elikranon wrote:Zeus, mos shkruaj gjera qe as vete nuk i beson ose nuk jane per intelektin tend. Per cfare arrogance flet? Ti mund te cilesosh si te duash ushtrine greke te asaj kohe, por nuk ke asnje baze per te vertetuar pretendimet e tua. Duam apo s`duam ne, duke lene menjane cilesimet qofte te grekeve, qofte te shqiptareve, ajo rezistence ishte epike dhe u rregjistrua ne historine boterore si rezistence antifashiste.Zeus10 wrote: Elikranon, ajo toke eshte nje toke shqiptare dhe nuk eshte nje fushe beteje, ku fuqite e huaja mundin te zgjidhin konfliktet midis tyre. E vetmja arsye qe ajo u shnderrua ne fushe beteje, ka qene dobesia e shtetit shqiptar, sepse nje shtet tjeter i fuqishem, nuk do te lejonte territorin e tij te shnderrohej ne fushe-beteje, te vendeve fqinj. Greqia hyri ne lufte me Italine, sepse kjo e fundit i kerkoi me detyrim, qe ajo mund te perdorte, portet dhe aeroportet, per luften ne Afrike dhe Greqia natyrisht nuk pranoi, por me paturpesine me te madhe, u fut ne territorin shqiptar me te njejten arrogance si italianet ndaj saj, per te ndalur keta te fundit.
Por te siguroj qe nuk do te futet me pa lejen e qeverise shqiptare Elikranon, megjithese ca "shqiptare" si ti, e urojne kete.
Në orët e para të mëngjesit së 28 tetorit të vitit 1940 qeveria e atëhershme italiane i dërgoi një ultimatum Greqisë, nëpërmjet ambasadorit italian në Athinë, Emanuele Grazzi, i cili ia dorëzoi personalisht kryeministrit grek, Ioanis Metaksas, në shtëpinë e tij, me të cilën kërkonte kalimin e lirë të trupave italiane nga kufiri greko-shqiptar, në mënyrë që në vazhdim të pushtojë disa pika strategjike të Mbretërisë së Greqisë (porte, aeroporte, etj.), për nevojat e furnizimit dhe për lehtësira të tjera, për avancimin në Afrikë. Pas leximit të tekstit, kryeministri grek ktheu shikimin e tij tek ambasadori italian dhe u përgjigj në gjuhën franceze (gjuha zyrtare diplomatike) me frazën historike: "Alors, c'est la guerre", (Pra, kjo do të thotë luftë), duke treguar kështu pozicionin negativ mbi kërkesat përbuzëse italiane. Vetë Grazzi në kujtimet e tij, që u botuan në vitin 1945, përshkruan këtë skenë: "Kam urdhër z.Kryeministër t'ju bëj një njoftim", dhe i dhashë letrën. Unë pashë emocion në duart dhe në sytë e tij. Me një zë të qëndrueshëm dhe duke më parë në sy, Metaksas më tha: Kjo do të thotë luftë. Iu përgjigja se kjo mund të shmanget. M'u përgjigj OXI! (JO!). U largova duke u përkulur me respektin më të thellë, para këtij plaku, i cili preferoi sakrificën, në vend të skllavërisë". ![]() |
Une sinqerisht, nuk e di cfare je dhe ne cfare beson, por dua te te jap nje keshille: "Nese ke lindur ne Shqiperi dhe sikur ta quash veten grek, mos e hidh kurre poshte Shqiperine dhe shqiptaret, sepse Greqia eshte meme e lige, qe i paguan "bijte" per ta therritur nene, kurse Shqiperia eshte meme, qe bijte e saj e duan si jeten e tyre dhe ashtu te varfer sic eshte".Dhe mua mund te me drejtohesh me cfaredo epitetesh, por jam i bindur se je i sigurt se cfare jam une