"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#31

Post by Patush »

Pellazgët
Në Trojë, përveç dardanëve, mysëve, kanë jetuar edhe pellazgët që kishin prijës Leto
Teutamidin. Pellazgët, janë quajtur ndryshe edhe maqedonët dhe epirotët, që tregon se ata ishin
të një etnie me ilirët dhe fise të tjera në Azi e Ballkan. Edhe sot epirotët etnik janë pasardhës të
epirotëve të vjetër dhe përbëjnë sot një pjesë të konsiderueshme të kombit shqiptar. Ajo që vlen
të theksohet është fakti se shqiptarët e sotëm e kanë origjinën nga disa fise pellazgo-ilire. Pak
fjalë që kanë mbërritur nga gjuha e Trojës mund të shpjegohen nga shqipja.
Kështu disa fjalë të frëngjishtes janë përkthyer me anën e shqipes së sotme. Buk që
frigët i thonin bukës, në kët formë e përdor vetëm shqipja.
Herodoti, tregon një histori lidhur me fjalën buk të frigasve. Sipas tij faraoni i Egjiptit
donte të dinte se cila ishte gjuha më e vjetër në botë, ajo egjiptiane apo ajo frige. Për të gjetur
këtë ai vendosi dy fëmijë në një ambient të izoluar, ku askush nuk do i fliste asnjë fjalë dhe pas
disa viteve do nxirreshin për të parë fjalën e parë që do të flisnin.
Pasi dolën fëmijët e uritur përmendën fjalën buk. Atëherë faraoni tha se frigasit që kanë
fjalën buk, kanë edhe gjuhën më të vjetër në botë.
Studiuesit sot, me kë nuk e krahasojnë fjalën buk. Nuk kanë lënë gjuhë pa e krahasuar
për ta gjetur se me kë ka ngjashmëri. Sigurisht që këta studiues e dinë që në Shqipëri sot i thonë
bukës, buk, por faraoni tha që ajo është gjuha më e vjetër në botë dhe kjo disave, mesa duket,
nuk ju pëlqen.
Në gjuhën frike Ati, ishte një perëndi e lartë dhe dashuronte perëndinë nënë, që ata e
quanin në gjuhën e tyre nana, ashtu siç quhet edhe sot në shqip.
Sybyla, quhet edhe sot një enigmë për historianët, sigurisht po të dinin shqip nuk do
ishte e tillë. Sybela ose sybyl, ishte një profeteshë, që tregonte fatin me sy mbyllur, pra symbylla.
Nuk ka asnjë dyshim se popullsia e Azisë së Vogël, në prehistori dhe histori, ishte e
etnicitetit ilir, madje dhe të dhënat antropologjike tregojnë praninë e popullsisë me tregues
qefalik, brachycefal, si ai i popullsisë më të vjetër të Evropës, ashtu siç janë shqiptarët dhe raca
gjermanike sot.
Lidhjet etnik midis maqedonasve, epirotëve dhe ilirëve
Maqedonët shtriheshin në territoret, nga liqenet e Ohrit dhe Prespës në perëndim (dhe
ndonjëherë me emrin maqedoni janë përfshirë të gjitha territoret e shtetit Ilir, pra ku ndodhet
shteti i sotëm shqiptar) në lindje kishte kufi Thrakën dhe në veri mysët, ndërsa në jug Epirin
dhe Thesalinë.
Ndërsa Epiri shtrihej nga lumi Vjosa deri në Ambraki, edhe Amfilohët quheshin
gjithashtu epirot.
Shtrohet pyetja çfarë etniciteti kanë patur maqedonët dhe epirotët e vjetër? Kjo është
një pyetje që e ka marrë përgjigjen nga vetë autorët antik.
Maqedonët dhe epirotët ishin të një etnie me ilirët ose e thënë ndryshe ishin ilir.
Maqedonia është quajtur Emathia që në shqip do të thotë e mathia apo e madhja. Kryeqyteti
ishte Pela, që do të thotë po pela në shqip, pasi maqedonët mbaheshin për rritës kuajsh dhe ka
shumë emra vendesh me këtë emër. Ka një mal me emrin bora, që i përgjigjet po fjalës bora në
shqip, pasi ai duhet të ketë ndenjur me borë gjatë gjithë vitit.
Straboni, pohon se popullsitë që ndajnë territorin e saj janë epirotët, ilirët, beotianët
dhe thrakët(Mathiu Aref, Shqipëria… f.66) Maqedonia është konsideruar si pjesë e
Thrakisë.(Hekateuc frag 115)
Pra, Straboni e tregon qartë se nuk ka ndonjë etni maqedone të veçantë, thjesht janë disa
fise ilire, thrake, epirote, të një etniciteti, të cilët sundoheshin nga një mbret. Territoret e saj,
herë bëheshin të ilirëve, herë të epirotëve dhe herë të thrakëve, kjo varej se sa i zoti ishte mbreti
që t’i mbante nën pushtetin e tij.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#32

Post by Patush »

Homeri tek “Iliada”, i quan maqedonasit paion.(Ilirët dhe Iliria f.10) Straboni thotë
të njëjtën gjë tek gjeografia, se paionët në viset rreth lumit Aks janë quajtur për këtë,
amfaksitë.(Ilirët dhe Iliria. f.162)
Herodoti thotë po të njëjtën gjë dhe i vendos paionët rreth lumit strymon.(Ilirët dhe
Iliria f.17) Justini i quan maqedonasit si pellazgë.(Ilirët dhe iliria f.291)
Straboni i quan si të njëjtës etnicitet si maqedonët dhe epirotët, pasi ai e shtrin
konceptin e Maqedonisë deri në Korfuz, për arsye se të gjithë këta kanë të njëjtën kulturë
dhe të folur.(Ilirët dhe Iliria f.160)
Plini plak thotë se: “Epiri do të jetë quajtur Dryopid. Ai ishte i biri i Apollonit dhe
Dias, bijës së Lykaonit ilir”.(Plini Plak, lib IV 2.2) Sipas Arkadhasve Dryopi, është pasardhës
i mbretit Lykan të birit të Pellazgut. Kurse Epirja është bija e Ekionit dhe Agavës, motrës së
Ilirit, pra mbesa e Ilirit. Krahina e Epirit mban emrin e saj.
Epir, nga shqipja do të thotë i epërm, pra i lartë. Grekët thonë se ia kemi vendosur ne
emrin “epir”, për të treguar tokën stere, pra një tokë mbi ujë. Grekët antik, që ia kanë vendosur,
siç e pamë, kanë folur një gjuhë shqipe dhe fjala Epir është shqip. Nëse ajo e ka kuptimin që
është tokë mbi ujë, atëherë është shqip e epërme, pra e lart. Nëse sot do kishim dhe dialekte që
kanë folur grekët e lashtë, do të dilte në shesh e vërteta, pasi shqipja ka sot ato pak fjalë, që
njohim nga ata dialekte që fliteshin nga një popull pellazgo-ilir. Kjo fjalë mund të ketë
kuptimin se ishte i epërm pra i lartë, ngaqë aty ishte orakulli i Dodonës, dhe pellazgët epirot
quheshin edhe si hyjnor dhe me ta nuk bënte luftë njeri se ishin të shenjtë. Autorët antik, e
quanin orakullin e Dodonës si pellazgjik, po kështu dhe epirotët.
Epirotët flisnin të njëjtën gjuhë me maqedonët. Plutarku (Pirrua 11) thotë se:
Maqedonasit dhe epirotët flisnin të njëjtën gjuhë, një idom aq të ngjashme aq sa merreshin
vesh me lehtësi, me njëri-tjetrin”.Territoret e “ashtuquajtura greke”, fillonin në gjirin e
Ambrakisë dhe në grykderdhjen e lumit Peneu. Këtë na i vërteton Pseudoskilaksi, Straboni etj.
Pra, nga të dhënat e autorëve antik maqedonasit dalin si paion, pra ilirë si epirot dhe si
pellazgë. Meqë nga historianët më të mëdhenj dhe më serioz të antikitetit janë quajtur si paion,
atëherë ata kanë qënë të një etnie me ilirët. Epirotët, të cilët edhe sot përbëjnë një pjesë të
madhe të atij që quhet komb shqiptar, janë quajtur pellazg ashtu si maqedonët dhe të një etnie
me ta, kështu që epirotët dhe maqedonët janë një kombësi me njëri tjetrin, si dhe me ilirët. Të
gjitha faktet historike të sjella nga autorët antik, tregojnë qartë etnicitetin ilir.
Siç e kemi parë edhe vetë, grekët e vjetër, ishin pellazg, por nga Hellada e vjetër vetëm
pellazgët apo arvanitët kanë mbetur, pasi kombi modern grek ka gjak shumë të përzier me sllav,
vllah, turq, egjiptian dhe në njëfarë mënyre vetëm arvanitët mund të pretendojnë se janë grekët
e vjetër dhe jo racat e tjera që përbëjnë kombin grek.
Pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë që historikisht dhe antroplogjikisht është etnia
më e vjetër dhe më autoktone në Evropë, janë qesharake, pasi kërkohen nga një racë që nuk ka
të bëjë fare me grekët antik që ishin pellazg dhe pasardhës të tyre janë vetëm shqiptarët arvanit,
që kanë kaq vite që po iu bëjnë terror psikologjik për t’iu mbushur mendjen se duhet të bëhen
disa grek artificial, kur në të vërtetë ata janë grekët e vërtetë, pasi ishin pellazgët ata që lindën
kombin antik grek. Deri në Korinth edhe sot del një popullsi që antropologjikisht ka
karakteristikat e shqiptarëve të sotëm.
Aleksandri i Madh, gjuhën e nënës kishte maqedonishten apo ilirishten dhe greqishten
artificiale që përdorej për letrat, ia mësoi Aristoteli. Plutarku vë në dukje se ka një gjuhë
maqedonase pasi gjeneralët e moshuar maqedon e përshëndetnin Aleksandrin në maqedonisht.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#33

Post by Patush »

Polibi thotë se: “Etolianët, akarnanët dhe maqedonasit janë njerëz të një gjuhe të
ndryshme nga greqishtja.(Polibi IX, f.37) Askush nuk mund të tregojë sot, se sa e ndryshme ka
qënë greqishtja nga gjuhët e tjera pellazgo-ilire.
Çështja tjetër kur bëhet krahasimi me gjuhët e tjera, bëhet me gjuhën që fliste populli
pellazg i Greqisë së asaj kohe, apo me gjuhën artificiale greke, që Sokrati thonte që duhej ta
mësoje, që të ishe grek.
Meqë maqedonët mund të përdornin gjuhën greke në monedha, kjo nuk do të thotë se
janë të një etniciteti me këta grekët e sotëm. Grekët e sotëm e përdornin greqishten po kaq
artificialisht siç e përdornin vet grekët antik, mbretërit maqedon, ilir, thrakë, që e kanë një
gjuhë artificiale dhe jo të etnisë së tyre. Ajo gjuhë ka qënë ndërkombëtare artificiale dhe si e
tillë përdorej nga të gjithë. Pra maqedonët ishin të një kombësie me ilirët dhe epirotët. Me
emrin Hiperboreal tregohej një vend ku vinin shpirtrat dhe që disa mendojnë se është Epiri.
Shqipja, është ajo që jep kuptimin e fjalës hiperboreal nga hipër që do të thotë sipër, pasi hip
tregon diçka që është sipër, plus boral, pra që tregon borën pasi vendi konsiderohej i ftohtë.
Lidhjet etnike midis ilirëve skitho-saramante dhe baltëve
--------------------------------------------------------------------------
Popullsia e vjetër e Iberikut
……………………………………………………………..
Galia e vjetër
.............................................................................................
Albioni i vjetër (Britania) dhe pjesa tjetër e Evropës
............................................................................................
Pellazgo-ilirët në Azi dhe Afrikë
............................................................................................
Pellazgo-ilirët në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme
............................................................................................
Në Azi
............................................................................................
Të dhënat arkeologjike
............................................................................................
Të dhënat antropologjike për racën shqiptare dhe evropiane
Të dhënat antropologjike janë gjithashtu një fakt historik, që ndihmojnë shumë në
zbulimin e të vërtetave historike. Madje ato ndonjëherë janë të vetmet dhe vendimtaret në
përcaktimin e çështjeve që nuk mund t’i përcaktojnë shkrimet historike. Çfarë tregojnë të
dhënat antropologjike për çështjen që po trajtojmë?
Për të përcaktuar etnitë dhe racat, shpesh antropologjia ka si etalon matës, treguesin e
kafkës së kokës, i cili është edhe një provë e qartë për përcaktimin e etnicitetit të popujve dhe
vjetërsisë së tyre.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#34

Post by Patush »

Në bazë të madhësisë së kafkës së kokës popullsia ndahet në:
Brachycephalas që tregon një kokë, tepër e gjerë madje quhet dhe koka e rrumbullakët.
Treguesi cephalik është mbi 80.
Mezocephalas që është një kafkë koke më e ngushtë se ajo e para. Treguesi qefalik
është 75-80.
Dolicephalas që është një kokë e gjatë dhe e hollë. Treguesi cephalik është nën 75.
Lind pyetja se çfarë lloj kafke ka mbizotëruar në Evropë në kohërat prehistorike?
Që nga epoka e Paleolite dhe Mezolite në Evropë shfaqet një tip njeriu brachycephalic.
Pra ky është edhe tipi më i vjetër i njeriut në Evropë, që tregon një autoktoni të padiskutueshme
për etnitë që e kanë. Pra etnitë brachycephalas, janë dhe më të vjetrat e Evropës.
Cilat janë etnitë sot, që kanë një kokë të pastër brachycephalas?
Shqiptarët me një tregues cephalik nga më të lartët në Evropë, (me tregues 85-90),
shpesh quhen dhe si hiperbrachycephalas. Shqipëria e jugut ka dhe brachycephalin më të lartë
ndoshta më të lartin në Evropë, pra hiperbrachycephalas.
Janë brachycephalas si shqiptarët, gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca
Lindore, Belgjika në pjesën më të madhe të saj, Popullsia e Karpateve nga dolën Rumunët dhe
Hungarezët.
Pse Hungarezët, kur dihet se ato janë të një etnie të ardhur?
Kjo tregon se pjesa më e madhe etnike hungareze, është etnike evropiane dhe rrjedh nga
fisi panon i ilirëve ndaj dhe ka këto karakteristika. Ato pak fise hungro-file që erdhën dhe
pushtuan Hungarinë nuk përbënin pjesën më të madhe të saj, ndaj dhe nuk dominojnë
antropologjikisht. Popullsi brachycephalas, ka një pjesë e Irlandës, Skocia, një pjesë e
Holandës perëndimore e quajtur Frizia, që është një popullsi me origjinë ilire dhe ka ruajtur
këto karakteristika, bregdeti perëndimor i Norvegjisë, një pjesë e madhe e Danimarkës e
Islandës dhe Italia Veriore e Qëndrore. Edhe Armenia në Kaukaz ka të njëjtin tregues qefalik.
Kjo racë është quajtur ndryshe dhe si raca alpine.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#35

Post by Patush »

Çështja e Ballkanit
Në Ballkan popullsia sllave është e ndryshme antropologjikisht nga raca shqiptare pasi
sllavët janë mezocephalas.
Përveç shqiptarëve që janë brachycephalas, dalin dhe pjesa bregdetare e Bosnjës dhe
Malit të Zi me një kokë brachycephalas. Çfarë tregon kjo? Pse këta sllavë janë me një kokë si
shqiptarët?
Këta sllavë nuk janë sllavë, por ilirë të një race me shqiptarët. Malazezët janë shqiptarë
të sllavizuar dhe pjesa bregdetare e Bosnjës. Një pjesë e Bosnjës sot është me origjinë nga
Thrakia që u shpërngul nga turqit për në Bosnje. Por thrakët dhe ilirët ishin të një etnie ndaj
dhe sot boshnjakët kanë, në një pjesë të madhe të tyre, tregues cefalik si tek shqiptarët.
Kështu treguesi cefalik që identifikon etninë ilire apo shqiptare vazhdon në të gjitha
zonat që janë banuar nga shqiptarë, si në Dardani dhe Maqedoni, vazhdon në Epirin e jugut që
sot e ka shteti i quajtur Greqi mandej në pjesën e bregdetit deri në Korinth e theksojmë nga ana
bregdetare dhe jo në brendësi të territoreve, ka po të njëjtin tregues.
Kjo tregon se antropologjikisht, deri në Korinth kemi të bëjmë me një popullsi të pastër
shqiptare. Këtu ia kanë vënë kufirin antropologët brachycephalas. Në popullsinë e Greqisë,
është antropologjikisht e përzier raca shqiptare siç u tha, brachycephal, raca sllave
mezocephalas dhe dolicephalas e njëjtë me atë të Afrikës, si popullsi e Kretës dhe disa
territoreve të tjera. Ajo është e përzier ashtu siç janë dhe etnitë që formojnë kombin modern
grek.
Interesante është prania e brachycephalas në Azinë e Vogël. Turqit sot kanë një tregues
cefalik arkaik evropian. A nuk thonë studiuesit se turqit kanë ardhur nga Mongolia? Nëse turqit
mongol do përbënin një pjesë të madhe të popullsisë, atëherë popullsia e sotme turke do ishte
mongole.
Prania e këtij treguesi cefalik tregon se popullsia që përbën sot etninë turke është
popullsia e vjetër pellazgo-ilire e Azisë së Vogël. Edhe të dhënat historike tregojnë se në
shekullin e XV-të, disa feudalë mongolë, e pushtuan atë territor me ndihmën e shqiptarëve, por
popullsia nuk ndryshoi vetëm u kthye në një identitet të ri gjuhësor, por jo antropologjik.
Ndonjë brachycephal mund të gjendet në bregdetin e Sirisë dhe Libanit dhe në disa koloni të
veçanta në atë territor që tregojnë se ato toka kanë qënë nën ndikimin e popullsisë së bardhë.
Mezocephalas është popullsia sllave e Evropës, nga Rusia deri në Poloni dhe nga
sllavët e jugut deri në Baltik. Mezocephalas duhet të ketë dalë nga përzierja e popullsisë
vendase evropiane brachycephalas me popullsinë aziatike nga dolën sllavët, që është
dolicephalas dhe rezultati është një mezocephalas.
Të përzierë brachycephalas, mesocephalas dhe dolicephalas, janë zona e Britanisë,
pjesa më e madhe e Hollandës, pjesë të Belgjikës, një pjesë e Francës, pjesa më e madhe e
Skandinavisë, Finlandës, Estonia, Latavia. Kjo quhet ndryshe dhe raca nordike. Si ka ndodhur
që ka një përzierje të tillë? Skandinavët janë dolicephal, pra me një kokë të gjatë. Si është e
mundur që ata janë të vetmit popullsi etnike evropiane me një kokë të tillë kur dihet që
popullsia e Evropës prehistorike ka qënë brachycephala? Kjo i ka çuditur antropologët, pasi
është një dallim i madh me të dhënat antropologjike të popullsisë së vjetër evropiane dhe e
shpjegojnë edhe me kushtet klimaterike. Kjo është çështje që iu përket antropologëve ta
shpjegojnë. Britanikët dhe pjesa veri-perëndimore e Evropës ka qënë brachycephalik, por në
shekujt X-XII ka një dyndje nordike në Britani dhe kjo shkaktoi edhe këtë përzirje.
Një pjesë e Iberikut, Franca e jugut, Italia e jugut, Kreta kanë dominim Afrikan, pra një
popullsi evropiano-afrikane që shpesh quhet dhe mesdhetare.
Pra siç shihet Evropa sot është një kontinent brachycephal dhe mezocephal. Një pjesë e
madhe e kombeve etnike evropiane, sot trashëgojnë treguesin cefalik më të vjetrin evropian dhe
pjesa tjetër del një përzierje evropiane me një element të huaj jashtë Evropës. Kjo është edhe
gjendja e etnive sot edhe nga të dhënat historike që do t’i sqarojmë më pas kur të flasim për
kombet moderne.
Pra, me një fjalë treguesi cefalik i Evropës ndryshoi në epokën e dyndjeve të popullsive
aziatike, por shumë kombe sot ende ruajnë atë tregues cefalik që kanë patur që në epokën e
paleolitit dhe në mes tyre shqiptarët. Duhet thënë se popullsia e vjetër evropiane është ruajtur
nga malet. Vërejmë se është ruajtur nga Alpet evropiane, malet Karpate, Dinariket, Pirenejt dhe
malet e Kaukazit.
Madhësia e Kokës që tregon dhe madhësinë e volumit të trurit. Është vënë re se
popullsia brachycephalas, që ka kokë të rrumbullakët, ka dhe kokën më të madhe. Megjithatë
ka edhe nga ato që nuk janë brachycephalas që kanë kokë të madhe dhe ka brachycephalas që e
kanë vëllimin e kokës së vogël.
Kokën më të madhe në Evropë apo vëllimin e trurit më të lartë e kanë shqiptarët,
irlandezët, islandezë, belgët, gjermanët, francezët e zonës së Alpeve, Danimarka e jugut dhe
malazezët që janë ilirë të sllavizuar.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#36

Post by Patush »

Hunda në Evropë është tipike leptorrhin ose dhe mesorrhin. Në Paleoliti njerëzit ishin
leptorrhinë në pjesën më të madhe të tyre. Më tepër leptorrhin në Evropë është rajoni i
Dinarikeve dhe veçanërisht shqiptarët e veriut dhe malazezët.
Të dhënat antropologjike dëshmojnë se shqiptarët janë një etni tepër e vjetër dhe e pa
përzier me raca të tjera. Edhe Evropa Qëndrore ku dominon raca gjermanike, ka një popullsi
tepër të vjetër. Evropa perëndimore dhe veri-perëndimore ka një popullsi të përzier nga ana
etnike. Evropa lindore dhe Ballkani, ku jeton popullsia sllave, ka një popullsi mezocephalas që
tregon për përzierjen e një pjese të sllavëve të ardhur me popullsinë vendase.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#37

Post by Patush »

Pjesa e dytë
KRIJIMI I KOMBEVE TË EVROPËS
Origjina e shqiptarëve
Shqiptarët, janë një komb etnik evropian që ka banuar këto troje që në kohët
prehistorike dhe kjo dëshmohet nga të dhënat historike, gjuhësore, arkeologjike e
antropologjike.
Shqiptarët quhen nga të huajt si Alban dhe këtë emër duket se ata e lidhin me fisin e
Albanëve që përmend gjeografi Ptoleme në shek.II. Shqiptarët e kanë quajtur veten e tyre
Arbën, pra që është e njëjta fjalë me Alban dhe do të thotë se ata e kanë mbajtur veten e tyre
për Alban. Kështu që është një emër lidhur me etninë shqiptare.
Fjalët Alban, Arban dhe Arian kanë të njëjtin kuptim, i bardhë. Pra, shqiptarët ruajnë në
emrin e tyre simbolin e racës së bardhë.
Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e
tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të
cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët. Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën
dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme.
Shqiponja, është një simbol që është përdorur nga stërgjyshërit e shqiptarëve si nga
Aleksandri i Madh, Pirroja, që e quante veten shqiponjë. Perandorët nga dardania e Ilirisë dhe
pikërisht Konstandini i Madh e vendosi shqiponjën si simbol në perandorinë romake. Ky
simbol mbeti dhe në Bizant ku perandorët e fundit Arbëresh të Bizantit luftonin nën këtë
flamur. Flamuri, që u bë simboli i Bizantit, mbeti dhe si simbol i fesë së lindjes, asaj ortodokse.
Kastriotët e patën si flamurin e tyre dhe sot është flamuri kombëtar i shqiptarëve. Flamuri i
shqiptarëve pa frikë mund të thuhet që është më i vjetri në botë.
Shqiptarët flasin një gjuhë të veçantë dhe të vjetër, e cila gjendet në të gjitha gjuhët e
Evropës, si të vjetrat dhe të rejat. Pse pikërisht shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës?
Shqipja është nëna që ka folur e gjithë Evropa prehistorike dhe antike. Duke qënë se
shqiptarët flasin gjuhën e vjetër të ilirëve, e cila u ruajt për shkak të maleve dhe karakterit
kokfortë të shqiptarit, ajo është e vetmja gjuhë ndoshta në të gjithë Evropën që nuk u prek dhe
nuk u ndikua nga gjuhët e tjera. Shqiptarët kanë kaq shekuj që jetojnë në kufij me sllavët, por
shqipja nuk ka huazuar nga sllavët dh këto huazime janë tepër të rralla. Shqipja është gjuha e
maleve ndaj dhe u ruajt në këtë formë të shkëlqyer që është sot. Duke qënë gjuha e substraktit
evropian pan-pellazgo-ilirë të bronzit, ajo ishte gjuha nga e cila lindën gjuhët e kombeve
evropiane. Është gjuha që lindi gjuhët latine dhe gjermanike.
Shqiptarët arritën t’i sjellin Evropës sot, një thesar të vërtet arkeologjik, i cili në
ndryshim nga objektet memece ka një favor të madh, se flet. Shqipja është vlera më e lartë
kulturore që kanë krijuar shqiptarët, përkrah vlerave të tjera dhe padiskutim është edhe një
nga vlerat më të mëdha filologjike të qytetërimit Evropian dhe atij Botëror.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#38

Post by Patush »

Lidhur me origjinën e shqiptarëve historianët janë të mendimit se kemi të bëjmë me një
komb etnik Evropian, që është krijuar në territorin Evropian. Tre janë popujt nga të cilët
mendohet se kanë dalë shqiptarët dhe këta janë ilirët, thrakët dhe dakët.
Teza ilire e prejardhjes së shqiptarëve është edhe më e përhapura, pasi shqiptarët
jetojnë në truallin historik Ilir dhe ka një vazhdimësi kulturore në këto territore kur ridalin në
histori me emrin Alban apo Arbën.
Teza iliro-thrake sipas së cilës ilirët dhe thrakët ishin nga një grup etnik dhe shqiptarët
janë të vetmit pasardhës të tyre. Disa nga historianët tanë dhe të huaj janë zënë midis tyre me
shkrime historike duke argumentuar se shqiptarët janë autokton dhe nuk kanë ardhur nga
Thrakia. Teza dake është ngritur pasi shqipja përkthen dakishten, ndaj studiuesit janë të
mendimit se ata janë dakë, pasi atë gjuhë nuk e përkthen dot rumanishtja, pasardhësja e
dakishtes.
Të gjithë studiuesit gabojnë, por edhe kanë të drejtë njëkohësisht. Pse?
Gabojnë pasi kapen pas një emërtimi, i cili nuk ka të bëjë me etninë, se ilirët dhe dakët
quhen me emërtime të ndryshme, por ama kanë folur gjuhë të njëjtë, të cilën sot e përkthen
shqipja. Kanë të drejtë pasi vërejnë këto ngjashmëri midis fiseve dhe thonë se shqiptarët janë
pasardhës të dakëve pasi shqipja përkthen gjuhën e tyre, por ata gabojnë rëndë pasi nga të
dhënat arkeologjike, historike, gjuhësore nuk ka dallim etnik midis thrakëve, ilirëve dhe
dakëve. Pra, e thënë më qartë shqiptarët për nga gjuha dhe gjaku janë pasardhës të këtyre
popujve dhe janë të vetmit sot në Evropë që ruajnë atë gjuhë arkaike. Pra, shqiptarët sot janë:
Janë ilirë pasi jetojnë dhe e ruajtën truallin ku u shtri shteti i ilirëve
Janë epirotë pasi ato zënë një pjesë të konsiderueshme të etnicitetit aktual shqiptar.
Territori i shtetit të sotëm shqiptar shtrihet në pjesën më të madhe të tij mbi territorin e shtetit të
Epirit.
Janë maqedon, pasi shqiptarët e sotëm banojnë një pjesë të madhe të Maqedonisë
antike. Madje po të mos i kishte shpërngulur Greqia me forcë nga Maqedonia jug-perëndimore
(Follorin, Kozan, Kastoria, Grevena etj.) shqiptarët sot do të banonin pjesën më të madhe të saj.
Janë dardanë pasi dardanët sot përbëjnë sërisht një pjesë të konsiderueshme të etnisë
shqiptare.
Janë trojanë pasi dardanët e Ilirisë ishin ata që themeluan Trojën.
Janë pellazg pasi epirotët dhe maqedonët janë quajtur pellazg dhe sot quhen shqiptar.
Janë romak pasi vet Roma u themelua nga këta dardanë dhe nga fiset ilire të Italisë.
Janë panonas pasi maqedonët, ndryshe quheshin edhe panonas. Panonasit janë quajtur
si fis ilir.
Janë mysë pasi mysët ishin iliro-thrakë dhe fusha më e madhe në Shqipëri sot mban
emrin e mysëve dhe quhet Myze-qe.
Shqiptarët janë edhe thrakë, dakë, skithë, saramant e baltë, pasi këto popuj ishin të
një origjine me ilirët.
Shqiptarët janë pasardhës të qytetërimit të parë kreto-mikenas dhe qytetërimit antik i
quajtur si greko-romak.
Ata janë farefis me racën latine, gjermanike, angleze pasi dhe kjo racë rrjedh nga
substrakti ilir i Evropës së bronzit dhe dyndjet gjermanike janë dyndje ilirike.
Të dhënat historike dëshmojnë për një autoktoni dhe vazhdimësi të shqiptarëve në këto
territore. Gjuha e shqiptarëve me dy dialekte të mëdha dhe tepër të pasura e të larmishme dhe
disa nëndialekte e cila sot gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës, dëshmon se ata janë
pasardhësit e vetëm nga ana gjuhësore e këtij substrakti ilirik. E them nga ana gjuhësore pasi
nga ana e genit kombet gjermanike janë ilire të pastra dhe një racë e vjetër evropiane.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#39

Post by Patush »

Edhe të dhënat antropologjike dëshmojnë për një vazhdimësi të shqiptarëve në këto
territore dhe që janë pasardhës i substraktit të vjetër evropian. Kështu sipas të dhënave
antropologjike, shqiptarët janë brachycefal dhe hiperbrachycefalik dhe treguesi qefalik arrin
deri në 85-90 që është edhe një nga treguesit më të lartë në Evropë.
Brachycefalik ka qënë edhe popullsia më e vjetër e Evropës që tregon se shqiptarët e
kanë ruajtur mirë atë racë. Edhe Epiri ka nga ana antropologjike, popullsi brachycefal dhe
hiperbrachycefal njëlloj si të gjithë shqiptarët, edhe Greqia perëndimore ku shtrihet Epiri i
Jugut vazhdon ta ketë një dallim të tillë, madje deri në Korinth. Sot pasardhës të popullsisë së
lashtë brachycefalike të Evropës së paleolitit, janë shqiptarët dhe raca gjermanike dhe disa
rajone të kufizuara malore në Evropë.
Heberland, pohon se në Shqipëri, gjenden të gjitha kostumet që ndodhen në Ballkan.
Dhe në fakt Shqipëria ka 220 kostume popullore një numër rekord nga i cili kanë marrë të
gjithë fqinjët. Ai e shtrin këtë ndikim kostumesh nga Azia e Vogël, Evropa Qendrore, Ballkani,
Italik pikërisht aty ku ka qënë dhe shtrirja më e madhe dhe më e fortë e racës pellazgo-ilire.
Nga kostumet, xhubleta e veriut, është si kostumet e etruskëve dhe kretasve. Veshja e burrave
të veriut gjendet edhe tek fise gjermanike. Ndërsa veshja me fustanella gjendet në Skoci dhe
Gali. Qeleshja shqiptare del tek frigët dhe tek hiperborealët.
Panajot Kupitori në veprën e tij “Studime Shqiptare” thotë se: “Historianët e Bizantit
të shekujve XIV, XV, XVI shqiptarët i quanin arvanit, alvanus, ilirus, trivallus, skithas,
mysë, kroat, polanius dhe saramantes.”(Panajot Kupitori, Studime Shqiptare, Athinë 1879,
f.6-7).
Pra, për historianët Bizantin, shqiptarët ishin të vetmit që kishin trashëguar gjuhën dhe
racën e vjetër evropiane. Pra, me një fjalë shqiptarët janë i vetmi popull që ruajnë gjuhën dhe
etninë e këtij substrakti të vjetër evropian dhe janë pasardhës të popullsisë më të vjetër të
Evropës.
Gjuha shqipe, substrakti i gjuhëve romano-gjermanike
............................................................................................
Kombet latine
............................................................................................
Origjina e kombit anglez
............................................................................................
Skithët dhe piktët
............................................................................................
Raca e gjermanëve
............................................................................................
Kombi grek dhe roli i arvanitëve
Lidhur me etnicitetin e kombit modern grek ka shumë të dhëna dhe teori kontradiktore.
Në antikitet Greqia ka qënë banuar nga disa fise që janë quajtur si helen por me gjuhë apo
dialekte të veçanta që sot askush nuk i di se çfarë gjuhe kanë qënë, pasi nuk janë të përkthyera.
Dialekti jonik i Athinës është po aq mister sa dhe gjuhët e vjetra të padëshiruara pasi sot
askush nuk ka mundur të përkthejë atë. As gjuha e vjetër greke dhe aq më pak e reja nuk mund
të përkthejnë gjuhën origjinale të popullsisë së vjetër helene, pra atë gjuhë që kanë folur jonët,
akejt, dorët. Pse? A nuk janë këta grek ata grek?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#40

Post by Patush »

Kjo është me të vërtetë një nga çështjet më interesante dhe më e paprecedent që ndodh
në histori sot, pasi gjuhët që nuk janë përkthyer në antikitet janë lënë pa emër, pra nuk janë të
askujt. Ndërsa në Greqi ndodh e kundërta, gjuha e vjetër që kanë folur grekët nuk përkthehet as
nga greqishtja e vjetër dhe as nga ajo e re dhe quhet se është një lloj gjuhe greke. Madje disa
shkojnë më larg duke e quajtur edhe gjuhën e Mikenës greke, disa shkojnë edhe më larg dhe e
quajnë gjuhën greke të themeluar në vitet 2000 p.k. Do ta quaja një lajthitje në fushën e
historisë e cila duhet korrigjuar sa më shpejt.
Se si kanë arritur ta bëjnë këtë kjo është një çështje më vete. Nuk shihen fare këto fakte,
thjesht i quajnë grek dhe se pse këto nuk përkthehen nga greqishtja, nuk e vret mendjen asnjë
historian e të thotë se çfarë është duke u bërë kështu.
Thjesht greqishtja nuk përkthen dialektet e vjetra të folura në territorin që në antikitet
është quajtur grek. Por ashtu siç e pamë kur folëm për etnicitetin e grekve të lashtë ata ishin
pellazg dhe shqipja e sotme është nëna që zbërthen fjalë shumë të rëndësishme të gjuhës
Homerike dhe dialekteve antike madje dhe tek ajo gjuhë që quhet greqishtja e vjetër gjuha e
kishës ka shumë fjalë shqipe. Greqishtja e vjetër mendohet të mos ketë qënë gjuha që ka pas
folur populli vendas por gjuha e administratës. Populli duhet të ketë folur një gjuhë që nuk
ngjan as me greqishten e vjetër as me atë të re, por pellazgjishten apo një dialekt të saj.
Ashtu si dhe për Ilirinë edhe për Greqinë nuk flitet për disa shekuj që nga shekujt VII
deri XI, XII dhe në këto shekuj nuk dihet asgjë për Ballkanin nga pikpamja etnike.
Në shekujt XII-XIII dalin të dhënat e para për Greqinë, por aty nuk del një popullsi
greke por një popullsi shqiptare që fliste gjuhën arvanite që është një shqipe e pastër e dialektit
tosk. Të gjithë prisnin që në atë tokë të shikonin grek por në vend të tyre dilnin disa shqiptar
luftëtar. Meqë në Greqi nuk ka grek studiuesit filluan të hidhnin idera se grekët u zhdukën nga
sllavët dhe se shqiptarët ishin ata që zhdukën sllavët që aty dhe e bënë të tyren atë territor.
Madje disa studiues dalin dhe me idetë se grekët u asimiluan nga shqiptarët. Duke ndenjur
shumë me shqiptarët që erdhën nga Shqipëria ata e lanë gjuhën e tyre dhe u bënë shqiptar.
Problemi është pra ku janë dhe kush janë grekët? Tashmë kjo ndoshta nuk diskutohet aq
shumë por në shekullin e XIX Evropa u shokua nga zbulimi që bëri se në territorin e Greqisë
antike nuk kishte popull grek, por vetëm shqiptar.
Duke qënë se në antikitet autorët antik shkruajnë për fiset që kanë përbërë Greqinë se
ato ishin të gjitha me prejardhje pellazgo-ilire. Duke qënë se në shekullin XII-XIII kur flitet për
territorin e Greqisë ka një popullsi shqiptare dhe jo Greke. Popullsia fliste shqip dhe vetëm
kleri dhe gjuha e shtetit ashtu si në të gjithë Bizantin ishte greqishtja. Pra duke marrë parasysh
të dhënat që japin autorët antik, mesjetar dhe modern arrihet në një konkluzion se, grekët e
vjetër ishin Pellazg dhe se Grekët e rinj në territoret historike të fiseve helene ishin shqiptar.
Pra kombi i ri Grek në pjesën më të madhe të tij ishte shqiptar. Gjendja etnike u ndryshua me
zgjerimin e territoreve të shtetit grek dhe futjen aty të një popullsie të huaj pra jo shqiptare si
turq, sllavë etj.
Disa historianë grek e kundërshtojnë këtë, me arsyen se shqiptarët kanë ardhur në Greqi
në shekullin e XIV-XV. Të dhënat tregojnë se atje ka shqiptar edhe para kësaj kohe.
E dhëna e parë që flet për një prezencë të një gjuhe të huaj pra jo-greqisht në Athinë
jepet në vitin 1180 dhe është dëshmia e një metropoliti të Athinës i quajtur Mihal Akominatos i
cili e cilëson vendosjen e tij në Athinë si një lloj ndëshkimi ai thotë se: “Athinjet që kanë
banuar në Atik dhe fshatarët dhe kryesisht këta flasin një gjuhë barbare.”(Po aty, f.154)
Kjo do të thotë se ata flisnin një gjuhë jo-greke dhe kjo gjuhë ka qënë shqipja pasi Athina ka
folur historikisht shqipen madje deri në ditët tona. Nëse kjo gjuhë do të ishte greqishtja
sigurisht që metropoliti do e kuptonte pasi ajo ishte gjuha e kishës dhe nuk kishte prift që të
mos e njihte dhe jo më metropoliti. Nëse do ishte sllave sigurisht që do e kishte kuptuar që
bëhej fjalë për sllavishten. Pra tjetër gjuhë fqinje ishte shqipja, të cilën sigurisht nuk kishin nga
ta mësonin metropolitët dhe as që iu interesonte ta mësonin.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#41

Post by Patush »

Gjatë kësaj kohe në Greqi udhëheqësit që spikatin janë Arbëresh dhe populli që këta
udhëhiqnin ka qënë Arbëresh dhe ka folur këtë gjuhë barbare që ai nuk e kupton.
Kështu është princi i Nafplios, Luan Zguro që luftoi kundër frankëve.(A.Kola,
Arvanitasit, f.149) Në Mesinë po në këtë kohë sundonin Vranajt.
Në 1207 në 17 ishuj të Egjeut sundonte arbëreshi Marino Sanuto. Vëllezrit Andrea
dhe Jeremina Giza që ishin udhëheqës të Mikonit dhe Jakob Boroci I që u vendos në krye
të Santorinit.(Po aty, f.152). Pra prania e arvanitëve në Greqi është para se disa shqiptar epirot
të emigronin në këto territore dhe është ajo popullsi që edhe qeveris mbi një popull që nuk flet
greqisht.Në shekujt XIV-XV ka dhe valë të zbritjes së arbëreshve në Greqi. Arbëreshët u ftuan
për t’u vendosur atje me vulë të Artë të perandorëve Bizantin, të cilët në bazë të disa burimeve
dukeshin se ishin me origjinë nga arbëreshët apo pellazgët që kanë banuar gjatë gjithë historisë
Greqinë.Në vitin 1295 vendosen arbëreshët e parë në Thesali e cila në atë kohë ishte e
pushtuar nga tufat e dhënve të Vllehve por që në pak vite Thesalia u kthye në fushë
shqiptare dhe Vllehët u tërhoqën në malet e Pindit.(Po aty, f.158) Më pas në Thesali dhe
Akarnani vijnë Arbëresh të tjerë rreth 12 mijë nga despotati i Epirit që në atë kohë ishte
shkatërruar.(Po aty.)
Në kohën e Johan Katakuzhinit, despoti i Mistrisit Manuil Kadakuzhini thërret 10
000 shqiptar me familjet e tyre të popullojnë Peloponezin që ishte dobësuar nga sulmet e
frankëve dhe turqëve. Pas disa vjetësh një despot tjetër i Mistrisit, Teodori i I i biri i
Joanit të V Paleolog thërret edhe 10 000 të tjerë.(Po aty, f.160)
Vëllai i tij Mihail Paleologu e lavdëron për këtë veprim të tij dhe thotë “rreth 10
mijë ilirë i solle bashkë me fëmijët dhe gratë, ata e kaluan ismin dhe më pas u zgjeruan
dhe ata vetë ishin engjëj dhe nuk është se ishin të papërvojë, por kishin luftuar
shumë”(Lambros, Mbi Paleologët dhe Peloponezin, pjesa II, f.41-42).
Zbritja e parë në More u krye në 1348 dhe e dyta 1405(A.Kola, Arvanitët, f.160)
Ata zbritën në Beoti dhe Lokrida 1383 me thirrjen dhe lejen e zotit të Tebës,
Ramon de Vilanova dhe me lejën që mori nga mbreti i tij Petro IV.(Po aty, f.161).
Që nga 31.12.1382 Arbëreshët marrin leje të banojnë në Atikë ku zunë fshatrat
dhe rrëzët e Akropolit.(Po aty).
Venedikasit i thirrën Arbëreshët që të banonin në ishullin e madh të Eube duke
filluar nga viti 1402.(Po aty).
Pra arbëreshët ftuan në Greqi vet sundimtarët e këtij vendi të cilët në disa raste ishin
nga arbëreshët e tjerë që ishin vendas. Ata erdhën për të mbrojtur principatat e këtyre
sundimtarve pra si ushtarak. Arbëreshët ishin ata që luftuan në vitet e fundit të Perandorisë
Bizantine krahas perandorve Bizantin të cilët kishin gjithashtu origjinë arbëreshe. Ishte Pjetër
Bue Sklepa i Arkadhis ai që u ngrit të ndalonte që perandori i fundit i Bizantit t’i dorëzohej
turqëve të cilët shpallin perandor të Bizantit një Kataguzhin në vend të Paleologut të fundit.
Ishin ata që luftuan për të mbrojtur atë territor nga turqit. Pas tradhëtisë së tyre nga Paleologët
të cilët e dorëzuan Peloponezin një pjesë e Arvanitëve filloi të emigrojë drejt Italisë pra pas
rënies së Konstandinopojës 1453. Ata u vendosën në Siçili, Kalabri dhe Napoli.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#42

Post by Patush »

N ë këngën Moj e bukura More ata e quajnë Moren e Peloponezit jo si Greqi por si
Arbëri Kjo do të thotë se shqiptarët e kanë parë territorin e Greqisë së sotme si atdheun e tyre.
Një pjesë tjetër e arbëreshve u vendos në Kretë (Sfaqa), Zakinth, Qefalonia, Korfuz dhe
Qipro të cilat i zotëronte në atë kohë Venediku. A.Kola thotë se “Zografot, Kunduruiotët,
Markopulosit, Venizelosit, Vretosit që janë familje Kretane janë Arbëresh”(Po aty, f.237). Edhe
gjatë kohës së pushtimit turk të gjitha lëvizjet e armatosura i bënin shqiptarët.
Arvanitët janë ata që bënë edhe revolucionin grek dhe formuan shtetin e parë grek.
Revolucioni i ashtuquajtur i 1821 nuk ishte as më pak as më shumë një revolucion shqiptar për
çlirimin e tokave arbërore nga turqit.
A.Kola thotë se heronj të tjerë arvanit ishin Mjauli, Bubulina, Bakolët, Kriezoti,
Kunduriotët, dhe përgjithësisht hidriotët, speciotët, psarianët, grivët, spiromilla dhe
përfundimisht për të mos na dhëmb koka duhet të përmendim vetëm ata që nuk janë arvanit.
Do me thënë Arvanitas nuk janë Fanariotët (Mavrokordati, Ipsilantët) dhe vllehët dhe maniatët
në një far pike.(Po aty, f.479).
Shpesh shqiptarët akuzohen se kanë luftuar për të tjerët dhe jo për vendin e tyre. Në fakt
ata nuk kanë qënë naiv pasi ajo tokë që u quajt Greqi ata e quanin Arbëri. Nëse një pjesë e
rilindësve kombëtar që e kanë dashur Shqipërinë më tepër se kokën e tyre propozuan
bashkimin e Shqipërisë me Greqinë në një shtet, kjo vinte për faktin se ai shtet që quhej Grek
ishte shqiptar pra ata kërkonin në një farë mënyre bashkimin e trojeve ku banonin shqiptarët e
asaj kohe në një shtet.
Po kështu mbretit të Greqisë së asaj kohe kurorën e shtetit grek ia dorëzuan tre shqiptar.
Vet mbreti Gjergji I ka thënë se: “... Arvanitët përbëjnë shumicën e popullsisë sonë”.(Po aty
f.31). Të gjithë kryeministrat në shekullin e XIX ishin arvanit pasi popullsia në shumicën e atij
shteti ishte arvanite.
A. Falmejareri, një historian i famshëm gjerman, shkruan se: “ .. . nëse e quajmë Atikën,
Shqipëria e re kemi kapur dhe thelbin e teorisë.”(A.Kola, Arvanitët, f.137)
Pra, në shtetin e ri modern grek të shekullit të XIX popullsia ishte në pjesën më të
madhe të saj Shqiptare. Ndërsa një pjesë tjetër ishte Vllehe, e cila nuk ka luajtur rol në krijimin
e shtetit modern grek pasi ishin Arvanitët ata që e krijuan dhe ata që e qeverisën atë shtet deri
në 1922. Pas këtij viti gjendja ndryshoi pasi arvanitët humbën disi pushtet nga futja e
popullsive të reja në atë territor. Megjithatë arvanitët edhe sot kanë pushtetin në Greqi pasi ata
mbahen si zotër të saj dhe aktualisht presidenti i vendit Papulja është një shqiptar i pastër nga të
dy prindërit.
Pse arvanitët humbën fuqinë që kishin në shtetin grek?
Ka një numër të madh arsyesh të cilat do të mundohem t’i analizoj si më poshtë:
Së pari kryengritja e 1821 ishte një kryengritje shqiptare të krishterë dhe mysliman për
të çliruar trojet e tyre nga Turqia. Kjo kryengritje u nxit nga jashtë dhe nga Ali pash Tepelena i
cili planifikonte që të bashkonte trojet shqiptare në një shtet dhe në të të fuste dhe Greqinë e
kohës që banohej në shumicë nga shqiptarët. Pasi kryengritja e ndihmuar nga jashtë, filloi që të
fitonte dhe në këtë kohë kisha ortodokse futi përçarjen midis shqiptarëve krishterë dhe të
mysliman dhe nxiti vëllavrasjen. Kjo bëri që shqiptarët të përçaheshin dhe të dobësonin pozitat
e tyre. Kisha i quante shqiptarët mysliman si turq pasi nuk i pëlqente feja që ata kishin. Nëse
ata e ndërronin fenë dhe bëheshin ortodoks atëherë quheshin grek. Pra ishte roli i kishës ai që e
quajti popullsinë ortodokse me emrin grek.
Së dyti ishte roli i fuqive të mëdha ku rol ekskluziv ka luajtur Rusia me Francën dhe më
vonë Anglia të cilat kërkonin të krijonin një shtet Grek, por jo-shqiptar ashtu siç ishte edhe
shumica e popullsisë së shtetit që u krijua. Bota u shokua kur zbuloi se Greqia nuk kishte grek,
por në pjesën më të madhe të saj rreth 70% e popullsisë ishte shqiptare dhe një pjesë e tyre dhe
mysliman. Kjo nuk ua mbushte mendjen këtyre fuqive. Si është e mundur që këta shqiptar të
ishin vet grekët? Bota po ta studionte mirë historinë e shqiptarëve dhe të analizonte shqipen do
e kuptonte se grekët e vjetër dhe romakët dhe gjithë qytetërimi antik është vepër e gjyshërve të
shqiptarëve, pra me një fjalë e këtyre shqiptarëve që bota ka një shekull që po i persekuton dhe
nuk u ka dhënë vendin që meritojnë. Sot mburren disa kombe fallco dhe të stisura me kulturën
dhe qytetërimin pellazgo-ilir apo e thënë më qartë atë shqiptar dhe shqiptarët që i kanë dhënë
botës kaq shumë janë poshtëruar vrarë e përçarë mu në zemër të Evropës. Kjo ka ardhur nga
injoranca dhe disinformimi historik që duhet të korrigjohet.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#43

Post by Patush »

Pra ato nxitën krijimin e një shteti artificial grek që në shumicë ishte shqiptar të cilët me
ose pa dëshirë dhe të drejtuar nga kleri ortodoks filluan të zhdukin të gjithë udhëheqësit
shqiptar të Revolucionit shqiptar për krijimin e shtetit grek. Kështu heroi kombëtar i atij që
quhet shtet grek sot shqiptari Kolokotroni u burgos dhe u dënua me vdekje dhe për mëshirë u
fal. U vranë apo u zhdukën Andrucua, Karaiskaqi, Bubulina etj. Bashkëpunimi ndërkombëtar
me atë kishtar dhe pak neglizhenca e shqiptarëve përballë këtij presioni bëri të mundur që të
hidheshin bazat e një kombi artificial grek dhe që la në hije kombsin e vërtet të tij më shumicë
shqiptare. Shteti grek nuk është gjë tjetër veçse shteti i parë shqiptar që u krijua në Ballkan në
kohët moderne, por që iu ndërrua identiteti etnik, pasi i bënë të flisnin një gjuhë artificiale me
zor.
Së treti diskriminimi i gjuhës së arvanitëve. Kjo gjuhë deri sot nuk lejohet të mësohet
në shkolla vetëm çfarë mësohet privatisht. Jo që nuk u bë gjuhë zyrtare por edhe u përndoq nga
kleri ortodoks çmenduria e të cilit shkonte deri aty sa t’u thoshte arvanitëve se Zoti nuk kupton
shqip. Një komb po i hoqe gjuhën dhe i imponove një gjuhë tjetër ai ka mbaruar pra është
asimiluar. Arvanitët edhe pse nuk e kanë përdorur gjuhën e tyre në shkollë e flasin atë në
shtëpi. Janë qytetet e Thivës, Livadjas rrethinat e Athinës dhe mbi 300 fshatra në të gjithë
territorin e Greqisë së sotme që nuk njohin gjuhë tjetër në përdorim të përditshëm veç shqipes
së tyre të lashtë.
Pra shtetit të ri me shumicë popullsie shqiptare iu imponua një gjuhë artificiale ajo
greke. Greqia e përbërë nga disa etni, nuk njeh asnjë minoritet, pasi të gjitha këto etni i qan si
Grek. Kjo është pjesa e lojës pasi nëse shqiptarët, vllahet, sllavët, turqit e atjeshëm do të ishin
secili sipas etnisë së tij atëherë merrte fund kjo lojë që krijoi një kombësi artificiale dhe ai shtet
shpërbëhej ose hynte në konflikte etnike të brendshme.
Arvanitët nuk pranojnë që në shtetin e tyre të quhen minoritet, por nga ana tjetër atyre
nuk iu është lejuar që të mësojnë gjuhën e nënës dhe e flasin atë në shtëpi. Pra ajo gjuhë
artificiale që u fut si zyrtare ashtu siç ishte në shtetin e Bizantit u bë dalëngadalë edhe gjuha e
popullit pasi fëmijët atë mësonin në shkollë deri sa zëvendësoi në pjesën më të madhe të saj
gjuhët e secilës etni që përbënte kombin grek.
Së katërti pas vitit 1922 hynë popullsi të reja si pasojë e zgjerimit territorial. Deri në
këtë vit pothuajse të gjithë kryeministrat edhe presidenti pra elita politike e shtetit ishte arvanite
pasi shumicën e popullsisë e përbënin arvanitët. Por pasi zgjerimi solli popullsi sllave turke,
vllahe. Gjithë këta popuj të tjerë shuan historinë e arvanitëve pasi nuk u leverdis që të thonë se
ata ishin që bënë Greqinë dhe janë autokton në ato territore. Pas kësaj filloi edhe persekutimi i
arvanitëve sidomos të myslimanëve të cilët u kristianizuan të gjithë.
Edhe sot e kësaj dite një pjesë e madhe e kombeve që përbëjnë shtetin grek si arvanitët,
sllavët dhe vllehët flasin gjuhët e tyre në shtëpi dhe greqishten e përdorin në publik e në
shkollë.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#44

Post by Patush »

Pra, nuk ka komb grek të mirëfilltë, por një komb artificial me një gjuhë që nuk është
gjuha e popullit. Për t’i bërë të gjithë këta një komb u përdor greqishtja si gjuhë, feja ortodokse
dhe ideologjia heleniste si nacionalizëm.
Një nacionalizëm i tejskajshëm nga një shtet që nuk është as komb, është i pashembullt
në histori. Madje shumë studiues janë marrë të analizojnë nacionalizmin grek të etnive të
ndryshme që duket një nacionalizëm sa i rrezikshëm, por edhe qesharak për aq kohë sa nuk ka
një komb grek.
Kisha dhe struktura të caktuara kanë përpunuar një ideologji të tërë nacionaliste për të
krijuar një ndërgjegje kombëtare greke artificiale e cila vazhdon edhe sot. Pra roli i saj është i
madh madje nuk do ishte e ekzagjëruar të thoshim se pa kishën ortodokse të Greqisë nuk do
ishte krijuar kjo etni greke artificiale.
Provë e qartë që kemi të bëjmë me një komb të stisur është fakti se grek mund të bëhesh
lehtësisht. Kështu nuk ka rëndësi se je i zi apo i bardhë se je nga Kina apo nga Afrika, rëndësi
ka vetëm një gjë të kesh dëshirë të bëhesh grek. Pra nuk merret fare parasysh etnia që ti je
rëndësi ka që ti të jesh dakort që të marrësh etninë greke. Kështu ata që janë brenda, kanë etni
të ndryshme por kanë një dëshirë të përbashkët që të jenë grek, kështu që nuk prish punë fare
se vijnë të bardhë apo të zinjë brenda shtetit grek pasi aty të gjithë janë të ndryshëm por kanë
një gjë të barabartë se të gjithë vdesin nga dëshira të jenë grek.
Arvanitët përbëjnë sot një pjesë të madhe të atij që quhet komb grek në mënyrë të
pranueshme janë dy milion dhe sipas organizatave të të drejtave të njeriut janë katër-pesë
milion. Pas vitit 1922 kisha ndoqi një politikë represive ndaj gjuhëve të tjera sidomos shqipes
dhe sot e kësaj dite ku në Greqi jetojnë me miliona shqiptar nuk ka një shkollë shqip dhe kjo
tregon mos tolerancë ndaj kulturës së arvanitëve. Kjo vjen edhe për shkak të neglizhencës së
arvanitëve atje të cilët kanë qënë të përçarë nga kisha ortodokse dhe që marrëzit kanë shkuar
deri atje sa disa prej tyre që seriozisht nuk dinë se kush janë në të vërtetë, flasin shqip dhe
thonë që nuk jemi shqiptar.
Greqia nuk ka vetëm pellazgët e vjetër që sot quhen arvanit, por ka dhe një popullsi
tjetër shqiptare nga Epiri i Jugut dhe Maqedonia perëndimore e cila në masë është asimiluar
dhe kush nuk pranoi që të bëhej ortodoks me bekimin e kishës u degdis në shkretëtirat e
Anadollit. U ç’popullua me forcë fara e Aleksandrit të Madh dhe Pirros në mes të Evropës.
Popullsia që u suall nga Azia ishte një popullsi ortodokse por shqiptare në pjesën më të madhe
të saj. Shkëmbimi i popullsisë u bë për tekat e kishës e cila mori myslimanët shqiptarë dhe i
shkëmbeu me ortodoksit shqiptar.
Megjithatë që vazhdojnë të thuhen dhe bëhen pjesa e Epirit deri në Korinth sipas të
gjitha të dhënave antropologjike është e një etnie me shqiptarët dhe del me karakteristikat
Brachycephalas ashtu siç janë shqiptarët e sotëm. Bregdeti i Epirit dhe Greqia veriperëndimore
deri në Korinth antropologjikisht ka një popullsi të pastër e të vjetër evropiane.
Më pas ajo vjen e përzierë ashtu si dhe është faktikisht.
Në territore të Greqisë ku ka influencë sllave dalin karakteristikat e popullsisë sllave
dhe në territoret e tjera ato të popullsisë aziatiko-afrikane.
Pra, nuk ka komb grek në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe as nuk ka patur ndonjëherë.
Kombi i vjetër grek është më tepër një shpikje e historianëve sesa një e vërtetë ku greqishtja e
vjetër dhe e re nuk përkthejnë gjuhën që ka folur i ashtuquajturi komb antik grek.
Fiset që kanë banuar Greqinë antike kanë qënë të gjitha pellazgo-ilire dhe kanë folur një
gjuhë që nuk ka të bëjë fare me greqishten e vjetër apo të re përderisa ajo nuk përkthehet. Fakti
që në mesjetë nuk ka sërish komb grek por shqiptar tregon qartë se grekët jo më shumë dhe jo
më pak por janë vetë arvanitët. Edhe sot nuk ka komb grek por një komb i stisur me disa raca
brenda që mëson greqishten artificiale sërish nën parullën e Sokratit që grek është ai që mëson
greqishten.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Pellazgo Iliret :Elena Kocaqi

#45

Post by Patush »

Studiuesit vrasin mendjen për të shpjeguar se ku shkuan grekët që nuk ka asnjë gjurmë
të tyre, si u zhdukën. Grekët nuk janë zhdukur ata janë ku ishin por nuk janë ata lloj grekësh që
kanë përkufizuar disa historian romantik, por janë vet arvanitët. Historianët sot dëshirojnë të
gjejnë të vërtetat, por nisen mbi një bazë të rreme ndaj dhe nuk u del asnjë gjë në lidhje me
kombin grek. Ata nuk kanë ekzistuar kurrë në atë mënyrë që historianët i kanë përkufizuar ndaj
dhe nuk gjenden. Historianët kërkojnë grekët pasardhësit e grekve të vjetër por ata kanë
konceptuar etninë greke të vjetër shumë gabim ndaj dhe nuk kanë gjetur të rinjtë. Grekët e
vjetër ishin pellazg dhe pasardhësit e tyre të vetëm janë shqiptarët arvanit të Greqis së sotme
dhe shqiptarët kudo që janë. Nëse vazhdojnë akoma me këtë teorira që kanë vazhduar deri tani
të presin se do t’i gjejnë.
Arvanitët dhe shqiptarët Epirot dhe Maqedon janë ata që përbëjnë edhe sot pjesën më të
rëndësishme të kombit grek dhe gjuha e tyre është shqip dhe nuk kam përse të ndalem në
gjuhën e etnisë më të rëndësishme të kombit grek pasi ajo është shqipe e pastër e dialektit Tosk.
Ajo që do ndalem është që të analizoj disa fjalë të gjuhës artificiale greke të cilat janë shqip apo
që shpjegohen nga shqipja. Ato janë trashëguar nga trungu pellazgo-ilir.
vazo vendos pra një folje vë
voras veriu
Fjala ka rrjedhur nga fjala bora, nga që në antikitet veriu i territoreve nga ku ndodheshin
pellazgët e Greqis, është quajtur me fjalën boras. Kështu fjala shqip e ruan të dy variantet edhe
fjalën veri siç e ka greqishtja edhe fjalën boria për borën. Kështu fjala boria ku v zëvendëson b
quhet voria apo veri. Por fjalën borikos që tregon veriun me borë mund ta përkthejë vetëm
shqipja e cila edhe sot borës i thotë borë ndërsa greqishtja ka marrë fjalën borë të shqipes ku b
është zëvendësuar me v dhe në vend që për vendet e veriut të përdorë fjalën boria ashtu siç e
përdor gjithë Evropa, përdor fjalën voria.
botanika botanika
Fjala botanika është një fjalë origjinale shqipe që tregon planetin dhe sot shqiptarët e
përdorin fjalën bota për të emërtuar planetin dhe asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes nuk e ka si të
tillë. Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e huazuar kur është një fjalë kaq e rëndësishme dhe që
aktualisht e përdor shqipja me një kuptim të tillë, por jo greqishtja dhe gjuhët e tjera latine apo
gjermanike, pasi ato kanë fjalë tjetër për fjalën bota. Shqipja me këtë fjalë ka formuar disa fjalë
të tjera si botoj, botkuptim, botëror, botim, botues etj.
Shqip ...............bota
italisht ..............mondo
spanjisht ...........mundo
frëngjisht ...........monde
anglisht .............world
greqisht .............kozmos
vronto ...............bubullon


Fjala e ka origjinën tek fjala vrenjtur që është koha kur bie shi, nga ka rrënjën edhe fjala
shi në greqisht. Kjo fjalë është trashëguar edhe tek disa gjuhë sllave ku koha quhet vreme.
Greqishtja nga fjala shqip vronto që tregon se është vrenjtur ka nxjerrë fjalën bubullij. Gjatë
kohës që moti është i vrenjtur ka edhe bubullima dhe ajo gjuhë për të treguar bubullimën ka
marrë fjalën vronto. Po të shikosh edhe fjalën bubullij është një fjalë arkaike dhe tepër
origjinale, pasi ajo është formuar nga vet zhurma që shkakton bubullima që bën bu-bu dhe si e
tillë është quajtur bubullim. Kjo tregon dhe arkaizmin e gjuhës shqipe.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”