Po përgjigjemi. Për ate, Alpel, e ka fajin papa Enea Silvio Piccolomini. Enea Piccolomini qè i pari që shënoj tek vepra e tij Cosmograhia Pii Papae in Asiase & Europe eleganti descriptione, Paris, 1509, pak a shumë pa lidhje, lajthitje të tilla si "Albania qënka në Kaukaz pra ata që quhën albanians në ballkan mund të vijnë nga andej", shih më poshtë:ALBPelasgian wrote:Some learned men have conceived them to be a sept or colony from the country of Albania, bordering upon Colchos, in Asiatic Scythia..
Eshte tejet interesante sesi hipoteza absurde e prejardhjes kaukazike te shqiptareve vie si pasoje e origjinalitetit te gjuhes shqipe dhe te qenurit e saj plotesisht e dallueshme prej gjuheve fqinje. Keta studiues europian menduan se shpjegimi i vetem i kesaj ndryshueshmerie duhet te kerkohet si pasoje e ndonje ardhjeje per Kaukazit (!?), mirepo me vone e kuptuan se origjinaliteti i Shqipes dhe mos-lidhja e saj me gjuhet perreth vie si pasoje e prejardhesise prej Pellazgjishtes ose ndonje dialekti te saj: ilirishtes, psh.

Duke lenë me një anë një arbëresh dhe francezin Poqueville (ky jo-rastësisht) që ndjeknin mendimin e Piccolominit, shikojmë edhe diçka nga veprimtaria e këtij papi lidhur me Ballkanin: "After the siege of Vienna (1683), emperor Leopold I mounted a series of campaigns against the Ottomans (see: Great Turkish War), to capture territories of the Balkans. One of these campaigns was led by then lieutenant-general Enea Silvio Piccolomini. In his last campaign in 1689 he led an autonomous army to conquer Kosovo, Bosnia and Macedonia. He burned the city of Skopje, according to some sources to prevent the spread of plague, according to others in retaliation for the siege of Vienna. He contracted the plague himself in Skopje and died at the moment of his apotheosis."
Përse ky papë (i cili ka shkruajtur edhe vepra erotike), që merrej mbi të gjitha me gjeografi në vepren e naltpërmendur, ka shkruajtur kështu për ne? Ndoshta qellimisht? Nuk e dimë këtë, por edhe mundet pasi Piccolomini ka pasë synime lidhur me territoret e Ballkanit.
Ne kemi mendim tjetër. Ne mendojmë që ky absurditet e ka zanafillën tek hartat primitive e krejt jashtë realitetit që shpërndaheshin (ndoshta qellimisht) në Evropen nga qindvjetëshi i njëmbëdhjetë deri në atë të gjashtëmbëdhjetë, ku jo vetëm Albania ishte në Kaukaz, por edhe rajone të tjëra si Dacia figuronte në Skandinavi, etj. të deformuara kështu me radhë, shih më poshtë:

Hipoteza jonë: në ato harta primitive Albania, Albanoi në Ballkan (emërvend i rëndësishëm dhe i dëgjuar) ishte shënuar në anadollin lindor, në kaukauz, dhe ky emër, Albania, gjatë kohës i mbeti jo-rastësisht një rajoni në Azerbaigian që kishte një emër që fillonte me A, Ałuank, Arganie (shek.VII) etj.; ndoshta qè parapëlqyer Albania pasi ky emër i famshëm figuronte shpesh zyrtarisht në hartat primitive e shekujve XI-XVI. Por, duke lenë me një anë nëse Albania ishte apo jo emëri zanafillor i këtij rajoni, pyësim përse pikërisht do ishte shënuar vetëm Ałuanki i Azerbaigjanit, me emër Albania, në këto harta mesjetare, për të përfaqëshuar gjithë Kaukazin, kur ky vend s'duhet kishte përparësi ndaj vende më të rëndësishme perreth në kaukaz si Gjeorgjia, Armenia, Etj.? Ndoshta nuk jemi të tëpërt nëse mendojmë që ai emër që ka sot Ałuanki i Azerbaigjanit (Caucasian Albania) mund të vij nga harta primitive evropiane të deformuara që shënonin Albania, fisi Albanoi i Shqipërisë. Ndryshe, me të njejten logjike s'kishte pse Dacia të ishte në Skandinavi apo Judei në Siberi. Qyshdoqoftë, kjo hipotezë dhe ky kontekst i hartave primitive i shek.XI-XVI duhët hulumtuar më tej.
-------------
Fatkeqësisht sot e ndjekin këtë absurditet ndjellazi dhe ngrejnë një re të madhe budallalleqesh, propaganda ultranacionaliste (por jo vetëm kjo), pa baza shkencore (ndoshta është mirë të themi pa baza), e fqinjëve dashaligë, që sipas logjikës së tyre edhe anglezet, pasi anglia quhesh albania më parë, vijnë nga albania e kaukazit. Këta analfabeta ziliqar as që e konsiderojnë që kemi mjaft emërvende të shpërndara që fillojnë me fjalën Alba. Malësorët e Skocisë quajnë vendin e tyre Albany. Alba ishte një emër që hasej shpesh në Italinë antike. Alba Longa në Lazio, Alba Fucense në vendin e Marsi-t, Alba Pompeia, sot Alba, Albium Ingaunum, sot Albenga, Albium Intemelium, sot Ventimiglia dhe fisi i Albici në Liguria. Por edhe në Spanjë si dhe në Galinë e vjetër takohet shpesh emri Alba. Qytetin e Albì-së në Provencë. Etj. Etj. Disa studiues mendojnë se të gjithë këta emra "thërresin" rrënjën radikale ariane alb ose alp, që do të thotë e bardhë, dhe mal i lartë (nga maja e malit e bardhë nga dëbora). Gati të gjithë vendet që ne përmëndëm më sipër janë vende malore.
Harta primitive apo vende malore qofshin, figuron edhe tek misioni i forumit që të zbardhmit të vërtetën e të hulumtojmë edhe rreth kësaj çështje.