"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Pleniumi i 8‑të shkurt ‑ mars 1948
Në historinë e PPSH‑së dhe nga vetë lideri komunist Enver Hoxha, pleniumi në fjalë quhet shpeshherë edhe si plenium i zi. Në të vërtetë këtu nuk ngjau asgjë e veçantë por vazhdim logjik i politikës së zhvilluar deri në ato çaste. Për këtë arsye nuk mund të thuhet se këtu ndodhi ndonjë gjë e jashtëzakonshme në krahasim me politikën e saj kohe.
E vetmja gjë e veçantë e këtij plenumi ishte shpallja "tradhëtar" e Nako Spirut. Në rezoluacionin e këtij pleniumi ndër të tjera thuhej:
"..Komiteti Central analizoi imtësisht punën fraksioniste dhe tradhëtare të Nako Spirut, i cili zhvilloi një aktivitet prej armiku me qëllime të paramenduar, duke u përpjekur ta godasë vazhdimisht unitetin e udhëheqjes së partisë dhe duke luftuar klasën punëtore, elementin e klasës më të shëndoshë të partisë duke përkrahur dhe sjellur në krye të partisë dhe në poste me rëndësi të shtetit, njerëz jo të partisë, duke u përpjekur të përdorë rininë, pjesën më të dashur të partisë, si rezervë të tij përsonale, duke goditur vijën politike organizative dhe ekonomike të komitetit Central, duke zhvilluar ndjenjat shoviniste dhe nacional ‑ borgjeze. Ai ka shkelur vendimet dhe vijën e caktuar nga Komiteti Central i partisë dhe ka zbatuar në praktikë një vijë që shpinte në përçarje dhe shkëputje në mes të dy vendeve tona. Me pikpamjet e tij borgjeze, shoviniste dhe antimarksiste, ai vinte marrëdhëniet tona në planin e marrëdhënieve imperialiste dhe jo në planin tonë si marrëdhënir midis dy vendeve, ku fuqinë e kanë në dorë popujt, ku janë në krye partitë tona komuniste, ku qëllimet janë të njejta e ku prandaj çdo gjë bëhet e shikohet nën frymën e interesave të popujve, të forcimit të ekonomisë popullore, të forcimit të pozitave të demokracisë popullore dhe të kampit demokratik antiiperialist....Komiteti Central kostaton se në punën e tij prej armiku, Nako Spiru ka pasur bashkëpunëtorë që kanë pranuar dhe punuar me koshiencë në veprën e tij antiparti. Nga ana tjetër ka pasur edhe elementë të tjerë që janë influencuar prej tij...Komiteti Central vendosi që të mos jenë më si kandidatë për anëtarë të Komitetit Central, Mehmet Shehu dhe Liri Belishova. Gjithashtu Komiteti Central vendosi përjashtimin nga partia të Sejfulla Malëshovës, Ymer Dishnicës dhe Liri Belishovës. Komiteti Central shënon se Nako Spiru, i ndërgjegjshëm për tradhëtinë e tij, për të mos i dhënë llogari partisë, vrau veten".
Kur po i afrohej fundi i flagrancës së madhe shqiptaro ‑ jugosllave, u përurua më 12 prill 1948 hekurudha Durrës ‑ Tiranë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ku ishte i pranishëm edhe Enver Hoxha, e mbajti fjalën e rastit Koçi Xoxe. Ai ndër të tjera tha:
"..Ai (plani i vitit 1948 ‑shënim), është mbështetur në forcat dhe mundësitë tona dhe në potencialin ekonomik të Jugosllavisë motër të mareshallit Tito. Vëllazërimi e bashkimi i popullit tonë me popujt e Jugosllavisë, i lindur dhe i farkëtuar gjatë kohës së luftës, forcohet dita ‑ ditës në të gjitha fushat e jetës sonë.... Armiqtë e popullit dhe vendit tonë, nuk janë për këtë bashkëpunim, se ata s'duan lumturinë e popullit tonë. Por populli do t'i godasë këta armiq dhe do të shtojë dhe forcojë bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe vëllazërimin sa më të shëndoshë me popujt e Jugosllavisë Federative".
15 prill 1948: Nexhmije Hoxha përshëndet bashkëpunimin me Jugosllavinë
Në Pleniumin e 4‑t të Bashkimit të Grave të Shqipërisë, presidentja e këtij forumi, bashkëshortja e liderit komunist të Shqipëri, Nexhmije Hoxha, ndër të tjera në lidhje me "miqësinë e madhe" tha:
"Gratë e Shqipërisë të bashkuara në gjirin e federatës, nën shembullin e grave heroike të Bashkimit Sovjetik, e përkrah motrave tona jugosllave, me punën dhe përgjegjësinë e tyre, japin një kontribut të vlefshëm për paqen....Gratë gjithashtu duhet të njohin forcën e pathyeshme të Bashkimit Sovjetik dhe demokracive të reja, e në radhë të parë të Jugosllavisë së mareshallit Tito".
Sesi duhej ta njihnin gratë "forcën e madhe" të mareshallit tito këtë me siguri duhet ta dinte vetëm Nexhmija.
Parrullat projugosllave me rastin e 1 majt 1948
Duke mos pasur asnjë ndryshim nga vitet e tjera, më 24 prill 1948, gazeta "Bashkimi" botoi parrullat që do të hidhen me rastin e festës së 1 majit, të miratuara nga KQ i PKJ‑së, ku ndër tjera ishte edhe parrulla "rroftë populli vëlla shqiptar". Theksojmë se me parulla ishte e mbushur plot një faqe e madhe gazetës.
Kur kishin mbetur vetëm pak ditë nga prishja e flagrancës së madhe, duke pasur një mungesë të madhe intuite politike, Enver Hoxha do të vazhdonte po me të njejtin kurs rrugën e mëparshme. Në mesazhin e tij me rastin e 1 majit 1948, ai ndër të tjera do theksonte:
"Populli shqiptar i sigurtë në të ardhmen e tij më të mirë, të cilën po e ndërton, ashtu siç dëshiron ai së bashku me popujt e Jugosllavisë, duke pasur bashkëpunim vëllazëror të gjithanshëm, duke patur plane ekonomike të koordinuara me njëri ‑ tjetrin dhe duke ecur krahpërkrah e të vëllazëruar dhe të bashkuar në të njetën rrugë....Populli shqiptar do të forcojë dita ‑ ditës edhe më shumë aleancën dhe vëllazërimin e madh që e lidh me popujt e Jugosllavisë të mareshallit Tito. Miqësinë e shtrenjtë me popujt e Jugosllavisë, ta ruajmë si sytë e ballit dhe të godasim pa mëshirë të gjithë ata që përpiqen të errësojnë këtë miqësi. Populli shqiptar është i lidhur ngushtë me popujt e Jugosllavisë së re të mareshallit Tito. Ata ecin në rrugë të vet dhe s'do të ketë forcë që t'i pengojë në këtë rrugë".
21 maj 1948: Ramiz Alia lavdëron "miqësinë e madhe" shqiptaro ‑ jugosllave
Kur po dukej edhe më tepër prishja e madhe që do të ndodhte midis vendeve të lindjes komuniste të udhëhequra nga Stalinit, me Jugosllavinë e Titos, liderët komunistë të Shqipërisë shfaqen edhe më shumë me një mungesë të thesuar të nuhatjes politike dhe e ruajnë më tepër nga ç'duhej servilizmin politik.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Tiranë para shfaqjes së filmit "Bullgaria", foli në emër të Këshillit të Shoqërisë për Lidhje Kulturale midis RPSH‑së dhe RP të Bullgarisë, Ramiz Alia, i cili në fjalën e tij do të theksonte:
"Miqësia, vëllazërimi dhe bashkëpunimi që lidh popullin tonë me popujt vëllezër të Jugosllavisë, nga njera anë dhe bashkëpunimi i ngushtë midis popujve të Jugosllavisë dhe Bullgarisë nga ana tjetër, kanë qenë dhe janë një fakt tjetër i rëndësishëm për shtimin e marrëdhënieve tona....Ne jemi të bashkuar si kurrë ndonjëherë me Jugosllavinë e mareshallit Tito".
vijon...

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Ngjarja që imponoi prishjen e flagrancës së madhe
Në fillim të qershorit 1948, kontraditat Tito ‑ Stalin arritën në një pikë të pakthyeshme acarimi. Për shkak të daljes së Titos nga orbita e Stalinit dhe sidomos për shkak të kontrollit nga jugosllavët të Byrosë Informative (selia e së cilës ishte në Beograd), lideri sovjetik formuloi në emër të Byrosë Informative raportin "Mbi gjendjen në Partinë Komuniste Jugosllave". Pas këtij raporti të gjitha partitë komuniste të lindjes ishin të detyruara të zbatonin urdhërin e Stalinit.
Në një situatë të tillë, në momente kur autoriteti i Bashkimit Sovjetik (të paktën për vendet e lindjes) ishte shumë i madh, Enver Hoxha, kundër vullnetit të vet, mori anën e Stalinit pa ndonjë dëshirë të madhe, por i imponuar nga rrethanat e kohës.
Më 29 qershor 1948, Komiteti Qendror i PKSH‑së lëshoi komunikatën e solidaritetit me rezolutën e sipërpëmendur. Në këtë rezulute komunistët e Shqipërisë nuk harronin sërish "kauzën e shenjtë të popullit heroik dhe vëlla jugosllav". Në pikën 4 të kësaj rezolute, ndër të tjera thuhej:
"Në këto momente të rënda dhe fatkeqe të popujve vëllezër të Jugosllavisë, populli shqiptar dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, ruajnë të shenjtë në zemër, dashurinë dhe besnikërinë që ushqejnë për popujt vëllezër të Jugosllavisë. Aleanca në mes popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë, u farkëtua me gjakun e bijve tanë më të mirë...Populli shqiptar do të jetë besnik i kësaj aleance dhe fjalën e tij, ai ua ka dhënë popujve vëllezër të Jugosllavisë....".
Pleniumi i 11‑të, 13 ‑ 24 shtator 1948. Filloi dënimi i "tradhëtarëve"
Përgjithsisht drejtuesit kryesorë të Partisë Komuniste të Shqipërisë ishin për fat të keq të dashuruar pas politikës serbe dhe i shërbenin me besnikëri asaj. Duke vazhduar në këtë linjë do të thonim se midis Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes nuk kishte kurrfarë ndryshimi përsa i takon përkushtimin ndaj Jugosllavisë. Të dy (ashtu sikundër shumica e drejtuesve kryesorë të PKSH‑së) ishin të bindur se e ardhmja e Shqipërisë ishte e lidhur përjetësisht me Jugosllavinë e mareshallit Tito që cilësohej si mikja "më e madhe e popullit shqiptar".
Ashtu si edhe në mbarë lindjen komuniste, edhe në Shqipëri duhej të niste një proces i goditjes së atyre që konsideroheshin si "njerëz të jugosllavëve". Në qoftëse në Shqipëri do të kishte me të vërtetë një proces të tillë të ndershëm, pa dyshim që pjesa më e madhe e udhëheqjes së PKSH‑së do të duhej të shkonte në burg ose do të pushkatohej.
Gjithçka filloi me pleniumin e 11‑të të KQ të PKSH‑së që u mbajt më 13 ‑ 24 shtator 1948. Pleniumi në fjalë vendosi heqjen nga qarkullimi të Rezolucionit të Pleniumit të 8‑të e materialet e tjera që kishin të bënin me të, dënoi këtë plenium, rehabilitoi Nako Spirun, vendosi thirrjen e kongresit të parë të partisë dhe ribotimin e gazetës "Zëri i Popullit".
Pleniumi i 11‑të ndryshe nga sa pritej nuk doli botërisht kundër marrëveshjeve skllavëruese me Jugosllavinë, sepse konstatoi se "vija politike mbetet përgjithsisht e drejtë deri aty nga fundi i vitit 1947". Të pranosh një gjë të tillë do të thotë të mos jesh pishman për asgjë që ndoshi në vitin 1946, që njihet ndryshe si vit i nënshkrimit të "marrëveshjeve të mëdha".
Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke u cilësia si i drejtë pasi sipas tyre ishte "i domosdoshëm". "Komiteti ynë Qendror ‑ thuhet në rezolutë ‑ , i pranoi me besim të madh konventën ekonomike dhe format e kreditit e të bashkëpunimit", duke shtuar sikur PKSH‑ja paska bërë zhurmë përsa i takon unifikimit të çmimeve.
Në pleniumin e 11‑të nuk u dënua Koçi Xoxe, bile ai as u shkarkua nga funksionet e tij shtetërore dhe partiake si sekretar organizativ.
Më 2 tetor 1948, Koçi Xoxe do të shkarkohej nga funksioni i ministrit të Punëve të Brendshme dhe do të emërohej ministër i Industrisë duke ruajtur funksionin e zv/kryeministrit. Postin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në 29 tetor 1948 e mbajti Nesti Nesti Kerenxhi. Më 30 tetor 1948 Koçi Xoxe shkarkohet nga të gjitha funksionet e tij në qeveri dhe në postin e ministrit të Punëve të Brendshme emërohet Mehmet Shehu.
Më 22 nëntor 1948, Enver Hoxha bëri ndryshimet e tjera të kabinetit të tij duke emëruar Mehmet Shehun edhe në funksioni e zv/kryeministrit si dhe duke liruar nga detyra ministrat Kristo Themelko (n/ministr i Mbrojtjes, anëtar i qeverisë), Nesti Kerenxhi (minstër pa portofol), Naxhije Dume (ministre e Arsimit), ndërsa pak ditë më parë më 30 tetor ishte shkarkuar kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Pandi Kristo).
Pas Pleniumit të 11‑të, u mblodh Kongresi i I‑rë i PKSH‑së më 8 ‑ 22 nëntor 1948, i cili gjithë falin për gjendjen e krijuar në Shqipëri nga jugosllavët iu veshi Koçi Xoxes dhe grupit të tij, duke nxjerrë si shpëtimtarë të situatës Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Tuk Jakovën, të cilët edhe u dekoruan me titullin e lartë "Hero Kombëtar".
Në fakt në këtë periudhë, probleme me jugosllavët kanë pasur Mehmet Shehu dhe Tuk Jakova, ndërsa Enver Hoxha si njeri i zgjedhur nga ata vetë nuk mund të kishte ndonjë shqetësim apo cënim personal apo të pushtetit.
Fill pas mbarimit të Kongresit të I‑rë të PKSH‑së, Koçi Xoxes dhe Pandi Kristos do t'i hiqej imuniteti parlamentar në një ditë feste si 28 nëntori 1948 dhe po atë ditë do të arrestoheshin. Ish numuri 2 i PKSH‑së dhe ish kryetari i gjyqit të parë special të zhvilluar në Shqipëri në fillim të vitit 1945, e pa veten shumë shpejt në pozitën e të pandehurit më të rrezikshëm që kishte pasur ndonjëherë Shqipëria, ku prokuror ishte ish kolegu i tij Bedri Spahiu. Pas një hetuesie disa mujore, të ushtruar sipas metodave që kishte drejtuar vetë ish ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe doli në gjyq në maj të viti 1949.
Në përfundim të procesit ai u dënua me vdekje, ndërsa "bashkëpunëtorët" e tij, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Nuri Huta dhe Vangjo Mitrojorgji, përkatësisht me 20, 15, 10 dhe 5 vjet heqje lirie.
Më 11 qershor 1948, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me anë të dekretit nr 249, refuzoi t'i falë jetën të dënuarit Koçi Xoxe, ndërsa po me të njetin dekret i fali jetën Dede Kadri Kolës. Po atë ditë Koçi Xoxe do të merrej dhe do të pushkatohej në një vend afër Tiranës, vend që nuk dihet akoma sot e kësaj ditë. Me pushkatimin e Xoxes, mbaroi edhe zyrtarisht edhe cikli i flagrancës së madhe shqiptaro ‑ jugosllave. Tashmë projugosllavizmi do të ushtrohej i kamufluar pa ndyshuar ndonjë gjë të madhe në rezulatatet e tij.
vijon..

Jugosllavët e dekoruar dhe të ç'dekoruar
Në vitet e "miqësisë" dhe madhe, shumë politikanë dhe ushtarakë jugosllavë u dekoruan nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozime të kryeministrit Enver Hoxha. Më 14 dhjetor 1949, pas mbarimit të flagrancës së madhe në "Gazeta Zyrtare" u botua dekreti i Presidiumi i Kuvendit Popullor për ç'dekorimin e këtyre personave:
1‑Aleksandër Jankoviç ‑ zv/kryeministër, ministër i Punëve të Brendshme dhe sekretar i PKJ‑së për kuadrot.
2‑Eduart Kardejl ‑ zv/kryeministër dhe minstër i Punëve të Jashtme.
3‑Milovan Gjilas ‑ gjeneral ‑ kolonel, sekretar i PKJ‑së për agjitacioni dhe propagandën.
4‑Svetovar Vukmanoviç (Tempo) ‑ gjen ‑ leitnant, ministër i qeverisë federale.
5‑Ivan Ribar ‑ president i Presidiumit të Asamblesë Popullore.
6‑Koça Popoviç ‑ gjeneral ‑ kolonel, kryetar i shtatmadhorisë.
7‑Peço Dapçeviç ‑ gjeneral ‑ kolonel, inspektor i përgjithshëm i ushtrisë.
8‑Mosha Pijade ‑ anëtar i Byrosë Politike.
9‑Ivan Goshnjak ‑ gjeneral ‑ kolonel, zv/ministër i Mbrojtjes.
10‑Bllazho Jovanoviç ‑ kryeministër i Malit të Zi.
11‑Boris Kidriç ‑ anëtar i Byrosë Politike, president i Komisionit të Planit.
12‑Kosta Nadjl ‑ gjeneral ‑ kolonel.
13‑Milan Kupreshan ‑ gjeneral ‑ leitnant
14‑Josip Gjergjia ‑ ish ministër në Tiranë.
15‑Obrad Cicmil
16‑Savo Zllatiç
17‑Velimir Stojniç
18‑Velibod Vlado

Fundi i flagrancës së madhe dhe fillimi i kamuflazhit proserb
Një ndër emrat e njohur të politikës së atëhershme jugosllave, Milovan Gjilas, në librin e tij "Biseda me Stalinin" në lidhje me udhëtimin e tij në Bashkimin sovjetik, shkruan:
"Shkaku i udhëtimit tim në Moskë, ishin divergjencat e politikës së Jugosllavisë dhe BRSS‑së ndaj Shqipërisë. Në fund të dhjetorit 1947 nga Moska erdhi një telegram në të cilin Stalini kërkonte që unë dhe ndonjë anëtar tjetër i KQ të PK të Jugosllavisë, të shkonim atje për të bashkërenduar politikën e qeverive tona me Shqipërinë".
Ndër të tjera Gjilas‑i shkruan se Stalini i ishte drejtuar atij se Bashkimi Sovjetik ishte "dakort që Jugosllavia të gëlltiste Shqipërinë".
Prishja e marrëdhënieve të Titos me Stalinin për shkak të dominimeve respektive, i vuri komunistët e Shqipërisë përpara një sikleti të ri dhe të pamendaur më parë. Ata ishin krijesa politike jugosllave dhe nuk mund të dilnin aq lehtë nga kjo konjukturë. Të dilnin kundër Stalinit sidomos në atë kohë as që e mendonin dhe as që kishin fuqi ta bënin. Në Boegrad ndodheshin me qindra letra ku ato kishin denoncuar si fëmij të këqinj njeri tjetrin me atë naivitetin e tyre të skajshëm.
Ndonëse flagranca e madhe mbaroi, më i rrezikshëm në vazhdim u bë kamuflazhi proserb. Në fakt Enveri Hoxha e mbajti pushtetin e duke ruajtur Shqipërinë si pjesë të Jugosllavisë. Në këtë pikë atë e favorizonte karta e Jaltës, e cila ashtu e parashikonte. Për ta zbatuar këtë gjë, pas vitit 1948 nuk u zgjodh më një lidhje e hapur e miqësisë serbo ‑ shqiptare, sepse kjo nuk mund të jetonte gjatë dhe nuk favorizohej nga konflikti që nisi mes Stalinit dhe Titos.
Atëherë si zgjidhje u zgjodh një linjë diabolike. Shqiptarët furnizoheshin me patriotizëm folklorik antijugosllav nga njera anë, nga ana tjetër i pritej rruga një organizimi nacionalist dhe sabotohej kjo lëvizje edhe në Kosovë përmes orientimit ideologjik marksist ‑ leninist në vend të frymës kombëtare.
Edhe në vitet e mëpasme, dmth pas prishjes simbolike të 1948‑s (e ndodhur nën efektin sovjetik për shkak të konfliktit Stalin Tito), Shqipëria nuk doli dot nga kuadrati jugosllav. Në Jugosllavi eksiztonin dokumeta të shumta që vërtetonin se si udhëheqësit e Shqipërisë kishin qenë në shërbim të Jugosllavisë. Nisur nga kjo, jugosllavët nuk e kishin të vështirë t`i bënin presion udhëheqjes komuniste të Shqipërisë që të paktën kjo e fundit të mos e hapte kurrë gojën për Kosovën. Dhe realisht ky presion ka ndodhur dhe si pasojë e tij kuadrati bashkëpunues jugosllavo ‑ shqiptar nuk u deformua kurrë.
Natyrisht që të ruhej ky kuadrat bashkëpunues me jugosllavët në vazhdimësi dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës, duhej gjetur ustai që do të vazhdonte politikën e vetëlavdërimit folklorik dhe të vasalitetit real.
Vetë Tito me Enver Hoxhën e gjetën gjuhën e përbashkët në disa pika. Ndërsa ziheshin për konsum politik, ata nuk harronin të pinin kafet fshehtazi në fshatin Zhur të Prizrenit. Enver Hoxha kishte leverdi të mos ngrinte çështjen e Kosovës, ndërsa jugosllavët nga ana tjetër nuk e dëmtonin më tej njeriun e tyre me gjera kompromentuse.
Në fakt shteti komunist shqiptar gjatë gjithë ekzistencës tij, kultivoi fuqishëm antikosovarizmin e tij duke i bërë shërbimin më të çmuar Jugosllavisë. Po ashtu janë me qindra e qindra kosovarë që u burgosën apo u përndoqën në vitet e regjimit kriminal të Enver Hoxhës. Ajo që dua të theksoj është fakti se vasaliteti i Shqipërisë ndaj Jugosllavisë për fat të keq ka vazhduar edhe pas vitit 1948, për vetë faktin se rrënjët e tij nuk u shkulën kuurë dhe lojtarët politikë patën pozita të forta në politikën shqiptare.
Hibriditeti që la flagranca shqiptaro ‑ jugosllave, është vërtetë tmerrues dhe tragjik. Ky hibriditet shfaqet në forma të ndryshme edhe tek udhëheqja e sotme socialiste, e cila është trashëgimtarja politike dhe biologjike e atyre që e patën për krenari që i shërbyen agjenturës serbe. Këta individë herë dalin me parrulla të tilla si ato të kërkimit të "Kosovës greke në Shqipëri", të shpalljes së Millosheviçit si "e keqja më e vogël" apo e shpalljes së detyrimit se "kryeqytet i Kosovës është Beogradi". Dhe shqiptarët gjithmonë e ndjejnë veten të rrezikuar brenda shtetit të tyre.

Enver Hoxha në "ZP" pas letrës së parë të Titos
Mareshalli Tito, gjeniu, i lavdishmi...
"Në male na erdhi letra e parë e shokut Tito, ku ai përshëndeste nga zemra mbarë popullin shqiptar që lufton për liri. Letrën e çmueshme të shokut Tito, ku ai na tregon luftën heroike të popujve të tij, ku na shfaqte besimin e patundur në fitoren mbi Fashizmin, na e solli duke kaluar rreziqet më të mëdha, shoku i luftës i shokut Tito, shoku Bllazho Jovanoviç. Atëherë i kuptuam si duhej përpjekjet e mëdha dhe luftën titanike të popujve të Jugosllavisë kundër okupatorit.
Eksperienca e luftës partizane në Jugosllavi ishte një thesar i paçmuar për ne. Letra e udhëheqësit gjenial J.B. Tito shënon një ngjarje historike në historinë e popullit tonë, sepse eksperiencën e luftës heroike partizane në Jugosllavi e shihnim tash më konkretisht, dhe kjo na shërbeu pa masë për luftën tonë.
Peripecitë e luftës tonë për jetë a vdekje kundër tradhtarëve dhe okupatorëve, i penguan lidhjet tona me partizanët trima jugosllavë, por zëri i radios "Jugosllavia e lirë", na sillte në malet tona të çliruara erën e freskët të maleve kreshnike të Jugosllavisë, ku luftonin me heroizëm të papërshkruar partizanët jugosllavë të kryeheroit Josif Broz Tito.
Shërbimet e informacionit tonë partizan, rrëmbyen një urdhër të Gestapos për shërbimin e SIM-it italian, ku tekstualisht thuhej: "Të ruhen rrugët, postoblloqet dhe të bëhen reprezalje në katër anët e Shqiuërisë, sepse revolucioari i madh jugosllav Josip Broz Tito ndodhet në Shqipëri. Koka e tij të vihet në çmim. Ngjitur të vihet fotografia".
Frika e armikut ishte e dukshme. Shoku ynë i lavdishëm J.B. Tito, që personifikonte dhe udhëhiqte luftën e partizanëve jugosllavë, tmerronte Gestapon dhe SIM-in. Këta e shihnin shokun Tito kudo në Ballkan dhe kokën e tij e kishin vënë në çmim. Por agjentët e SIM-it dhe Gestapos më kot lodheshin për të kërkuar shokun Tito në Shqipëri.
Shoku Tito nuk ishte në malet e Shqipërisë, por ai ishte në zemrën e maleve të Shqipërisë, dhe atje ishte zor i madh ta gjente dhe ta çrënjoste SIM-i dhe Gestapo. Emri i shokut Tito mori dhenë në katër anët e Shqipërisë. Për të fliste me admirim populli shqiptar.
Për ne, emri i tij ishte identik me atë të popujve të Jugosllavisë, me atë të Ushtrisë Heroike Jugosllave. Tek shoku Tito ne shihnim mikun më të madh të popullit shqiptar, në luftë dhe në paqe, ashtu siç shihnim te popujt e Jugosllavisë miqtë dhe vëllezërit më të ngushtë të popullit tonë. Më kot u përpoqën kuislingët dhe shovinistët shqiptarë për ta turbulluar këtë vëllazërim të shenjtë me popujt jugosllavë.
I madh e i vogël e njeh shokun Tito në Shqipëri, sepse ai përfaqëson popujt heroikë të Jugosllavisë. I madh e i vogël e do të madhin Tito në Shqipërinë tonë, sepse ai përfaqëson luftën e lavdishme të popujve vëllezër jugosllavë, se ai ka qënë zemra dhe koka e saj. Se ai i mësoi dhe i edukoi popujt e Jugosllavisë ta duan popullin e vogël shqiptar si vehten e tyre, dhe ta ndihmojnë e përkrahin vëllazërisht, si në kohën e luftës, ashtu dhe në paqe".
Gazeta "Atdheu", 5 shtator 2004, Nr.35

Artikulli i ribotuar më poshtë është nga revista “Shqipëri - Jugosllavi” e vitit 1948:
Rëndësia e studimit të gjuhës serbo-kroate
Në vëndin t'onë, studimit të gjuhëve Sllave, jo vetëm që nuk u ishte dhënë ndonjë rëndësi në të kaluarën, por elementi që praktikonte një gjë të tillë, persekutohesh. Shembuj të tillë kemi mjaftë, që tregojnë qëndrimin fanatik të regjimeve antipopullore. Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentat e Zogut, të flisnje serbisht, për t'u ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg.
Metodat e përdorura në çdo formë prej agjentëve të imperializmit, shkojshin paralelisht me edukimin që bënin ata edhe në fushën e kulturës, për të na armiqësuar me popujt Sllavë.
Të rinjtë t'anë që ndiqnin shkollat, helmatoseshin përmjet gjuhëve të huaja me ideologjinë e kalbur të regjimeve antipopullore. Këtë edukatë e transmetonin misionarët e ndërgjegjshëm të ardhur në Shqipëri për këtë punë. Këta apostuj u kuptuan se nuk kishin ardhur në Shqipëri për të edukuar nxënësit e shkollave tona, se nuk u ishte djegur zemra nga filantropija, por përmjet këtij funksioni ata kryenin detyrën që u ngarkonin patronët e tyre.
Kështu mundoheshin t'a edukonin popullin regjimet që nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin; e edukonin atë me frymën e shovinizmit të urrjejtes dhe mbillnin antagonizmat në mes të vendeve dhe gjuhëve të tyre. Kjo ishte arma e grindjeve për përçarje dhe sundim.
Mësimi i gjuhës Serbo-Kroate, që ka filluar të mësohet ndër ne, nuk është i njëjtë me rastet më sipërme të mësimit të gjuhëve të tjera. Nëse sot njerëzit t'anë kanë dëshirë për studimin e gjuhës serbo-kroate, dhe bëjnë çmos që t'a mësojnë, kjo është e lidhur ngushtë me dashurinë e madhe që ushqen i gjithë populli i jonë për t'u bashkuar e vëllazëruar me popujt heroikë të Jugosllavisë.
Studimi i Serbo-kroatishtes nuk mund të bëhet si studimi i një ç'farëdo gjuhe të huej, nga vetë interesi që kemi sot për njohjen e shpejtë të kësaj gjuhe.
Në punën t'onë të përditshme, gjuha Serbo-Kroate do të jetë një çels më tepër në zgjidhjen e problemave të përditshme, sepse do të jetë ndërmjetës për të marrë eksperiencën e çmuarshme të popujve të RP të Jugosllavisë, eksperiencë e nevojëshme për ne.
Ka nga ata që sigurisht nuk u tingëllon mirë gjuha Serbo-Kroate, për të vetmen arsye se është një gjuhë Sllave. Ata nuk shikojnë përfitimin e math që vjen prej studimit të kësaj gjuhe, dhe këtë jo sepse nuk e kupëtojnë, por nuk u pëlqen. Ata janë të edukuar nga propaganda shoviniste që t'i shikojnë popujt sllavë jo me syun e vërtetë.
Sigurisht se këta kampionë të nacionalizmit falco, janë po ata që qenë pengesa e parë dje në luftë për çlirim, që bëri populli i jonë dhe që sot i gjejmë konsekuentë në vijën e tyre. Atyre nuk u pëlqejnë marrëdhëniet mëse vëllazërore që kemi sot me popujt e Jugosllavisë së Re, se nga këto marrëdhënie ata shikojnë t'u rrëshqasë toka nën kambë.
Pushteti Popullor i ngritur në vendet t'ona dhe vendosmërija e popujve t'anë për të shkuar përpara drejt një jete të re, krahë për krahë të vëëllazëruar dhe të pandarë me popujt e Jugosllavisë së Mareshallit TITO, siç thotë Shoku Komandant, u duket vdekje.
Të mësuarit e gjuhës serbo-kroate, mbi të gjitha është nevojë e domosdoshme për njërëzit tanë. Gjithësecilit prej nesh, çdo kuadro në pushtet ose çdo punëtor në qëndrën e prodhimit, e ka të nevojshme të dij Jugosllavisht.
Me studimin e gjuhës Serbo-Kroate do të kemi më shumë kuadro të mesme. Këtu nukë është puna që të mësojmë Jugosllavishten për të pasuruar vehten me një gjuhë të dytë, kjo është vetëm një anë, por më e rëndësishmja është që duke e mësuar këtë gjuhë do të jemi në gjendje të zgjidhim një tokë problemesh që na dalin përpara. Nuk do të kishte kuptim mësimi i një gjuhe pa përdorur dhe pa e shfrytëzuar për të mirën vetjake dhe kolektive.
Studimi serioz i gjuhës Serbo-kroate na hapë horizonte për njohjen sa më të thellë të gjithë veprimtarisë së jetës ekonomike politike e kulturale të popujve të RFP të Jugosllavisë.
Përmjet kësaj gjuhe njerëzit tanë të kulturës do të studjojnë literaturën e popujve Jugosllavë, do të njohin shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e tyre përparimtare.
"Atdheu", 29 gusht 2004, Nr.34

- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
PatushPatush wrote:Artikulli i ribotuar më poshtë është nga revista “Shqipëri - Jugosllavi” e vitit 1948:
Mjaftonte që të dëgjoheshe nga agjentat e Zogut, të flisnje serbisht, për t'u ndjekur si armik i regjimit dhe për të përfunduar shpejt a vonë në internim ose burg. [/b]
As qe i ve ne dyshim dokumentet qe sjelle me larte,ashtu sikurse nuk kame per ta shfajsuar kurre ideologjin komuniste edhe demin e njejte qe ajo i solli vendit,ashtu si ahmet zogu.Por nuk e quaj te drejte te gjykosh ashtu sikur nuk ekzistonte kurre nje "ideal vellazeror komunist",kjo te pakten nga ana jone ,sepse ana e serbeve eshte shume e bashkuar per ceshtjen kombetare sepse ata nuk jane miope si puna jone,por dine ta lozin shume mire politiken e idealeve.Ndersa ne as qe e njohim politiken e idealeve qe ndertojne shtete e kontinente te tera.
Nostalgjia juaj prozogiste nuk tregon se ju po na sillni dokumente historike per te vertetuar se kush e drejtonte pksh(ashtu si ke titulluar temen),por tregon idealet tuaja prozogiste edhe aspak te respektuara nga nje pjese e mire e popullsis shqiptare-ne mes tyre edhe une.
Ahmet Zogu munde te interrnonte po te flisje serbishte,por nga ana tjeter ai ishte bukuroshi i pare qe hapi shkolla greke ne shqiperi.Vorioepiriotlleku me vule ,mbane vulen e pare te ahmet zogut...ndersa cameve ahmet zogu pranoj tju hapej shkolle turke edhe jo shkolle shqipe.Te mos flasim per Hote e Grude plave e guci.te mos flasim per ...nenshkrimi zotris sate/neper banka vlene miliona...etje.
Ne se ke fakte qe udb e drejtonte p k sh,bujrum silli tja cjerrim masken komunizmit te saliut nanos e edvin rames bashke,por mos na shite virgjerira me mbretin tradhetare.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
alfeko sukaraku wrote:PatushPatush wrote:Artikulli i ribotuar më poshtë është nga revista “Shqipëri - Jugosllavi” e vitit 1948:

Gabimet e zogut nuk shfajesojne ato te komunistave me ne krye enverin. Dhe mjafte devijove temen ktu flitet per komunizmin dhe jo per zogun, salen apo ndonje tejeter tip te interresit tande qe ti e ze me goje ne gjdo teme.
Hap tema per gabimet dhe trathetite e zogut, sales dhe kujte tjeter qe ti te deshirosh, por mos eja ketu dhe ne gjdo teme qe ti komenton te shfajesosh gabimet e njanin me ato te tjeterit.
Edhe temen per Epirin e politizove.
Nuk do ta lejoj te betohem.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
patushPatush wrote:alfeko sukaraku wrote:PatushPatush wrote:Artikulli i ribotuar më poshtë është nga revista “Shqipëri - Jugosllavi” e vitit 1948:

uli pak tonet edhe mos e bej bordello forumin me kercenimet e tua.
Citom per c fare kam shkruajtur edhe pergjigjmu llogjikisht edhe ne mnyre te qyteteruar.Ne se Zeusi ka per qellim qe ta politizoj forumin edhe ta kthej ne forum ideologjik te njeres ideologjie ku do lejohen te kalojne vetem idet edhe idealet e moderatorve te vete,ateher nuk eshte nevoja "te mos ma lejosh ti "se une largohem vete edhe nuk shkruaj ne forume qe mbrojne njeren ane te shqiptaris per te sulmuar anen tjeter.
Jame shume i qarte edhe shume i kuptueshem per c fare kame shkruajtur.Citom edhe kritikom,ne se ke te drejte ,une do terhiqem.Kerrcenimet se "nuk do me lejosh" kthehu nga pasqyra edhe beja vetes
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Nostalgjia juaj prozogiste nuk tregon se ju po na sillni dokumente historike per te vertetuar se kush e drejtonte pksh(ashtu si ke titulluar temen),por tregon idealet tuaja prozogiste edhe aspak te respektuara nga nje pjese e mire e popullsis shqiptare-ne mes tyre edhe une.
Ahmet Zogu munde te interrnonte po te flisje serbishte,por nga ana tjeter ai ishte bukuroshi i pare qe hapi shkolla greke ne shqiperi.Vorioepiriotlleku me vule ,mbane vulen e pare te ahmet zogut...ndersa cameve ahmet zogu pranoj tju hapej shkolle turke edhe jo shkolle shqipe.Te mos flasim per Hote e Grude plave e guci.te mos flasim per ...nenshkrimi zotris sate/neper banka vlene miliona...etje.
Ne se ke fakte qe udb e drejtonte p k sh,bujrum silli tja cjerrim masken komunizmit te saliut nanos e edvin rames bashke,por mos na shite virgjerira me mbretin tradhetare.
Clidhje ka kane kto me temen? Gjdon zogu, gabimet dhe periudha e tij ne qeveri me drejtimin e partise komuniste ? po sala, edvini,nano c'kane me drejtimin e partise komuniste?
Ti don te krahasosh periudhen e zogut qe sado pak te shfajesosh peridhen komuniste?
Periudha e zogut mbaron me pushtimin e Italise dhe pike. Nuk e kupton se me ketu kercime dege me dege te pa nevojta ti mbron gjdo gje komuniste?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
PatushPatush wrote:Nostalgjia juaj prozogiste nuk tregon se ju po na sillni dokumente historike per te vertetuar se kush e drejtonte pksh(ashtu si ke titulluar temen),por tregon idealet tuaja prozogiste edhe aspak te respektuara nga nje pjese e mire e popullsis shqiptare-ne mes tyre edhe une.
Ahmet Zogu munde te interrnonte po te flisje serbishte,por nga ana tjeter ai ishte bukuroshi i pare qe hapi shkolla greke ne shqiperi.Vorioepiriotlleku me vule ,mbane vulen e pare te ahmet zogut...ndersa cameve ahmet zogu pranoj tju hapej shkolle turke edhe jo shkolle shqipe.Te mos flasim per Hote e Grude plave e guci.te mos flasim per ...nenshkrimi zotris sate/neper banka vlene miliona...etje.
Ne se ke fakte qe udb e drejtonte p k sh,bujrum silli tja cjerrim masken komunizmit te saliut nanos e edvin rames bashke,por mos na shite virgjerira me mbretin tradhetare.
Clidhje ka kane kto me temen? Gjdon zogu, gabimet dhe periudha e tij ne qeveri me drejtimin e partise komuniste ? po sala, edvini,nano c'kane me drejtimin e partise komuniste?
Ti don te krahasosh periudhen e zogut qe sado pak te shfajesosh peridhen komuniste?
Periudha e zogut mbaron me pushtimin e Italise dhe pike. Nuk e kupton se me ketu kercime dege me dege te pa nevojta ti mbron gjdo gje komuniste?
i jame drejtuar shkruajtesit te artikullit edhe jo juve personalisht.Eshte detyra e te gjitheve qe te mos nxisim percarje komunistozogiste ne mes shqiptarve.Autori i shkrimit krenon ahmet zogun duke thene se "ai te varte po te flisje serbisht",ne nje kohe qe vjelle vrere per c do gje te majte.Kjo do te thote njeanshmeri edhe nxitje te grindjeve per bishtin e dhelpres.Ne duhet te bashkohemi edhe jo te percahemi.Ne se per autorin e shkrimit ahmet zogu qenka legjendar e patriote,ateher une vazhdova llogjiken e tij edhe ju pergjigja per bemat e ahmet zogut
Ne duhet te nxjerrim mesime nga e shkuara qe na percau edhe na coptoj.Ne duhet qe te mos bejme ate qe beri enver hoxha me kulake e komunista,ndaj nuk duhet te lejojme ideologjit e huaja te na percajne serisht ne prozogista patriot e prokomunista armiq te kklases puntore zogiste...kete po theme une.
Ne se sote do behej lufte edhe ti do ishe me ballin e une me dulle trapin ,ateher ne do ishim vrare sepse ju po ngrini armen ne kohe paqe edhe jo me ne lufte.
Ti denojme vendimet fatkeqe qe morren kokrrat qe na udhehoqen,por jo te mbrojme nje ideologji per te share tjetren duke futur percarje ne mes shqiptarve.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Ama ti duhet ta kuptosh se me menyren se si flet del se mbron gjdo gje komunste, madje edhe padrejtesirat dhe krimet e tyre qe ti i pranon mundohesh ti shfajesosh me gabimet dhe krimet e te tjereve, gje qe qon ne divejimin dhe bastardimin e temes.
Te kapesh ne nje fjali dhe te anashkalosh gjithe ato materiale nuk ka lezet.
Te kapesh ne nje fjali dhe te anashkalosh gjithe ato materiale nuk ka lezet.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Kush e drejtonte partinë komuniste shqiptare?
Mos u mundo te me gjitesh meritat e tua.Patush wrote:Ama ti duhet ta kuptosh se me menyren se si flet del se mbron gjdo gje komunste, madje edhe padrejtesirat dhe krimet e tyre qe ti i pranon mundohesh ti shfajesosh me gabimet dhe krimet e te tjereve, gje qe qon ne divejimin dhe bastardimin e temes.
Te kapesh ne nje fjali dhe te anashkalosh gjithe ato materiale nuk ka lezet.
Komunizmi ishte i urryer per mua.Percarja qe i beri kombit eshte tragjedike.Mosorganizimi i te gjithe trevave shqiptare nen nje udheheqie edhe nen nje qellim per mua perben TRADHETIN ME TE MADHE KOMBETARE.NUK KA TRADHETI ME TE MADHE SE KJO PATUSH.
ju ne vende qe ta godisni gjarprin atije ku e meriton ,po e perkedhelni nga bishti duke hedhur balte mbi luften e shqiptarve edhe duke anashkaluar TRADHETIN E VERTET KOMUNISTE.
NE SE PER JU KANE RENDESI IDEALET POLITIKE A FETARE,PER MUA IDEALI I PARE ESHTE SHQIPERIA E BASHKUAR,EDHE KY IDEAL U TRADHETUA NGA KOMUNISTAT.
KU E SHIKONI JU NJEANSHMERIN TIME?TI NXJERIM BOJEN TRADHETIS SE VERTET-TE MOS PERCAJME KOMBIN NE KLASA IDEOLOGJIKE...KJO ESHTE AJO QE PO KERKOJ TJU THEM.EDHE NJEANSHMERIA ESHTE PERCARJE.