"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#1

Post by Sally »

Image


Mblidhet nesër Kuvendi i ri; festë për deputetët





Tiranë – Gjatë së hënës pritet të nisë seanca e parë e legjislaturës së XXIII-të të Kuvendit të Shqipërisë.
Administrata e Kuvendit po bën përgatitjet për të çelur një seancë festive, ku deri më tani nuk dihen se të gjithë deputetët do të kenë fatin të gëzojnë. Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të bojkotojë Parlamentin e ri, por ende nuk është zyrtare nëse do të bojkotohet edhe seanca e parë, nga ku bëhen verifikimet e mandateve.

Seanca do të zhvillohet në orën 18:00 të pasdites, datë e dekretuar nga presidenti Bamir Topi. Seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është kryeministri Sali Berisha, i cili ka parapëlqyer të mos e drejtojë vetë këtë seancë por një deputet tjetër.

I dyti në radhë për nga vjetërsia është deputeti socialist Ethem Ruka, i cili nëse merr pjesë në seancën e parë do të jetë ai “kryetar” Kuvendi për një ditë të vetme. E nëse deputetët e opozitës nuk do të jenë të pranishëm, seancën do ta drejtojë Fatos Beja nga Partia Demokratike, një vit më i ri se Ruka.

Në seancën e nesërme pritet që të krijohet sekretariati ndihmës, i përbërë nga 3 deputetët më të rinj të Kuvendit. Ata do të jetë pjesa mbështetëse e kryetarit, që do të drejtojë vetëm për të hënën dhe të enjten e javës që vjen seancat, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Në mbledhjen e së hënës pritet të ngrihet edhe komisioni i verifikimit të mandateve, i përbërë prej 9 deputetësh nga maxhoranca dhe opozita. Kështu, sipas burimeve, edhe betimi i deputetëve do të mund të bëhet ditën e enjte, dhe jo qysh në seancën e parë të Kuvendit, pasi më parë do të duhet të verifikohen të gjitha mandatet.
Last edited by Sally on Sun Sep 06, 2009 11:11 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Shqipërisë

#2

Post by Sally »

Rama: Nuk hyjmë në parlament pa u hetuar zgjedhjet




Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sqaroi vendimin e grupit parlamentar për të vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me kuvendin e ri, duke e quajtur këtë një rezistencë demokratike ndaj maskaradës zgjedhore.
Z. Rama theksoi se PS nuk do t’i njohë asnjë të drejtë shumicës që të vendosë për liritë dhe të drejtat që i takojnë opozitës.

“Ky parlament është me legjitimitet të cunguar, për shkak të maskaradës zgjedhore. Zgjedhjet ishin një shans i mirë për vendin tonë, por që për fat të keq, për shkak të vullnetit të mbrapsht të Berishës përmes një makinerie shtet-pushtet shënuan një dështim. Kjo na detyron ne si opozitë të bëjmë çdo përpjekje që 28 qershori të mos përsëritet më”, deklaroi Rama.

“Dua të theksoj që ky nuk është një bojkot në kuptimin tradicional dhe përmbajtjen primitive të Berishës. Ky është një qëndrim që kushtëzon hyrjen e Partisë Socialiste në parlament, e cila kërkon transparencë për zbardhjen e krimit zgjedhor”.

Kreu në detyrë i PS-së nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin e tij Meta, duke e akuzuar atë, se “i përdori zgjedhjet e 28 qershorit si trampolinë që të shfaqet si një formë e re e politkës së vjetër”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#3

Post by alfeko sukaraku »

Sally wrote:
Image


Mblidhet nesër Kuvendi i ri; festë për deputetët





/color][/b]
me "200" petrita
komunista lule
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#4

Post by Arta »

alfeko sukaraku wrote:
me "200" petrita
komunista lule

Tamam...... -haha-
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#5

Post by Sally »

Image

Deputeti socialist, Andis Harasani akuzon kryetarin në ikje se po përdor PS-në, për interesat e tij




Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka reaguar ashpër dje ndaj vendimit për të bojkotuar parlamentin, duke deklaruar se ky vendim i përngjet interesave të Ramës. Duke iu referuar mospjesëmarrjes në seancën e parë të parlamentit, Harasani deklaroi se Partia Socialiste duhet t’i drejtohet derës së Kuvendit, nëse kërkon vërtetë drejtësinë. “Ne duhet të hyjmë në parlament dhe të luftojmë për të arritur atë drejtësi që kërkojmë. Nëse dalim nga parlamenti nuk do të lejojmë të arrihen standardet që kërkohen”, u shpreh ai.
Deputeti dhe njëherazi anëtari i kryesisë socialiste, Andis Harasani, argumentoi kryetari në ikje ka bërë në mbledhjen e grupit kuvendor disa propozime të çuditshme ndërsa nuk ka mbajtur as fjalim, por në mënyrë mos përfillëse ka shpërndarë disa trakte. “Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, nuk mbajti fjalim në grupin kuvendor të PS-së, por na paraqiti një dosje, ku u bënë me dije kushtet e selisë rozë për të mos hyrë në parlament. U vendos në mënyrë të çuditshme që të mos shkohet në parlament”, tha ai.
Harasani shtoi më tej kanë qenë dy skema veprimi, njëra luftë brenda parlamentit dhe tjetra jashtë parlamentit, të cilën dhunshëm e ligjëroi Edi Rama, kryetari në ikje. Deputeti i PS-së tha se u kërkua bërja e një opozite konstruktive në parlamentin e ri dhe jo orientimi drejt bojkoteve. “Bojkotet nuk sjellin asnjë zhvillim të mirë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Socialiste. Me këtë dua të theksoj se mënyra më e mirë për të demonstruar fuqinë tonë politike dhe paraqitur kushtet tona është përballja në kuvend. Ndërsa, skema e bojkotit është e rënë për PS-në”, tha Harasni.

Sipas tij, grupi kuvendor, nën diktatin e Ramës, ra dakord që zgjedhjet parlamentare ishin me legjitimitet të cunguar, por ajo çka i diferencoi ato, ishte bojkoti ose jo i parlamentit duke ritheksuar edhe njëherë idenë, se është nuk është normale që PS-ja të mos marrë pjesë në të.
Në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor morën pjesë 65 deputetë të PS-së, të cilët fituan mandatin në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që një pjesë e tyre, si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani etj, që janë dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie, kundërshtojnë vijën e kryetarit në detyre, Edi Rama, për bojkot apo marrëdhënie të kushtëzuara të PS me parlamentin e ri të dalë nga këto zgjedhje
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#6

Post by Sally »

Hapet sot “gjysma” e Kuvendit


Gjatë ditës së sotme pritet të nisë seanca e parë e legjislaturës së XXIII-të të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca do të zhvillohet në orën 18:00 të pasdites, datë e dekretuar nga presidenti Bamir Topi.



Seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është kryeministri Sali Berisha, i cili ka parapëlqyer të mos e drejtojë vetë këtë seancë por një deputet tjetër. I dyti në radhë për nga vjetërsia është deputeti socialist Ethem Ruka, i cili nuk do të marrë pjesë në seancën e parë, pasi Partia Socialiste e ka bojkotuar Kuvendin e ri. Në rend për të qenë “kryetar” i Parlamentit për një dite të vetme është Fatos Beja nga Partia Demokratike, një vit më i ri se Ruka. Në seancën e sotme pritet që të krijohet sekretariati ndihmës, i përbërë nga 3 deputetët më të rinj të Kuvendit. Ata do të jetë pjesa mbështetëse e kryetarit, që do të drejtojë vetëm për të hënën dhe të enjten e javës që vjen seancat, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Në mbledhjen e pasdites pritet të ngrihet edhe komisioni i verifikimit të mandateve, i përbërë prej 9 deputetësh nga maxhoranca dhe opozita. Kështu, sipas burimeve, edhe betimi i deputetëve do të mund të bëhet ditën e enjte, dhe jo qysh në seancën e parë të Kuvendit, pasi më parë do të duhet të verifikohen të gjitha mandatet.

Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin, ku zotohen për kryerjen me ndërgjegje të detyrës si përfaqësues të popullit në Kuvend.Më pas punimet e seancës hapëse të legjislaturës së re pasohen me zgjedhjen e Kryetarit dhe të Byrosë së Kuvendit.

Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë dhe një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Në Kuvendin e ri për katër vitet e ardhshme priten ndryshime edhe në numrin e grupeve parlamentare. Kështu nga 10 grupe kuvendore, që funksionuan gjatë mandatit 2005-2009, në legjislaturën e re pritet të jenë vetëm tre të tilla, përkatësisht grupi i Partisë Demokratike, grupi i Partisë Socialiste dhe grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kjo e fundit në zgjedhjet e 28 qershorit mundi të sigurojë 4 deputetë, të cilëve do t'i bashkangjiten dhe 3 deputetë të tjerë për të krijuar grupin prej 7 deputetësh që kërkon rregullorja parlamentare. Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit u shpall fitues koalicioni i djathtë "Aleanca e ndryshimit", i cili mundi të sigurojë 70 deputetë, i ndjekur nga koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" me 66 deputetë dhe koalicioni "Lëvizja Socialiste për Integrim' me 4 deputetë.

PD dhe LSI ranë dakord për të bashkuar votat në Kuvend dhe për të bashkëqeverisur vendin në katër vitet në vazhdim
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#7

Post by Sally »

Image
Bamir Topi, mesazh deputetëve: Kuvendi, tempull i debatit politik





Një ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit e ndërkohë që socialistët kanë deklaruar bojkotin, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i është drejtuar me një mesazh deputeteve të rinj që dolën nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në fjalën e tij, Topi ka shprehur besimin se të zgjedhurit e popullit do të përmbushin misionin e tyre, ndërkohë që i ka bërë apel atyre të jenë pjesë e punimeve, pasi sipas Topit, kuvendi ka nevojë për kontributin e menjëhershëm të të gjithë të zgjedhurve politikë.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për popullin shqiptar, i cili 28 qershorin e memorizoi si ditën e qytetarisë, të denjë për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian.
"Kuvendi i Shqipërisë është tempulli kombëtar i debatit politik ku ju duhet të zhvilloni angazhimin qytetar dhe kushtetues për të forcuar më tej demokracinë parlamentare pluraliste, për të ballafaquar politikisht vizionet, për të ndarë publikisht përgjegjësitë e respektin pozitë-opozitë, por sidomos për të bashkëbiseduar me njerëzit me përgjegjësinë e madhe politike, për t'u shërbyer atyre në katër vjetët e ardhshme"- tha Topi.
Ai ka theksuar më tej se Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë cast drejt rrugës së prosperitetit.
Ai ka kërkuar prej deputetëve të mendojnë si shtetarë të përgjegjshëm, që Shqipëria të mbyllë përfundimisht vitet e vështira të tranzicionit politik dhe të forcojë themelet e qëndrueshme të një shoqërie demokratike ku liria, respekti ndaj vlerave e meritave, të kthehen në çelësin e suksesit dhe sigurinë për të ardhmen e këtij vendi.

"Vetëm vullneti i përbashkët mund ta kthejë Kuvendin e Shqipërisë në një terren debati profesional e konstruktiv dhe jo në arenë beteje politike shterpë"-tha ai.

Topi renditi më pas detyrat dhe sfidat që i presin deputetët gjatë kësaj legjislature, duke pohuar se shpejtësia integruese në Bashkimin Evropian varet nga vazhdimi i reformave të guximshme për shtetin ligjor, për barazinë e vërtetë politike, për një drejtësi të standardeve europiane, për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës, për të përsosur institucionalisht ndarjen dhe respektin e ndërsjellë të pushteteve e pavarësinë e tyre, për të ndërtuar ligje që zgjidhin probleme në mënyrë të drejtë, profesionale dhe efektive.

"Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për kontributin e menjëhershëm të të gjithë të zgjedhurve politikë. Kauza euroatlantike dhe e ardhmja e vendit mund të kërkojnë që, për interesa shumë të rëndësishme kombëtare, ju të ngriheni mbi interesat e partive që përfaqësoni, por të keni ndërgjegjen e qetë se nuk keni tradhtuar interesat e qytetarëve që ju kanë besuar të ardhmen e tyre duke kontribuar kështu edhe për rikthimin e besimit të humbur tek politika e politikanët"- tha më tej Topi.

Në fund, ai garantoi përmbushjen e misionit të tij si garant i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si ruajtës i respektimit të ligjit dhe i interesave të shtetasve të këtij vendi, si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit.

"Duke ju uruar suksese në misionin tuaj fisnik, mbetem me besimin se Kuvendi i Ri i sapozgjedhur, do të përmbushë me përgjegjësi detyrimin e tij kushtetues, ligjor, kombëtar dhe qytetar në shërbim të popullit shqiptar"- përfundoi presidenti
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#8

Post by Sally »

PS vendos kushte për të hyrë në Kuvend




Grupi i Punës i ngritur nga Partia Socialiste për të konkretizuar kushtet për pjesëmarrjen në Parlament është mbledhur pasditen e së dielës.

Jo zyrtarisht, është konfirmuar për mediat se anëtarët e këtij grupi kanë formuluar kushtet të cilat Partia Socialiste do t’i paraqesë ditën e hënë publikisht për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë.

Disa prej kushteve, tashmë të publikuara, kanë të bëjnë me ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit; rinumërim votash në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Tiranës si dhe me çështjen që lidhet me lirinë e medias në Shqipëri.

Një tjetër kusht, është edhe zbardhja e vrasjes së deputeti socialist Fatmir Xhindi, ngjarja e ndodhur rreth dy muaj para zgjedhjeve. Ende nuk dihet nëse kjo forcë politike do të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, që pritet të mblidhet në orën 18:00, që shënon kështu seancën e parë të legjislaturës së XVIII
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#9

Post by Sally »

Rama: Ja kushtet për hyrjen në Parlament




Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste Edi Rama ka publikuar para pak momentesh kushtet që vë partia e tij për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit të ri.


“Legjitimiteti politik dhe moral i këtyre zgjedhjeve qe plotësisht i cunguar. Partia Socialiste e kushtëzon praninë e saj në kuvendin e dalë prej zgjedhjeve me plotësimin e disa kushteve”, tha Rama nga selia rozë.

Sipas tij, PS kërkon transparencë të plotë për zgjedhjet e 28 qershorit, duke theksuar kështu krijimin e një ligji të posaçëm. Gjithashtu, PS kërkon krijimin e një komisioni hetimor me praninë e OSBE-ODIHR të përbërë me shumicë nga deputetët opozitarë.


Kërkojmë identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë që kanë dhënë leje për personat e dënuar”, tha më tej Rama. Ai shtoi se “synojnë kthimin në vendet e punës të të gjithë punonjësve në administratën publike dhe vendore, për shkak se kanë kontribuar në zgjedhjet e Partisë Socialiste”.[/b]

Një tjetër kusht, sipas kreut socialist në detyrë, ka të bëjë me identifikimin e përgjegjësive të të gjithë drejtuesve të administratës publike që kanë përdorur postet e tyre në shërbim të Partisë Demokratike. Rama ka kërkuar edhe balancimin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT) dhe Televizionit Publik Shqiptar
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#10

Post by Sally »

Meta: Bojkoti i PS-së, iniciativë e vjetër




“Me këtë rast dua të shpreh solidaritetin tim dhe të LSI-së me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht të inkurajojmë Qeverinë dhe pushtetin vendor, si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme, dhe për të rivendosur normalitetin kudo. Me këta rast do kërkojmë nga Qeveria për marrjen e të gjitha masave efikase në mënyrë që këto dëme të kompensohen sa më shpejtë”, tha Meta gjatë një konference për shtyp.

Duke komentuar bojkotin e Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, Meta tha se në fund të kësaj legjislature Shqipëria do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot. “Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt që do t’ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statutore”, tha kreu i LSI-së.

Ai shtoi se veprime të tilla nuk do të pengojnë projektin e evropianizimit të Shqipërisë, “atë të liberalizimit të vizave dhe jam i bindur që kundër këtij projekti nuk është Partia Socialiste, por është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#11

Post by Sally »

Zv/presidenti i PE, Pittella përshëndet Metën


Bruksel – Hyrjen e Lëvizjes Socialiste në qeverinë e drejtuar nga Partia Demokratike, e ka përshëndetur sot edhe zv/presidenti i Parlamentit Evropian – grupi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, Gianni Pittella.
Pittella u shpreh se mbështet programin e Ilir Metës dhe të LSI për integrimin e Shqipërisë dhe për realizimin e reformave që do ta çojnë Shqipërinë drejt realizimit të procesit të integrimit ne Evrope
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#12

Post by Sally »

Image
Kuvendi i ri hap dyert, çel sot legjislaturën e XVIII-të





Deputetët e mazhorancës dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, bëjnë sot betimin parlamentarë, ndërsa pala e opozitës bojkoton pjesëmarrjen gjatë konstituimit të parlamentit të ri. Fundjava e kaluar ishte fundjava në cilën Edvini detyroi me dhunë kryesinë socialiste që të miratonte vendimin e tij fals, për mospjesëmarrje në kuvend dhe që u pasua nga një mbledhje e degjeneruar e grupit parlamentarë socialist, që u kthye në arenë sharjesh dhe fyerjesh.


Kuvendi i ri i Shqipërisë hap dyert sot, për të pritur deputetë të vjetër dhe të rinj, me rastin e çeljes së legjislaturës së XVIII-të parlamentare. Që pas shpërbërjes së tij, pak para zgjedhjeve të 28 Qershorit, sot pasdite Kuvendi hap seancën e parë. Për herë të parë në karriget e kuvendit, ulen afro 84 deputetë, krahas atyre të rimandatuar. Hapjen e seancës së parë të kuvendit do ta kryeja një nga deputetët më të vjetër, i cili do të bëjë përshëndetjen e radhës. Më pas, fjalën do ta marrë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila do të përshëndesë çeljen e legjislaturës së XVIII-të.

Më pas, të gjithë deputetët e pranishëm do të bëjnë betimin parlamentarë, për përmbushjen e detyrimeve ndaj kuvendit dhe elektoratit që i ka zgjedhur. Në këtë seancë pritet të ngrihet Sekretariati i ndihmës që do të përfaqësohet nga 3 deputetët më të rinj. Gjithashtu do të ngrihet edhe komisioni i verifikimit të Mandateve i përbërë nga 9 deputetë të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa seancën e ditës së enjte, do të hidhen propozimet për kryetarin dhe dy nënkryetarët e kuvendit. Në këtë kuvend Partia Demokratike bashkë me aleatët e djathë të saj ka 70 deputetë, Partia Socialiste me aleaten e vetme PBDNJ, kanë 66 deputetë ndërsa 4 mandatet e tjera i takojnë LSI-së. Partia Demokratike, në sajë të aleancës pas zgjedhore, për bashkë qeverisje që ka lidhur me Lëvizjen Socialiste për Integrim konfirmon mazhorancën me 74 mandate, të domosdoshme për betejën politike në kuvend dhe ndërmarrjen e ligjeve të rëndësishme në kuadër të realizimit të reformave. Mandatet në Kuvendin e Shqipërisë PD- 68 DeputetëLSI- 4 Deputetë PDI- Deputet PR- 1 Deputet PBDNJ- 1 Deputet PS- 65 Deputetë


Konstituohet Kuvendi, mungon opozita/Edvini nis luftën për shpërbërjen e PS-së



Ajo që duhet evidentuar, në çeljen e sotme të kuvendit të konstituuar është fakti se opozita ka zgjedhur ta bojkotojë atë. Pra 65 deputetët e saj, pas vendimit të Edi Ramës, bojkotojnë sot punimet e kuvendit dhe njëherazi nuk shlyejnë as detyrimin moral, betimin parlamentarë. Ndaj dhe, punimet hapëse të legjislaturës së XVIII-të të kuvendit, nisin në një mënyrë të pazakontë, por që nuk e zbeh frymën optimiste dhe vullnetin e mazhorancës së formuar tashmë, për realizimin e reformave dhe afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edi Rama zgjodhi të udhëheqë farsën e radhës, atë të bojkotit, për të deformuar vullnetin politik në vend dhe vënë në rrezik objektivat madhore të qeverisë “Berisha 2”, siç është më kryesorja, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, në mbarë hapësirën evropiane. Filozofia dështake e Edvinit, e konvertuar tashmë sipas interesave të tij personale, do të ketë atë fund që edhe dihet tashmë. Ajo s’mund të dalë përtej interesave madhore të vendit. Interesat e Edvinit, do të mbyllen në kornizën e ngushtë të karakterit të tij të cunguar. Pavarësisht këtij vendimi që u mor vetëm e vetëm për hesape personale, pra sa të pastrojë partinë nga kriminelët, siç bëri Enveri që i postin e tij Mehmet Shehut sa të rregullonte ca punë të “vogla” në parti dhe që u kthye pastaj me duar të gjakosura me gjakun e kundërshtarëve brenda partisë, me përfaqësuesit e zërit ndryshe. Mesa duket, të njëjtën taktikë po ndjek edhe pinjolli i tij, Edi Rama dhe kjo u vu re që nga kërcënimi që u bëri disa prej anëtarëve të kryesisë, kundërshtarë të tij, për likuidim, nëse nuk ndryshojnë kursin e qëndrimit politik brenda PS-së. Kësisoj, Edvini ka nisur luftën për shpërbërjen e PS-së dhe kundrimin e një linje tjetër politike, paralele me partinë ekzistuese, ku pritet të sundojnë të gjithë mbështetësit e klikës edviniste, pjesa dërrmuese e të cilëve janë deputetë të rinj, të cilët i bëri deputetë dhe këta të fundit do t’i rikthejnë reston. Edhe njëherë faktohet se Edi Rama, përpos interesave të tij personale, nuk ka asnjë interes tjetër, pasi interesat e shqiptarëve i shkeli me këmbë, që nga momenti kur vendosi bojkotimin e parlamentit, në shenjë proteste për humbjen e zgjedhjeve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#13

Post by Sally »

Topi pritet të “bekojë” Berishën kryeministër






Kryemistri Sali Berisha pritet të dërgojë pranë presidentit të Republikës Bamir Topi, ermat e kabinetit të ri qeveritar.
Pas dekretimit nga ana e kreut të shtetit, Berisha do ta dërgojë kabinetin bashkë me programin qeverisës para Kuvendit, për të marrë kështu drejtimin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Duket se presidenti Topi do ta dekretojë pa asnjë problem kabinetin e ri, megjithëse ende nuk dihet plotësisht se cila është lista e ministrave. Kuvendi i Shqipërisë çeli si parin e seancave parlamentare gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot Kuvendi do të mblidhet sërish.

Brenda pak ditësh, do të formohet edhe qeveria e re, por me një kryeministër që e ka drejtuar vendin katër vitet e shkuara. Tashmë dihen postet ministrore që i ka marrë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane. Ende nuk dihet se me çfarë postesh do të përfaqësohet Partia Drejtësi dhe Integrim.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#14

Post by Sally »

Verifikohen mandatet e 140 deputetëve


Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve u mblodh mesditën e së martës në selinë e kryesisë së Kuvendit dhe verifikoi mandatet e 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
Sipas rregullores parlamentare komisioni, që drejtohej nga deputeti Jemin Gjana, do të hartojë raportin për vlefshmërinë e mandateve, të cilin do ia paraqesë pasditen e sotme seancës plenare të Kuvendit. Pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin.

Komisioni i përkohshëm përbëhet nga nëntë anëtarë ,5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Kjo e fundit nuk u përfaqësua në këtë komision për shkak të vendimit të grupit parlamentar socialist për të bojkotuar punimet e Kuvendit të ri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuvendi i Republikes se Shqipërisë

#15

Post by Sally »

Zgjedhjet, Rama: Sot nis aksioni ynë politik




Kryetari i Partisë Socialiste në detyrë Edi Rama në konferencën e tij të përditshme, theksoi se qeveria ka frikë nga hapja e kutive të votimit, sipas të cilit atje ndodhet e vërteta e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Duke përsëritur refrenin e përditshëm, Rama tha se zgjedhjet ishin të deformuara ndërsa demokracia tashmë është në rrezik.

Kuvendi ka një shumicë pa legjitimitet. Aksioni ynë, përveç kushteve që janë bërë të njohura tashmë, do të shtrohet edhe në aspekte të tjera. Aksioni politik do të shtrihet në të gjithë aspektet që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit informues së opozitës, kur një pjesë e madhe e medias i është nënshtruar axhendës së pushtetit të korruptuar, në kushtet kur flitet për kaq gjëra elementare për transparencë për kutitë e votimit. Një pjesë e madhe e medias bën sikur se dëgjon dhe sikur nuk e kupton. Në një moment që fare thjeshtë shpjegon se një opozitë e tërë nuk gjen hapësirë në gjyqësor”, tha më tej kreu socialist.

Rama ka dënuar edhe përfshirjen e Fatmir Mediut në qeveri, duke e vlerësuar atë si një ministër që akuzohet për një krim, ndërsa e ka krahasuar me ministrin iranian, që sipas Ramës edhe ai akuzohet për krime.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”