"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Cameri nuk te harrojm kurre
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Ne pergjithsi shtepit e Camve neper fshatra ekzistojn akoma,ato nuk jane prekur ne shumicen e rasteve,por jane rrenuar nga koha
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Dialekti Came

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Ja një dokumentar i ri nga TOPCHANEL ne lidhje me ato shtëpite.alfeko sukaraku wrote:Ne pergjithsi shtepit e Camve neper fshatra ekzistojn akoma,ato nuk jane prekur ne shumicen e rasteve,por jane rrenuar nga koha
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre

MIHAL ARTIOTI nga Arta e Çamërisë, shenjtori shqiptar i Rusisë me emrin Maksim Greku, i mbiquajtur kështu mbasi ishte përkthyes i shkrimeve të shenjta nga greqishtja e vjeter.
Trimëria çame përballë dredhisë greke
Nga HAJREDIN ISUFI
studiues
Çamët kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj për trimërinë dhe guximin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Shumë autorë, në veprat e tyre, kanë shkruar faqe të tëra duke i paraqitur çamët si luftëtarë të zotë e të guximshëm. Shpirti i lartë i luftëtarit çam dhe guximi i tij, ka tërhequr në shekuj edhe lakminë e vendeve të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes, për t'i pasur në radhët e forcave të tyre jo vetëm si luftëtarë, por edhe si drejtues të veprimeve luftarake. "Shqiptarët, shkruan Johallas, thërriteshin nga të huajt si luftëtarë dhe sidomos si kalorës të mirë", (Johallas, P.Titos, "Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi", në: AIH, Dos.A - II - 56).
Çamët, në radhët e forcave të huaja, i hasim që në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVI. Kështu historiani Giuseppe Valentini, autor i veprave shumë-vëllimshme, në njërën prej tyre ve në dukje se dy luftëtarë suliotë, njeri me emrin Gjokë dhe tjetri me emrin Lekë, i hasim si stratiotë që në vitin 1511, (Guseppe Valentini, "Il diretto delle comunita nella tradioline giuri Albanese", f.351).
Pukëvili tregon se tre fshatrat e juridiksionit të Filatit: Janjari, Filati dhe Koska "kanë qenë fidanishtja prej nga përzgjidheshin luftëtarët që sulmonin Rumelinë. Përpara se Ali Pasha të bëhej zot i Çamërisë, këto trupa çame bënin inkursione në grykat e maleve të Maqedonisë dhe e drejtonin vështrimin e tyre deri në Egjipt", ( Pouqueville, Voyage, vep.e përm., Vëll.I, Kap.29).
Në Konferencën Shkencore që u organizua nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004 në Tiranë, në kuadrin e 60-vjetorit të shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare nga Çamëria, intelektuali dhe politikani i shquar i shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbën Xhaferri, në temën që trajtoi, solli të dhëna me vlerë rreth problemit që trajtojmë: "Në vitin 1806, deklaroi autori, Beogradi u çlirua nga turqit. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti epiroti çam, Jani Kondo, apo siç e quanin serbët, Kondo Bimbashi, i cili bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit", referat i mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004, në: "Çështja çame dhe integrimi evropian", Arbëria, 2005, f.98).
Historia e re e Egjiptit ka në themelet e saj kontributin që kanë dhënë luftëtarët shqiptarë kundër krimit të organizuar, që kishte lindur në Egjipt, dhe përcaktoi në mënyrë përfundimtare karrierën e shqiptarit Mehmet Aliu dhe i hapi rrugë për të ndërmarrë reforma ekonomike dhe ushtarake.
Në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, burimet e kohës përmendin si drejtues të taboreve osmane Sulejman Çaparin, nga Luarati i Margëlliçit, në kryengritjen e Orllovit në More, përpjekjet mes forcave ruse dhe atyre turke, që përfunduan më 1769 me fitoren e forcave turke, (Sp.Mela, "To lintari...", vep.e përm., f.39).
Këtë shpirt të shqiptarëve për t'u larguar nga vendi i tyre i pushtuar dhe për të kaluar në aventura e me prirje mercenare, Dora D'Istria e motivon vetëm e vetëm për të fituar para për të mbijetuar .
Trimëria çame
Asnjë rrëfim nuk do të ishte i plotë për vetitë luftarake të shqiptarëve çamë, pa përmendur luftërat heroike që kanë bërë suliotët në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Mënyra më e mirë për të njohur heroizmin legjendar të çamëve, është t'u referohemi vlerësimeve që kanë bërë studiuesit e huaj në periudha të ndryshme historike. Pukëvili, duke qenë Kryekonsull i Francës në Janinë, më 1806 njohu nga afër cilësitë e çamëve, si dhe vetitë luftarake të tyre, që i dallonte ata. Francezi, në veprën e tij disavëllimëshe bëri vlerësime që meritojnë vëmendje. Suli dhe suliotët, Filati dhe filaqotët, Margëlliçi dhe margëlliçotët, u bënë epiqendra e vëzhgimeve të tij në qëndresën heroike të çamëve, të cilët "donin të jetonin të lirë si të parët e tyre", (Jurien de la Craviere, "La station de Lavarit", Paris, 1876, Vëll.II, f.89).
Pukëvili, vuri re tek shqiptarët çamë disa veçori dalluese, si: luftëtarë të maleve, që lidhej me origjinën e tyre antike, trima, të cilët në veprimet luftarake zgjidhnin pozicione, zinin qafa për të kontrolluar lëvizjet e kundërshtarit. Pukëvili, në shënimet që ka lënë për çamët, shkruan me admirim për trimëritë e qëndresën e tyre për të mos rënë nën sundimin e Pashait të Janinës: "Filaqotët, shkruan Pukëvili, ndryshe nga korfiatët, shquheshin gjatë mbrojtjes për guximin e madh dhe këta ishin të pathyeshëm. Ali Pasha nuk ka qenë në gjendje të matej e të ndeshej seriozisht me ta", (Po aty, vep e përm., Vëll.I, Kap.29).
Këto cilësi të larta të shqiptarëve çam bënë që Pukëvili, megjithëse nuk kishte qenë një dashamirës i shqiptarëve, të miqësohej me çamët dhe në ditë të vështira, kur në kazanë e Filatit më 1813 kishte rënë kolera dhe vdekja merrte qindra jetë njerëzish çdo ditë, ai ishte mes çamëve.
Pukëvili nuk e fshihte atëherë admirimin për çamët, që i cilësonte: "Një popull të shquar për zotësinë e vet, një popull që s'mund ta gjesh më të mirë, më fisnikët e farës shqiptare, si për nga guximi, ashtu dhe shëndeti, që janë përkujdesjet e tij kryesore", (po aty).
Kur flitet për vlerësimet që u bëjnë autorët e huaj cilësive luftarake të çamëve, nuk duhet lënë pa përmendur historiani anglez, Çajrël, për shënimet që ka lënë në veprën e tij. Ai, ndër të tjera shkruan: "…Natyra ka qenë një memece e rreptë për shqiptarët, por të paktën ajo iu pat dhënë zemër të qëndrueshme dhe muskuj penjëzor të fortë për të luftuar. Ali Pasha, megjithëse kishte ndërtuar një kështjellë madhështore për të vënë nën kontrollin e tij malësorët trima, kurrë nuk kishte arritur t'i nënshtronte plotësisht, (po aty, f.234).
Çajrël qëndroi mes çamëve në kazanë e Margëlliçit me javë të tëra. Ai, kur flet për trimërinë e margëlliçiotëve, përmend edhe suliotët legjendarë, të cilët i karakterizon si "një racë të fortë shqiptare, të krishterët e malësive, të cilët me trimëri e mbajtën gjatë shekullin e XIX, supremacinë e padiskutueshme në këto kështjella dhe i detyruan kundërshtarët e tyre të thyheshin në terren malor, në fushë e në det, madje dhe në portat e Janinës, (po aty, f. 205-206).
Në përshkrimin e luftëtarëve suliotë, Çajrel do të veçonte si tipar dallues të tyre në veprimet luftarake, shkathtësinë e tyre në ngjitjen nëpër male e shkrepa, nëpër monopate e shtigje, që viheshin kurdoherë nën kontrollin e tyre. Ndërsa Liku shkon edhe më tej, duke treguar se suliotët kishin një taktikë origjinale në veprimet e tyre luftarake: kur forcat armike ishin të shumta në numër, suliotët i sulmonin në befasi, ndërsa kur shihnin se forcat e kundërshtarit ishin të shumta e të pabarabarta me të tyret, synonin t'i zinin rob ose t'i asgjësonin plotësisht .
Prijësit çamë në Revolucionin Grek
Ndonëse pjesëmarrja e shqiptarëve (çamëve) për pavarësinë e Greqisë është e njohur gjerësisht, në burimet greke anashkalohet apo minimizohet ky kontribut.
Ishin kapedanët shqiptarë të Çamërisë në shërbim të Ali Pashës, që i dhanë Greqisë së re trimat më të shquar në luftë për pavarësi: Noti Boçari, Kostandin Boçari, Marko Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Gjeli, Tushi Zerva, (August Febre, "Historie du siège de Messolonghi", Paris, 1827, f.209). Fatkeqësisht, disa historianë e publicistë grekë ia atribuojnë vetëm helenëve Revolucionin Grek e nuk theksojnë që në atë revolucion shumë shqiptarë luftuan trimërisht për pavarësinë e Greqisë. Kjo nuk ishte një rastësi. Gjithmonë popullin shqiptar dhe atë grek i ka lidhur miqësia.
Engelhardt-i, duke folur për kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen Greke për pavarësi, shkruan se në Shqipërinë e Poshtme "lindi pavarësia greke, se Boçarët, Karaiskaqët, Miaulët (...) ishin shqiptarë", (Tarih-i, Lufti, CIS, 13; "Enciklopedie de Islam", Vëll.I, f.229-264).
Në prag të Revolucionit Grek, kapedanët e Sulit, me forcat e tyre dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë ishin në radhët e forcave osmane, të joshur nga premtimet që kishin marrë nga Porta e Lartë se suliotët, pas fitores së osmanëve mbi Ali Pashën, do të ktheheshin në vatrat e tyre në Sul dhe bejlerëve çamë do t'u ktheheshin çifligjet që u kishte grabitur Ali Pasha. Megjithëse të krishterët shqiptarë të Sulit, si dhe bejlerët myslimanë ishin skeptikë ndaj premtimeve me të cilat i joshte Porta e Lartë, ata i mbante një shpresë e vogël dhe kjo i bënte të luftonin përkrah forcave osmane, kundër forcave të Ali Pashës, armikut të tyre të vjetër, që ishte drejt një fundi tragjik. Ndërkohë, pabesia e Portës nxori krye. Kryegjenerali turk thërriti kapedanët e Sulit dhe u komunikoi se Porta e Lartë, pas fitores ishte e gatshme t'' kthente suliotët dhe familjet e tyre në fshatrat e Frarit, në çifligjet e bejlerëve të Margëlliçit e të Paramithisë dhe nuk do t'i lejonte kurrë të ktheheshin në Sulin e tyre të dashur, në vatrat e tyre, që e kishin braktisur që në dhjetor të vitit 1813, (Spiro Mela, "To lintari tis Ipirou Ali Pasias, qe Suoli...", Parames 21 Athinë, 1970, f.388).
Kapedanët çamë braktisin Turqinë për Revolucionin Kjo deklaratë bombë e kryegjeneralit osman i dëshpëroi shumë kapedanët e Sulit, si dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë. Ali Pasha, që njihej si një mjeshtër i përsosur për të shfrytëzuar lëkundjet e kundërshtarit, ndërhyri me anën e njerëzve të tij, për të njoftuar kapedanët e Sulit dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë që të krijonin një aleancë kundër forcave turke, që përditë e më tepër po i afroheshin portave të Janinës. Pashai u ofronte aleatëve të rinj, jo vetëm premtimet që u kishte dhënë Porta, por luftëtarëve edhe rroga më të mira sesa ato që merrnin nga Turqia... Pas shumë hezitimesh, suliotët pranuan. Ata, më 3 dhjetor 1820, u larguan nga forcat sulltanike, duke braktisur pozicionet, dhe kaluan në anën e forcave të Ali Pashës. Suliotët, sapo kaluan në anën e Aliut, më 4 dhjetor, ndërmorën sulme të forta kundër forcave osmane duke u shkaktuar humbje të mëdha. Fitoret e suliotëve përkuan me shpërthimin e Revolucionit Grek, prandaj ato patën jehonë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe u bënë burim frymëzimi i popullit helen për pavarësi. Ndërkohë, Ali Pasha urdhëroi që më 12 dhjetor 1820 të hynin në Sul. Ky lajm i gëzoi shumë suliotët dhe kthimi në vatrat e tyre pas 13 vjetësh, ishte një ngjarje e shënuar. Ata tashmë do të shkelnin pragjet e shtëpive të tyre, do të preknin me dorë çdo pëllëmbë toke, që e kishin larë me gjak.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Profesorët grekë mbi gjenocidin ndaj çameve
Studimi grekë:
50 mijë çamë u vranë e u dëbuan
ARDIT BIDO
Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre. Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.
Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.
Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët
Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.
Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.
Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam
Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.
Gazeta Standard 25/02/2008

Nuk pranojnë braktisjen e trojeve, masakrohen qindra çamë
Aneksimi i qendrave kryesore të Shqipërisë së Poshtme, veçanërisht e Çamërisë, më 1912-1913 nga Greqia, u pasua me një valë krimesh, ekzekutimesh e terror mbi popullsinë, veçmas mbi atë myslimane. Dëshmitarë okularë pohojnë se në Janinë dhe në rrethinat e saj, kishin parë grumbuj me kufoma shqiptarësh, ushtarë e civilë të shfytyruar në mënyrën më të egër, (K.Buchberger, Vjetët e mija në Shqipëri, në "Studime historike", Tiranë, 1972, nr.4, f.141-174).Të njëjtat skena mizore u shënuan në qytetet e fshatrat e Paramithisë. Autori grek, G.Fessopuolos, pjesëmarrës në ngjarje si oficer i ushtrisë greke, detyrohet të pohojë: "Kujtimet e hidhura që lanë në popullsinë shqiptare të Çamërisë bandat kreteze të drejtuara nga Manos, Montakas, Granicas etj.", ( G.F.Fessopoulos, "Hellas eis tous balkanikous polemous tou 1912-1913", V.I., "Polemos kata tes Tourkias", Athinë, 1925, f.285).
Ekzekutime masive të çamëve
Shpërngulja e çamëve nga trojet e tyre, u parapri nga një terror masiv, me persekucion e dhunë. Dëshmitë e kohës e arkivat zyrtare japin fakte të shumta për këtë. "Në Paramithi, në vendin e quajtur Selan, forcat greke nën komandën e një farë Daljanaqi nga Kreta, ekzekutuan 70 vetë nga paria e Çamërisë, midis tyre dhe hoxhën Hafuz Rasimin etj. Viktimat ishin nga fshati Dramës, Rrëzanj, Koriqan, Vratilë, Bedelen, Shëmërizë, Njihor, Skupicë (Paramithi), Nikolicanj, Grika, Petrovicë e Mininë. Vetëm në fshatrat e Filatit u mbyllën në Burgun e Janinës 34 vetë, ndërsa nga qyteti 10 të tjerë, midis të cilëve edhe Qamil Izeti, mësuesi i parë i shkollës shqipe. Arrestime të tjera pati edhe në kazanë e Margëlliçit të Reshadies (Gumenicës) etj. Forcat greke nuk kursyen as edhe banorët e fshatrave çamë të krishterë, siç ndodhi në Stanov (Frar), Shenicë e gjetkë", (A.SH., gazeta "Albania", New York, Nr.11 dhjetor 1919).
Krahas përndjekjeve dhe ekzekutimeve të individëve dhe grupeve, ishin të shumta edhe ndëshkimet ndaj bashkësive të tjera çame. Të njëjtin fat pësoi fshati Petrovicë, që u dogj i gjithi nga bandat greke, ndërkohë që popullsia e terrorizuar e cila mundi të shpëtojë u strehua në Filat, Paramithi e në Margëlliç, (AQSH, Fondi 252, viti 1925, Dos.131, fl.44).
Programe të gatshme u kryen edhe në fshatra të tjera të Çamërisë. U dogjën dhe u shkatërruan krejt fshatrat: Gardhiq, me 300 shtëpi, Dhragomia, me 200 shtëpi, Minina, me 65 shtëpi, në kazanë e Filatit u shkatërruan ndër të tjera Ninati, me 120 shtëpi, Markati, me 120 shtëpi, Janjari, me 150 etj. Është e tepërt të thuhet se aksione të tilla shoqëroheshin gjithnjë nga shpronësimi me dhunë i pronarëve shqiptarë dhe ngarkimi i tyre me taksa dhe angari të papërballueshme nga këta të fundit, (po aty, Dos.119, f.120-131).
Politika e terrorit ndaj popullsisë shqiptare u shtri dora-dorës edhe në viset e tjera të Shqipërisë së Poshtme, ku hynë trupat greke apo bandat kriminale të organizuara prej tyre.
Krahas dëshmive për dhunën e ushtruar ndaj popullsisë çame, menjëherë pas hyrjes së forcave greke në viset çame, njoftime të ndryshme flasin edhe për një valë shpronësimesh dhe emigrime të shqiptarëve të Çamërisë. Shumë familje çame emigruan në drejtim të viseve shqiptare sa në veri apo drejt Turqisë, Francës, Shteteve të Bashkuara e vendeve të tjera, (AQSH, Fondi 251, viti 1931, Dos.100, f.52-53).

Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi
Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
"Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, "Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.
Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, ("Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33)…
Dhuna mbi popullsinë myslimane
Në skenarin e dhunës greke, më e goditura ishte popullsia çame e besimit mysliman. Ja si dokumentohet në AQSH: "...Përpara se Komisioni të arrinte në Çamëri (në fillim të vitit 1924), bandat greke të drejtuar nga kretasi Jani Mandi, Kollovci, Nikolla Qamo, Harilla dhe Vasil Mastora, bënin presion mbi popullsinë myslimane që t'i deklaronin Komisionit se ishin turq dhe donin të shkëmbeheshin, (AQSH, Fondi 251, viti 1923, " Dokumente për Çamërinë", dok.183, f.285). Kur Komisioni Miks arriti në Prevezë, zyrtarët e administratës lokale greke përdorën të gjitha format, që përfaqësuesit e Çamërisë të mos kontaktonin me anëtarët e Komisionit Miks për të parashtruar kërkesat në emër të popullsisë çame. Qeveria greke, për të realizuar planet e saj, nisi një valë arrestimesh dhe izolimin e përfaqësuesve të Çamërisë. Ja si pasqyrohet ky fakt në AQSH: "Goditja e parë ndaj patriotëve shqiptarë nisi në qendrat kryesore të Çamërisë: në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi e Pargë. Në burgjet e Janinës dhe në kampet e internimit, dergjeshin njerëzit më të ndershëm të Çamërisë, si Musa Demi, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Haki Musai, Mazar Dino nga Paramithia, Ymer Çapari nga Luarati, Jasin Sadiku nga Margëlliçi, Ymer Merishi etj.
…Më 2 qershor 1924, një i quajtur Llucaqis, torturonte banorët e fshatrave të Filatit, aq sa nga ulërimat e viktimave ishin traumatizuar gratë dhe fëmijët. Po kjo gazetë publikonte një korrespondencë me gratë dhe fëmijët, (AQSH, po aty).
Dëbimi i çamëve në shifra. Refugjatë grekë në trojet çame Sipas arkivave, në vitin 1925 e në fillim të vitit 1926, nga 3419 shtëpi myslimane në Çamëri, refugjatët grekë u vendosën më 1943 në shtëpi myslimane dhe në asnjë shtëpi të krishterë. Zënia e banesave, ullishtave, vreshtave, tokave prodhuese, kullotave nga refugjatët grekë, mori formën përfundimtare e solli pasoja të rënda në ekonominë e minoritetit çam.
Me ardhjen në fuqi të gjeneral Pangallosit, që e konsideronte Shqipërinë fqinje një aleate të mundshme ndaj rrezikut sllav, u ndërmorën hapa serioze në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me vendin fqinj. Ndër to mund përmendim vendimin për të shpërndarë silogjet vorio-epirote, që vepronin kundër Shqipërisë. Gjithmonë lidhur me problemin e çamëve myslimanë, ai urdhëroi ndalimin e vendosjes së mëtejshme të refugjatëve grekë në tokat e tyre dhe shpalli një amnisti të përgjithshme për të gjithë çamët e burgosur dhe të internuar nga qeveria greke . Me rëndësi të veçantë, ishte vendimi i qeverisë greke të Pangallosit për të lënë të lirë hapjen e shkollave shqipe në fshatrat e Çamërisë.
Qeveria shqiptare e përshëndeti qeverinë e Pangallosit për frymëmarrjen që u dha marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat prej kohësh ishin të ngrira. Nga ana e tij Pangallosi, në një intervistë dhënë korrespondentit shqiptar në Athinë, më 14 shkurt 1926, theksoi: "Athina është e vendosur të ndëshkojë çdo veprim të keq në Greqi ndaj minoritetit shqiptar prej disa kokave të nxehta të papërgjegjshme".
Duke marrë në mbrojtje çamët myslimanë në Greqi, Pangallosi shprehu besimin se edhe qeveria shqiptare do të mbante të njëjtin qëndrim ndaj pakicave greke në Shqipëri. "Me pakica greke në Shqipëri, theksoi Pangallosi në deklaratën e tij për shtyp, kuptojmë grekofonët në Shqipërinë e Jugut dhe aspak jo ortodoksët shqiptarë, që nga raca e kombësia janë zotër në shtëpitë e tyre. Jemi kundër asaj teorie të gabuar, vijon ai, që çdo ortodoks ta quajmë grek", ( AYE, 1926-1927-1928, B/68/6. Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit për Ministrinë e Punëve të Jashtme Greke, Nr.41 (sekret), Janinë, 7 dhjetor 1926).
Por, rrëzimi i Pangallosit në verën e vitit 1926 e prishi klimën. Me ardhjen në fuqi të gjeneral Kondilit, çështja çame do të ishte problem kryesor i qeverisë greke. Athina nisi një tjetër kryqëzatë të re, për t'i detyruar myslimanët të largoheshin drejt Turqisë. Kështu, 280 familje çame nga Gardhiqi, Dhragomia, Kurtesi e nga Paramithia kishin kërkuar të linin vatrat e tyre e të vendoseshin në Turqi. Arsyet e vërteta të largimit të popullsisë shqiptare çame: "Ata, për të shpëtuar detyrohen të marrin udhën e mërgimit", (Arkivat Greke, gazeta "Kiriks", Janinë, 12 qershor 1921)…

Fundviti 1940, përgjakja masive e popullsisë çame
Qëndresa dhe pjesëmarrja aktive në luftë kundër pushtuesve grekë në fundvitin 1940 për popullsinë çame, nuk do të ndryshonte skenarin helen për zaptimin e trojeve e shpërnguljen e dhunshme.
28 tetor 1940, fillimi i luftës
Italia sulmin e parë e drejtoi me artileri të rëndë kundër Filatit, në paraditen e 28 tetorit 1940. Kjo bëri që administrata lokale e qytetit, Komanda e Xhandarmërisë greke dhe arkivat e administratës, me ndihmën e çamëve nisin t'i largojnë nga qyteti për në vende ku ishin vendosur forcat greke të rezistencës, kryesisht ne rrethinat e qytetit të Paramithisë. Ndërkohë po atë ditë, Zambeta, komandanti i Xhandarmërisë së Filatit dhe postkomanda të tjera në Çamëri, kishin marrë urdhër që të arrestonin në çdo qendër të Çamërisë e fshat mysliman, parinë më të përzgjedhur të shqiptarëve çamë, (Jani Sarras, "Istoria tis periohis Igumenitsis 1500-1950", Athinë, 1985).
Ky veprim i Metaksait ishte një tjetër gabim i rëndë, që u pasua nga veprime të gjithfarëllojshme e të pakuptimta. Arrestimet e parisë çame, së pari, filluan në Filat dhe menjëherë u pasuan në të gjithë rajonin e Çamërisë. Të arrestuarit e parë, sipas arkivave shqiptare dhe greke (konsultuar vitet e fundit) nga paria e Çamërisë, ishin figura të njohur si antifashistët, si Musa Demi, Shuaip Metja, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Sako Braho, Samet Murati, Shaban Demi, Gali Xhaferri etj. Të gjithë këta ishin nga Filati. Po kështu në Paramithi, nga fisi i Pronjatëve u arrestua dhe tregtari Hajredin Mergjyshi, Omer Murati, Qazim Reçi, Agim Reçi; në Gumenicë arrestuan Bido Dulen, në Grikohor, Ahmet Muhon, Mahmut Male etj. Kështu u veprua me parinë e fshatin Varfanj, Margëlliç, Volë, Arpicë, Karbunar, Skopjone etj.
Komandanti i Divizionit të VII-të të Epirit, gjeneral Kaçimitro, pyeti në një rast çamërit e mobilizuar për punë, por të paarmatosur, kur kishte filluar Lufta Italo-Greke, nëse ata do të bashkëpunonin me ushtrinë greke në luftë për të mbrojtur vendin. Çamët e mobilizuar, njëzëri dhe me vetëdije të plotë, iu përgjigjën se ishin gati të luftonin kundër armikut të përbashkët.
Çamët, përsëri përballë dinakërisë greke
Referuar dokumenteve arkivore të AQSH, të shteteve të ndryshme europiane, përfshirë dhe atyre greke (të cilave do u referohemi në vazhdim), pohimet që u përhapën në atë kohë nga qarqe të caktuara greke e që kanë ardhur deri në ditët tona, nëpërmjet shkrimeve të papërgjegjshme greke në librat e shkrimet e tyre, për bashkëpunimin e çamëve me pushtuesin, shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat historike.
Në këtë përfundim ka arritur edhe historiani grek, Niko Ziagkos (Zhanga), kur nënvizon: "Sikur shqiptarët çamë të ishin vrasës e kriminelë, do të ishin të zhdukur gjithë fshatrat e krishtere të Çamërisë, që ishin rreth fshatrave myslimanë", ( Niko G.Ziagkos, Anglikos..., Vëll.I, f.146).
Por grekët u hakmorën barbarisht, duke masakruar qindra çamë të pafajshëm. Arkivat shqiptare kanë mjaft dëshmi që e faktojnë këtë. Ja një prej tyre: " Ky qëndrim objektiv nuk ka asgjë të përbashkët me deklaratat publike të Stavridhit, oficer i Xhandarmërisë së Filatit, që në korrik të vitit 1940 i rrihte shqiptarët në mes të pazarit të Filatit, duke i akuzuar si agjentë të italianëve dhe i kërcënonte se nuk do të linte këmbë çami të gjallë", (AMPJ, Tiranë, dosja nr.42, viti 1944, f.87).
Akuzat dhe motivet e arrestimit të parisë çame, bien ndesh me traditën historike të çamëve dhe besnikërinë që treguan ata në mbrojtje të krishterëve, si dhe renditjen e qindra djemve çamë në Luftën Antifashiste.
Kështu, Muharrem Demi, Petri Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Gani Demi, Taho Sejkon, Teme Sejkon, Hilmi Seitin, Tahir Demin, Vehip Demin, Heroin e Popullit, Ali Demi, dëshmorin Bido Sejko etj., u inkuadruan që në fillim në batalionin miks (greko-shqiptar).
Vllehët në mbështetje të çamëve
Sipas dëshmive dhe dokumenteve arkivore, opinioni i shëndoshë grek e ai minoritar, që i njihte nga afër çamët, nuk pajtohej as me qëndrimet e qeverisë dhe të administratës lokale për veprimet e dhunshme që kishte filluar ndaj çamëve, as me shpifjet dhe akuzat pa bazë që hidheshin në adresë të shqiptarëve. Përkundër, vllehët ishin përkrah tyre në qëndresë. Një ndër figurat më të njohura vllehe në Gumenicë, që ishte i njohur e kishte emër të mirë në të gjithë Çamërinë e më tej, ishte Kristo Pituli. Ai, protestoi kundër qeveritarëve lokalë për gjuetinë e shtrigave që kishte ndërmarrë kundër çamëve të pafajshëm.
Në arkiva, nga Pitulët janë dhe shumë foto-dëshmi të kohës, mbi 100-vjeçare. Në njërën prej tyre paraqitet një grup luftëtarësh shqiptarë dhe vllahë në një marshim që i prin vllahu plak, Dhimo Pituli, i veshur me kostumin karakteristik të një arhondi vllah. Përmbajtja historike e kësaj fotografie
"Fotografia i takon fillimit të shekullit XX, afërsisht viteve 1902-1903. Në atë kohë Pitulenjtë ishin një fis i madh, me emër dhe me besë. Ata kishin tufa të mëdha bagëtish dhe shumë miq myslimanë e të krishterë në krahinën e Korçës, në Kolonjë e Leskovik, në Konispol, Delvinë, në Përmet dhe në të gjithë hapësirën çame. Dhimua, ishte i pari i fisit të Pitulenjve. Ai i kishte kaluar të 60-at, por ishte tepër i fuqishëm dhe energjik. Ai kishte krijuar lidhje të hershme jo vetëm me parinë e krahinave që përmendëm, por edhe me njerëzit e thjeshtë. Ai i mbante dhe i respektonte miqtë dhe kjo kishte bërë që të gëzonte besimin dhe respektin e të gjithë atyre që e kishin njohur. Ai ishte në lidhje të vazhdueshme me shqiptarët agallarë, se prej tyre blinte çdo vit kullotat për të dimëruar tufat e bagëtive, kur zbrisnin në vjeshtë nga malet", (marrë nga ASH, publikuar në "Çamëria", H.I. fq.129).
Pitulët, Dhimo Pitulit e djemtë e tij, në veçanti, që zënë një vend të nderuar në historinë e luftërave ballkanike përkrah forcave kryengritëse shqiptarë. kundër sundimit osman, si dhe lidhjet e kahershme të tyre me shqiptarët.

Vllehet nuk kane pasur nje qendrim stabel ne pergjithsi.Ka vllehe qe e quajne veten vellezer te grekve,ka vlleher qe ndihen me shume shqiptare.Sote vllehrit mbahen si "vorioepirit" ne greqi.
Qe te ndihen edhe shqiptare edhe greke,eshte me se e qarte se vllehishtja u perhap me ane te fese nen banoret autokton
Qe te ndihen edhe shqiptare edhe greke,eshte me se e qarte se vllehishtja u perhap me ane te fese nen banoret autokton
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Shofi ke librat e vjetra që përmenden shpesh-her , por nuk kuptoj se çfarë populli është kur njëher nuk e lëshuan zërin ne vendet ku jetojnë , për të drejtat e tyre .alfeko sukaraku wrote:Vllehet nuk kane pasur nje qendrim stabel ne pergjithsi.Ka vllehe qe e quajne veten vellezer te grekve,ka vlleher qe ndihen me shume shqiptare.Sote vllehrit mbahen si "vorioepirit" ne greqi.
Qe te ndihen edhe shqiptare edhe greke,eshte me se e qarte se vllehishtja u perhap me ane te fese nen banoret autokton
Last edited by Arbëri on Fri Dec 11, 2009 10:03 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Member
- Posts: 17
- Joined: Fri Dec 11, 2009 3:15 pm
- Gender: Male
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Nuk mendoj se eshte faji i popullit vlleh sa eshte faji i Kishes greke.Arbëri wrote:
Shofi ke librat e vjetra që përmenden shpesh her , por nuk kuptoj se çfar populli është kur njëher nuk e lëshuan zërin ne vendet ku jetojnë , për të drejtat e tyre .
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Unë mendoj se kanë qen Shqiptarë , pasi gjuha e tyre ka shum te ngjashme me gjuhen Shqipe ,p.sh.
Njëjtë këta dy linguist të Austrisë , gjuha Vlleho-Rumune rrjedh nga Shqipja ( dolëm nga thema , sorry) Linguist : Stefan Schumacher
Dr.-Karl-Lueger-Ring
http://www.dieuniversitaet-online.at...rachen/10.html
gjen 1170 fjal të njëjta me Shqipen .On the History and Language of the Albanians and Vlachs
The Swedish theologian and historian Johann Erich Thunmann (1746-1778) was born in Thoresund (Södermanland, Sweden) and studied in Uppsala (Sweden) and Greifswald (Germany). In 1772,
http://www.albanianhistory.net/texts16-18/AH1774.html/
Njëjtë këta dy linguist të Austrisë , gjuha Vlleho-Rumune rrjedh nga Shqipja ( dolëm nga thema , sorry) Linguist : Stefan Schumacher
Dr.-Karl-Lueger-Ring
http://www.dieuniversitaet-online.at...rachen/10.html
Last edited by Arbëri on Sat Dec 12, 2009 12:44 am, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Member
- Posts: 17
- Joined: Fri Dec 11, 2009 3:15 pm
- Gender: Male
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Une mendoj se vllehet jane i njejti popull me shqiptaret.Arbëri wrote:Unë mendoj se kanë qen Shqiptarë , pasi gjuha e tyre ka shum te ngjashme me gjuhen Shqipe ,p.sh.gjen 1170 fjal të njëjta me Shqipen .On the History and Language of the Albanians and Vlachs
The Swedish theologian and historian Johann Erich Thunmann (1746-1778) was born in Thoresund (Södermanland, Sweden) and studied in Uppsala (Sweden) and Greifswald (Germany). In 1772,
http://www.albanianhistory.net/texts16-18/AH1774.html/
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
PO KESHTU MENDOJ EDHE UNE .gjuhen ju a mesuan me ane te krishterimitArtin wrote:Une mendoj se vllehet jane i njejti popull me shqiptaret.Arbëri wrote:Unë mendoj se kanë qen Shqiptarë , pasi gjuha e tyre ka shum te ngjashme me gjuhen Shqipe ,p.sh.gjen 1170 fjal të njëjta me Shqipen .On the History and Language of the Albanians and Vlachs
The Swedish theologian and historian Johann Erich Thunmann (1746-1778) was born in Thoresund (Södermanland, Sweden) and studied in Uppsala (Sweden) and Greifswald (Germany). In 1772,
http://www.albanianhistory.net/texts16-18/AH1774.html/
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Cameri nuk te harrojm kurre
Bandat e Napolon Zervës kthejnë në thertore Paramithinë çame
Pas kasaphanës që kryen bandat e Napolon Zervës në Paramithi, Napolon Zerva me shtabin e EDES-it e në konsensus të plotë me oficerët britanikë, do të fillonte kundër popullsisë myslimane spastrimin etnik brutal. Këtë fakt, siç vë në dukje historiania, G.Kretsi: “Pas pushtimit të Paramithisë sinjali për dëbimin e çamëve ishte dhënë. Në konsensus të plotë të EDES-it me oficerët britanikë, filloi spastrimin brutal etnik”, (G.Kretsi, “The Secret Post of the Greek-Albanian...”, f.182-183).
Arkivat që zbulohen tani vonë dhe botimet bashkëkohore, tregojnë për prapaskenat e kurdisura për shfarosjen e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë. Në këtë kuadër, del gjithashtu se sa djallëzore dhe keqdashëse ishin “garancitë” që jepte Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
...Përpjekja e shumë të krishterëve për t’iu gjendur pranë myslimanëve në momente të vështira, është shprehje e lartë solidariteti, që shpreh dashuri dhe respektin e krishterëve ndaj myslimanëve. Burimin e vërtetë të saj e gjejmë tek marrëdhëniet e tyre, që tradicionalisht kanë qenë shumë të mira, pavarësisht nga presionet politike të qarqeve të caktuara, që synonin përçarjen e këtyre dy komuniteteve.
Dhimbja e të krishterëve për bashkëkombësit myslimanë
Nga mesi i muajit maj të vitit 1944 tensionet politike në Çamëri u rritën. Forcat e EDES-it ishin afruar në rrethinat e Paramithisë dhe përbënin një kërcënim serioz për popullsinë myslimane shqiptare të Çamërisë. Në këto rrethana, shumë familje shqiptare të fshatrave në rrethinat e Paramithisë, Gardhiqit, Dhragomisë, Skupicës, Karbunarit, Nihorit, Mininës, Vratilës etj., u detyruan të lenë fshatrat e tyre dhe të shkonin për t’u strehuar në zonat çame, që ishin pranë kufirit shqiptaro-grek. Komanda e lartë e EDES-it, më 24 dhe 25 qershor 1944, i bëri thirrje popullsisë myslimane të qytetit, që të mos lëvizte nga qyteti se “pas largimit të pushtuesve, popullsia, pa dallim feje e kombësie do të jetonte në paqe e në qetësi” . Në atë deklaratë Napolon Zerva u premtonte shqiptarëve, se “nuk do t’u prekej as jeta, as nderi dhe as pasuria”, ( Krapsites, “Oi moussulmanci tsamides tes Thesprotias”, Athinë, 1986, f.128 e tutje).
Kjo thirrje mbushi me shpresa zemrat e zhuritura të popullsisë çame e për pasojë, një pjesë e mirë e tyre nuk u largua nga shtëpitë e tyre. Madje shumë banorë myslimanë, bashkë me të krishterët, bashkëqytetarë të tyre, të prirë nga dhespoti i Paramithisë dhe myftiu i qytetit, Sali Afuzi, i pritën në hyrje të qytetit forcat e EDES-it me këngë e vallë, më 27 qershor 1944.(J.Sarras, vep.e përm., f.661).
Aristidh Kranja, komandanti i Regjimentit XVI të EDES-it, në pasditen e 27 qershorit, ftoi në një mbledhje në shkollën e qytetit myftiun e Paramithisë dhe gjithë myslimanët e qytetit, për t’iu përcjellë “një mesazh paqësor”. Ftesa u prit me kënaqësi nga banorët e komunitetit mysliman dhe përfaqësuesit e saj. Shkolla ishte mbushur plot e përplot. Në fytyrat e shqiptarëve lexohej gëzim dhe kënaqësi, se më në fund kishte ardhur dita e shumëpritur për të jetuar në paqe e harmoni me të krishterët dhe të çliruar nga pushtuesit e huaj. Ishte kjo arsyeja, që kur hyri Aristidh Kranja në sallën e madhe të mbledhjes, u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të gjata. Ai, në këtë tubim u deklaroi të pranishmëve se për myslimanët e të krishterët e Çamërisë do të niste një jetë e re, ku do të mbretëronte paqja dhe harmonia dhe se çamët do të gëzonin të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare.
Reprezalja e Zervas në Paramithi
Në kohën kur Kranja u premtonte myslimanëve paqe dhe barazi me të krishterët, forcat zerviste kishin filluar dhunën dhe reprezaljet kundër myslimanëve në qytetin e Paramithisë. Dëshmitë e të mbijetuar dhe arkivat e kohës, e veçojnë ndër barbarizmat më të egra të shekullit në Ballkan e më gjerë. “Pamjet ishin të tmerrshme: grabiteshin shtëpitë e myslimanëve, rrëmbeheshin gra e vajza që pasi përdhunoheshin, masakroheshin në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë edhe ndaj burrave myslimanë, që ishin mbledhur në shkollën e qytetit, para syve të Kranjës, nisi një valë e egër terrori. Ndër viktimat e para të shqiptarëve në Paramithi, ishte myftiu, Sali Afuzi, me të dy djemtë e tij, Mit`hatin dhe Nuhun, ndërsa të shoqes së myftiut, Nairesë, i prenë kokën me hanxhar dhe bijës së saj, Fatimesë, 11-vjeçare, e përdhunuan përpara nënës dhe më pas e masakruan duke e lënë gjysmë të vdekur, (V.Krapsites, “Oi mussulmanoi”, f.131) .