MENDJE f.
1. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar, që arrihet me anë të veprimtarisë së trurit;

NJOHJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NJOH, NJIHEM
3. filoz. Pasqyrimi e riprodhimi i botës objektive në ndërgjegjen e njeriut dhe depërtimi në ligjësoritë e kësaj bote, si proces që kushtëzohet nga ligjet e zhvillimit shoqëror e që lidhet ngushtë me praktikën. Njohja njerëzore. Njohje racionale. Teoria e njohjes pjesë përbërëse e filozofisë, që studion procesin e njohjes së botës objektive, burimet e dijes njerëzore, format nëpërmjet të cilave arrihen këto dije dhe saktësinë a vërtetësinë e tyre. Procesi i njohjes. Format e njohjes. Shkalla e njohjes.