"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#271

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:SKËNDERBEU I FSHEHUR NËPËR ARKIVAT GREKE
Prof. Arben Llalla
Të dhëna të reja për Skënderbeun

Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që
flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për ekzistencë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës. Viteve të fundit fal punës së palodhur të disa studiuesve shqiptar dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo Institucionet e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi etj.
Arkivat greke fshehin shumë dokumente historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Por ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek, sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre për tu mbuluar nga pluhuri i harresës. Disa studiues kanë kërkuar dokumente historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumente historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.
Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore që e kanë zili ende sot. Disa studiues po krijojnë turbullira tek që më shumë do të thosha që janë kopjac të këqij se sa studiues seriozë. Të cilët duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare kërkojnë tu dëgjohet pak emrin nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte shqiptar nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh duan ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste. Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, që më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë e Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek. XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Edhe pse kërkimet e mia ka qenë private, të pa deklaruara munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke ato kanë vlera sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga Osmanët. Që botërisht njihet dhe është vërtetuar shkencërisht që ishte shqiptar 24 karat. Grekët pretendimet e tyre për ta “Privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptimësinë në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët atëherë do të themi se ish-Kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kështjellë). Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë unë do të them se deputetët grek kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por kjo është temë më vete që duhet të shikohet. Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek. Atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë? Pse Greqia e djeshme dhe e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij?
Ish-sekretari në ministrin e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë, që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Themistokliut”. Pra tezat fëminore të studiuesve grek, sllavë dhe të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore. Si përfundim Skënderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirrua i Epirit. Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumë kush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut UNIT. Por sot e kësaj dite shqiptarët(arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.

Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenë, kronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madhe. Shkaku nuk është vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëve. Është dallimi i besimit fetar të Skënderbeut, që nuk është i krishterë ortodoks, por katolik apo për të qenë më të saktë, ishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave”.
Libra të panjohura të autorëve grek të shek.XIX për Skënderbeut
Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë:
Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek. XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.
1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin:
Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull:

(Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.

2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin:

Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar

3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull:

(Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:
Historian dhe Publicistë arbenllalla@gmail.com
Botuar në shkurt 2009 në revistën ALBANICA, Prishtinë.


Libri i parë për Skënderbeun. Botim 1857, Athinë.

1. Grafikë, SKËNDERBEU, libri i parë. Botim 1857, Athinë.

2. Kapaku i librit të dytë për Skënderbeun. Botim 1876, Athinë.

3. Kopertina e librit të tretë për Skënderbeun. Botim 1884, Athinë.

4. Kopertina e librit të katërt për Skënderbeun. Drama, 1889, Athinë

Image

Image

Image

Image

Image
Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΤΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΠΡΙΓΚΗΠΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.
2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: ΟΛΙΓΑΙ ΛΕΞΕΙΣ ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΚΑΤΑΓΩΓΗΣ ΤΟΥ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar(Οτι ο Γεωργιοσ Καστριωτησ ο Σκενδερμπεησ ειναι Αλβανος)”.
3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ΙΣΤΟΡΙΑ ΓΕΩΡΓΟΥ ΚΑΣΤΡΙΩΤΟΥ ΤΟΥ ΜΕΤΩΝΟΜΑΣΘΕΝΤΟΣ ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗ ΗΓΕΜΟΝΟΣ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: ΣΚΕΝΤΕΡΜΠΕΗΣ Ο ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΤΩΝ ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ, ΔΡΑΜΑ (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:

(Pjesa II)
 
Nga Arben LLALLA

Siç kemi shkruar më parë arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Deri më sot asnjë studiues shqiptar zyrtarisht nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek sepse Greqia është kujdesur që konservimi i tyre ti mbulojë pluhuri i harresës. Ka ndonjë studiues që ka siguruar leje nga autoritetet greke që të studiojë vetëm disa ngjarje historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.

Rreth një viti më parë në rubrikën MILOSAO sollën faksimilet e disa librave grek që shkruajnë për Skënderbeun, por këtë herë do të sjellim për herë të parë një faksimil ku pasqyrohet Gjergj Kastrioti si dhe libra të autorëve të ndryshëm të shek. 19 që kanë shkruar për Heroin tonë.

Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore e kanë ende zili fqinjët tanë të afërt dhe të largët dhe janë munduar duke paguar studiues të huaj për të krijuar turbullira rreth legjendës së Heroit tonë kombëtar. Por qëllimet dashakeqësi nuk kanë mundur të ngrenë pikëpyetje për Skënderbeun dhe bëmat e tij madhështore. Shumë popujt tek figura e Skënderbeut shikonin udhëheqësin që mund tu printe atyre për tu çliruar nga pushtuesit e ndryshëm. Një ndër popujt që u frymëzuan nga betejat e udhëhequr nga Skënderbeut ishin grekët e shek.XIX. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek.XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Midis shumë librave dhe broshurave gjeta disa libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe.

Në çdo libër që flet për Historinë e Bizantit, për Historinë e Perandorisë Osmane dhe për Historinë e Kryengritjes greke të 1821, ka një kapitull të veçantë për Skënderbeun të shoqëruar me pamjen e tij.

Shpresojmë që biografët që merren me figurën e Skënderbeut do ti shfrytëzojnë këto libra që hedhin dritë mbi këtë mbret të shqiptarëve që i rezistojë pushtimit të Osmanëve.

Libra të autorëve grek të shek. XIX për Skënderbeut dhe të autorëve të huaj
 
Image
Libri “Ngjitja i SKËNDERIT ose Gjergj Kastritoti”, ka për autor Beniamin Izraeli dhe është përkthyer në gjuhën greke nga P. Laqotu. Ky Libër ka gjithsej 100 faqe dhe u botua më 1880.


Image
Libri Historia e Greqisë nga Kostandini i Madhe deri te Mbreti Othon, Athinë, 1886. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët dhe Skënderbeun të shoqëruar me një portret të tij.


Image
Libri “Studim i Historisë së Bizantit nga dita e themelimit deri në fund të saj”, Athinë, 1894.


Image
Kapaku i librit “Historia e Perandorisë Otomane (1281-1894)”, i cili është botuar në Athinë më 1894 nga grup autorësh grek. Në këtë libër shkruhet për betejat e Skënderbeu dhe e veçanta e është se në të gjendet një portret e tij hipur mbi kalë që deri më sot nuk është i njohur. Portreti i Skënderbeut gjendet në faqen 137.
Në këtë libër gjendet edhe Shenja e Perandorisë Bizantine ku qartë dallohet shqiponja që sot është simboli kombëtar i shqiptarëve. (Nga 92 Perandorë të Bizantit 9 prej tyre ishin shqiptar, asnjë Perandor nuk ka qenë grek, por sllavë, armenë, barbarë etj). Libri ka 672 faqe.



Image
Pamja e Skënderbeut në librit e Historisë së Perandorisë Otomane. Botohet për herë të parë për lexuesin shqiptar.
Image
Shenja e Perandorisë së Bizantit që gjendet në librin në fjalë.


Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#272

Post by Arbëri »

Skënderbeu dhe shqiponja në manastirin ortodoks të Kerçoves

Manastiri ortodoks ne rrethinat e Kerçoves eshte i shqiptarëve, ne brendin e kishes eshte shqiponja dhe figura e Skënderbeut.
Image
Fotografia e Skenderbeut ne murin e kishes ne Kerçove
 
Nga Dr.cs. Ilmi VELIU
Manastiri gjindet dhjete km ne jug lindje te Kerçoves ne nje lartesi mbidetare prej 920m. Vazhdojne ta vizitojne edhe shqiptarët edhepse kane problem sepse ate e kane uzurpuar maqedonet njelloj se qe kane uzurpuar Nene Terezen dhe figurat tjera shqiptare. Emri I sllavizuar eshte “Sveta Preqista” qe ka per qellim emrin e “Shen Merise”
Dokumentet tregojne se eshte I renovuar ne kohen osmane, 1558 dhe 1846. Eshte e evindentuar se ne ne renovimin e manastirit ka ndihmuar nje pasanik shume I madh me emrin Gjergj Koka dhe sllavishte eshte I shenuar me emrin Gjorgji Kokale. Mbiemri Koka eshte I perhapur tek shqiptaret e Dibres e te Galiqnikut.
Ne anen e majt muret e kishes nuk kane freska e as piktura dhe personeli I kishes na tregoi se ai eshte vendi ku mund te fallen myslimaët, kurse nw anen e djathte te kishes ka freska, poe ajo qe me habiti eshte fakti se ne murin e kishes perveç shenjetoreve te tjere eshte edhe piktura e Skënderbeut, ne miniature, me shpate gjysem te nxjerre dhe kapuq (kesule) i kuq, venecian.
Profesoresha e Universitetiti te Shkupit, ku une vazhdoja studimet posdiplomike e pranoi dhe e vertetoi faktin se ai object eshte I ndertuar ne ate menyre ku ka mundesi te fallen e luten edhe kristijanet edhe myslimanet, secili ne anen e vet dhe nuk mund ta pengojne njeri-tjetrin.
Ka shenime se Brenda kishes zbukurimet I ka bere Diqo Zografi, 1782, shqiptar ortodoks nga Galiqniku, te cilet ne kohen e tashme nuk deklarohen si shqiptarë sepse pushteti u ka dhene poste shume te larta ne instancat e ndryshme te pushtetit.
Дичо Зограф (1819-1872) од селото Тресонче.
Ne defteret e regjistrimeve osmane te vitit 1431, 2467, 1519 eshte edhe emir i manastirit I ndertuar nga shqiptaret. Prokopie Cezares eshte shume decid dhe thote se sllavet pasi u vendosen pergjithmon ne Ballkan, krishterizmin e moren nga vendasit, iliriket dhe sipas ketij dokumenti del se manastiri eshte I ndertuar nga shqiptaret dhe ne kohen e Skenderbeut, kur fillon edhe depertimi Islam, kisha renovohet dhe pershtatet per te dy religjionet, pra ka pasur edhe asi raste kur njeri vella I krishtere eshte lutur ne anen e djathte te kishes ku ka pasur freska dhe shenjetor dhe tjetri vella ne anen e majte ku nuk ka pasur freska ne mure por brenda kishes ka pasur dhe ka edhe sot bunar nga ku myslimanet kane marre uje per te marre abdest. Edhe sot jene present xhygymat dhe legenat qe jene perdorur nga shqiptarët mysliman.
 
Image
Shqiponja dykrenare e gdhendur ne deren e oltarit ne kishe
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#273

Post by CERMENIKASI »

Shqipëria i do armët e Skënderbeut

Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria shqiptare synon të sjellë nga Austria armët autentike të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Deklaratën e bëri zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edmon Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, me Sekretarin e Shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Wolfgang Waldner.

BURIMI:botasot.info
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#274

Post by Arbëri »

Skënderbeu, i lë pas të gjithë oficerët, të lashtë e modernë,
në drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse

Autori: William Goodhugh
Bashkëpunëtor: Williams Davy
Botues: Printed for William Goodhugh, 1827
Nga antikët, Vegetius, Cezari, Tukididi, Jeta e Kirit (Cyrus) nga Ksenofoni, dhe tërheqja e dhjetë mijë grekëve. Unë nuk e përmenda Polibius, sepse përshkrimet dhe historia natyrisht që shkojnë së bashku. Të kohëve të fundi: Davila, Guiçiardini, Strada, kujtimet e dukës së Sully-t. Ka njohuri ushtarake me bollëk për të përzgjedhur nga jeta e Gustavus Adolfus, dhe Sharli XII. Mbreti i Suedisë, dhe Ziska, bohemi;
dhe në qoftë do të mund të gjende një rrëfim i pranueshëm akteve heroike të Skënderbeut, kjo do të ishte e paçmueshme, sepse ai i lë pas të gjithë oficerët, të lashtë e modernë, në drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse; unë e kam hasur atë, në historinë turke, por jo diku tjetër.


Image
The following is an authentic copy of a letter written by General Wolfe;
it contains much useful instruction for young men in the military profession.
Devizes, Sunday, 18th July, 1756
JAMES WOLFE

Image
Titulli: The English gentleman's library manual: or, A guide to the formation of a library of select literature; accompanied with original notices, biographical and critical, of authors and books ...
Autori: William Goodhugh
Bashkëpunëtor: Williams Davy
Botues: Printed for William Goodhugh, 1827
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#275

Post by Arbëri »

Poesie albanesi di G. De Rada. Volume II. Skanderbegu i pafaan
Tipografia Albanese, Corigliano Calabro 1872, pp. 109


Image

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#276

Post by Arbëri »

Albania: All-time hero


In 1913, Albania's first definitives invoked the medieval warrior who defined the national identity. But copious overprints betrayed the new state's chronic instability

Image
Albania 1913 25q blue, depicting the national hero Gjergji Kastrioti, better known as 'Skanderbeg'

Image
The 10q value with '7 Mars’ and ‘1467 Rroftë Mbreti 1914' handstamped overprints, issued to celebrate the arrival of Wilhelm of Wied in 1914

It was not until the early 20th century that an independent Albania emerged from the crumbling Ottoman Empire of Turkey, which had dominated the Balkans for centuries.
The new country comprised thousands of tribes who were very suspicious of each other, but the hunger for self-determination was the glue that held them together – that, and the support of powerful allies.
When Serbia and Greece threatened to divide the territory between them during the First Balkan War of 1912-13, Europe’s great powers instead brokered the creation of a buffer state of ethnic Albanians, to be ruled over by an appointed monarch, the German prince Wilhelm of Wied.
Albania’s first stamps were Turkish issues overprinted with a double eagle motif and the country name ‘Shqipënia’. But its inaugural definitive issue followed in December 1913.

Under a provisional government pending the arrival of the king, the stamps were typographed by the Italian government printing office in Turin and depicted Albania’s all-time national hero, Skanderbeg.
Gjergji Kastrioti, widely known as Iskander Beg or Skanderbeg by way of comparison with Alexander the Great, had served in the Ottoman army as a young man but later led a rebellion which ousted the Turks from his homeland for two glorious decades in the mid-15th century.
On a set of six stamps, ranging from 2-qint to 1-franc in value, he is shown wearing his trademark helmet topped by the skull of a horned goat, after a portrait by Heinz Kautsch.
Within a couple of months, the Skanderbeg definitives were also being pressed into service as provisional postage dues, with overprints of a large ‘T’ and the word ‘Taksë’. The use of two separate handstamps for these ensured that many varieties exist.
When Wilhelm arrived in the country on March 7, 1914, he was welcomed by the issue of a set of Skanderbeg definitives handstamped with the text ‘7 Mars’ and ‘1467 Rroftë Mbreti 1914’, linking the new monarch with the heyday of the medieval hero. Again, two different handstamps were used, so many varieties may be found.
Before the year was out, more surcharged and provisional postage due issues had appeared.

The fledgling country, however, was weak from the start. Wilhelm’s own chief minister, Essad Pasha, was soon in revolt against him, provoking civil war, and after the outbreak of World War I parts of Albania were occupied by French, Italian, Serbian, Montenegrin or Greek forces. Wilhelm fled back to Germany, having reigned for only six months.
Pasha’s self-proclaimed pro-Turkish government in the centre of the country issued another handstamped overprint in 1914, and there were subsequent local overprints for Vlorë (Valona), inscribed ‘Poste d’Albanie’, and Shkodër (Shkodra), inscribed ‘Shkodër 1919’.
Thereafter, the origina Skanderbeg definitives disappeared from the scene, although a smaller image of the hero would adorn a different design issued by the new Albanian republic in 1920.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
JetkoBallisti
Member
Member
Posts: 10
Joined: Sat Dec 31, 2011 8:06 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#277

Post by JetkoBallisti »

Gjergji jone " i manipuluar " nga popujt tjere kryesisht sllav , qe i kane pretendimet e tyre , te pa bazuara , dhe te pa verifikuara!

Familja Kastrioti nga nje fshat "Sinje" i Dibres ne mos gaboje , Skenderbeu 9 vjecar ne Turqi , Kryeqendra e tij Kruja , Burreria , dhe Ditura me Shkathtesine e tij , perbenin Shqiperine sa dinake dhe mbrojtese ne luften kunder Perandorise Osmane .

Cka fituan Shqiptaret me Gjergjin dhe pa te ? Fituan nje Histori , dhe nje emer qe edhe ne ditet e sotme po perfolet , nuk fituan ate per cka luftonin , nuk luftonin per teritor , po luftonin kunder konvertimit ne islam dhe kunder pushtimit nga ana e Osmanlinjeve . A ja dolen? Ne ate mes te Shekullit 15 Turqit nuk ja dolen , por pas vdekjes se Gjergjit , ato edhe ne ditet e sotme qellimin e tyre e arriten , me vullnetin e Shqipetarve apo pa te tyre , konvertimin ne fene islame , dhe flamuri YNE i dashur , dhe i Skenderbeut qe njera koke e simbolizonte Kishen e tjetra shtetin BIE NE UJE!!!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#278

Post by Adriana »

Sot shënohet përvjetori i 544 i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.
Qyteti i Krujës pritet të zhvillojë aktivitete të shumta, por edhe në qytete të tjera për nder të heroit tonë kombëtar, ku nuk përjashtohen edhe homazhet në varrin e tij që ndodhet në qytetin e Lezhës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#279

Post by Mallakastrioti »

Arkivi i Venedikut (Venecia).

Shume here me dashakeqesi, abuzohet per prejardhjen e nenes se Skenderbeut (Vojsaven), kryesisht duke e lidhur emrin e saj si nje emer sllav dhe rrjedhimisht pretendojne se ajo ka pasur nje origjine sllave. Por a kemi fakte qe ky emer, pra Vojsava, ka qene i perhapur ne shek. 13-14 edhe ne pjese te tjera kryesisht banuar apo zoteruar prej shqiptareve? Ky dokument qe po publikoj eshte nje procesverbal i Senatit te Venedikut dhe daton 16 Korrik te vitit 1394.Ky dokument na jep disa te dhena interesante lidhur familjes te Zoteruesve te Durresit, Topiajve. Siç dime Karl Topia si trashegimtar la nje djal, quajtur Gjergj Topia, si dhe dy vajza me emrat perkates Elena dhe Vojsava. Sipas ketij dokumenti, vajza e dyte, Vojsava merr pelqimin e senatit venedikas, per martesen me nje pinjoll te deres se Dukagjineve, pikerisht me Preng Dukagjinin (Pregono=Preng). Dy te martuarit e ardhshem, pra Preng Dukagjini dhe Vojsava Topia, ishin paraqitur para senatit nje dite me pare, ne daten 15 Korrik 1394, per te marr pelqimin e Senatit.
Pra siç del prej ketij dokumenti, emri Vojsava ishte i perhapur ne ate kohe edhe nder familjet e zoteruesve te tjere shqiptar si Topiajt, sikurse ky dokument e verteton. Pra emrat nuk jane nje tregues etniciteti te nje personi per kohen, pasi Topiajt eshte e vertetuar tashme qe ishin me prejardhje Arberore.

Image
Image
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#280

Post by erix77 »

Ne ate periudhe Shqiptaret ortodokse ishin pjese ose e kishes sllave ose e kishes greko-bizantine dhe si rrjedhim emrat e tyre te pagezimit jane ne versionin sllav orthodoks apo greko orthodoks.Pra emri nuk tregonte nacionalitetin e njeriut por thjesht besimin fetar.
po qe se emri do te tregonte nacionalitetin atehere i bie qe gjithe evropa te jete e populuar vetem nga hebrenj.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#281

Post by ALBPelasgian »

Kjo shkon per autorin me imagjinate pjellore nga Maqedonia. Petar Popovski disa vite me pare me vikame te madhe shpertheu: 'Skenderbeu s'eshte shqiptar; perndryshe shqiptaret do te kishin kenge per te'.

Ne vijim po sjelli disa pjese nga libri i nje evropiani pro-serb, L. Ranke:
The memory of their national hero, Scanderbeg, is still preserved amongst them. In later times, it appears that only short songs are to be found among the Albanians, resembling the Greek more than the Servian ballads; but in those days they celebrated the deeds of Scanderbeg in long heroic lays.

The history of Servia, and the Servian revolution: With a sketch of the ...
By Leopold von Ranke, Cyprien Robert
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#282

Post by Mallakastrioti »

Nje princ qe eshte quajtur Pirro Castriota Skanderbeg

Nje pasardhes i Kastriotit?
Stema gjendet ne Salento te Italise.

Image
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#283

Post by Mallakastrioti »

Lidhur Yllit te Familjes se Kastrioteve. Ne nje steme te Gjonit (djalit te Skenderbeut), steme e cila gjendet ne Gagliano te Italise, ylli permbi shqiponjen dykrenare na paraqitet me tete (8) cepa dhe jo me gjashte.

Image
Image
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#284

Post by Patush »

Mallakastrioti wrote:Lidhur Yllit te Familjes se Kastrioteve. Ne nje steme te Gjonit (djalit te Skenderbeut), steme e cila gjendet ne Gagliano te Italise, ylli permbi shqiponjen dykrenare na paraqitet me tete (8) cepa dhe jo me gjashte.

Image

Shume bukur, nje verejtje kam

" Simbolet origjinale Autoktone Ilire dhe Pellazge para te gjitha Religjioneve" Pse shtohen rrena te tilla qe turbullojne mendjet e njerezve?

Te paret tone ishin me fetare sesa njerzit e sodit, pse nxjirren te pa fe vetem e vetem qe te mbahet e ashtequajtura "tolerance fetare"?

Edhe nje here gjetje te tilla jane perla, t'jam mirenjohes.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve

#285

Post by Zeus10 »

Mallakastrioti wrote:Lidhur Yllit te Familjes se Kastrioteve. Ne nje steme te Gjonit (djalit te Skenderbeut), steme e cila gjendet ne Gagliano te Italise, ylli permbi shqiponjen dykrenare na paraqitet me tete (8) cepa dhe jo me gjashte.

Image
Ja ku eshte ylli i familjes se Kastrioteve, tek Akili dhe Ajaxi:

Image

i perket shekullit te 6 para Krishtit.

ja ku eshte ai ne familjen mbreterore maqedonase:

Image

ja ku gjendet ai tek ""greket e vjeter"", ne Akropolin e Athines:

Image

megjithese une personalisht mendoj qe te gjitha keto jane simbole mesjetare, te krishtera.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”