.../Për puljasen Salapia kemi edhe trajtën tjetër ᾿Ελπία, e cila dallon nga e para për tre arsye:
1. Në rrokjen e dytë ka ndodhur një tkurrje e fjalës me humbje të një zanores -a-/...
Për vendin Anderba në Pllakën Peutigerine gjejmë trajtën Sanderua. Për iliro-maqedonsen Σίρρας kemi edhe trajtën tjetër ῎Ιρρας. Ato të parat janë disi të ndryshme, ndërsa në emrin ᾿Ελπία (: Salapia) s-ëja duket se është zhdukur porsi në rastin e ᾿Ολύντα, ᾿Αρδιαῑοι dhe ῎Ιρρας /...
Për mua këto e përfuqizojnë mendimin që s-ëja është thjesht një parashtesë dhe jo pjesë e domosdoshte kuptimdhënëse, porsi në rastin:
PUTË
1. Shpullë e këmbës. Putë e madhe (e vogël). Puta e këmbës.
SHPUTË
1. Faqja e poshtme e këmbës së njeriut ose të disa kafshëve
ose
GAVËR f. sh. krahin.
Zgavër
ZGAVËR
Dhe ky shëmbulli i fundit, na tregon se "S"-ëja tek "Salapia" mund edhe të ketë qënë tingulli /Z/ dhe jo /S(h)/.
(kemi edhe rastin shprazët/zbrazët, por në atë rast nistorja sh/z ka funskion mohues),
Pra gjithsesi thom se del në pah që rrënja është *all/ell/ël(l).
Ka mundësi që veç kripës të ketë pas të bëjë edhe me indyrën, dhe kështu do të mund ta dallonim edhe tek
gjalp, por sidomos tek fjala
allmesë (B. Dema), e cila është trajtë e asaj që në FGJSSH gjendet si:
MËLMESË f. [ku m-ëja të jetë parashtesë]
Yndyra që i hidhet gjellës; gjellë a çdo ushqim
tjetër që përdoret për të shoqëruar bukën.
Gjellë me (pa) mëlmesë. Bukë e mëlmesë.
Pjesa fundore -(a)pia, duke pasur ndërmënd edhe ndërtimin e fjalëve gj-al-pë/sht-al-pë etj.,
tingullon krejt ilirshqip, dhe gjithsesi nuk më duket rrënjë kuptimore e lidhur me ujin, por thjesht prapashtesë fjalëndërtuse.

Tek kjo më sipër veç sa e ka përmëndur Salapia-n sepse po flet më tepër për Τρωσαντιος/ Τρωδαντιος (magjistrat i Salapia-s).
Në lidhje me këta është edhe një shkrim i Moikom Zeqos për përkimet ilire në dy anët e Adriatikut:
Jo më të pakta janë edhe përputhjet në emrat vetjakë, të cilët, janë dëshmuar sipas Helbigut (Herm. XI, 269) sidomos Deeckes (Rhein. Mus. vol. 36 e 37) dhe Paisit (Storia d’Italia I 360): Dasius, Dasimius, Blattius, Trosius ose Τρωσαντιος, Artus, Artorius etj.,
gjenden të njëjtë krejtësisht ose në rrënjë, si në bregun ilirik dhe në atë italik të Adriatikut.
http://mapo.al/2012/08/paul-krecmer-sag ... he-iliret/

Përkthimi: "Nga fakti që shija shprehet shpesh në lidhje me emrin e kripës, mund të rindërtojmë për shije/shilë rrënjën *s°ljā ose *s°ljā duke e lidhur këtë fjalë me rrënjën indevropjane të kripës që është *sal, e cila pasqyrohet në Shqip tek ngjelbët njelmët njelm."
Pra këtu përsërisin gabimin e vënjes së s-ës tek rindërtimi i rrënjës. Ndërsa për lidhjen e shije/shilë me kripën [*all/ell/ël(l)], nuk kam asnjë bindje, ndonëse, edhe sikur, ndryshimi ell >< ilj nuk do më dukej aspak problematik.
Fakti është që rrënja *sal mund të ketë qënë rrënjë për gjuhët e mëvonshme (të cilat janë nisur nga trajta të ilirshqipes si për shëmbull
shëllinë), por jo për ilirshqipen. Trajta ilirishtojugore ἅλς dëshmon se rrënja zanafillore ilirshqipe ka qënë pa parashtesa s-/sh-/gj-.

Për aq sa mund të lexonet, në këtë pjesë Jokli thotë thjesht që ngj:nj është një ndryshim dialektor, dhe jep rindërtimin "*n-sal-bho", ku veç të tjerash, gabimi, për mendimin tim, është se duket sikur S > Gj, ndërsa për mendimin tim S(h)- dhe Gj- janë trajta bashkëkohëse dialektore.