Ceshtja qe po diskutojme nuk ka te beje me faktin qe ate e parashtroi dhe kryeministri, megjithese une jam dakord me ty, qe ai e hodhi ne tregun politik per perfitime te tilla, ceshtja eshte e gjetjes se pergjegjesise morale, historike dhe politike te atyre njerezve qe kerkojne te lajne duart si Pilati, duke bere te paditurin. Por ne te njejten kohe, une nuk jam aspak dakord me ty, qe ceshtja te diskutohet si projekt historik ne analet akademike. Kjo sepse, pervec faktit qe ishte nje gjeme e madhe me lulen e rinise shqiptare, dhe ka nje pergjegjesi te madhe, por dhe per faktin se gishti i akuzes eshte per TRADHETI KOMBETARE. Historianet si zoti Piraku, mund te jene shume te afte dhe mund te na ndihmojne shume ne hedhjen drite mbi kete ngjarje, por vlera e arsyetimit te tyre nuk eshte permbyllese. Ajo mbetet subjektive dhe eshte nje opinion ne morine e opinioneve. Ai qe ka rendesi eshte fakti i vrasjes se rinise shqiptare, i mosdenimit dhe mosreagimit , nga komunistet shqiptare qe ishin dhe fituesit e Luftes.qiellikaltër wrote:Pikerisht ne kohen kur ceshtja shqiptare po ngrihet me me force, se pari ne arenen shqiptare, me duket shume djallezore qe udheheqesi i qeverise shqiptare, shpall fajtor e kriminel, nje shqiptar tjeter, po te Shqiperise, meqe ky i fundit i perket nje sistemi te permbysur e te urryer nga ky i sotmi.Prof. Dr. Muhamet Pirraku wrote: E dyta: cili është fitimi i Shqipërisë gjysagjele dhe i kombit shqiptar të copëtuar me dhunë serbo-jugosllave e botërore, që për interesa të politikës ditore të tarafeve politike për pushtet pa shtet, të kërkohet zhvendosja e përgjegjësisë materiale, politike, juridike shtetërore e Jugosllavisë Titiste në kurriz të Shqipërisë Enveriste?!?!. Kjo e tëra është: "Ktheja pushkën veti e tërheqjen e këmbëzës besoja Belzebulit që i priu historikisht gjenocidit mbi Kombin shqiptar...!?
Ceshtja telendiset ne diskutim amoral politik, amoral sepse ne te luhet me ndjenjat e popullit shqiptar.
Tani qe politikane shqiptare po marrin guximin e po kerkojne hapur e me force bashkimin e Kosoves e trojeve te tjera shqiptare me Shqiperine, hapja ne kete menyre e diskutimit mbi Masakren e Tivarit, fut fitilat midis shqiptareve ketej e andej kufirit.
Analiza te mirefillta historike, patjeter qe duhet te behen, sidomos per ngjarje te tilla te renda, por mendoj se duhen bere nga historiane.
Prof. Pirraku e studioi dhe e solli deri ketu shqyrtimin e dokumentave dhe te deshmitareve te kesaj ngjarjeje. Dikush tjeter, nje historian tjeter i zoti, te dale e ta coje me perpara kete analize.
Nderkohe mbetet vetem te ndiejme dhimbje e nderim per gjithe ata bij nenash te vrare kaq pabesisht nga dora serbe, sllavo-bullgare e malazeze.
pyetja qe shtohet eshte:
Pse komunistet dhe vegjelia shqiptare, nuk reagoi me arme kundra jugosllaveve, ashtu sic reagoi kunder pushtuesve gjermane, nderkohe qe kishte gjithe arsyet e kesaj Bote per ta bere kete?
dhe ne vazhden e kesaj:
Kush ishte armik me i rrezikshem, gjermanet apo serbet per komunistat shqiptare?
kesaj po i pergjigjem vete:
Per PKSH dhe pjesen derrmuese te vegjelise shqiptare, armiq nuk ishin as serbet as gjermanet. Serbet ishin miq dhe padrone te tyre, kurse gjermanet ishin alibia per te luftuar kundra kundershtareve politike brenda vendit. Kosovaret qe luftonin per clirimin e Kosoves nga serbet qe ishin pushtuesi i vertete, dhe armik real dhe potencial ne cdo pikepamje dhe ne ate kohore(sic vertetoi historia), zgjodhen te luftonin jo kundra gjermaneve, por kunder atij armiku qe ata e dinin shume mire kush ishte(serbet), por Enveri dhe komunistet shqiptare, me nje veprim teresisht antishqiptar derguan divizionet partizane atje per te spastruar Kosoven nga gjermanet, qe ishin e vetmja shprese e kosovareve ne luften kundra serbit. Ky veprim ishte nje prerje ne bese e shqiptareve te Kosoves dhe erdhi prej atyre qe kane angazhuar nje seri pseudohistorianesh e sejmenash me tituj akademike, qe kane per detyre fshehjen e te vertetes historike, dhe thjeshtimin e saj ne nivele akademike, per ti shpetuar pergjegjesise morale, historike, kombetare, politike te komunistave shqiptare.





