IllyriankinG wrote:Shumë e bukur Shkodra.
Kam shumë nostalgji, hera e fundit që e kam vizituar ka qënë diku nga vitet 1996, shumë pak paska ndryshuar në krahasim me qytetet e tjera të mëdha.
Të gjitha pushtetet që kanë kaluar e kanë lënë pas dore, këtë pus kulture.
Shkodranët duhet të meren më pak me politikë dhe më shumë me veten e tyre.
Të përshëndes "Patush" për fotografitë.
Pershendetje King, eshte e vertete qe Shkodren e kan lan mas doret por pak nga pak gjanat ashtu si ne gjithe Shiqperine po ndryshojne(nete mire). Me t'than t'drejten Shkoder lokja e vjeter a ken prishe n'kohen e komunizmit, mbi 2000 dyqane apo siq i quajne Shkodrenet "Dugait e Vjetra" u prishen dhe ne vend te tyne u ndertune pallate komunizmit ku sot vazhdojne te jene si nje Kancer qi vazhdon te jete ne plagen e pa sherueme te Shkodres!
Shume kisha dhe manastire jan ken pa rrenu, mi mijera libra dhe artifakte u moren nga keto kisha dhe shkuan drejte Serbise! Zhvillime arkeoligjike per fat te keq nuk tane per tani, te vetmet veprime arkeoligjike jane punimet rrugore te cilat nderpriten sepse sa here qe ngulin koven e skavatorit hasin ne artifakte, ndertase dhe vorreza te vjetra!
Kot nuk i thojne djepi i kultures Shqiptare!