Bën shumë mirë që i përmend të gjitha shpjegimet e mundshme ALBPelasgian sepse edhe ato të dhëna nga pikëpamja e teorisë (P)IE mund të hapin gjithsesi shtigje të vyera hetimi; megjithatë, për mendimin tim, në këtë rast çështja e togut /gn/ (dhe gjithë rindërtimi PIE) na shpie në rrugë të gabuar.
Pikënisja e duhur për mendimin tim është folja 'ënjt':
âj-/ ej- bashkë me motërzimet âh-/ ëh- janë për mendimin tim rrënjesat parake të siemnit ilirishtoShqip të zjarrit *
Enji.
Arsyeja se përse e kemi quajtur zjarrin kështu na jepet nga vet tingulli i këtyre rrënjesave të cilat çinojnë njëkohësisht rrymën e ajrit të nxehtë dhe të vet zjarrit por edhe reagimin që vjen nga djegia. Dhe jo rastësisht ato janë përpikërisht të njëjta, nga njëra anë me rrënjesat që tregojnë rrymat e ajrit dhe të ujit, por edhe me ato për mprehjen dhe reagimin ndaj prerjes apo shpimit.
Pra, ndryshimi për mendimin tim është i natyrshëm: nga *âhj/ âj [/i] kemi
anj > ënj/enj (dhe kjo është veçse një pjesë e bigëzimit kuptimor, pasi pjesa tjetër ka dhënë natyrshëm me prapashtesim fjalën
aj-ër), pa u dashur ndonjë ndërmjetëse /gn/.
Nëse nisemi nga rindërtimi PIE për të fjalëhetuar ilirishtoShqipen
Enj-, gabojmë edhe për shkak se nxitemi që të bëjmë kapërcime që na e fshehin zhvillimin e njëmendtë të fjalës e cila për mendimin tim rrjedh nga *Âj / *Êj- dhe jo nga #Agn-/ #Egn-/ #Eng-.
Nëse keqkuptohet lidhja e /âj-/ me rrënjesën /ag-/ për sa i përket fjalës *Enji, keqkupohet gjithashtu togu bashkëtingëllor /-gn-/ tek "Agni".
Pa dyshim që këto dy rrënjesa janë të lidhura, por nuk duhet harruar vargu tingullzhvillimor
ag >< ak >< akʰ >< ah > aj i cili na ndihmon që të kuptojmë se, /nj/-ëja e Enjit vjen nga /j/-ëja dhe jo nga togu /-gn-/.
Për këto arsye unë i mëshoj mendimit se
Enji dhe
Agni kanë pasur zhvillime të pavarura sado që rrënjesa e tyre mund të jetë e njëjtë (dhe sado që ndryshimi nga njëra tek tjetra është plotësisht i mundshëm).
Nuk na ndihmon aspak që ta shkëpusim togun /-gn-/ nga
"Agní", përndryshazi, kjo fjalë duhet ndarë, thom unë, në
Ag- dhe
-ni, ku
Ag është rrënja (ilirishtoShqipe që i ka kaluar deri edhe
sanskritishtes, porsi qindra e qindra të tjera) dhe
-ní është prapashtesa ilirishtoShqipe emër(përmbledhës)ndërtuese (kjo vlen edhe nëse është e saktë që shqiptimi i saj është
nē).
Pra "Agni" është ndërtimorisht dhe rrënjesësisht e njëjtë me fjalën:
AGMÍ f.
1. Zbardhëllima e parë e vagët e ditës, kuqërrimi i agut; koha para agut. Agmia e malësisë.
2. Zbardhëllimë, dritë e butë që përhapet nga sendet e bardha. Agmi dëbore.
3. Të skuqurit e lehtë të fytyrës nga një ndjenjë.
* Agmi njeri: njeri me shpirt të kulluar, njeri zemërbardhë e i dashur.
ku kemi prapashtesën simotër -
mí në vend të -
ní (gjithashtu edhe kuptimorisht kemi përafri të theksuar).
Një tjetër shembull për të kuptuar ndërtesën e
"Agní" është edhe fjala:
AJRÍ f. poet.
shih AJ/ËR,~RI 1,2. Ngrihet (çohet) në ajri. Fluturon nëpër ajri.
ku kemi simotrën e drejtpërdrejtë të ndajshtesës -
ní: -rí. (zotëri/-ni, hyrí/hyjní etj.)
Fjala `ajri` dhe simotra e saj plotësisht e mundshme °
ajní për mendimin tim na tregojnë se edhe në rastin e *Enjit mund të kemi patur një ndërtim të po këtij lloji: *Âj-ní/ Ej-ní e cila është zhvilluar mandej në *Enji nëpërmjet shkrirjes së /j/-s me /n/-n: jn > nj (por mos të harrohet se kalimi j >< nj është gjithsesi më se i natyrshëm në ilirishtoShqipe siç ndodh tek një trajtë e numrit 'një': î >< j(i) < nji >< ni).
Kalimi nga /j/ në /nj/ është shumë i thjeshtë për t'u arsyetuar: ai varet nga çhundorizimi i zanores nistore i cili i kalon bashkëtingëllores:
âj > anj, êj > enj. [Një tjetër shëmbull i kësaj mund të jetë edhe ai i shfaqur tek emri i Lynkeshtëve: Lûk- > (Lyk-) > Lunk- por kjo do hetim të mëtejshëm pasi Λυγκηστίς mund të jetë edhe °Lugjeshta 'vendi i lugjeve; i rrjedhave të ujit, i liqeneve' (se jo më kot është një trevë
e pasur me ujë, lug midis maleve dhe fare afër me "Pellagoninë" ~ °Pellgëní-në!).
_ _ _
Ajo që ma përfuqizon bindjen se
"Agní"-u dhe *Âjní-u janë emra përmbledhës që fillimisht tregonin të gjitha ato dukuri të cilat lidhen me 'lojërat e dritës' [pavarësisht sipërfaqeve: në qiell (agimi, vetëtima), në ujë (vagëllimi, vezullimi) e në ajër (agu, mjegulla e ndoshta edhe ylberi)] janë edhe përshkrimet e tij; nëse u hedhim një sy atyre të "Agniu"-ut gjejmë për shembull këto të dhëna:
Agni is […] also associated with water.
The Rig Veda often says that Agni arises from water or dwells in the waters;
Duke mos njohur Shqipen, në rreshtat vijuese të këtij artikulli thuhet se kjo dukuri mund të jetë e ndërlidhur me flakën e gazit natyror apo me sipërfaqësimin e vajrave në ujë. Kjo nuk mund të përjashtohet, megjithatë, nëse kuptohet e gjithë 'ylberësia' kuptimore e rrënjesës /ag-/ atëherë bëhet e qartë se ajo nuk ka qenë e lidhur zanafillisht vetëm me zjarrin, por me çfarëdolloj vezullimi; edhe me vetëtimën dhe vet Diellin (çka na sjell ndërmend lidhjen me agimin):
Agni has three forms: 'fire', 'lightning' and the 'Sun'.
Dhe lidhja me vetëtimën na e vërteton gjithashtu se e enjtja vjen sak nga *Enji me prapashtesën mbiemërndërtuese -të dhe na lejon të hamendësojmë se ky mund të ketë qenë një tjetër emër, më i përgjithshëm, për Zeusin. (Poende një emër për një hyjni edhe më parake me tipare, simethân, "zeusiano-apolloniane").
_ _ _
Dy gjëra të tjera me shumë shumë rëndësi që përftohen nga ky lloj hetimi i "Agní"-ut janë edhe këto:
1. Lëndën gjuhësore me të cilën u përpunua sanskritishtja e shpunë në Indi të Parët Tanë ilirë (me fushata nga shumë pikëpamje binjake me ato që do të ndërmerrte më vonë Leka: me ushtri të përbërë nga të gjitha fiset simotra dake, trake, paione, dardane etj. të cilat kanë lënë secila gjurmët e dialektit të vet në sanskritishte).
dhe
2. Krahas vetisë tingullçinuese, na del në pah një tjetër prej tipareve prejnatyrëburuese të ilirishtoShqipes: vetia e 'dukuriçinimit':
Agimi, lindja e Diellit, lëvizja e tij në qiell janë palca dukurimore me të cilën është ngjizur folja ilirishtoShqipe °agoj me kuptimin 'veproj, përçoj, prij'! e cila i ka kaluar sak latinishtes "agō" dhe greqishtes "ἄγω".
{Kjo do të thotë se një mori e tërë fjalësh teknike/ndërkombëtare si "akt, aksion, aktual, aktivitet etj." kanë në rrënjë përsëri ilirishtoShqipen.
Trajta `akt` është zhvillim i natyrshëm i °ag(ë)t-oj > agt- > akt (ku /t/-ja ka ndikuar në çzëshmësimin e /g/-s duke e shndërruar në /k/). [Sifoljet °ag-(ë)t-oj/ °agoj duhen parë porsi sifoljet `fark-ët-oj/ farkoj` apo `qark-at-oj/ qarkoj` apo `vrap-ët-oj/ vrapoj`]. Kshuqë edhe folja `reagoj` është vijimësi e drejtpërdrejtë e °agoj dhe jo "huazim" a "rihuazim"!}
Një vërtetim të këtij zhvillimi dukuriçinues të foljes °agoj na e jep edhe vet simboli iliroShqiptar i Diellit, ndjellamira ("svastika"), tek i cili shohim 'këmbët e Diellit' të cilat tregojnë lëvizjen e tij ditore në qiell, por edhe motin, lëvizjet e tij vjetore, stinët (e prej këtej ripërtëritjen, këndelljen, gjallërinë, jetën):
Kështu na sqarohet edhe fakti që të Parët Tanë e kanë përfytyruar Diellin të hipur mbi një qerre që udhëton në qiell:
Dhe prej këtij përfytyrimi ka mbirë edhe folja °tër-agoj > °tragoj nga e cila janë bigëzuar [nëpërmjet kalimit ag >< akʰ >< ah >< aj] një shumësi e tërë fjalësh ilirishtoShqipe: që nga foljet
tërheq (dial.
treq) dhe
tregoj e deri tek
trajtë e
trajtoj (që nuk janë kurrsesi huazime, por zhvillime të brendshme të ilirishtoShqipes, porsi folja
reagim!).
{{Që fjala `trajtë` (e cila është siemën me 'ravijëzim, përvijim', çka tregon burimin e saj parak nga tërheqja e parmendës në arë) nuk është e huazuar a rihuazuar por është burimore (e dalë nga zhvillimi °trag > °trah- > traj), na e vërtetojnë fjalët
madh dhe
majë tek të cilat kemi përsëri të njëjtat rrënjesa m'
ag >< m'
aj:
madh vjen nga *mahëdh < *makedh < … < *magd < *mag, mirëpo çfarë na është trajta /mag-/?
Kam gjithnjë e më pak dyshime për faktin që kjo fjalë ilirishtoShqipe ka mbirë nga emërzimi i paskajores °me-u-ag > °m'ag, ku folja °ag (edhe e dyzanorësuar °aug- sikurse
ar/°aur) është përsëri e buruar nga dukuria e agimit të Diellit për të treguar 'rritje, ngritje' e prej këtej 'zmadhim; shtim; zhvillim etn.' Në po të njëjtën mënyrë edhe fjala `majë` vjen nga po i njëjti ndërtim: °me-u-âhj > 'me u fry, me u rrit, me u naltësu' > … >
majë 'pjesa më e naltë' (që është e njëjtë me fjalën
mal).
Edhe tek vet fjala `naltë` > °n'alt > °në-alt gjejmë zhvillimin motërzimor të rrënjësesës ilirishtoShqipe /aj/ në /al/ porsi tek fjala
ajkë/ alkë 'pjesa më në sipërfaqe e qumështit' > 'pjesa më e lartë e diçkaje' > 'pjesa më e mirë e diçkaje; balli' > 'prijësi' por edhe 'mburoja' dhe '
fuqia' (sikurse fjala tjetër ilirishtoShqipe ἀμύνω [munój] që ka zhvilluar ngjyrime kuptimore që nga 'mund; zotoj; fitoj; mposht' e deri tek '
mbroj'.
Dhe kjo na shpjegon sak edhe emrat e të Parëve Tanë si Ἀλκέτας [°Alketáshi], ᾿Αλκέτις [°Alketíshja], ῎Αλκα [°Alka], ῎Αλκηστις [°Alkështía], ᾿Αλκαῖος [°Alkaioshi], ῎Αλκιος [°Alkioshi], ᾿Αλκίων [°Alkioni], ᾿Αλκάνωρ [*Alkanori], ᾿Αλκήνωρ [°Alkënori], ᾿Αλκμαίων [°Alkmaioni] eshtj.
Fjala
alkë na zgjidh gjithashtu edhe çështjen e emrit Ἀλέξανδρος! Por së pari duhet të marrim edhe një fjalë tjetër:
LËKOJË f. sh.
Cipa a lëvorja që vesh kokrrat e pemëve. Lëkojat e rrushit. I heq lëkojën.
Ndonëse ka ngjashmëri të madhe me
lëkore e cila duket të jetë parashtesim i fjalës `kore`, për mendimin tim ajo është në të vërtetë zhvillim këmbyesor (me metatezë) i fjalës
alkë > *
alëk-ojë > lëkojë. Trajta
alëk/°lek atëherë është foljezuar duke dhënë fjalët ilirishtoShqipe °(a)lëkoj (ἀλέκω), °(a)leksoj (ἀλέξω) me kuptimin 'mbroj' (njashtu siç lëkoja mbron frytet)! Pra Ἀλέξανδρος: (A)Leksandroshi 'mbrojtësi i popullit ose i nderit [°(a)n(d)êro-sh > nêri/njeri, nder]'!
Njëjtësia kuptimore e foljeve °(a)lëkoj (ἀλέκω) dhe °(a)munoj (ἀμύνω) na jep shpjegim edhe për emrin tjetër iliroshqiptar Ἀμύντας: °Mundashi, Mundësi, Mundi 'mbrojtësi; i fuqishmi' që është i motërzuar kuptimorisht dhe rrënjesësisht me emrin e Mujit (dhe kjo është një tjetër vërtetësipërplotësim i vazhdimësisë iliroshqiptare)!
Lidhja ag >< aj >< al na tregon gjithashtu se emri i prijësit Ἀλκέτας është për shembull trajtësim i emrit tjetër ᾿Αγέτας që jo më kot do të thotë pikërisht
prijës!
[Vëreni përsëri ndërtimin folje-emërzimor tek ilirishtoShqipja
ταγός 'ai që prin, drejton' < °tu-agú 'tu prij, tu drejtu'.]
Vëreni gjithashtu edhe emrin e përdorur nga fisi ilir i brygëve për hyjninë
ΒΑΓΟ e cila është përsëri rrënjesa /ag/ e parashtesuar me një /bʰ-/ përcaktuesore (porsi tek fjalët e bigëzuara kuptimorisht
v-agull, v-akët, z-agushi etj.). Kjo fjalë është e një rëndësie stërthelbësore sepse na dëshmon burimorsinë e fjalëve
begati dhe
beg (që përsëri ka të ruajtur edhe motërzimin g >< j:
bej!) Nëse kemi parasysh edhe ndryshimin tjetër g >< z (që gjejmë për shembull tek vegullim >< vezullim, atëherë kemi të zgjidhur edhe çështjen e hetimit të fjalës βασιλεύς rrënja e së cilës ka ardhur nga ndryshimi bag >(*bagz)< baz (vëreni aty edhe fjalën brygase
ΒΑΛΗΝ 'balli' > 'mbreti'!). Ndërmjetësja *bagz është gjithashtu e rëndësishme sepse na vërteton burimorësinë e fjalës
pagëzim (*bagëzim) e cila përpara shpërfytyrimeve botëkuptimhelmonjëse abrahamike që janë ushtruar ndaj Kulturës Sonë, përdorej për Ritet Tona Burimore. Dhe jo vetëm që fjala `pagëzim` nuk është "huazim orelian" nga "baptizare", por edhe vet fjala βαπτίζω është ilirishtoShqip: është motërzim i natyrshëm i °bagëzoj dhe bashkë me këtë është parashtesim i rrënjesave ag- >< … >< abʰ- >< ap- në degëzimin e tyre kuptimor '
ujë; avull etj.'! Pra, βαπτίζω (që është përfuqizim i
βάπτω) është e sindërtuar porsi folja
°vaptizoj (e cila do të ishte përfuqizim i foljes
vapëtoj) por ku rrënjesa /ap-/ ka kuptimin e ujit: °bʰaptizoj 'lag, mek; kredh në ujë; ngjyej'. [Vëreni përsëri parashtesimin e rrënjesave ilirishtoShqipe
ag-, ek (>ak) tek foljet
lag dhe
mek e ndoshta edhe tek folja
bekoj (por edhe shpjegimi i Kamardës që e lidh këtë me
be dhe
besë është mjaft bindës)].
Trajta
baz- është zhvilluar mandej në
bash- siç e gjejmë sak tek fjala:
BASH m. sh.
1. del. Pjesa e përparme e anijes ose e barkës.
2. bised. Pjesa më e mirë e diçkaje, pjesa më e zgjedhur, balli, ajka, lulja.
3. Vend i shtruar në krye të dhomës, zakonisht afër zjarrit, kryet e vendit, qoshe.
Shpjegimi se
bash vjen nga *ballsh është i pranueshëm, por për mendimin tim fjala
ballë është prapashtesim i rrënjës ba- që filloi të tregonte kryet e diçkaje vetëm pasi ishte përdorur në fjalët °bagë (hyjni; prijës) dhe °bashileus ('prijësi i °leusit 'popullit'' ose 'i parëlinduri'). Ky lloj gërshetim mundësish shpjegimore në fakt haset edhe tek vet fjala
bej që mund të jetë rinjëjëszim i shumësit të
ballë.
Megjithëkëtë, kjo fjalë është e rëndësishme sepse ndihmon në shkallmimin e rrenës sipas së cilës gjoja Shqipja nuk paska ruajtur
fjalë detare!!
Meqë jemi tek deti dhe tek brygët, le të shtojmë edhe që ky fis ilir detarësh jo rastësisht e ka marr emrin nga fjala
breg (siç e ka shpjeguar edhe Trojanus Epiroticum që nuk e di nëse është pjesëmarrës në këtë forum) e cila është përsëri parashtesim i rrënjesës
eg (<ag) dhe simotër me fjalën
prag. Kuptimi i tyre parak mund të ketë qenë si 'vend i ngritur', po ashtu edhe 'vend anës rrjedhave të ujit' (kjo e dyta mund të na shpjegojë edhe emrin e fisit ilir Βρεῦκοι 'banorët e bregut të lumit (°breuk-ut)'. [Dhe në fakt këta banonin afër fisesh emri i të cilave është i lidhur me ujin si p.sh. Amantinët (nga
amë 'vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji' porsi edhe emri i Amantiës jugore të quajtur edhe Ἀβάντια sipas ndryshimit ab >< amb >< am) dhe Ozeriatët (nga °jozër 'liqen, gjol, pellg, bërrakë, jezull etj.')].
Ndryshimi *brag >< breg >< bryg është i njëjtë me atë që shohim tek emri i trevës ilire të Mygdonisë që thomse duhet parë si trajtësim i °Magdhonisë (> °Mahedhonisë) [mag >< meg >< myg] apo të Μέγαρα-s; dhe meqë dolëm përsëri tek rrënja °mag/*madh, nuk mund mos të përmendet edhe
emërvendi Μέθανα, Μεθώνη:
Strabo says (viii. p. 374), “that in some copies of Thucydides it was written Μέθωνη, like the town so called in Macedonia.”
që na dëshmon se ndryshimet mak- >< math-, meg- >< mëdh- kanë ndodhur që herët dhe këto trjatësime ishin të njëkohësishme! Në fakt kjo qytezë gjendej afër Mykenës [që me sa duket ka të njëjtën rrënjë të emrit të Mygdonisë; sigurisht, nëse kuptimhetimi i saj është i saktë; por afria e saj me trevën e quajtur Κρηστωνία (°Kreshtonia 'vend i lartë, kreshtë') e përkrah atë]. Në mbështetje të pohimit se ndryshimi mag/k > madh/th ka ndodhur kaq herët mund të sillet edhe emri i fisit kufitar me paionët:
Μαιδοί (°Madhojtë 'të mëdhejtë').
Ajo që na thotë Strabua, që edhe në Mahedhoni ka një qytezë me emër Μέθανα, na përkujton gjithashtu Emathian: *Mathana > Mati.}}
Duke iu rikthyer foljes ilirishtoShqipe
°tragoj > … > °trakʰ-/trah- > treq 'tërheq', shohim që ajo i kaluar sak atyre që sot quajmë "latinishte" "
trago, traho, tractum" dhe "greqishte" "
τράχω, τρέχω" [duke pësuar tek kjo e dyta një shkarje të lehtë kuptimore për të treguar vrapimin, por edhe garimin (mundësisht nga gara parake me qerre)].
Që folja `tregoj` në kuptimin 'shfaq' ka mbirë nga dukuria e agimit (pra shfaqjes) së Diellit, na e vërteton fjala:
AGOR m.
Trajtat që merr fytyra ose trupi sipas qëndrimit; vijat kryesore të një fytyre; [pamja e jashtme].
Tepër domethënës është degëzimi përmbajtjesor 'tërheq' i foljes °agoj sepse na qartëson se fjala ilirishtoShqipe °agër i është dhënë 'tokës që lërohet e mbillet, arës' duke përdorur si kalk kuptimor tërheqjen e parmendës!
Nga °a:gër, dhe këtë e ka thënë edhe Hampi, është plotësisht e mundshme që të jetë degëzuar fjala
arë (ku humbja e /g/-s shpjegohet nga zgjatimi i /a/-s, porsi në
rastin lāgshtë > lashtë).
pavarësisht nëse arë vjen nga agër, kalimin agr- > (arr-) > ar- e ndeshim me gjasë edhe tek emrat Ἀγρίανες, ᾿Αγρέανος >> ᾿Αρριανός , ᾿Αριανός.
Rrënjesa /ag-/ tek emri i Agrianëve > Arrianëve > Arianëve, ndonëse është e parashtesuar porsi në rastin °agër (arë), them që duhet lexuar në kuptimin 'prijësat,
agatë':
AGA m. sh.
4. etnogr., vjet. Kryetari i një çete.
AGË m. sh.
1. krahin. shih AGA,~I.
2. sh. ~Ë, ~ËT kr. pop. Trim, bashkëluftëtar i një kreshniku (në epikën legjendare). Agët e Jutbinës.
Dhe jo më kot, nëse i rikthehemi "Agni"-ut, një prej cilësimeve të tij është edhe:
Yaskacharya explains that it is called अग्नि (Agni) because it is अग्रणी (Agrani), the forward leader
që na shpie përsëri tek pika 1.:
1. Lëndën gjuhësore me të cilën u përpunua sanskritishtja e shpunë në Indi të Parët Tanë ilirë (me fushata nga shumë pikëpamje binjake me ato që do të ndërmerrte më vonë Leka: me ushtri të përbërë nga të gjitha fiset simotra dake, trake, paione, dardane etj. të cilat kanë lënë secila gjurmët e dialektit të vet në sanskritishte).
Emri i "Agniu"-t dhe cilësimi i tij si Agran (që është trajtësim i emrit ilir Ἄγρων 'prijësi') na tregojnë se fisi i lashtë ndoshta më i përmendur në histori, ai i Arianëve (< Agrianëve), ka qenë fis iliroshqiptar ose, më saktë:
bashkësi luftarake fisesh ilire.
_ _ _
Për të kuptuar se përse këto fakte janë disi të shpërfillura nëpër shekuj dhe nuk pohohen haptazi as nga akademikët e sotshëm, duhet t'i bëjmë vetes një pyetje shumë të thjeshtë:
çka do të kishte ndodhur nëse Haxhi Qamili do të kishte fituar?
Përgjigja është po ashtu shumë e thjeshtë: do të kishte pasur një lloj "historiografie" që do t'i përngjante pikëpamjeve të shprehura nga Oliver Shmiti [pra një historiografizim nga këndvështrimi osman, nga këndvështrimi i pushtuesit (dhe nga kjo pikëpamje, duke studiuar zezonën bolshevike, mund të thuhet se në fakt u pat fitorja e një lloj haxhiqamilizmi, dumbabizmi e pushtuesofilie në të cilin, vendin që në botëkuptimin islamist e kishin osmanët, në atë bolshevist e morën jugosllavët e sovjetikët. E madje kjo vlen edhe sot, ku vendin që zinte BRSS-ja, sot e ka marrë BE-ja.)].
Pra, për të kutpuar historiiografinë e lashtë, duhet kuptuar së pari që, ata që e patën atë në dorë për shekuj të tërë, ishin
Haxhi Qamila dhe
Oliver Shmita. Dhe shkrimet e akademikëve të sotshëm që nuk janë në gjendje që ta kuptojnë këtë fakt, s'do mend që do të jenë të cekëta, të pasakta apo krejt të gabuara.
---
p.s.
Për hetimin e fjalëve
kunat,
denjë dhe
peng mund të flasim herë tjetër, por fjala
shenjë mund të thuhet pa asnjë dyshim që është
zhvillim i brendshëm i ilirishtoShqipes.