Socio wrote:
Jo bre Alb !!!
Lidhja e formacioneve komuniste ushtarake shqiptare me ushtrine jugosllave ka qene fund e krye, si ne fillim ashtu edhe mbarim. Partia komuniste ne krye me Enverin u formua nga vete Jugosllavet me 1941, menjehere pas clirimit dhe bashkimit te tokave shqiptare nga Fashistet.
Lufta e tyre nuk ka pasur asnjehere 'kahje tjeter' apo kahje kombetare, vetem kahje te vlerave komuniste, fillim e mbarim !!
Sigurisht, me keso mashtrime kane shkuar ne vdekje dhjetra mijra shqiptare, edhe dhjetra mijera te tjere shqiptare qe kane luftuar kunder tyre, ne lufte vellavrasese.
Per kete edhe te thash me heret; 'Mendo me vlera', gjithcka fillon me vlera. Komunistet nuk mund te jene nacionalist apo kombetar !!
Po e perseris, ne trojet shqiptare, e sidomos ne ato troje ne thundren Sllave dhe Greke, nuk ka pasur motivacion kombetar te luftohen nacionalistet gjermane.
Socio, pergjigjja ime ne pohimet tuaja te mesiperme eshte kjo:
- Une nuk thashe se s'ka pasur bashkepunim shqiptaro-jugosllav, mirepo thashe qe clirimi i Kosoves prej nazisteve u be nga partizanet shqiptare, dhe jo nga Ushtria Jugosllave sic the ti. Ne Konferencen e Uashingtonit dhe Teheranit, amerikanet, sovjetiket e britaniket thane njezeri se duhet te kete bashkepunim midis popujve te pushtuar ne menyre qe te dilet nga roberia nazi-fashiste. Nese ka pase bashkepunim kjo nuk eshte gabim. Gabim kardinal eshte subordinimi (nendrenditja) ne bashkepunim. Cka po dua te them me kete? Jugosllavet perpiqeshin (qe per qellimet e tyre ekspansioniste) te shiteshin si baballare e 'supermen' ne luften antifashiste, me c'rast synonin qe ta monopolizonin kete lufte duke e paraqitur si lufte vetem te jugosllaveve kunder nazi-fashisteve. Ne emer te 'pervojes' dhe 'instruksioneve', jugosllavet synonin qe gjithsesi ta monopolizonin luften anitfashiste te shqiptareve, ose te pakten t'i jepnin nje kahje cfare ata deshironin. Sipas analizave te mia ne saje te dokumentacionit qe kam lexuar shi perkitazi me kete periudhe, me ka dale se ata arriten qe ne castin kulmor ta monoplizonin dhe merrnin freret ne dore tek partizanet shqiptare te Kosoves (e kam fjalen tek udheheqesia e tyre).
- Nuk e bej avokatin e Partise Komuniste Shqiptare, mirepo jam ne gjendje qe te paraqes fakte te mjaftueshme sa per ta hedhur poshte nje pohim te atille, se gjoja Partia Komuniste Shqiptare ka qene prodhim jugosllav. Me ler ta them me thukte kete:
Jugosllavet pra sic e thashe me pare, synonin qe te merrnin formatin e rezistences antifashiste kudo ne Ballkan: ne Shqiperi, Bullgari e madje edhe ne Greqi. Me ane te ketyre rrokadave, ata donin te thoshin para botes ose te kishin shkas per ti thene botes vite me vone, se ata jugosllavet paskan qene luftetaret nr.1 kunder fashizmit ne Ballkan dhe se te gjithe pa perjashtim: shqiptaret, greket, bullgaret kane qene bashkepunetor te nazifashizmit!!!! Vetem jugosllavet e kane 'shpetuar' Ballkanin, se perndryshe ai paska pasur rrezik te shenderrohej ne rezervat nazi-fashisht. Si te tille, jugosllavet e parandjenin sesi do te perkdheleshin nga Ruzvelti, Stalini e Cercilli. Ja pra ky ishte skenari djallezor qe e pergatisnin jugosllavet. Partia Komuniste Shqiptare nuk eshte prodhim jugosllav; ajo eshte sublimin i te gjitha grupacioneve e celulave te majta ne Shqiperi, qe vepronin te pakten te organizuara qe prej kohes se Zogut. Bernd Fisher ne librin e tij per Shqiperine e LDB ne kapitullin ku ben fjale per Partine Komuniste Shqiptare dhe themelimin e saj, askund nuk e ze ne goje se ajo eshte themeluar prej jugosllaveve. As Reginald Hiberti dhe koleneli Dejvis (misionare britanik) ne librat e tyre nuk permendin nje gje te tille. As komunisti jugoslav Milovan Gjikas ne librin e tij nuk thote se Partia Komuniste Shqiptare eshte prodhim jugosllav. Sikur te ishte krijim jugosllav, ai nje gje te tille patjeter se do ta thoshte, sepse libri i tij eshte shkruar me 1949, pra atehere kur jane prishe maredheniet me Jugosllavine. Kurse, edhe 'komunisti' kosovar Fadil Hoxha ne nje interviste te tij pak para vdekjes, thote prerezi se Partia Komuniste nuk ka qene e krijuar nga Jugosllavet.
-Nese fashistet na e paskan cliruar Shqiperine dhe shqiptaret, atehere perse bota e asokohshme nuk e quajti clirim, por Pushtim? Nese fashistet e paskan bere clirimin e shqiptareve, atehere perse Ruzvelti, Cercilli dhe Stalini u benin thirrje shqiptareve te rrokin armet per clirimin e tyre?