Ne kohe te fundit, jam tue lexuar nje liber, te nje falsifikatori sllav, i cili eshte tue grabit gjithcka qe eshte shqipe dhe tue imponuar do teori pa renje dhe pa trup.
Autori quhet Petar Popovski, dhe para se ta tregoje historikun e Skenderbeut, meret me Arbanin/Arvanin(arberine), dhe elementet e saj etnike sllave, me nje teori pansllaviste duke bere te gjith arberine sllave dhe popullin e saje sllav.
Tregon se Tosket, per her te pare na qenkan peremendur si Alban ne lufterat e Romes ne Sicili shek. 11 si Albano-Shkot, dhe pastaj nuk dukeshkan askundi ne histori deri ne shekullin e 16 kur permenden ne Ballkan, nga ku edhe vin nga Toskana e Italise, por origjinen e kan nga Shkocia, dhe i sjellin Normanet ne Sicili dhe Itali si luftare te Kryqezatave.
Per Geget, "mendimi" i tije eshte dic rigoroz dhe ekstrem, dhe p.sh. i quan Kurde nga Kaukazi, qe Turqija i ka sjellur ne fund te shek. e 17 si mysliman, ne Athine dhe greqine e sotme dhe i ka kolonizuar venden te banuara me sllav si MIRDITA, MATI, MALSIJA dhe venden ne jug, ose ne shqiperine e mesme. Ndryshe i quan edhe MIRDIT, dhe MIRDITORET i ben te eger kafshe, njerez pa kodeks, dhe plackites, kacak, dhe te gjith Geget i quan GEGO-MIRDITI(Kurdi Arnauti).
Per emrin Arnaut, tregon se paraqitet ne fund te shekullit 17 dhe eshe sinonim per egresire, ku ne Turqine e atehereshme dhe sotme, paskerka nje fshat i quajtur Arnaut, dhe atje paskan jetuar Arnaut dhe zullumqar bash si Geget.
Keto gjera jan primitive, nivel i ulet, dhe shpejt anulohen, por me intereson bash per Geget dhe Tosket, prej ku prejardhja e emerave, dhe si ndahen ne baze te dijalektit ose ne baze te entitetit te ndryshem. Jan dy popuj te ndryshem qe i bashkon gjuha e njejte, ose jane popuj te njejte me gjuhe te njejte.
Mendimet e juaja, dhe ju lutem me dokumente.
btw, nje gje qesharake, autori tregon se pas vdekjes se Skenderbeut, 200 mije Sllav-Maqedon, migrojne per ne Italine e jugut, ku edhe sot e sot jetojne atje




