HylliArbenor wrote:Pershendetje!
Edhe pse deklarova qe hoqa dore nga debati ne kete forum per shkak te nacionalizmit, me duket kjo nje teme delikate qe na prek nga afer, dhe per kete ndjej nevojen per te dhene mendimin tim ne menyre sa me te qarte.
te deklarosh sot qe shqiptaret vuajn nga "nacionalizem ekstrem" esht thjesht nje genjeshter me qellime te ulta politike, sidomos kur kjo del nga goja e Greqise. nese ka nje popull historikisht me nacionalizem me te semure, qe ka bere nje qind poshtersira ndaj popullit tone ne emer te tij, ai esht populli grek. "Shqetesimi" grek ndaj nje nacionalizmi shqiptare ne te vertet duhet lexuar vetem si nje shqetesim ndaj nje vetedije kombetare shqiptare, vetedije qe greku me shekuj te tere ka tentuar te zbej dhe te zhduk. Ashtu si per Serbine "Shqiperia etnike" shnderrohet ne "Shqiperine e madhe", per ti dhen nje karakteristike agresivo-militariste sipas gjuhes se saj, ashtu edhe nacionalizmi shqiptare qe lind thjesht nga nevoja e vetmbrojtjes merr ne gjuhen dinak te grekut "ngjyrat" e nacionalizmit oltranzist te semure qe ai vet ka ushtruar per vite ndaj nesh. Frika atavike e Greqise per rindertimin e nje Shqiperie te madhe(ne sensin gjeogragik natyral te saj) me gjithe potencialin e saj njerezor dhe ekonomik, e rinjgjallur ne vlerat e saj identitare mijevjeçare dhe perendimore, e ben ate, ashtu si Serbine, te shpik çfare do lloj trillimi per te denigruar Shqiperine ne syte e komunitetit nderkombetare dhe per ta mbajtur ate nen varesin e saj kulturore dhe ekonomike, varesi qe ndryshe do te humbiste. sepse nacionalizmi modern grek esht i orientuar ende vetem ne kete qellim, çeshtja e "minoritetit grek" docet.
Mendoj se shqiptaret nuk duhet absolutisht te bien ne kete kurth, te frustrohen nga ndonje sens faji o fyerie qe mund ti behet fqinjeve tane. Nacionalizmi, Atdhedashuria dhe krenaria shqiptare duhet te rriten gjithnje e me shume, sepse ka qene pikerisht mungesa e ketyre qe e ka çuar popullin tone ne buze te gremines. Po ka nje gje per te thene. Esht jetike qe Patriotizmi mos te bazohet tek meria, etja per hakmarrje o denigrimi, arme te perdorura kunder nesh, sepse kto behen tharma e lindjes se asaj kulture nacionalizmi injorant dhe te verber i tipit te stadiumeve, qe fatkeqesisht per shume shqiptare esht realitet dhe per ne si komb shume i demshem. Forca e Shqipetarise moderne duhet te bazohet tek deshira fanatike per rindertimin e nje kulture dhe shoqerie mbi shtyllat e vlerave te Rilindjes perendimore. Nese kjo do te "demtonte" sedren kombetare te Greqise o Serbise nuk shoh se perse neve duhet te na interesoje!!
Jam dakort me gjithshka qe ke shkruar, pervecse fjalise se meposhtme:
Forca e Shqipetarise moderne duhet te bazohet tek deshira fanatike per rindertimin e nje kulture dhe shoqerie mbi shtyllat e vlerave te Rilindjes perendimore.
Ne nuk duhet te braktisim kulturen tone, per te adoptuar kulturen perendimore. Ne duhet t'ju bashkohemi standarteve perendimore, qe do te na afrojne me kulturen perendimore, te cilen e pelqejme.
Ceshte e verteta, Perendimi nuk eshte aq puritanist sa shfaqet, por kjo eshte nje teme tjeter. Ne nderkohe duhet te kemi parasysh, qe nje Shqiperi e prosperuar, qe ka lene menjane, grindjet politike, fetare dhe klasore, eshte interesi me i mire i secilit prej nesh. Per nje Shqiperi te prosperuar, shqiptaret nuk duhet te lere menjane identitetin dhe interesat kombetare afatgjata strategjike(sic jane bashkimi i trojeve nen nje shtet te vetem), megjithese ky ESHTE KUSHTI I VETEM i Perendimit, por te luftojne ti imponohen atij, megjithese kjo do te vononte nga ana e saj vete prosperitetin.
Pra megjithese duket nje reth vicioz, ne duhet te dalim prej tij me mencuri.