elikranon wrote:[
Ne periudhen e perandorise romake te lindjes as qe eshte rregjistruar ndonjehere emri Albania, nuk ka qofte edhe nje dokumentim.
E vetmja gje referuese eshte rrefimi i Ana Komnenes per ekspediten luftarake te babait te saj ne zonen e Durresit, i cili pasi u largua, la
mbrojtes te qytetit "κομισκορτης εξ Αρβανον" ose "komiskortin prej Arbanon". Megjithese shume studiues fillimisht u ngaterruan dhe e konsideruan
"Komiskortis" emrin e pare te pervecem Albanez, studime te tjera treguan qe "komiskortis" ishte grade ne hierarkine ushtarake te perandorise romake te lindjes.
Po ashtu keta studiues mendojne qe vendndodhja e Arbanon eshte ose Kruja, ose nje vendndodhje afer saj.
Po ashtu edhe ne mesjeten e hershme , emri Albania nuk haset. Ne periudhen e Gjergj Kastriotit nuk perdoret akoma ky term.
Ndaj ajo qe shkruan "apo siç njihej prej burimeve bizantine si dhe mesjetare edhe si "Albania"" nuk ka vertetesi.
Dhe per ta mbyllur, po te persersis ate qe kam lexuar nga nje bizantinolog anglez: "Despotati i Epirit shpetoi kombin grek".
Elikranon,
Menyra e arsyetimit tuaj eshte tejet e percipte. Ne plot pika ajo ngjason me hipotezat e Era Vranouse, e cila la nam me pretendimet e saj gjate viteve 70'ta. Ajo
bente nje dallim te prere midis termit 'Alban' dhe 'Arvanit'. Vranouse konsideronte se Arvanites (permendur nga Ataliati) asocionte me "bizantinasit" qe jetonin ne (ose perreth) Arvanonit. Kurse per
termin 'Alban', ajo ne menyre pseudo-linguistike, duke vene ne perdorim edhe imagjinaten thoshte se 'Alban' duhet te jete e njejte me 'alien' - nje term qe gjoja paska shenjezuar te huajt - dmth gjithcka te
kundert me latinet. Hipotezat e saj qendrojne ne nivelin e absurditeteve - kjo eshte arsyea pse ato s'jane perfillur nga asnje bizantinolog.
elikranon wrote:Po ashtu edhe ne mesjeten e hershme , emri Albania nuk haset.
Qe ne shekullin e I te eres sone kemi nje reference te qendrueshme ne lidhje me nje bashkesi qe quhej prej romakeve 'Olbonenses':
Arsiae gens Liburnorum iungitur usque ad flumen Titium. pars eius fuere Mentores, Himani, Encheleae, Bulini et quos Callimachus Peucetios appellat, nunc totum uno nomine
Illyricum vocatur generatim. populorum pauca effatu digna aut facilia nomina. conventum Scardonitanum petunt Iapudes et Liburnorum civitates XIIII, ex quibus Lacinienses,
Stulpinos, Burnistas, Olbonenses nominare non pigeat. ius Italicum habent ex eo conventu Alutae, Flanates, a quibus sinus nominatur, Lopsi, Varvarini inmunesque Asseriates, et ex insulis Fertinates, Curictae.
S'ka dyshim qe -enses eshte nje sufiks latin, i cili u perngjitej etnonimeve. Pjesa tjeter baze eshte 'Olbon' qe mund te jete fare lehte reflektim i Arbon, nje emer-vend ky aq i kudndodhur ne gjithshtrirjen e ilireve. Perndryshe, emri 'Arberi' ose 'Arber' figuron mjaft shpesh edhe n'Krete, ku u vendosen koloni ushtarake ilire qe ne kohen e Konstandinit te Madh. Ishte pikerisht njera nga keto ajo qe e frymezoi historianin, Konstandtin Sathas te pretendonte se shqiptaret u dynden ne Greqi te pakten qe nga shek.IV i eres sone.
P.S: Pergjigja do te ishte edhe me e gjate, por nuk e di pse me shfaqen probleme te cuditshme teknike...