"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Aluan-k" në Armeni e në Rusinë jugore

Flisni për historinë e këtyre dy rajoneve shumë të rëndësishëm, popujve dhe racave që e kanë banuar dhe e banojnë.
Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

"Aluan-k" në Armeni e në Rusinë jugore

#1

Post by Arban Blandi »

ALBPelasgian wrote:Some learned men have conceived them to be a sept or colony from the country of Albania, bordering upon Colchos, in Asiatic Scythia..

Eshte tejet interesante sesi hipoteza absurde e prejardhjes kaukazike te shqiptareve vie si pasoje e origjinalitetit te gjuhes shqipe dhe te qenurit e saj plotesisht e dallueshme prej gjuheve fqinje. Keta studiues europian menduan se shpjegimi i vetem i kesaj ndryshueshmerie duhet te kerkohet si pasoje e ndonje ardhjeje per Kaukazit (!?), mirepo me vone e kuptuan se origjinaliteti i Shqipes dhe mos-lidhja e saj me gjuhet perreth vie si pasoje e prejardhesise prej Pellazgjishtes ose ndonje dialekti te saj: ilirishtes, psh.
Po përgjigjemi. Për ate, Alpel, e ka fajin papa Enea Silvio Piccolomini. Enea Piccolomini qè i pari që shënoj tek vepra e tij Cosmograhia Pii Papae in Asiase & Europe eleganti descriptione, Paris, 1509, pak a shumë pa lidhje, lajthitje të tilla si "Albania qënka në Kaukaz pra ata që quhën albanians në ballkan mund të vijnë nga andej", shih më poshtë:

Image

Duke lenë me një anë një arbëresh dhe francezin Poqueville (ky jo-rastësisht) që ndjeknin mendimin e Piccolominit, shikojmë edhe diçka nga veprimtaria e këtij papi lidhur me Ballkanin: "After the siege of Vienna (1683), emperor Leopold I mounted a series of campaigns against the Ottomans (see: Great Turkish War), to capture territories of the Balkans. One of these campaigns was led by then lieutenant-general Enea Silvio Piccolomini. In his last campaign in 1689 he led an autonomous army to conquer Kosovo, Bosnia and Macedonia. He burned the city of Skopje, according to some sources to prevent the spread of plague, according to others in retaliation for the siege of Vienna. He contracted the plague himself in Skopje and died at the moment of his apotheosis."

Përse ky papë (i cili ka shkruajtur edhe vepra erotike), që merrej mbi të gjitha me gjeografi në vepren e naltpërmendur, ka shkruajtur kështu për ne? Ndoshta qellimisht? Nuk e dimë këtë, por edhe mundet pasi Piccolomini ka pasë synime lidhur me territoret e Ballkanit.

Ne kemi mendim tjetër. Ne mendojmë që ky absurditet e ka zanafillën tek hartat primitive e krejt jashtë realitetit që shpërndaheshin (ndoshta qellimisht) në Evropen nga qindvjetëshi i njëmbëdhjetë deri në atë të gjashtëmbëdhjetë, ku jo vetëm Albania ishte në Kaukaz, por edhe rajone të tjëra si Dacia figuronte në Skandinavi, etj. të deformuara kështu me radhë, shih më poshtë:

Image

Hipoteza jonë: në ato harta primitive Albania, Albanoi në Ballkan (emërvend i rëndësishëm dhe i dëgjuar) ishte shënuar në anadollin lindor, në kaukauz, dhe ky emër, Albania, gjatë kohës i mbeti jo-rastësisht një rajoni në Azerbaigian që kishte një emër që fillonte me A, Ałuank, Arganie (shek.VII) etj.; ndoshta qè parapëlqyer Albania pasi ky emër i famshëm figuronte shpesh zyrtarisht në hartat primitive e shekujve XI-XVI. Por, duke lenë me një anë nëse Albania ishte apo jo emëri zanafillor i këtij rajoni, pyësim përse pikërisht do ishte shënuar vetëm Ałuanki i Azerbaigjanit, me emër Albania, në këto harta mesjetare, për të përfaqëshuar gjithë Kaukazin, kur ky vend s'duhet kishte përparësi ndaj vende më të rëndësishme perreth në kaukaz si Gjeorgjia, Armenia, Etj.? Ndoshta nuk jemi të tëpërt nëse mendojmë që ai emër që ka sot Ałuanki i Azerbaigjanit (Caucasian Albania) mund të vij nga harta primitive evropiane të deformuara që shënonin Albania, fisi Albanoi i Shqipërisë. Ndryshe, me të njejten logjike s'kishte pse Dacia të ishte në Skandinavi apo Judei në Siberi. Qyshdoqoftë, kjo hipotezë dhe ky kontekst i hartave primitive i shek.XI-XVI duhët hulumtuar më tej.
-------------

Fatkeqësisht sot e ndjekin këtë absurditet ndjellazi dhe ngrejnë një re të madhe budallalleqesh, propaganda ultranacionaliste (por jo vetëm kjo), pa baza shkencore (ndoshta është mirë të themi pa baza), e fqinjëve dashaligë, që sipas logjikës së tyre edhe anglezet, pasi anglia quhesh albania më parë, vijnë nga albania e kaukazit. Këta analfabeta ziliqar as që e konsiderojnë që kemi mjaft emërvende të shpërndara që fillojnë me fjalën Alba. Malësorët e Skocisë quajnë vendin e tyre Albany. Alba ishte një emër që hasej shpesh në Italinë antike. Alba Longa në Lazio, Alba Fucense në vendin e Marsi-t, Alba Pompeia, sot Alba, Albium Ingaunum, sot Albenga, Albium Intemelium, sot Ventimiglia dhe fisi i Albici në Liguria. Por edhe në Spanjë si dhe në Galinë e vjetër takohet shpesh emri Alba. Qytetin e Albì-së në Provencë. Etj. Etj. Disa studiues mendojnë se të gjithë këta emra "thërresin" rrënjën radikale ariane alb ose alp, që do të thotë e bardhë, dhe mal i lartë (nga maja e malit e bardhë nga dëbora). Gati të gjithë vendet që ne përmëndëm më sipër janë vende malore.

Harta primitive apo vende malore qofshin, figuron edhe tek misioni i forumit që të zbardhmit të vërtetën e të hulumtojmë edhe rreth kësaj çështje.
Last edited by Arban Blandi on Thu Oct 21, 2010 10:52 am, edited 2 times in total.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Piccolomini dhe Arganie në Kaukaz

#2

Post by ALBPelasgian »

Postim i mireargumentuar Arban!

Hipoteza qesharake e prejardhjes prej Kaukazit ne mos asgje te pakten duhet te vleresohet si nje nder perpjekjet me zbavitese nga shakaxhinje qe gabimisht kane zgjedhur profesionin e historianit. Ndoshta edhe s'kane pas faj - historia per disa eshte jashtezakonisht monotone - ka fakte kryeneqe qe s'lakohen dot. Historia rri gjithnje e paprekshme, pavaresisht deshirave te disave: 'po te ishte keshtu, po te ishte ashtu'. Prandaj, keta vendosen qe ta benin nje cike me zbavitese kete histori kryeneqe - prandaj sajuan nje hipoteze te tille histerike.

Prej intelektualeve arberesh vetem njeri syresh e ka perqafuar te tille hipoteze (sigurisht si pasoje e ndikimit nga literatura e Picolominit), kurse pjesa derrmuese pa perjashtim ka perkrahur dhe ka bere studime te thelluara, qe edhe sot pas 200 viteve, u marr lakmi per nivelin e larte te erudicionit shkencor dhe gjithanshmerise.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Piccolomini dhe Arganie në Kaukaz

#3

Post by Arban Blandi »

A still extremely low level of geographical ideas toward the ends of the XV century is clearly visible, for example, on this Schedel's map below.

Image

Ne e dimë që mund të duket absurde, dhe është absurde, që kanë shënuar Albania e jonë në Kaukaz apo Dacia në Skandinavi apo Judei në Siberi, madje duket se sa më larg të ishin vendet nga Evropa aq më keq zhgarraviteshin në hartat asokohë, por nuk i dihet kurrë me siguri, prandaj dhe nuk e anashkaluam krejtsisht diçka të tillë.
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
Post Reply

Return to “Historia e Mesdheut dhe Ballkanit”