"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#16

Post by Patush »

Nga ana tjetër Herodoti thotë: “...se çfarë gjuhe flisnin pellazgët është një çështje për
të cilën nuk mund të themi asgjë. Vetëm nëse mund të mësojmë ndonjë mendim nga
pellazgët e ditëve të tona, nga ata që janë sot në Kreston, sipas tyrsenve të cilët dikur
fqinjë të dorëve të sotëm, banonin në tokën e quajtur tani Thesali. N.q.s. këtyre pellazgëve
u shtohen ata që kanë themeluar Plakien dhe Skylaken në Helespont, që kanë banuar
dikur me athinasit dhe banorë të qyteteve të tjera pellazge, emri i të cilave është
ndryshuar, del se pellazgët kanë patur gjuhë barbare.
N ë qoftë se, gjuha e pellazgëve, ishte e tillë, del se popullsia e Atikës, me prejardhje
pellazge, harroi të folurën e saj duke u kthyer në helene, prej të cilëve mësoi gjuhë.
(Herodoti, Lib I, f.58).
Pra si ç dëshmon Herodoti, Athina është një popullsi pellazge që fliste një gjuhë që nuk
e kishte ndryshuar asnjëherë. pra që ishte gjuha e pellazgëve, por nuk arrin që ta shpjegojë,
derisa ishte gjuhë pellazge ku ndryshonte nga pellazgjishtja e kohës së Herodotit.
Nga ana tjetër Herodoti shpreh pasiguri dhe nuk ka dijeni se nga ndryshon gjuha e
pellazgëve të asaj kohe nga pellazgët helen.
Pra vërejmë dy kontradikta
1 – Helenët janë pellazgë që u shkëputën nga trungu pellazg dhe që flasin gjuhën
pellazge pa e ndryshuar asnjëherë. Nga ana tjetër ai i quan pellazgët barbar edhe pse athinasit e
kishin origjinën nga ata. Pra, athinasit pellazg, nuk ishin barbar, por pellazgët e tjerë ishin.
2 – Athinasit që nuk e kishin ndryshuar gjuhën asnjëherë harruan të folurën e tyre dhe
mësuan atë helene. Por helenët, thotë ai, janë vet pellazgët.
Pra helenët janë pellazgë që nuk kanë ndryshuar kurrë gjuhën e tyre pellazge, por ata
harruan të folurën pellazgjike dhe mësuan atë helene.
A nuk thotë Herodoti, që helenët ishin vet pellazgët dhe nuk e kanë ndryshuar asnjëherë
gjuhën?! Nga ana tjetër, a nuk thotë ai, që ata harruan të folurën dhe u kthyen në helen?! A nuk
ishin vet pellazgët helenë dhe kush i’a mësoi gjuhën helene, helenve?
Herodoti, duket tepër i paqartë, konfuz e i pasaktë në atë që shkruan. megjithatë ai thotë
se n.q.s. e tillë ishte gjuha e pellazgëve, pra barbare (e ka kuptimin se nuk e kupton), pasi ai
nuk e di se si ishte dhe e tregon se nuk ka të dhëna për këtë dhe nuk flet me siguri, atëherë
pellazgët e Athinës për të, duhet të kenë ndryshuar gjuhë. Pra nuk thotë se ai e di, hedh një
hipotezë të cilës nuk i jep përgjigje.
Çështja është kush është kjo gjuhë helene, që rridhte nga populli pellazg, që e mësuan
po këta pellazgë të Athinës dhe kush e pruri në Athinën që fliste pellazgjisht dhe shkruante në
jonisht?
Kjo pyetje ka vetëm dy përgjigje logjike:
1 – Platoni, thotë tek “Kratilo”, në lidhje me gjuhën: “Çdo gjë që ne sot nuk e
kuptojmë dhe nuk e njohim në gjuhë, ka të ngjarë të jetë barbare, por ka të ngjarë të jetë
e të duket e tillë për shkak të vjetërsisë.”(Vepër e cituar A.Kola, Arvanitasit, f.39). Ai thotë se
një gjuhë, që nuk e kuptojmë, mund të jetë barbare, por mund të duket e tillë dhe mund të mos
jetë. Pra mund të flisnin të dy etnitë të njëjtën gjuhë, por që për shkaqe dialektikore mund të
mos kuptoheshin plotësisht. Edhe sot një vesh i pastërvitur me të folurën gegërisht të disa
zonave malore të thella të Shqipërisë, nuk e kupton qartë kur ata flasin, por në thelb ata flasin
shqip dhe janë fjalë të një rrënje. Atëherë, kjo nuk do të thotë se në këto zona që flasin një
shqipe e cila nuk kuptohet me lehtësi nga pjesa tjetër e shqiptarëve, nuk është shqip. Pra, në
këtë pikë ose Herodoti është shtrembëruar nga ata që e kanë shkruar, ose ai nuk ka pasur
njohuri të mira në fushën e gjuhëve, pasi e pranon që nuk mund të thotë asgjë për gjuhën e
pellazgëve, se nuk ka njohuri për të.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#17

Post by Patush »

2 – Ka një greqishte të vjetër, e cila është quajtur gjuha e përbashkët e grekëve me
emrin Koine në shekullin e IV dhe ishin dy studiues nga Siçilia, që e sollën në Athinë. Ç’është
kjo gjuhë që u soll nga dy persona? Kush ishte kjo gjuhë greke?
Kjo gjuhë antike greke, ishte një gjuhë artificiale e krijuar nga dijetarët për ta patur si
gjuhë të arsimit.
Kjo gjuhë e stisur, u bë edhe gjuha e administratës dhe e njerëzve të kulturuar që më pas
u mësua nga populli që banonte në polis, pasi populli i fshatit nuk mund ta ketë mësuar dot.
Fakti, që është kështu, na e tregon edhe Isokrati, i cili ka thënë se “Grekët janë pjesëmarrësit
e shkollimit grek. Shkollim, do të thoshte mbi të gjitha, të mësoje gjuhën greke. Pse duhet
ta mësonin këta grek, greqishten? A nuk e kishin gjuhën e nënës?
Pra të dhënat tregojnë qartë se në Greqinë antike është folur një gjuhë pellazge dhe ato
që quhen dialekte greke si jonishtja, eolishtja dhe dorishtja nuk janë dialekte të greqishtes,
përderisa greqishtja e vjetër nuk i përkthen ato, por janë pellazgjisht. Meqë ky popull ishte me
origjinë pellazgo-ilire, ka folur një gjuhë pellazgo-ilire.
Le të përkthejë ndonjë studiues gjuhën e tre dialekteve të Greqisë antike. Pse nuk e ka
bërë kush deri më sot? Janë përpjekur dhe asnjë rezultat nuk kanë dhënë. Deri sa nuk e kanë
bërë të pushojnë së gënjyeri për etnicitetin real të grekëve të vjetër dhe të rishkruajnë historinë
ashtu siç është realisht.
Të marrin njëherë shqipen e sotme dhe ta provojnë, se nuk i dihet se çfarë surprize
mund të marrin. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe do vazhdojnë ta trajtojnë dialektet antike
pellazge jashtë gjuhës pellazge dhe shqipe, asnjëherë nuk kanë për të marrë vesh ndonjë gjë.
Autorët, ashtu si dhe Herodoti, kanë shkruar në jonisht, që ishte dhe gjuha e Athinës të
cilat u përkthyen më pas në gjuhën greke artificiale, se nëse nuk do ishin përkthyer në këtë
kohë nga jonishtja, asgjë nuk do dihej sot për qytetërimin dhe mendimin antik, pasi pothuajse
të gjithë të diturit e asaj kohe shkruanin në jonisht dhe jo në greqishten që njihet si ajo antike.
Madje, pjesa më e madhe e të diturve të antikitetit, ka shkruar në jonisht edhe pse doli kjo
greqishte artificiale.
F.R.Adrados thotë se: “Jonishtja që Herodoti përhapi në të gjithë botën Greke nuk ishte
gjuhë greke dhe as dialekti i greqishtes ashtu siç trillohet, por ishte një gjuhë e panjohur edhe
jo greke që do të thotë se gjatë viteve 500-400 p.k. nuk flitej greqisht në Athinë”.(F.R.Andrados,
Hisstoria de la lingua Griega, Madrid 1999, f.196)
Nga shekulli VI deri në shekullin XI-XII, për Greqinë, ashtu si dhe për të gjithë
Ballkanin, nuk dihet asnjë gjë. Faktet tregojnë se në shekullin e XII kur ai territor del nga
kronikat historike nuk flet greqisht, por deri në shekullin e XIX flitet vetëm shqip. Kjo tregon
qartë se ata në antikitet kanë folur shqip dhe kanë qënë të gjithë pellazgë.
Nëse në Greqinë antike, populli, do fliste greqisht, atëherë pse populli i mesjetës dhe
kohëve moderne fliste vetëm shqip? Kjo tregon qartë se nuk ka grek, por vetëm pellazg që në
antikitet janë quajtur me emrin Helen, ashtu siç quheshin dhe fiset e tjera të pellazgëve me
emra të ndryshëm.
Më kot evropianët e shekullit të XIX preokupoheshin se ku kishin shkuar grekët dhe
ngritën teorira se ata janë asimiluar nga sllavët apo dhe kanë ikur.
Popullsia e vjetër e Greqisë, ka qenë pellazge dhe nëse ka pasur një racë egjiptiane, ajo
nuk u përzi, në pjesën më të madhe të saj, me të ardhurit. Fakt sot, është vet Shqipëria, që ka
një minoritet egjiptian, i cili i ruan tiparet e tij, sikur të ishte në Egjipt, pasi popullsia vendase
shqiptare është tepër konservatore dhe ka qënë kundër martesave me racat e huaja. Kjo ndodhi
dhe në Greqinë antike, ku pjesa më e madhe e pellazgëve ruajti gjuhën dhe racën e saj të pastër.
Gjuhë që një pjesë e atyre pellazgëve e flasin edhe sot në Greqi.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#18

Post by Patush »

Pra nuk ka ekzistuar kurrë etni greke e ndarë nga pellazgët dhe nëse thua grek antik
duhet të thuash pellazg, pasi grekët antik ishin pellazgë që nuk kanë patur ndryshim në gjuhë
nga të tjerët. Ata kanë patur një kulturë më të lartë se fiset e tjera pellazge, pasi aty ishte djepi i
qytetërimit Evropian që në kohën e bronzit dhe ndoshta për këtë dallonin veten nga të tjerët.
Tek fiset e një kombi nuk ka patur një zhvillim të njëjtë nga ana kulturore, pasi kjo varet nga
pozita gjeografike, kushtet klimaterike etj. Nuk mund të ishin në një nivel vendet bregdetare
me vendet që ishin më në thellësi në kontinent dhe të izoluar nga bota tjetër.
Me një fjalë jonët, dorët, eolët kanë folur pellazgjisht apo një dialekt të evoluar të
pellazgjishtes dhe ajo që quhet greqishtja e vjetër, derisa nuk i përkthen këto dialekte tregon se
nuk është gjuha e tyre reale.
Lind pyetja po kjo greqishtja e sotme nga doli?
Greqishtja e sotme nuk është gjuha e popullit, por e kishës, e cila u fut si gjuhë e shtetit
të ri grek, pasi populli në pjesën më të madhe fliste shqip. Kisha e ruajti si gjuhë fetare
greqishten e vjetër dhe e ripërpunoi. Kjo greqishte artificiale, u përdor edhe si gjuhë zyrtare në
Bizant. Nëse nuk do kishte ekzistuar shteti i Bizantit, që e vendosi si gjuhë për administratën
dhe kishën, sot ajo gjuhë do të ishte shuar, pasi ishte një gjuhë artificiale që nuk e fliste populli.
Nga gjuha e shtetit dhe e kishës greke u bë gjuha e shkollës dhe iu imponua shqiptarëve,
vllehve, sllavëve, pra etnive të ndryshme që bënë shtetin grek modern.
Roli i masmedias dhe vendosja si gjuhë shkolle të detyrueshme, e bënë atë gjuhë të
kombeve që janë brenda shtetit grek. Kështu një gjuhë artificiale u bë gjuha e shqiptarëve,
vllahve, turqve, sllavëve dhe etnive të tjera që jetojnë atje, një pjesë e të cilëve nëpër fshatra
flasin secili gjuhën e tij në shtëpi.
Le të shikojmë disa fjalë që janë përdorur në gjuhën e popullit pellazg të asaj kohe.
Kështu, Straboni na tregon një fjalë të gjuhës që përdornin athinasit e asaj kohe, pra
jonishtes, që sot greqishtja artificiale meqë e ka ruajtur Straboni kur bëri pastrimin e gjuhës, e
futi në fondin e saj, por që sigurisht nuk ia jep dot kuptimin.
Ai thotë se: “... ka pasur pellazgë që kanë banuar në Athinë dhe për shkak se këta
popuj duke u endur në të gjithë anët shkonin në grupe në disa vende të ndryshme si disa
zogj, ku banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin pelarg”(Ilirët dhe Iliria f.152).
Me emrin pelarg banorët e Athinës tregonin fisin e lelegëve. Leleg, do të thotë nga
shqipja po leleg të cilët shtegtojnë pe-largu. Një nga sinonimet e fjalës leleg është fakti se ata
emigrojnë pe larg, që është edhe kuptimi i fjalës. Por fjalët leleg dhe pe-larg janë shqip edhe
përdoren edhe sot dhe kanë po këtë kuptim, ndërsa greqishtja artificiale nuk u jep dot kuptimin
që ato kanë realisht. Pra kjo fjalë jone e folur në Athinë dëshmon qartë se athinasit kanë folur
një gjuhë që ka qënë pellazge dhe që sot shqipja e përkthen kuptimin e kësaj fjale. Sikur
Straboni dhe të tjerë të kishin ruajtur edhe disa fjalë të tjera, do t’i kishin bërë një shërbim të
madh kulturës botërore. Ndërsa Apollodori thotë se Homeri e quan Zeusin, pellazg, sepse ai
nuk është shumë larg nga asnjë nga ne.
Straboni kur flet për malin e shenjtë të Tomorit, ku ndodhej edhe orakulli i Dodonës
thotë se: “... është mirë të shkruajmë tomurë, se sa themistë, se poeti (Homeri) në asnjë
vend nuk i quan themistët orakuj, por vetëm mendimet, regjimet dhe ligjet.”(Straboni,
VII, f.11).
Pra fjala themiste, që tregon ligjet dhe mendimet, është një fjalë që kuptimin e saj
mund ta shpjegojë vetëm shqipja dhe pikërisht fjala them e shqipes që është edhe sinonim apo
shprehja e mendimeve apo ligjeve. Dhe fjala theo që quhet zoti duhet ta ketë origjinën nga fjala
them që tregon edhe fjalën që thotë Zoti.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#19

Post by Patush »

Po aty thuhet se ata që profetizojnë quhen hypofet(Straboni, lib VII, f.12.). Edhe fjala
hy-po-fet shpjegohet vetëm nga shqipja për të treguar kuptimin e saj, si hy-që quhet edhe hyu
apo zoti dhe po-pro, fe-fe pra që tregon personin që tregon se është pro besimit ndaj hyut
apo ndaj zotit dhe këto fjalë i ruan shqipja.
Krato, që tregon shtetin, është një fjalë me origjinë shqipe, pasi fjala kratao, që do të
thotë mbaj, e ka kuptimin në shqip dhe jo në greqisht. Pasi të vetmit organe të njeriut që
mbajnë diçka janë krahët dhe fjala krat ndodhet aktualisht në shqip dhe jo në greqisht.
Fjala etnos që tregon kombin, fjalë shqipe, është shumësi i fjalës at dhe që në të dyja
format sot e ka vetëm shqipja. Fjala etni rrjedh nga fjala etrit që tregon edhe një kombësi të
caktuar.
Anije quhet ishulli, por anije e ruan shqipja, që tregon diçka që është mbi ujë, pra
anijen, por grekët me gjuhën artificiale të sotmen përdorin fjalë tjetër për të dhe jo fjalën anije.
Hipia është quajtur kali dhe kjo në shqip tregohet nga fjala hip, që tregon kalërimin,
pra që nënkupton atë funksion që ka patur kali në antikitet, për t’i hipur. Dhe fjala hipizëm
është shqip, pasi tregon kalërimin, duke u mbështetur tek fjala hipi.
Efori, tregon se zona malore e Thesalisë është quajtur omolos(Efori historia I f.256) në
shqip dhe sot tregon malin apo mol në gegërisht.
Saturni, që paraqitet me një instrument prerës, nga autorët e vjetër, quhet drepanon pra
drapër sot në shqip.
Pelagos quhej ndryshe edhe oqeani(Aristotel De mundo f.3) që rrjedh nga fjala shqip
pelg apo pellg, tregon, si në shqipen e sotme, një pellg me ujë.
Fjala punos për punën që e përdor aktualisht shqipja, po për punën në të gjitha format.
Gra quhen në një skulpturë të antikitetit disa femra, të cilat paraqiteshin në atë
skulpturë. Por gra, grave sot u thuhet vetëm në shqip dhe jo në greqisht.
Skeptri që mbante Zeusi në dorë, e ka origjinën nga shqipja gjithashtu. Skeptri i Zeusit
paraqiste një kokë shqiponje, pra skeptri është sqepi apo skepi si i thuhet në gegrisht. Pra skepi
është sqepi i shqiponjës. Këtë fjalë e ruan shqipja, si ka qënë, pa ndryshuar fare.
Uranos, që quhej qielli, ashtu siç e quajnë edhe sot nga fjala shqipe “vranur” që tregon
retë e qiellit. Pra nga vrana apo vranësira që përdor shqipja është emërtuar qielli nga greqishtja.
U ndala në disa fjalë tipike dhe tepër të rëndësishme të cilat janë shqip. Kjo tregon qartë
se në Greqinë e asaj kohe, është folur një shqipe e pastër, që nuk ndryshon shumë nga ajo që
flasin shqiptarët sot.
Lidhjet etnike iliro-romake
Ilirët, kohë para se Roma të forcohej dhe gjatë kohës që ajo ishte perandori, kanë
banuar edhe në gadishullin Italik. Ata kanë zënë pjesën më të madhe të tij, përveç zonës së
Toskanës së sotme që ishte një popullsi e përbashkët nga ana etnike me ilirët, por që quhej si
etruske dhe afër saj kanë banuar edhe një popullsi që quhej pellazge që është shtrirë deri në
Francën jug-lindore me fisin e aborigëve.
Etruskët
Etruskët edhe sot nga disa historianë, konsiderohen si një popull i mistershëm, i cili nuk
dihet se nga e ka origjinën. Ky popull ka patur një kulturë tepër të lashtë, por që sot nuk i vihet
emri se cilit popull i përket. Studiuesit që nuk njohin asnjë kulturë tjetër veç asaj greko-romake,
kanë provuar që të përkthejnë gjuhën e etruskëve me latinishten, greqishten apo me gjuhë të
tjera aziatiko-afrikane dhe nuk kanë mundur t’i përkthejnë shkrimet e tyre. Ata i kanë vënë një
kapak sipër, ashtu siç i është vënë të gjithë qytetërimit etnik të vjetër evropian dhe mbi të kanë
vënë emrin mister.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#20

Post by Patush »

Në fakt ata studiues që në pjesën e madhe të tyre, janë evropianë, në një farë mënyre, i
kanë vënë kapak kulturës së tyre më të lashtë.
Kështu, lidhur me origjinën e etruskëve ka pasur disa ide kontradiktore.
1. Një grup historianësh mbështet idenë se etruskët janë me origjinë nga Azia e Vogël,
pra nga fiset Trojane. Ata mbështeten tek Herodoti, i cili tek libri “Historia” thotë se: “Lidët
dhe pellazgët e Lemnosit emigruan për në Itali”. Edhe Straboni thotë se pellazgët ishin të
parët që banuan ishujt Lemno dhe Imbro dhe disa prej tyre kaluan për në Italik me
Tyrrenin të birin e Atit”. (Gjeografia, Straboni lib. V f.4) Pasi erdhën në Itali, ata e ndryshuan
emrin e tyre nga Lidë në Tirren pasi kështu quhej njëri nga prijësit, që i priu për në Itali.
Nga ana tjetër Tyrrenët quhen edhe si pellazg. Helleniku i Lesbosit që ka shkruar në
shekullin e V p.k. përmend gjithashtu një grup pellazgësh që mbërritën në Itali dhe që atje e
kthyen emrin e tyre në Tyrren.
Burimet e tjera i lidhin etruskët ngushtë me pellazgët e ishujve të Lemnosit. Tukididi
thotë se etruskët ishin një degë e pellazgëve”(Z.Manjani, Fundi i misterit Etrusk, Tiranë
1973, f.25)
Edhe Plini thotë se: “Umbret kanë qënë përzënë këtej prej pellazgëve, këta prej
lidëve të quajtur tyrren nga emri i mbretit të tyre të cilët më vonë në gjuhën greke u
thirrën tusk, sipas riteve të tyre të flijimit”.(Plini Secundi, Naturalis Historie, Lib. II.f.8)
Herodoti në lidhje me tyrenët, pra etruskët thotë se: “... ata janë thesaliot të vendosur
në Lidi prej nga ku shkuan në Itali”(Herodoti I. 57, VI, 137-139)
Pra, të dhënat që japin disa autor antik, tregojnë se etruskët ishin me origjinë nga Lidia
e Azisë së Vogël, pra trojan. Herodoti e pranon se janë nga Lidia, por ai thotë se janë me
origjinë nga Thesalia që historikisht ka qënë banuar nga raca pellazge. Tarkuinia ishte një
qytet i themeluar nga Tarkuini, i vëllai i Tyrrenit dhe bir i Telefit. Por ky i fundit është
pasardhës i Lykaonit të birit të Pellazgut(Pauzania, VII, 4,1) Atëherë edhe Etruskët që ishin
nga Lidia apo nga Thesalia nuk ishin gjë tjetër veçse pellazg.
Straboni (lib.V) vë në dukje gjithashtu se “nuk është për t’u habitur nëse gjen në
Italinë e lashtë legjenda që përkojnë njëherazi me pellazgët dhe Trojanët, sepse këta tre
popuj (edhe etruskët) rridhnin nga i njëjti trung”
Briquel, vë në dukje se shkrimet e Helanikut, Hekateut, Thukidit dhe Sofokliut i
konsiderojnë pellazgët si etrusk. Tradita e origjinës pellazge të etruskëve ishte e gjallë tek ata
deri në shekullin e IV p.k.(D.Briquel, 1984, f.628)
2 – Në shekullin e parë p.k. Dionisi i Halikarnasit i quan etruskët si autokton pra si
popull që nuk ka emigrua nga zona pellazge e Egjeut Lindor.
3 – Një teori tjetër thotë se ata kanë zbritur nga retët, pra nga një fis tjetër ilir në veri të
Italisë së sotme.
Të gjitha këto teori të çojnë në të njëjtin drejtim, tek origjina pellazgo-ilire e etruskëve.
Pse?
Nëse etruskët janë nga ishujt e Lemnosit nga Troja dhe kanë emigruar, ata janë
pellazgë ashtu siç është thënë nga autorët antik. Nëse etruskët, janë nga Retia, atëherë sërisht
janë ilirë, pasi retët ishin një fis ilir sipas Apianit. Nëse janë autokton, atëherë sërisht janë ose
ilirë ose pellazgë, pasi gadishullin Italik edhe gjatë kohës që Roma dardane ishte superfuqi,
banohej nga ilirë.
Tosko epirotët me tosko etruskët.
Toskët e Epirit në antikitet, janë quajtur pellazgë, po kështu shpesh janë quajtur edhe
etruskët, që tregon se ka lidhje etnike midis toskëve shqiptarë dhe toskëve etruskë. Gjuha e
toskëve në Shqipëri, është gjuha zyrtare si gjuha e toskanës në Itali. Fakti që sot shqiptarët i
kuptojnë shumë lehtë gjuhët latine si ajo italiane, spanjolle apo portugeze tregon lidhjet e
qarta etnike midis pasardhësve të këtyre kombeve, me paraardhësit e shqiptarëve.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#21

Post by Patush »

Latinishtja e vjetër dhe e re, ka një ngjashmëri të madhe gjuhësore me shqipen. Në të
ndodhen fjalë që shqipja nuk i ka huazuar ashtu siç mund të thuhet, pasi ato, shpjegimin e kanë
vetëm me anën e gjuhës shqipe.
Në një kohë kur spanjolli shkon në Itali dhe flet spanjisht, italianët nuk e kuptojnë,
ashtu dhe anasjelltas, nëse të dy vijnë në Shqipëri, pjesa më e madhe e popullsisë i kupton
menjëherë se çfarë duan të thonë. Pra latinët nuk kuptojnë njëri-tjetrin, ndërsa shqiptarët që
flasin shqip i kuptojnë shumë mirë ata. Çfarë tregon kjo?
Kjo tregon, se këto gjuhë kanë patur për bazë një gjuhë që ka qënë folur në Evropë para
krijimit të kombeve, por që atë gjuhë për shkak të natyrës kokëforte dhe maleve, e ruajtën
vetëm shqiptarët. Ajo gjuhë është baza e gjuhëve latine, por edhe e gjuhëve të tjera evropiane.
Kur bëhet historia dhe kur dëshiron që të tregosh se kujt i ka përkitur ky apo ai shkrim,
së pari shikohet se cili popull ka banuar aty. Shikohet se cila gjuhë apo cili popull është sot më
afër nga ana etnike me këtë popull dhe merret gjuha e tij për ta provuar. Padyshim, kjo, shumë
pak studiuesve iu ka shkuar nëpër mendje dhe atyre që njohin shqipen. Kështu disa autorë
francez, që kanë patur njohuri për shqipen, kanë shpjeguar një numër të madh shkrimesh nga
etruskishtja me anën e shqipes. E thënë më qartë, të vetmet fjalë që njohim nga etruskishtja,
janë përkthyer vetëm me anën e gjuhës shqipe. Pra, nga pikpamja etnike, etruskët janë pellazgë
ose ilirë. Edhe tek etruskët, varrimet kanë qënë në disa periudha me tuma si në të gjithë
Evropën, gjithashtu mbizotëron sëpatën dytehëshe tipike ilire.
Disa fjalë etruske që janë shqip, të nxjerra nga Z.Manjani (Z.Manjani, Fundi i misterit
Etrusk f.419)

Image
Image
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#22

Post by Patush »

Dionisi i Halikarnasit thotë se: “… disa nga pellazgët, banonin në të quajturën tani
Thesali, të detyruar të lënë vendin e tyre, u vendosën pranë Oborigëve dhe së bashku me
këta luftonin kundër Siciliotëve. Aborigët i pranuan ata me shpresën se do të përfitonin
nga këta, por sipas mendimit tim i pranuan se ishin të afërt.”(Dionis Halikarnasi,
Antiquitatum Romanarum, lib I f.17) Madje një pjesë e tyre janë vendosur deri në Francën
juglindore.
Venetët janë quajtur si venet. Homeri përmend enetët të cilët kanë marrë pjesë në luftën
e Trojës përkrah trojanëve. Enetët apo venetët nga burimet antike dalin si ilirë dhe ndonjëherë
si koloni e trojanëve. Autorët si P.Althajm, J.Pokornidhe H.Krahe i konsiderojnë venetët si një
degë të trungut ilir.(Z.Manjani, f.28).
Venetët gjenden edhe në detin Baltik, në gjirin e Dancigut. Ky emër u trashëgua nga
sllavët që u vendosën në këto toka. Ato gjenden pranë tribalëve thrako-ilir, ku në Paflagoni
kemi henetët që janë thjesht ilir(Z.Manjani, f.28) Venetët e quanin veten e tyre vend që lidhet
me fjalën vend të shqipes.
Mesapët ishin një fis ilir, që banonin në pjesën jugore të Italisë së sotme. Me emrin
Mesap ka disa emra. Në Kretë, nga mendon Herodoti se ata kanë ardhur, ka një lumë me emrin
Mesap, në Peloponez edhe sot në Shqipëri ka një vend të quajtur Mesaplik.
Dauni, Mesapi e Peuketi janë bijtë ilir Lykaon, birit të Pellazgut. Dauni me vëllezrit e
tij në krye të një ushtrie ilire u hodh në Italinë e Jugut, përzuri auzonët dhe në vendin e tyre
formoi tre mbretëri të daunëve, mesapëve dhe të peuketëve.(Ovidi, Fastes, IV.76).
Sipas një varianti tjetër ata janë ilir, por kanë emigruar nga fiset pellazgo-ilire që
banonin në Kretë. Plini e konsideron Japiksin si kretas dhe bir të Dedalit e të një gruaje nga
Kreta. Straboni e bën Japyksin heroin eponim të fisit të ilirëve të japigëve, vëlla të Daunit dhe
të Peuketit.(Straboni, lib. VI, 3,2)
Ira ose Oria ishte qyteti më i vjetër i Mesapëve dhe ka një zhvillim e kulturë të lartë, që
është e një niveli me atë etrusk apo trojan, me qytete dhe ndërtime madhështore. Kjo tregon
qartë se ilirët kanë qënë një popullsi me kulturë të lartë. Qyteti i Veretos, është quajtur edhe me
emrin Hyria që përdoret edhe sot në shqip, në emra vajzash. Në Mesapi gratë kishin të drejta të
barabarta me burrat, pothuajse edhe më tepër se sa burrat.


Fjalë mesape janë
bilia ...........................bija
ara ............................ara
rhinos .........................re
anda ..........................ndë a-ndë që asht ndër
brendon ......................dre nga bri
dalamia .......................delm
ikka ............................ika
menzana ......................mëza
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#23

Post by Patush »

Japigët, një fis i rëndësishëm ilir, kanë patur kultin e quajtur Jupiter Mezana. Ata i
flijonin mëzat për nder të Jupiterit dhe sot në këtë formë fjalën “mëz” e ruan shqipja.
Kaoni, që vijnë gjithashtu nga iliria, po në të njëjtën kohë, kaonët janë edhe në Trojë.
Ajo që është interesante është fakti se kaonët e Epirit me të Italisë mbanin marrëdhënie të mira,
pasi e dinin që ishin nga një fis i përbashkët.
Kalabrit, që studiuesit i quajnë me origjinë nga dardanët e Ilirisë apo Shqipërisë së
sotme.
Umbret, Plini i quan si një fis të vjetër Pellazg(Plini lib.III. f.19.1)
Ligurët, Hesiodi i përmend se banonin afër Skithëve Hypomologian. Aristoteli flet për
ligur në Thrakë dhe një pjesë e tyre jetojnë në Kapadoki të Azisë së Vogël(Herodoti
Lib.VII f.72) Pra, ligurët e Italisë, kanë banuar në Skithi apo edhe në Thrakë e Azi të Vogël
para se të dalin në Itali. Kjo do të thotë se ligurët janë një popullsi, që ose ka emigruar nga
zonat e Skithis, Azisë së Vogël, Thrakës në kohë të hershme prehistorike dhe janë vendosur në
Itali, ose ata të Italikut janë emigruar në Lindje. Dy qytete të rëndësishme të ligurve kanë qënë
Alba dhe Albia.
Oenotria ku banonin jukanët dhe bretianë shtrihej nga Posedonia deri në Taranto.
Oentori është i biri i Lykaonit të birit të Pellazgut.
Pisa më parë është quajtur me emrin Teuta, të cilët ishin me origjinë nga Elida, që e ka
marrë këtë emër nga Pintinët fis ilir (M.Sakellario, 1977, f.86)
Retët, sipas Apianit, që është i vetmi autor që ka shkruajtur një vepër të plotë për ilirët,
janë ilirë. “Romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër tyre edhe retët, edhe
norikët i quajnë ilirë”(Apiani, Ilirike, f.6)
Fjalë rete
retia nga fjala re e shqipes dhe ky fis banonte një pjesë në Alpe
barga kasolle me bar nga fjala bar
ber në lombardisht i thoshin deles që në shqip është edhe fjala ber
criu ngriu pra ftohtë
lopë fjalë nga savoja dhe zvicra që lidhet me fjalën lopë të shqipes
palta në Lombardi është balta në shqip
Dardanët e Romës. Burimet historike tregojnë se Ene Dardanidi princi trojan pas luftës
vendoset në Itali dhe pasardhësit e tij, themeluan Romën dhe e bën atë një perandori. Pra në
antikitet Roma është banuar nga dardanët e Trojës si dhe nga fise të tjera pellazgo-ilire.
Dardanët e Trojës janë dardanët e Ilirisë, sepse për këtë dëshmon Straboni dhe autorët romak.
Pra, me fjalë Japigët jetojnë në Kroaci dhe në Italinë jugore, Galabroit në afërsi të
Dardanisë dhe në Kalabri, dardanët e Mesisë së Epërme bëhen dardanët e Italisë, kaonianët e
Epirit vendosen pjesërisht në Lukani, liburnët e pjesës veriore të Adriatikut i gjejmë në Itali,
piçensave të Paionis iu përgjigjen picenumi.(Z.Manjani, f.42).
Edhe emrat deti Adriatik dhe Jon i kanë marrë nga fiset ilire të adrianëve dhe emri i një
princi ilir, Jon.
Sipas një varianti Joni është biri i Dyrrahut. Ai është vrarë aksidentalisht nga Herkuli.
Kufoma e tij është hedhur në detin Jon që mban emrin e tij. (Appien, Bell, Civ. II, 39) Joni,
emri i detit Jon, është biri i një mbreti ilir, Adrit, emrin e të cilit mban deti Adriatik (Scholie a
Apollonios de Rhodo, Argonautiques, IV, 308).
Pra në antikitet, por edhe gjatë periudhës kur Roma u shndërrua, nga një qytet dardan
në një perandori të dytë me rrënjë dardane, elementi ilir, ishte mbizotërues ose e thënë më qartë
romakët apo vet italikët ishin ilir. Ajo, që në histori njihet si kultura romake, nuk është gjë tjetër
veçse kultura e krijuar nga toskët, dardanët dhe fiset e tjera ilire. Gërmat e alfabetit, i sollën
në Lat pellazgët.(Plini, Lib. VII, f.57) Pra ata janë të parët kudo që zbuluan qytetërimin,
shkrimin.
Në kohën antike Italiku ka folur të njëjtën gjuhë me Iberikun dhe Galinë. Në atë kohë
ata merreshin vesh me njëri tjetrin. Meqë Italikët siç dhe do shohim edhe latinët e tjerë flisnin
një gjuhë pellazgo-ilire, ajo ka shumë nga gjuha shqipe brenda saj.
Madje italishtja e sotme e toskanës dhe toskërishtja e shqipes kanë shumë ngjashmëri
me njëra-tjetrën.
Meje, thotë se gjuha latine ishte krijimi i një kaste të pasur shfrytëzuesish bujqësor, të
cilët pushtuan Romën pasi kishin dëbuar prej aty etruskit. Romakët për t’u dalluar nga
paraardhësit e tyre, duhet të kenë krijuar këtë dialekt, i cili më pas u bë gjuha zyrtare e Romës,
pastaj rajonale dhe më pas kombëtare me atë prestigj që pati në të gjithë Evropën.
Dionisi Halikarnasit thotë se romakët flisnin një gjuhë, e cila nuk është as
krejtësisht barbare as plotësisht greke, por një përzierje e këtyre të dyjave, u mbizotruse
është gjuha eoliane, por ajo ishte pellazgjisht. Këtu vërtetohet edhe njëherë se fiset helene
kanë folur të njëjtën gjuhë si fiset e tjera ilire pasi ato edhe mund të kuptoheshin.
Megjithëse latinishtja mund të ketë qënë një gjuhë e krijuar, ajo ka pasur si bazë
shqipen, pasi fjalët e saj nuk kanë kuptim pa shqipen. Këtë do e shikojmë tek kapitulli ku do
flasim për gjuhën Italiane.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#24

Post by Patush »

Kultura etrusko-romake, është një kulturë pellazgo-ilire, pasi etruskët ishin pellazg dhe
fiset e tjera Italike ishin me origjinë ilire dhe sigurisht ishin ato që krijuan këtë qytetërim dhe
kulturë të lartë.
Po të shikosh qytetet e vjetra në Italik, para-romake të ndërtuara nga Ilirët, nuk bëjnë
dallim nga ndërtimet madhështore dhe qytetet e mëdha, nga bota tjetër e zhvilluar pellazgoilire.
Roma dardane arriti që të bëhej një perandori e fuqishme, e cila mbajti të pushtuar pjesën
më të madhe të botës së atëhershme për pesë shekuj dhe ishte e vetmja superfuqi mbi tokë.
Roma, për të drejtën, arriti majat dhe sot pothuajse pjesa më e madhe e sistemeve
juridike të vendeve më të zhvilluara, janë mbështetur tek e drejta romake, sidomos Evropa me
sistemin romano-gjermanik të së drejtës.
Pra origjina e etnisë, gjuhës dhe kulturës romake antike është pellazgo-ilire.
Lidhjet etnike iliro-thrake
Thrakët ishin një etni e shtrirë në lindje të ilirëve deri në Detin e Zi dhe në jug kufi
kishin detin Egje ndërsa në veri dakët. Ata kanë jetuar që prej kohësh shumë të lashta në
gadishullin Ilirik. Lidhur me etnicitetin e tyre janë të shumta faktet historike që tregojnë se ata
ishin të një etnie me ilirët. Për ta vërtetuar këtë ka një mori faktesh historike dhe gjuhësore.
Varret e gjetura në Thrak, pra ato mbretërore janë si të tipit të Mikenës. Aty si dhe në Miken
edhe Iliri gjendet sëpata dy teheshe dhe varre me tuma, që tregon për një etnicitet të
përbashkët iliro-thrak. Disa fise janë quajtur edhe ilire dhe thrake, që tregon se kanë patur
etnicitet të njëjtë.
Fisi ilir i dardanëve, është quajtur nga autorët antik, si fis ilir, por nga disa burime të
tjera edhe si fis thrakas. Babai i Dardanëve ishte mbreti Ark i Arkadhëve, i cili pas një
përmbytjeje që shkatërroi fushat e tyre emigroi në Samothrak.(Po aty, f.73). Ndërsa Straboni,
thotë se që aty ata emigruan në Trojë, nga e cila u quajt Dardane. Nga ana tjetër të gjithë
autorët antik tregojnë se dardanët ishin një fis ilir. Edhe historianët e sotëm, dardanët i quajnë si
fis iliro-thrak.
Fisi ilir i tribalëve, shpesh është quajtur si thrakas dhe autorët e kanë shtrirë në fushë
dardani. Nëse dardanët ilir ishin thrakas atëherë dhe thrakasit ishin ilirë.
Fisi ilir i mysëve, në burimet antike del herë si fis ilir dhe herë si fis thrakas dhe nga
burimet gjermanike mysët janë jo më shumë dhe jo më pak por vet gotët gjermanike. Nga ana
tjetër Apiani i quan mysët si ilirë.(Apiani Illirike, f.6)
Në Iliri ka një fis me emrin bryg, për të cilin na njofton Straboni i cili thotë se: “Pas
Epidamnit dhe Apolonis gjer në malet Keraune banojnë bylinët, taulantët, parthinët e
brygët.”(Straboni, lib. VII, f.7) Edhe në Thrakë, ka një fis me emrin bryg, që në Trojë quhen
frig apo frigjia. Straboni, thotë se vet vrigasit janë brigian një fis thrakas.(Straboni, lib VII,
3.2) Por ky fis i njohur si thrakas, del edhe si fis ilir dhe në zemër të Ilirisë.
Pra, siç e shikojmë, fise të quajtura si thrake janë edhe ilire njëkohësisht, që tregon se
midis thrakasve dhe ilirëve nuk ka pasur dallime nga ana etnike. Të dhënat tregojnë se thrakët
kanë folur të njëjtën gjuhë si dhe ilirët. Po Straboni thotë se mysët iliro-thrakas të quajtur si
Getae flasin një gjuhë të njëjtë me thrakët dhe dakët.(Straboni, lib VII, 2.10)
Siç do e shikojmë, gjuha e dakëve përkthehet vetëm me anën e shqipes së sotme, që
tregon se si thrakët ilirët dhe dakët kanë folur të njëjtën gjuhë dhe kanë qënë të së njëjtës etni.
Gjuha antike e thrakasve ka shumë ngjashmëri me shqipen, aq sa të gjithë studiuesit për fjalët e
saj i drejtohen shqipes që t’i përkthejnë. Shumë fjalë të thrakishtes janë përkthyer vetëm nga
shqipja.
Në gjuhën thrake, të gjitha fshatrat kanë pasur fjalën para ose fara, që tregon se kemi
të bëjmë me fshat. Studiuesit nuk arrijnë të kuptojnë se çdo të thotë fjala fara dhe se çfarë lidhje
ka ajo me një fshat. Nëse këta studiues do të dinin mirë shqipen, do ta kuptonin menjëherë se
çdo të thotë fjala fara. Nga shqipja, fara, do të thotë njerëzit e një fare, të një gjaku dhe në
Shqipëri ka ekzistuar dhe në disa zona të thella ende ekziston ndarja në fara.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#25

Post by Patush »

Pra, “Fara”, që përdoret tek thrakët për fshatin, është shqip dhe ka lidhje me një fshat të
caktuar që ngrihet nga njerëz të një fare.
Kështu në Thraki janë 35 emra vendesh me emrin Fara nga pas dhe po jap disa si
Besafara, pra vendi quhet Fara e Besve, në të cilën bëjnë pjesë antarët e një fare që quhet
besa, Dardafara që do të thotë fara e dardave, Bendofara që do të thotë fara e bendove që
me këtë emër është quajtur një perëndi. Buzifara fara e buzve etj.
Ndërsa qytetet e tyre kishin të gjitha një fjalë që quhet bria, por që sërisht nuk është
zbuluar se çfarë do të thotë dhe se çfarë lidhje ka ajo me një qytet. Qytetet e thrakasve kanë
qënë edhe qendrat kryesore të fiseve dhe ndoshta këtë emër e kanë nga fjala pria, pra që prin
apo drejton pasi që nga qytete drejtonte apo qeveriste.
Le të ndalemi tek disa të dhëna gjuhësore që kanë mbërritur nga Thraka, të cilat
studiuesit i kanë përkthyer me shqipen. Gjuhtarët kanë mundur të përkthejnë disa shkrime
shumë të shkurtra dhe me figura që tregojnë qartë fjalët dhe pjesës më të madhe të tyre iu jepet
kuptimi nga shqipja.

briza .......................briza, puhiza pra një lloj ere
daton ......................dhe-ton vend ynë
dreni ........................dreni
buri ..........................buri është quajtur dhe burri në gjuhën e vjetër thrake si në gjuhën shqipe
bardh ........................bardh
bolinth ......................buall
buza .........................buza me këtë emër kanë quajtur veten e tyre thrakët. Fjala buza ruhet në
................................gjuhën rumune dhe në atë shqipe pasi rumanishtja e ka ruajtur nga dakishtja.
.................................Nga fjala buzë ka marrë emrin edhe Bizanti pasi aty banonte fisi i Buzëve.



ketra ..........................keter
mar, mer .....................mar, mer
mezna ........................mez pra i vogli i kalit. Kjo është gjetur në një shkrim ku flitej për një rritës
..................................kuajsh.

manteia .......................man pra fruti i manit
phara ..........................fara siç është quajtur fshati
ruamus ........................ram
rera .............................rera, ose lera
putra ............................putra
reza .............................reza e diellit
skalm ............................shkalm
spino .............................shpin
skila ..............................skile që i thonë ndryshe dhelprës
skreta ............................shkreta
struna, ...........................shtrun lumë që ecën shtruar

struma

suka ..............................shuka rash në një grop apo kurth
tunda ............................tund, shtyn troket
turm .............................turm, që vrapon ose lufton
titha .............................dita
zalmo ............................helmo
zenis, zënë ....................zënë, pra fëmija është zënë dhe ka lindur që është edhe kuptimi i kësaj fjale.
zeri ..............................theri sepse bëhet fjalë për therje të kafshëve.
zi ..................................zi ka qënë zot
ver ................................vera


zura zura
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#26

Post by Patush »

Emra vendesh

armula .....................ar-mula
artan .......................ar-tan të tre emra vendesh
arzos, arzum .............ar-zum
athos .......................athi ati
atlas ........................at-lash
byzantion ..................buza-ton ky është shpjegimi i studiuesve, por në shqip d.m.th. Buza-ton
kalsu ........................kal
chalastra ...................kala fortes
germania ....................germania qytet në Thraki
harmonia ...................harmonia
ide ...........................ida si në Trojë
ilion ..........................ilion si në Trojë
kalindonia ..................kalin-donia
kapisturia ...................kapistura
kersula .......................kesula
mygdonia ....................myg-donia
sërm ..........................sërm
strambai .....................shtramb


Emra personal
bendi ..........................bendi, bendo ka qënë emri i një hyjnie dhe në Shqipëri ka sot mbiemra të
...................................tillë

brinkazi ........................brin-ka-zi edhe kjo hyjni
buza ............................buza edhe kjo perëndi dhe emri i Thrakasve
darda ...........................dardha
muka ............................muka mbiemra që ekzistojnë edhe sot në Shqipëri
zile ...............................zile
ziper .............................djal i perëndisë, që duhet të rrjedhi nga sipër, pra nga lart


Emrat e Fiseve
besa .............................besa të gjithë studiuesit janë dakort që është shqip
edoni ............................e-doni
medobithyni ....................me-do-bith-yni
bithyni ...........................bith-yni me këtë fjalë tregohen njërzit e një fisi
thyni .............................thyni


Të dhënat historike dhe gjuhësore, tregojnë qartë se thrakët ishin të një kombësie me
ilirët dhe përderisa gjuha shqipe është gjuha bazë që përkthen ato pak fjalë të gjuhës thrake,
atëherë ky është një fakt i fortë që tregon etnicitetin e njëjtë midis ilirëve dhe thrakasve.
Në Thraki ka ekzistuar festa Baba Mart që bëhej në fillim të marsit dhe kremtonte
ardhjen e pranverës ku bëheshin dhe verore ashtu si aktualisht bëhet edhe në Shqipëri në 14
mars. Kjo festë është në traditën shqiptare, madje është kthyer edhe në festë kombëtare. Në
Mysi veroret bëheshin me pe të kuq dhe të bardhë dhe në Thrak ishin të zeza me të kuqe ndërsa
në Shqipëri, sot bëhen si tek Mysët me të bardha dhe të kuqe. Pasi shikonin zogjtë e parë i
hiqnin dhe i hidhnin tek pemët e çelura.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#27

Post by Patush »

Pra faktet historike gjuhësore, tregojnë se thrakët kishin të njëjtën etnicitet me ilirët.
Janë të shumtë historianët sot, që me një emër ilir-thrak quajnë të gjithë popullsinë e gadishullit
Ilirik, pasi ata i konsiderojnë këto dy popuj të së njëjtës etni.
Lidhjet etnike iliro-dake
Dakët, ishin një popullsi që ka banuar në Rumaninë e sotme dhe pasardhës të tyre
mbahen rumunët, por për nga gjuha pasardhësit e tyre direkt, mbahen shqiptarët. Pse shqiptarët/
Kjo sepse gjuha e tyre përkthehet vetëm me shqipen.
Nga burimet antike, dakët dalin si të njëjtë nga etniciteti me mysët iliro-thrak dhe me
skithët. Pra të një etniciteti me ilirët.
Duke u mbështetur nga të dhënat gjuhësore del qartë se dakët kanë folur shqip dhe këtë
nuk e ka hedhur dot poshtë asnjë studiues deri më sot, pasi shqipja është autoritare dhe bindëse
në përkthimin e gjuhës së dakëve. Madje disa studiues duke parë afërsinë e madhe të gjuhës
shqipe me dakishten, arrijnë në konkluzionin se shqiptarët janë dakë që kanë emigruar për në
truallin që janë sot.
Kjo është e vërtetë pjesërisht, vetëm përsa i përket asaj pjese, që meqë dakët dhe
shqiptarët e sotëm kanë të njëjtën gjuhë, atëherë ata janë të një etnie, por ajo që nuk është e
vërtetë, është pjesa tjetër që dakët nuk kanë emigruar në territoret e sotme shqiptare, por në
antikitet dakët kanë qënë të së njëjtës etnie me ilirët pra me shqiptarët, ose e thënë ndryshe
dakët kanë qënë gjyshërit e shqiptarve ashtu si ilirët, thrakët, trojanët, italikët.
Nga 160 fjalë që studiuesit mendojnë se kanë origjinë dake 90 fjalë gjenden në gjuhën e
sotme shqipe. Shqipja e sotme përkthen pjesën më të madhe të fjalëve të dakishtes, gjë që se
bën as rumanishtja, populli i së cilës është pasardhës për nga gjaku i dakve. Kjo tregon se dakët
dhe ilirët kanë patur një gjuhë të përbashkët, por dakët më pas u romanizuan duke mësuar
gjuhën e shtetit romak, ndërsa shqiptarët janë të vetmit nga ajo racë e lashtë e Evropës që flasin
ende këtë gjuhë të vjetër.
Straboni e ka dëshmuar në antikitet që dakët flisnin të njëjtën gjuhë me mysët ilirothrak,
me vet thrakasit dhe me skithët. Derisa dakët kanë folur një shqipe të variantit të pastër,
atëherë edhe fiset e tjera që kanë patur një gjuhë me dakët, kanë folur po këtë shqipe. Po japim
më poshtë fjalët shqip tek dakishtja.
Në Rumani sot një majë e maleve Karpate quhet omul pik, pra pika më e lartë e molit,
por rumunët nuk e përkthejnë dot me gjuhën e tyre.
Lumi Ister, pra Danubi, nga të dhënat që jep Straboni, u quajt nga Dakët me këtë emër,
pasi në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij ishte i shtruar. Fjala istru që kanë përdorur dakët ka
kuptimin nga shqipja si ishtru pra i-shtru që është edhe kuptimi i vërtet i kësaj fjale.
Dacia që ndodhej në anë të lumit është quajtur nga vendasit si Dacia Analumase që
është Dacia ana-lumase pra an-lumit.
Dacia malore, quhej me emrin Dacia malpensa dhe më pas Ripensa, pra dacia në mal
apo rripa rripa që është sërish sinonim i malit. Le të shikojmë një për një listën e fjalëve dake
të cilat përkthehen nga shqipja dhe që i pranojnë të gjithë historianët dhe janë pothuajse në të
gjitha enciklopeditë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#28

Post by Patush »

Dakisht ........................................Shqip


abur ............................................avull
alak .............................................a-lak-er
Agal .............................................ngadal
Amurg ..........................................a-murg
a-zuga .........................................zhuga
baliga ...........................................balga
balta ............................................balta
bara............................................. bar
barza ............................................bardha
basca ............................................bashk
balan .............................................bala ose balo një njeri me lara që përdoret edhe sot si balo balash
boare .............................................bora ere bore
brad ...............................................bredh
briu ................................................brez
broasca ..........................................breshka
buk ................................................byk
bukura ............................................bukur fjalë që ndodhet edhe në rumanishten e sotme dhe vet kryeqyteti i
......................................................rumanisë është shqip bukur-ësht pra që është-bukur



bunget ............................................bunk që do të thotë pyll i erret dhe i dendur
burta ..............................................barku i kanë thënë stomakut, barkut
buza ...............................................buza
bufnita ............................................buf
bulz ................................................bulz
kaciula .............................................kasula
kapusa .............................................kepusha apo kërpusha
kaputa .............................................kapuca pra këpuca
karaban ............................................karabishte
katun ................................................katund
koc ...................................................kok
kodru .................................................kodra thuhet një vend me pyll të egër
kopac ................................................kopaç
kursa .................................................kurtha
das ....................................................dash
deh ...................................................deh
don ...................................................don
droaie ................................................droje
farima ................................................therima
gard ...................................................gardh
gata ...................................................gati
galbeaza .............................................gelbaza
gjimpe ................................................gjemb
gjionte ................................................gjuante
gjiuj ...................................................gjysh
grapa ..................................................grep
gresie .................................................gërresë pra kur fle gjumë
groapa ................................................gropa
grumaz ................................................grumaz
grunz ..................................................grundë
gudura ................................................gudulis
gusa ...................................................gusha
iazma ..................................................fantazma pra një hije
leagan .................................................legan djep ku tundesh
mal .....................................................mal, kodër breg deti
maces .................................................mace
magar .................................................gomar
mamaliga .............................................mamaliga një lloj ushqimi që edhe sot kështu quhet në Shqipëri
markat ................................................markat nga folja marr e shqipes ku merr ushqime
matura ................................................i matur i pjekur
mieru ..................................................mjer
mire ....................................................mire
mistret ................................................mistrec
miska ..................................................mika
mot ....................................................moti
mos ....................................................mosh
mugure ................................................mu-gure
murg ...................................................murg
napirca ................................................neperca
olog ....................................................ulok një njeri që është i gjymtuar
pastra .................................................paster
pastai ..................................................pishtai bishtai ku ka zëvendësuar
pinza ...................................................pinca
rata .....................................................rasa, rosa
rinza ....................................................renza
skapara ................................................shkarpa
skrum ...................................................shkrum
skula .....................................................shkula
spin ......................................................shpin
sterp ....................................................shterp
stina .....................................................stina
strunga ..................................................shtrungoj e mbys dikë, i marr frymën
sumbull ...................................................sumbull
tap ........................................................cjap
vapaie ....................................................vapa
vatra ......................................................vatra
vatui .......................................................vata e vete
zara ........................................................zara
zar ..........................................................zar
zgarda .....................................................zagar
zgiria .......................................................zhgara-vis
zgura ......................................................zgjyra
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#29

Post by Patush »

Pra siç shihet nga fjalët që kanë mbërritur nga dakishtja, ato janë të një varianti shqip të
pastër. Këto dëshmojnë se dakët kanë qënë të një etnie me ilirët dhe vetëm shqiptarët ruajtën
gjuhën e vjetër të Evropës që kanë folur ilirët, thrakët, dakët e më gjerë. Asnjëherë në antikitet
nuk është thënë direkt se dakët dhe ilirët flisnin të njëjtën gjuhë, kjo tregon se sa pak kanë ditur
autorët antik për etnicitetin e Evropës së kohës.

Për krijimin e kombit të ri rumun do flasim më pas, si dhe për gjuhën e tij sot dhe
ngjashmëritë që ka ajo me shqipen.
Lidhjet etnike iliro-dardano-trojane
Troja ka patur një nga qytetërimet më të lavdishme të historisë së njerëzimit si dhe një
nga më të vjetrit. Kur Herodoti, shkruan për trojanët thotë se “… ata në kohën e fuqisë dhe
lavdisë së tyre më të madhe, kishin pushtuar Thrakën deri në detin Jon.(Herodoti lib. VII
f.20) Pra Troja në prehistori apo në kohën historike ka qënë një perandori dhe sot nuk dimë
asnjë gjë për historinë e saj.
Ajo që sot nuk është përcaktuar, është etniciteti i trojanëve dhe kjo jo pa ndonjë qëllim
të caktuar. Shkenca e historisë nuk i kushton shumë rëndësi etnicitetit të këtyre popujve, por
kulturës apo historisë së tyre dhe kjo ndoshta me ndonjë qëllim të caktuar. Trojanët nga
pikëpamja etnike, ishin popullsi e njëjtë me ilirët, pellazgët, thrakët, dakët, skythët etj. Faktet
që vijnë nga historia, e dëshmojnë një gjë të tillë.
Me emër Trojan, po quaj të gjithë popujt që banonin në Azi të Vogël gjatë dhe pas luftës
së Trojës, pasi këto popuj ishin të një etnie.
Mysët, lidët, karët dhe lelegët
Herodoti thotë se: “… lidianët, karianët dhe mysët ishin vëllezër”(Herodoti, I, f.171)
Emër i vjetër i karianëve ishte leleg, kështu që edhe lelegët ishin të një etnie me ta. Pra, me një
fjalë popujt kryesorë që banonin në Azinë e Vogël si lidët, mysët, karët, lelegët, ishin të një
etnie.
Straboni në lidhje me etnicitetin e mysëve të Trojës thotë se ata janë nga Thrakia.
Mysët, gjithashtu, janë thrakas dhe identik me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta mysë
rrjedhin dhe mysët që jetojnë midis lidëve, frigëve dhe trojanëve. Dhe vet frigit janë brigi,
një fis thrakas ashtu siç janë mygdoni, bebri, medobithyni, bithyni dhe thyni.(Straboni, lib
VII, 3.2)
Pra, mysët dhe frigët janë thrakas, por ata janë edhe ilir pasi mysët dhe brygët dalin dhe
si fise ilire. Mysët nga ana tjetër ishin edhe të një etnie me lidët, karët dhe lelegët. Atëherë edhe
këta të fundit ishin të një etnie me ilirët.
Dardanët
Dardanët, ishin fis trojan dhe ilir. Sipas të dhënave të autorëve antik, ku së pari citojmë
Strabonin: “… Dardania e Azisë së Vogël, është themeluar nga dardanët e Ilirisë”(The
geography of Strabon, botuar në 1917 nga Leob Classical Library, Libri VII, paragrafi 48)
Ndërsa autorët romak tregojnë qartë se dardanët e Ilirisë janë ata të Trojës, kur flasin për
origjinën nga dinastia e Trojës, si perandori ilir me origjinë dardane, Klaudi II.(Ilirët dhe
Iliria f.325)
Sipas Diodorit të Siçilisë: “Dardani është biri i Zeusit me Elektrën të bijën e Atlasit
dhe vëllai i Harmonis, nënës së Ilirëve.”(Diodor Sicilius, lib V. f.48).
I biri i Dardanit ishte Eriktoni që pati për djalë Trosin emrin e të cilit mban Troja,
pasardhës i tij ishte Ili që themeloi Trojën. Ili ishte gjyshi i Priamit.
Dardani i ka dhënë emrin e vet Samothrakës. Pasardhësi i tij Eriktoni dhe Bateia
bëhen mbret të Thinës(R.Bell, 1989 f.98)
Një traditë e quan Dardaninë, si Pallasin të birin e Lykaonit(Servius a Virgjil, Eneide,
II, 325; IX,10) Pallasi, është një nga bijtë e Ilirit Lykaon,(Halicarnasis I.68) Jasoni është
vëllai i Dardanit dhe i Harmonis, nënës të Ilirëve.(Tab, Gjenealogjike nr.7 Diodor de Sicile,
V,48).
Dardanët gjenden në Iliri, Trojë, në Itali, ndërsa pasardhësit e tyre shkojnë deri në Angli
dhe Belgjikë.
Pra, nga të dhënat që sjellin autorët antik, dardanët e Trojës janë të njëjtë etnikisht me
dardanët e Ilirisë dhe ata janë me origjinë pellazgo-ilire pasi dalin si pellazg, ilir dhe trojanë.
Fisi dardan i Ilirëve (që sot quhet me emrin sllav Kosovë) është në territoret e tij etnike dhe
përbën një pjesë të konsiderueshme të atij që quhet komb shqiptar.
Pra në botën antike, dardanët e Ilirisë, me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis
me të njëjtin emër që jetonte në viset e Azisë jug-perëndimore dhe që emrin e të cilëve e mori
krahina e Dardanisë nga rrjedh edhe sot emri i Dardaneleve.
Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vendosja e tyre në Romë pas luftës, është
përjetësuar në “Eneidën” e Virgjilit. Ndërsa emigrimi i tyre më tej për në Britani, është
përjetësuar nga Geofrey of Manmonthis me “Historia e mbretërve Britanik”.
Sot historianët më serioz, e kanë pranuar lidhjet midis dardanëve të Ilirisë dhe të Trojës,
pasi kjo mbështetet dhe nga burimet historike, por dhe nga vetë emri që ka kjo krahinë
shqiptare që sllavët e quajnë Kosovë. Ky fis i lavdishëm ilir i mbijetoi dyndjeve barbare duke
ruajtur etnicitetin dhe gjuhën ilire.
Pra, dardanët janë vetë dardanët e Ilirisë që kanë themeluar Trojën. Ata janë themeluesit
e njërit prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis
dardanësh u themelua edhe Roma që u bë perandori disa shekullore. Nga dardanët e Ilirisë
kanë dalë disa perandorë si, Klaudi II, Konstandini i Madh, Justiniani i Madh etj.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#30

Post by Patush »

Frigët
Në disa përkime emrash të tjerë etnik mbështetet ideja e ekzistencës së lidhjeve midis
Ballkanit e Azisë së Vogël duke i vënë mysët e Ballkanit në Azi dhe frygët e Ballkanit si fryg të
Azisë. Sot, qarkullon një shpjegim që jep si rrethanë të mundshme shpërnguljen masive të
fiseve në fund të epokës së bronzit XII p.k., ku disa nga fuqitë e mëdha të themeluara në
Mesdhe u tronditën nga dyndjet e popujve të detit. Ajo që vlen të theksohet është fakti se janë
edhe disa fise të tjera ilire-thrake që e kanë pasur origjinën nga Troja që vërteton edhe origjinën
e dardanëve. Frigët dalin në afërsi të Durrësit, Thraki dhe Azi të vogël.
Kaonët
Kaonët e Epirit në antikitet quheshin me prejardhje nga Lykaonët e Trojës, po kështu
dhe Kaonët e Italisë. Lykaoni, sipas mitologjisë, ishte i biri i Pellazgut. Një pjesë e këtyre
kaonëve pas luftës së Trojës, u vendosën në Epir dhe i vunë emrin vendit Kaoni dhe një pjesë e
tyre emigruan për në Itali.
Paionët
Ata mbanin veten e tyre se ishin me origjinë Trojane ashtu si dhe vet maqedonët, që
ishin Paion, ashtu si dhe vet dinastia Epirote që rridhte nga Andromaka e Hektorit me Pirron e
Akilit. Herodoti, vë në gojën e një të riu paion, që po bisedonte me Darin në lidhje me
etnicitetin e Paionëve, këto fjalë: “Paionia në brigjet e Strymonit dhe ky lumë nuk është larg
nga helesponti, se ishin me prejardhje Teukrase dhe koloni e trojanëve”.(Herodoti, Historia,
lib. V, f.13)
Paionët në histori njihen si fis Ilir, kështu që edhe trojanët ishin ilir. Madje nga paionët
popullohej në pjesën e saj më të madhe, Maqedonia e vjetër.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”