri. Nga ana e gjykatës zgjatja e paraburgimit për tre muaj arsyetohej me nevojat procedurale dhe hetimore, kurse përgjatë gjithë kohës sa qëndruan në paraburgim aktivistët asnjëherë nuk u morën në pyetje. Këtu rikonfirmohet qëllimi për izolimin e tyre dhe aspak për ta hetuar rastin.

Në seacën e dytë gjyqësore e cila u mbajt të premten, më 23 tetor, u mor vendimi për ndërprerjen e paraburgimit për aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Deri sot as aktivistët e akuzuar e as avokatët mbrojtës të tyre të caktuar nga gjykata nuk e kanë marrë në dorë aktakuzën"
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#20

Post by Zeus10 »

Mallakastrioti wrote:Duhet te fokusohemi mbi kete teme dhe te bejme te ditur anembane cfare po behet me VELLEZERIT DHE MOTRAT tona te Vetvendosjes te burgosur padrejtesisht!....dua ndihme per kete teme ta perhapim sa me teper kete gje!
Edhe une e konsideroj aksionin politik te levizjes Vetevendosje, si nje aksion me rendesi te jashtezakonshme. Mbeshtetja qe duhet tu japim atyre duhet te jete e gjithanshme, sepse ata akoma nuk jane te kapur nga konjukturat paralizuese te politikes nderkombetare, por veprojne thjesht mbi iniciativa patriotike pa bere konçesione duke kerkuar ate qe eshte ne favor te shqiptarise. Forumi Arberiaonline mund te sherbeje si faqe shtese online per aktivitetin e tyre. Jam gati te ve ne sherbim te tyre kohen dhe intelektin tim.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#21

Post by qiellikaltër »

Zeus10 wrote: Edhe une e konsideroj aksionin politik te levizjes Vetevendosje, si nje aksion me rendesi te jashtezakonshme. Mbeshtetja qe duhet tu japim atyre duhet te jete e gjithanshme, sepse ata akoma nuk jane te kapur nga konjukturat paralizuese te politikes nderkombetare, por veprojne thjesht mbi iniciativa patriotike pa bere konçesione duke kerkuar ate qe eshte ne favor te shqiptarise. Forumi Arberiaonline mund te sherbeje si faqe shtese online per aktivitetin e tyre. Jam gati te ve ne sherbim te tyre kohen dhe intelektin tim.
Atehere te lutem, le te krijojme nje kend te vecante per Vetevendosjen ku mund te botojme te gjitha shkrimet qe dalin ne faqen zyrtare te kesaj organizate. Per cdo lloj ndihme tjeter Vetevendosja mund te vihet ne kontakt te drejteperdrejte.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#22

Post by Hymniarber »

qiellikaltër wrote:
Zeus10 wrote: Edhe une e konsideroj aksionin politik te levizjes Vetevendosje, si nje aksion me rendesi te jashtezakonshme. Mbeshtetja qe duhet tu japim atyre duhet te jete e gjithanshme, sepse ata akoma nuk jane te kapur nga konjukturat paralizuese te politikes nderkombetare, por veprojne thjesht mbi iniciativa patriotike pa bere konçesione duke kerkuar ate qe eshte ne favor te shqiptarise. Forumi Arberiaonline mund te sherbeje si faqe shtese online per aktivitetin e tyre. Jam gati te ve ne sherbim te tyre kohen dhe intelektin tim.
Atehere te lutem, le te krijojme nje kend te vecante per Vetevendosjen ku mund te botojme te gjitha shkrimet qe dalin ne faqen zyrtare te kesaj organizate. Per cdo lloj ndihme tjeter Vetevendosja mund te vihet ne kontakt te drejteperdrejte.
Do te krijoj nje link tek "Blogje dhe Website" ku do te vendos webin e Vetvendosjes. Do ti kerkoj dikujt nga stafi gjithashtu te sjelle informacionet e dobishme te vetvendosjes, ne nje kohe sa me te shkurter.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#23

Post by Adriana »

Kam kohe qe jam regjistruar ne , por per fatin tim te keq ne shtetin ku banoj une nuk kan krijur qendren e VETVENDOSJES, nga vet fakti qe i mungojne pjestaret per te ngritur edhe ketu nje qender.

Po per materiale / informacione nuk do kemi problem, se ne kete web-site informacionet jane shume te sakta, dhe te shoqeruara me videot.


Qendrat e VETVENDOSJE-s jashte territoreve Shqiptare.

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe
Person kontaktues:
Erzen Vraniqi, e.vraniqi@talk21.com, + 44/7960022628 + 44/7960022628
Londër

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Danimarkë
Person kontaktues:
Xhemil Zeqiri, xhemil@hotmail.com, + 45/229481133
Kopenhagë

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Gjermani
Person kontaktues:
Bashkim Osmanaj, b_osmanaj@hotmail.com, ++49/17627195459
Dortmund

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Irlandë
Person kontaktues:
Adem Bërnica, adembernica@yahoo.ie, ++353/596482589
Co.Wicklow

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Norvegji
Person kontaktues:
Vlora Haxhimehmedi, vlorah84@yahoo.no, + 47/ 951 50 332
Skjetten

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Suedi
Person kontaktues:
Shqiptar Oseku, oseku@hotmail.com, +46 (0)8 768 250 670
Stokholm

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Turqi
Person kontaktues:
Kujtim Kosumi, new_imb@hotmail.com, kujtimkosumi@live.com, +90506875927
Izmir

Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër
http://www.vetevendosje.ch
Person kontaktues:
Arta Kryeziu, kryeziu_a@hotmail.com, +41788921897 +41788921897
Gzim Ramizi, gzim_ramizi@hotmail.com
Gjenevë
Last edited by Adriana on Wed Oct 28, 2009 8:05 pm, edited 1 time in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#24

Post by Adriana »

Arben Xheladini



Arbren Xheladini u lind më 1 shtator 1972 në Tërrnovc të Bujanocit. Familja në të cilën u lind Arbeni, është familje e njohur, e respektuar dhe me traditë të gjatë intelektuale dhe atdhetare. Të dy prindërit e Arbenit ishin punëtor të arsimit. Babai i tij, Shaban Xheladini, kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe studioi në shkollën e lartë pedagogjike, kurse nëna Resmije Kadriu - Xheladini kreu Shkollën Normale në Shkup dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Familja Xheladini është një familje e njohur në Luginën e Preshevës. Në vitet e egzodit shqiptar nga trojet e veta shekullore, babai i Arbenit, Shabani, ka bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dhe për shkollimin e gjeneratave të shumta të asaj ane. Duke qenë i bindur në faktin se vetëm shkollimi do t’i çonte shqiptarët përpara, Shaban Xheladini bën hapjen e Gjimnazit të parë ne gjuhën shqipe ne Tërrnoc, i cili më vonë transferohet në Bujanoc, e që sot është Qendër e shkollimit të mesëm me disa drejtime. Ky gjimnaz funksionon që nga viti 1968 dhe nga bankat e tij kanë dalur me qindra e mijëra intelektualë të Luginës së Preshevës. Mirëpo, Shaban Xheladini, i bindur në faktin se po bënte një punë të drejtë për popullin e tij (duke mos e cenuar të drejtën e askujt tjetër), së bashku me bashkëshorten Resmijen, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë në frymën patriotike që te ta u mboll nga stërgjyshërit. Bashkëshortja e tij, Resmija ishte vajza e Muharrem Kadriut, intelektualit të parë të fshatit Tërrnovc, veprimtarit të devotshëm për çështjen kombëtare dhe pjesëmarrësit aktiv në Luftën antifashiste për çlirim kombëtar. Në shenjë respekti për veprimtarinë jetësore atdhetare, Shkolla tetëvjeçare shqipe në Tërrnoc u emërua me emrin ‘Muharrem KADRIU’, emër ky të cilin e mbanë dhe e madhëron që 40 vite. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve, Shabanit dhe Resmijes, mu në diten e parë të vitit shkollor 1972 (më 01.09.1972) u lindi djali, të cilin e emëruan me emrin e madh Arben. Arbeni ishte një fëmijë energjik dhe i hareshëm. Rritej me shumë dashuri nga prindërit dhe katër motrat. Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes Xheladini, edhe Arbeni rritej në ambientin familjar në të cilin shpeshherë diskutoheshin përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri, barazi, drejtësi dhe vetëvendosje. Babai i Arbenit ,Shabani ,i lodhur nga presionet që i bënte shërbimi i UDB-së në rrethin e Bujanovcit, vendos që të shpërngulet në Prishtinë, me shpresë për një jetë më të qetë.

Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës. Ai do të jetë pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 në mënyrën e vet fëmijërore: Arbeni 9 vjeçar merrte bukën, ujin dhe qepët nga shtepia, i mbushte xhepat me gurë dhe përvidhej nëpër kordonin e policisë drejt Qendrës së studenteve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues që ishin barrikaduar aty. Për Arbenin ishte kjo pjesëmarrja e parë në demonstrata, por JO edhe e fundit. Dhe, siç dihet, protestat, demonstratat dhe mënyrat tjera të shprehjes së paknaqësisë me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishin të shumta dhe në vazhdimësi. Pavarësisht se kush i organizonte dhe u printe këtyre protestave dhe demonstratave që kishin për synim çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Arbeni gjithnjë ishte pjesëmarrës aktiv në to.

Arbeni shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shollën e mesme teknike, drejtimi i Gjeodezisë, e kreu me 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty, në ato vlime gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstrata e rritën dhe e kalitën këtë të ri .Vitet 1981, 1989, 1990, 1991, 1997 dhe 1998 ishin vite që e forcuan Arbenin, që e shtuan dhe e rritën te ai guximin për të kërkuar lirinë dhe e bënë shumë krenar për përkatësinë e tij kombëtare.

Ne vitin 1991, ashtu si edhe shume moshatare te tij shqiptar, duke mos dashur të shërbente në Ushtrinë Jugosllave, Arbeni largohet përkohësisht nga Kosova për në Turqi, duke u strehuar në një familje të tij në qytetin Bursa. Pas tri viteve ‘të gyrbetit’, siç e kishte shprehi të thoshte vetë Arbeni, duke mos dashur t’i lente prindërit dhe motrat vet, kthehet ne Kosovë. Fillon të punojë në Hoteleri për të mbajtur familjen. Babain e tij, tanimë e kishin dëbuar nga puna, me futjen e masave të dhunëshme nga pushteti i Serbisë në të gjitha institucionet në Kosovë. Nëna Resmije, mësuese dhe motra Esma arsimtare e matematikës, në atë kohë punonin pa pagesë në sistemin arsimor paralel të Republikës së Kosovës. Ndersa motrat Shqipja, Albina dhe Vlora ishin studente. Arbeni me aq sa mundet, mban materialisht të shtatë anëtarët e familjes.

Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja. Liria, ose ajo që i ngjante lirisë pas luftës së vitit 1999, në jetën e Arbenit sjolli kthesa të mëdha. Rrethi i shoqërisë që krijonte Arbeni ishte shumë i gjërë. Edhe pse vet nuk kishte qenë sportist aktiv, në shenjë revolte për ndarjen e Mitrovicës, Arbeni filloj t’i ndiqte ndeshjet e basketbollit, duke simpatizuar ekipin basketbollistik ‘Trepça’ nga Mitrovica. Simpatizuesit e ‘Torcidës’ u bënë shokët dhe vëllezërit e tij të rinj. U martua me të zgjedhurën e tij Arlindën. Perëndia deshti dhe atyre u lindi një djal, të cilin e pagëzuan me emrin Olt. Duke qenë edhe vet Arbeni ‘djal hasreti’ në familjen Xheladini, lindja e Oltit ishte gëzim i madh për tërë familjen. Familja, e sidomos Olti i vogël, për Arbenin u bënë qendra e botës. Mirëpo, lindja e djalit edhe më tepër e shtoi te Arbeni ndjenjën e përgjegjësisë dhe brengën për fatin e popullit të tij shqiptar në Kosovë. Krahas rritjes së Oltit, te Arbeni shtohej edhe më tepër ndjenja e përgjegjësisë për ardhmërinë e të birit, familjes dhe popullit të tij.

Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale.

Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit ‘Iliria’, nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën ‘Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje’. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre.

Lavdi Arben XHELADINIT, dëshmor i vullnetit për liri dhe vetëvendosje!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#25

Post by Adriana »

Mon Balaj



Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#26

Post by Adriana »

Web "fotogaleria" i Levizjes VETVENDOSJE! 5507 fotografi në 165 albume,

Web video kanali i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Web shenimesh i Levizjes VETVENDOSJE!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#27

Post by Adriana »

Si mund te ndihmojm Levizjen "VETVENDOSJE"?


Brezat e rinj gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në lëvizjet kolektive. Duke zgjedhur një lëvizje, ata shpejtojnë zgjidhjen e problemit.


Ju mund të ndihmoni Lëvizjen “VETËVENDOSJE!”


-Duke u bërë aktivist i Lëvizjes
-Duke marrë pjesë në aksionet e organizuara nga Lëvizja
-Duke inicuar veprime në komunitetin tuaj, në përputhje me qëllimet dhe veprimtarinë e Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”
-Duke u informuar rregullisht me aktivitetet dhe fushatën e Lëvizjes përmes faqes sonë të internetit, gazetës, emisionit radiofonik “Përballja”, si dhe përmes pjesëmarrjes në mbledhjet e aktivistëve në qendrën e Lëvizjes në komunën tuaj
-Duke shpërndarë gazetën “VETËVENDOSJE!” dhe materiale te tjera të Lëvizjes
-Duke fotokopjuar gazetën “VETËVENDOSJE!” dhe materiale te tjera të Lëvizjes
-Duke shtypur postera dhe fletushka
-Duke shpërndarë dhe popullarizuar faqen tonë elektronike në internet: www.vetevendosje.org
-Duke propaganduar tek të tjerët parimet, kërkesat dhe qëndrimet e Lëvizjes
-Duke i drejtuar në qendrën e Lëvizjes në Prishtinë, ose nëpër qendrat në komunat tjera, të gjithë ata te të cilën vëreni interesim dhe gatishmëri për t’u bërë anëtar ose për të ndihmuar
-Duke shkruar artikuj në mbështetje të vetëvendosjes për Kosovën
-Duke u drejtuar letra politikanëve, diplomatëve dhe institucioneve ndërkombëtare në mbështetje të vetëvendosjes për Kosovën
-Duke shkruar parullën JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE! pasi që t’i keni marrur shabllonat për shkrimin e tyre në ndonjërën nga qendrat e Lëvizjes.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#28

Post by Arta »



Firmosni peticionin per lirine e Albin Kurtit
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#29

Post by qiellikaltër »

Albin Kurti i ftuar ne emisionin "E diell" me Adi Krasten

Pjesa 1:


Pjesa 2:


Pjesa 3:


Pjesa 4:
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#30

Post by Sally »

Gjykatësi: Kurti të sillet në gjyq me detyrim

Gjykatësi kryesues në Gjykatën e Qarkut Prishtinë urdhëroi sot Policinë e Kosovës të sjellë me detyrim Albin Kurtin për gjykim.
Sipas një njoftimi të gjykatës, Kurti nuk është paraqitur as sot në seancën dëgjimore përkundër thirrjes dhe kalimit të afatit kohor sipas ligjit. Urdhri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhrin për të sjellë të akuzuarin në gjykatë. Prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.


Seanca politiko-gjyqësore, që u kthye në seancë policore


Sot u mbajt seanca e dytë politiko-gjyqësore e EULEX-it kundër Albin Kurtit, proces ky që as që do të duhej të kish nisur ndonjëherë. Por kjo seancë e procesit të montuar gjyqësor kundër Albin Kurtit, u kthye në seancë policore. Seanca filloi në orën 10:00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në fillim u paraqit Paneli Gjykues në përbërjen e Ferdinando Buatier de Mongeot (kryesues), Vladimir Kanev dhe Fllanza Kadiu (anëtarë). Avokati mbrojtës, Ramiz Krasniqi, i cili në seancën e kaluar më 15 shkurt, dha dorëheqje nga rasti, sot lëshoi një deklaratë në të cilën ia kujtoi trupit gjykues të EULEX-it vendimin e tij. Në këtë deklaratë ai tha se jep dorëheqje nga ky gjykim i padrejtë dhe me motive politike, duke theksuar se “EULEX-i nuk është palë neutrale në rastin e Z. Kurti, por është i interesuar ta heshtë atë, siç është dëshmuar nga fakti se EULEX-i ka zgjedhur ta rifillojë rastin me të njëjtë akuzë politike me të cilën e kishte nisur atë UNMIK-u”. Ramiz Krasniqi e përmbyll letrën e tij kështu: “Unë jam bërë pjesë e nismës për mbylljen e rastit ndaj Albin Kurtit, duke nënshkruar peticionin, dhe nuk do të marr pjesë në procesin politik kundër z. Kurti”.

Ashtu siç kishte treguar në këtë deklaratë të lëshuar, Ramiz Krasniqi nuk u paraqit në seancë. Pasi konfirmoi mungesën e avokatit mbrojtës, kryesuesi i Panelit, Mongeot, i bëri thirrje trupit gjykues për një tërheqje për të marrë vendim, gjë që zgjati gjysëm ore. Në të vërtet, më pas u kuptua se takimi i ndarë i trupit gjykues nuk ishte tjetër veçse urdhër për sjelljen me trysni të Ramiz Krasniqit në seancë. Ramiz Krasniqi u soll në gjykatë, siç tha vetë Mongeot, “përkundër vullnetit të tij”. Ndërkohë që EULEX-i ka ndërruar edhe vetë prokurorin e rastit, Lulzim Sylejmanin. Tash prokuror i çështjes është Ali Rexha.

Pasi siguruan pjesëmarrjen e Ramiz Krasniqit në seancë, Paneli Gjykues mori urdhër për sjelljen e Albin Kurtit në gjykatë nëpërmjet arrestimit nga Policia e Kosovës. Mongeot e kumtoi këtë urdhër në orën 11:00, duke kërkuar nga policia për arrestimin e Albinit deri në orën 12:30 për kur u caktua pjesa e dytë e seancës së sotme. Policia e Kosovës pak minuta pas marrjes së këtij urdhri nga EULEX-i filloi fushatën për ndjekjen e Albin Kurtit. Ata shkuan te banesa e Albin Kurtit si dhe në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në pjesën e dytë të seancës në orën 12:30, Paneli Gjykues rikonfirmoi mungesën e Albin Kurtit në seancë, gjë të cilën Albini e ka paralajmëruar që prej fillimit. Në fund të seancës nga Paneli Gjykues u tërhoq e vetmja anëtare shqiptare, Fllanza Kadiu. Sipas kryesuesit të Panelit, Mongeot, znj. Kadiu ishte tërhequr për shkak të “disa shqetësimeve”. Paneli e shtyu seancën për nesër në orën 10:00.

Sjellja policore e Panelit Gjykues me Ramiz Krasniqi si dhe vendimi për arrestimin e Albin Kurtit, tregon për natyrën e vërtetë të këtij procesi të padrejtë. Po ashtu kjo tregon se nën komandën e kujt mbetet ende Policia e Kosovës, e cila tash është në kontrollin e plotë të EULEX-it, ashtu sikurse që dikur si SHPK ishte nën tutelën e UNMIK-ut. Për çfarë pavarësie dhe sovraniteti po flasin politikanët e Kosovës, kur EULEX-i na i kontrollon gjykatat dhe policinë? Këtu po ashtu nuk ka nevojë për ndërrimin e prokurorit, por për anulimin e rastit. Jo kërcënim për avokatët, por hedhje poshtë e akuzave të pambështetura dhe absurde kundër Albin Kurtit. Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje Ramiz Krasniqi t’i bëjë ballë trysnive të EULEX-it, si dhe thërret të gjithë avokatët e Kosovës të mos bëhen vegël e EULEX-it në procesin e montuar gjyqësor kundër Albin Kurtit. Po ashtu përshëndesim tërheqjen e Fllanza Kadiut. Nëse arsyet e mosdëgjimit dhe bojkotimit ndaj Panelit të EULEX-it, janë shëndetësore, ne u bëjmë thirrje të emëruarve të ardhshëm që të sëmuren. Populli i Kosovës nëpërmjet peticionit po e kërkon mbylljen e përndjekjes tashmë edhe policore të Albin Kurtit. Por ai tashmë është i gatshëm që me gatishmëri edhe më të madhe të ngrihet kundër kësaj padrejtësie, por edhe kundër të gjitha padrejtësive që po na ndodhin kolektivisht.

Komiteti i VETËVENDOSJE!-s
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”