"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Etimologjia e fjales.
- bardus
- Star Member
- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Eshte prapashtese qe e kane perdorur latinet , iliret edhe helenet ,si p.sh. Amantia of Illyricum,Delmetia' Δελματία'
Acherontia , town of Apulia , Makettia - Emathia , por duhet te sigurohesh nese -t - eshte pjese e temes apo jo.
Gjithashtu ketu poshte duket se edhe Daket perdornin - tia :
mantīa = μαντεία, '' mana`ferra'', the blackberry bush , Dacians, App., ne Lezhe gjendet nje fshat me emrin Manatia.
ὑετία 'rainy weather', uje-sia ( = tia)
''kjo prapashtese eshte formuar ne fjale qe e kane elementin t ne trup te tyre (psh lageshti>i lagësht).'' , ka raste qe jo.
paster`tia, mendoj se sot me shume perdoret - sia < - tia , kombe`sia , male`sia , lige`sia ,

- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Për mendimin tim, thelbi emërndërtus është -í-a, sepse pjesa -ës- është folja 'është':
Mal-ës-í = ësh vend me male; komb-ës-í = të qenët pjesëtar i një kombi
Këtë -í-në e gjejmë të pararendur nga çdo lloj bashkëtingëlloreje, p.sh. tek pjekur-í, cakërr-í, sendërgj-í, shkarth-í, len-í, mbushull-í, palav-í, skil-í, lend-í, vraç-í, porrop-í, rysn-í, zhezh-í, hub-í, buh-í, zjarrm-í, fushk-í, ...
Kështu që pyetja është: a kanë lidhje -(ë)sía dhe -(ë)tía, apo kjo e fundit është veçse një trajtë e emërndërtimit me anë të -í-së, e pararendur nga t-ëja? Për mendimin tim pjesa e dytë e pyetjes është përgjigja.

- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
Ju falemnderit per sqarimet korrekte dhe permbajtesore rrëqëbull, zeus dhe bardus!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Fjalëhetim i "Odysseus"
Asgjë, faleminderit ty për pyetjet, që gjithmonë janë 'të nxehta' e nxitëse për bukuri!ALBPelasgian wrote:Ju falemnderit per sqarimet korrekte dhe permbajtesore rrëqëbull, zeus dhe bardus!
__________________________
Po shikonja këtë prurjen e barrshme të Mallakastriotit, dhe më regëtiu një mendim në lidhje me fjalëhetimin e mundshëm të "Odysseus".
Edhe më parë është pohuar se: është e vërtetë se mbaresat us/ός u përdorën më vonë në mënyrë algoritmike, por ato janë mbaresa që në fjalët burimore ilirShqipe kanë kuptim dhe përkojnë me foljen 'është'. P.sh. Zëús, gjëmús, kërkús, lëfós etj.
..dhe kjo mund të jetë e vërtetë edhe në rastin e "Odysseus" që, duke pasur parasysh emër-vendosjen e personazhëve të epikës sipas funksionit të tyre (dukuri thelbësore e mendësisë rapsodike iliro-shqiptare), mund të jetë thjesht Udhëzuesi (i ndërtimit të kalit trojan, i strategjisë për të shpëtuar nga Polifemi etj.).
...... UDHËZUES m. sh.
...... 1. Ai që i tregon dikujt se si të veprojë për një punë a
...... për të bërë diçka, ai që jep udhëzime. Udhëzues i
...... kujdesshëm. Ka udhëzues. Dëgjon udhëzuesin.
dhe mbaresa "-sseus" , themte se nuk ka të bëjë me metatezë (> -zues), por veçse tregon një "-u-" të tejzgjatur (e përshkruar edhe nga Strokulli),
pra, më saktë: "-sseus" = -zūs, kështuqë: "Odysseus" = Udhëzūs,
çka njëkohësisht na jep edhe një përkitje "ss"–z që, (ndonëse nuk përbën asnjë siguri me gjithë problematikat dokumentarike që ka shtjelluar me plotë të drejtë Zeusi10 shumë herë), mund të shërbejë edhe në raste të tjera, për shëmbull për të shpjeguar "Larissa" si Larëza:
...... LARËZ I f. bot.
...... shih LARUSHK,~U.
...... LARUSHK m. sh.
...... 1. bot. Lloj rrushi i egër
...... 2. krahin. Degë a bisqe të njoma hardhie, që i harrin
...... dhe ia hedhin bagëtisë.
ose
...... LARËZ II f. sh. zool.
...... 1. Zog i vogël sa një harabel, me trup të larmë, që rri
...... më shumë livadheve.
...... 2. zool. Lloj peshku i vogël me lara në trup.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Pajtonem plotësisht me Mallakastriotin, pa asnjë dyshim δράξ ka lidhje me `dorë`, në të gjitha trajtat e mundshme.Mallakastrioti wrote:"...para gjithe te tjereve ishin Argivet, Fidoni, qe shpiku monedhen ne Egjine (nòmisma ékopsen), dhe duke sjell monedhen si dhe duke mbledhur shufrat e vogla (obeliskoi) ia dedikoi Heres se Argosit. Prej çastit qe 'obeliskoi' mbushin doren, pra δράξ, (drax, draks, drak, drah=shenimi im), ne, edhe pse nuk mbushim doren me gjashte 'oboloi', e quajme kete "drakma", prej (fjales, shenimi im) "me mbush doren" (dràksthai)..."
Burimi: Orioni i Tebes (Egjipt, shek. V mbas Kr., "Etymologicum",-Obolòs..)
----
Fjalori i Gjuhes Shqipe:
DORË (A) f.
1. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve që nga kyçi, e cila ka pëllëmbën e pesë gishtat dhe shërben për të prekur, për të kapur, për të marrë sendet, për të bërë punë e veprime të tjera. Dora e djathtë (e majtë)..., etj.
Pra:
δράξ, (drax, draks, drak, drah, d(o)rah=dora (shqip).
(Foto ilustruese: Drakma prej argjendi e Egjines, shek. V-IV para Kr.,)
viewtopic.php?p=40528#p40528
dorakës > draks, doraz > draz janë njësi matëse:
...... DORËZ f. sh.
...... 2. Tufë kallinjsh, bari, kashte, thuprash etj.
...... Sa mund të kapë dora.
...... Dorëz gruri (misri, duhani, bari). Dorëz purtekash. Mori (këputi, mblodhi) një dorëz. Lidhin dorëzat.
Ajo çka vërejmë tek δράξ është një farë tkurrjeje:
Nga dorak > dorakës > doraks/doraz në draks/draz kemi një kalim nga 2 zanore në 1, që është një ndryshim i ndikuar nga shpejtësia e theksimit (siç është thënë edhe më parë, prë një rast tjetër).
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
Nuk futa fjalen "dorak", Rrëqebull, pikerisht se keto thupra metali ishin thjesht njesi matese para-monetare dhe "rrokeshin me dore=dor-rak", pasi mund te me akuzonin si filo-helen, meqense si sherbetor i sllaveve tashme akuzohemrrëqebull wrote:Pajtonem plotësisht me Mallakastriotin, pa asnjë dyshim δράξ ka lidhje me `dorë`, në të gjitha trajtat e mundshme.Mallakastrioti wrote:"...para gjithe te tjereve ishin Argivet, Fidoni, qe shpiku monedhen ne Egjine (nòmisma ékopsen), dhe duke sjell monedhen si dhe duke mbledhur shufrat e vogla (obeliskoi) ia dedikoi Heres se Argosit. Prej çastit qe 'obeliskoi' mbushin doren, pra δράξ, (drax, draks, drak, drah=shenimi im), ne, edhe pse nuk mbushim doren me gjashte 'oboloi', e quajme kete "drakma", prej (fjales, shenimi im) "me mbush doren" (dràksthai)..."
Burimi: Orioni i Tebes (Egjipt, shek. V mbas Kr., "Etymologicum",-Obolòs..)
----
Fjalori i Gjuhes Shqipe:
DORË (A) f.
1. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve që nga kyçi, e cila ka pëllëmbën e pesë gishtat dhe shërben për të prekur, për të kapur, për të marrë sendet, për të bërë punë e veprime të tjera. Dora e djathtë (e majtë)..., etj.
Pra:
δράξ, (drax, draks, drak, drah, d(o)rah=dora (shqip).
(Foto ilustruese: Drakma prej argjendi e Egjines, shek. V-IV para Kr.,)
viewtopic.php?p=40528#p40528
dorakës > draks, doraz > draz janë njësi matëse:
...... DORËZ f. sh.
...... 2. Tufë kallinjsh, bari, kashte, thuprash etj.
...... Sa mund të kapë dora.
...... Dorëz gruri (misri, duhani, bari). Dorëz purtekash. Mori (këputi, mblodhi) një dorëz. Lidhin dorëzat.
Ajo çka vërejmë tek δράξ është një farë tkurrjeje:
Nga dorak > dorakës > doraks/doraz në draks/draz kemi një kalim nga 2 zanore në 1, që është një ndryshim i ndikuar nga shpejtësia e theksimit (siç është thënë edhe më parë, prë një rast tjetër).

- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Tek http://www.etymonline.com përmënd fjalën `pelë`:Mallakastrioti wrote:Siç duket, nje fare "monedhe nderkombetare", e hodhi ne treg Korinthi per qellime tregetie dhe ekpsansioni. Ky sistem monetar u perdor jo vetem ne Korinth, por edhe me tej drejt Perendimit (Siçili, Magna Graecia) sikurse ne Iliri (Korfuzi, Apollonia dhe Durresi).
Monedhat e Korinthit, ne lashtesi quheshin "statera", por kishin edhe nje emer tjeter interesant, ate te "pòloi" qe ne italisht eshte perkthyer "puledro" dhe ne shqip do te thote "pjellë" (PJELLË f. I vogli i një kafshe.). Kjo per arsye te kalit me flatra, Pegasus, pasi sipas mitologjise heroi korinthiot Bellerofonte me ndihmen e Athines, e cila i dhuroi nje fre te arte, zbuti kalin Pegas dhe hipur mbi te mundi perbindeshin e Licia, Kimeren.
( "pòloi <---> pjellë, ngjashmeria midis fjaleve eshte e dukshme)
Ne serine e monedhave arkaike te Korinthit ku shfaqet Athina, kjo e fundit quhet ndryshe edhe "Chalintis/Kalintis"= e frerit, ( FRE: Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve), pasi; "chalinòs/kalinos" ne greqishten e lashte quhej pikerisht freri i kalit.
...ku edhe ne kete rast : "chalinòs/kalinos <---> fre i kalit, rrenja e fjales eshte pikerisht "kal", e cila tregon kafshen-Pegasin.Tek e fundit freri i arte dhuruar prej Athines iu vu pikerisht kalit me flatra, Pegasit. viewtopic.php?p=40534#p40534
Por kemi edhe:foal (n.)
Old English fola "foal, colt," from Proto-Germanic *fulon (cognates: Old Saxon folo, Middle Dutch and Dutch veulen, Old Norse foli, Old Frisian fola, Old High German folo, German Fohlen, Gothic fula), from PIE *pulo- "young of an animal" (cognates: Greek polos "foal," Latin pullus "a young animal," Albanian pele "mare"), from root *pau- "few, little" (see few).
...... PULISHT m. sh. [dialekt.: `polisht`]
...... Kërriç.
Që shpjegon gjithçka, bashkë me:
...... PULLAKE f. sh.
...... 1. Mushkë e re, së cilës nuk i është vënë ende samari.
Zgjidhjet e mundshme fjalëhetimore janë dy dhe ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën:
1# ajo që thotë shumë mirë Mallakstrioti, *pollí/*póllë nuk është gjë tjetër veçse një trajtë arkaike e pjellë! (2. I vogli i një kafshe); si të thoshim, ta zëmë, *të mbollat në vënd të të mbjellat.
[Çka edhe një herë na dëshmon se nuk ka asnjë kuptim të flitet për "huazime nga ajo apo nga kjo", dhe të gjitha janë fjalë të vetë iliri-Shqipes!]
Zgjidhja e 2# është ajo që merr parasysh rrënjën *pul- të fjalës `pulë` (e cila fare mirë mund të ketë rrjedhur nga *póllë/púllë) , dhe që më parë ka pas kuptimin që ka sot fjala
...... ZOG m. sh.
...... 3. krahin. I vogli i një kafshe, pjella.
...... Zog maceje. Zog gomari. Zogjtë e arushës.
Shpjegimi "from root *pau- "few, little" që përmënd faqja etymonline.com, themte se nuk është edhe aq e gabuar, dhe gjithsesi hyn tek zgjidhja 1#, sepse nga pollë >< pullë > pulë, rrënja *pul mund të ketë marrë kuptim e vogëlsisë. Rrënjën *pul, për vogëlsinë e ndeshin të ruajtur sak tek:
...... PULVESH m. sh.
...... Vesh i vogël rrushi, veshul.
Pajtonem!Mallakastrioti wrote:...ku edhe ne kete rast : "chalinòs/kalinos <---> fre i kalit, rrenja e fjales eshte pikerisht "kal", e cila tregon kafshen-Pegasin.
χαλινός = *kalinósh [ôsht fre për kalin].
Kjo fërkimorja χ nuk më duket edhe aq problematike, e lexueshme edhe si prapaqiellzore paksa 'e frymuar': kʰ.
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
In morphology, Venetic probably shared with Latin and Celtic the o-stem genitive singular ending -i (e.g. keutini 'of Keutinos'). http://www.jolr.ru/files/(83)jl ... 33-46).pdf ![]() |
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
" Tek Homeri folja 'metallò' ka kuptimin "te kerkosh". Prej ketu rrjedh perdorimi i emrit 'mètallon' per te treguar guroret, minierat, ku gjendet edhe tek latinishtja 'metallum', ne te njejten domethenie..." (Archeologia della moneta, F. Barello, Carocci editore, 2006, f.67)
-----------
Ne se kjo folje, pra, 'metallò', ne Homerishte tregon "te kerkosh ne thellesi", pra, ne gurore dhe galeri te nentokes, atehere shqipja "me thellu' apo "me thell" mbart me se miri konceptin minator "me kerku/kerkuar" ne netnoke,ose, "me thellu/me-thall" ne nentoke., METAL=ME THALL,/ME THELL (U). Mineralet dhe metalet, tek e fundit, nxirren prej THELLESIVE te tokes!
--------------------
THELLË ndajf.
1. Në një largësi të madhe nga lart poshtë, duke u nisur nga sipërfaqja e tokës a e ujit; shumë poshtë sipërfaqes, në thellësi; në fund a afër fundit të diçkaje; pingul nga lart poshtë, drejt fundit të diçkaje; në brendësi të diçkaje, mjaft brenda. Thellë në tokë
---

-----------
Ne se kjo folje, pra, 'metallò', ne Homerishte tregon "te kerkosh ne thellesi", pra, ne gurore dhe galeri te nentokes, atehere shqipja "me thellu' apo "me thell" mbart me se miri konceptin minator "me kerku/kerkuar" ne netnoke,ose, "me thellu/me-thall" ne nentoke., METAL=ME THALL,/ME THELL (U). Mineralet dhe metalet, tek e fundit, nxirren prej THELLESIVE te tokes!
--------------------
THELLË ndajf.
1. Në një largësi të madhe nga lart poshtë, duke u nisur nga sipërfaqja e tokës a e ujit; shumë poshtë sipërfaqes, në thellësi; në fund a afër fundit të diçkaje; pingul nga lart poshtë, drejt fundit të diçkaje; në brendësi të diçkaje, mjaft brenda. Thellë në tokë
---

- bardus
- Star Member
- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Etimologjia e fjales shterpë, eshte dhene si :
________________
shterpë adj. 'barren, sterile'. A parallel form shterpë continues *shterp-kë(JOKL apud TAGLIAVINI Dalmazia 259). Borrowed from Gk στεριφος ; id. (DEMIRAJ AE 373). 0 GIL'FERDING Otn. 24 (to Skt stari 'sterile cow`); HERZOG (from Rom *exstirpus 'barren, sterile'); TAGLIAVINI Dalmazia 259 (to shtjerre); DESNICKAJA Slay. jaz. Viii 153 (to Lat sterilis); HAMP Munch. St. Spr. XL 37 (from Gk. στερφα); LAND' Lat. 57, 82.
________________
Ketu duket se te gjithe mendojne se shterpë eshte huazim nga Gk. στεριφος , Rom. *exstirpus , Lat. sterilis , Gk. στερφα dhe nuk jane marre me prapashtesat e ndryshme te saj shter, - pë dhe shter, -kë , ku duket qe tema e fjales eshte shter - ose me e vjeter ster < ter ' thaj', ne dial.Gallicchio ne Itali perdoret e njejte si ne shqip , stèrpë agg. m e f.: Sterile, detto di uomo, donna, animale in genere che è incapace di riprodursi' , ku Lat. sterile duket mjaft larg me fundoren - le te cilen e kam sjellur me pare se nga vjen. Pervec kesaj ne shqip perdoret edhe MËSHTJERRË f.'Viçe mbi tetëmbëdhjetë muaj që ende nuk ka pjellë', dhe Bogdani scterrénijne it. sterilita . ga te gjitha keto idete e huazimit per mua nuk kane kuptim , pra më - *shter , -pë , - kë , eshte dicka ''e (s)terun , e tharë , jo pjellore'' , fjale burimore e gjuhes shqipe.

Pajtonem me fjalëhetimin e bardusit.
Nuk e shoh të përjashtushëm faktin që, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të ilir-Shqipes, kjo mbaresë e gjinores të ketë qënë e përdorshme, në dialekte të caktuara, edhe për trajtën e shquar.
***
...... HARR kal.
...... 1. Shkul a heq barërat e këqija nga të lashtat; pastroj a qëroj të lashtat nga barërat e këqija. Harr barërat e këqija (gramin). Harr të lashtat (grurin, tërshërën). Harr arën (kopshtin).
Për mendimin tim po, pa asnjë dyshim: çaj mali, burrë shteti, bukë fshati etj..ALBPelasgian wrote:Me falni per hamendesimin po a mund te jete qe gjinorja njejes e venetishtes t'i pergjigjet ne shqip trajtes se pashquar te njejesit ne gjinore ku marrin mbaresen -i?
In morphology, Venetic probably shared with Latin and Celtic the o-stem genitive singular ending -i (e.g. keutini 'of Keutinos').
http://www.jolr.ru/files/(83)jl ... 33-46).pdf
Nuk e shoh të përjashtushëm faktin që, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të ilir-Shqipes, kjo mbaresë e gjinores të ketë qënë e përdorshme, në dialekte të caktuara, edhe për trajtën e shquar.
***
Vërtetimi i rrjedhimit të `kujtesë` dhe `kulturë` nga metafora bimësor-bujqësore e ngulitjes e mbjelljes, arrihet në mënyrë përplotësore (komplementare) nëpërmjet krahasimit me fjalën `harresë` e cila pasqyrimisht e simetërikisht, vjen nga folja e së njëjtës fushë:
...... HARR kal.
...... 1. Shkul a heq barërat e këqija nga të lashtat; pastroj a qëroj të lashtat nga barërat e këqija. Harr barërat e këqija (gramin). Harr të lashtat (grurin, tërshërën). Harr arën (kopshtin).
-
- Regular Member
- Posts: 56
- Joined: Sat Oct 05, 2013 5:59 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.
Pershndetje t'gjithve dhe ju falem nderit per punen e madhe qe e bani,
Un kam nji pvetje dhe due me dite nese fjala [alla'hile] asht burimore Shqipe/Arbneshe, apo asht huazue nga Latinet ose Otomanet?
Per nga kuptimi, fjala 'alla'hile' ka nji lidhje me fjalen 'pernjimend'>dialekt per+nime/a>nime. Ne dukje te pare fjala
'alla'hile' tingllon si nji fjal me prejardhje nga otomanet?!!!, mirepo po e njajta fjal permban ne veti fjalen 'hile', e cila paradoket ne g'juhen Shqipe ne kuptimin si ma posht:
Hile.
"Dredhi që bëhet për të mashtruar dikë, dhelpëri; veprim mashtrues. Hile e rëndë.
Njeri i hilesë hileqar. Qumësht pa hile qumësht i paprekur (pa ujë dhe i parrahur).
Mjaltë pa hile mjaltë natyror. Mall pa hile mall i mirë, i saktë. I bëri hile e mashtroi.
Ia bëri me hile. I mësoi hiletë. Ka hile. I doli hileja. E kuptoi hilenë. I ra hilesë e kuptoi dredhinë. E ka (ia ka) me hile. E do pa hile. Qesh pa hile"
Me tej, po e njajta fjale[hile] gjindet edhe tek Latinet ne formen: [hilar;hil.o;hilum;hili]>trifle;cheat;mock;false.
Si duket kjo fjal asht formue me parashtese alla+hile. Prapashtesa [alla] pjes e par' e fjalive te prejardhuna me kuptimin: si, ashtu si, p.sh Allafrenge, Allaturke.
Cdo mendim asht i mireseardhun,
Ju prift e mara,

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
Po Amathia, kjo eshte nje fjale e perbere, qe une nuk e kam degjuar me pare. Termi "hile", eshte burimore shqipe, kurse alla megjithese duket me prejardhje nga gjuha turke, mund te jete fjala shqipe "lloj". Kjo do te thote qe fjala:amathia wrote:Pershndetje t'gjithve dhe ju falem nderit per punen e madhe qe e bani,
Un kam nji pvetje dhe due me dite nese fjala [alla'hile] asht burimore Shqipe/Arbneshe, apo asht huazue nga Latinet ose Otomanet?
Per nga kuptimi, fjala 'alla'hile' ka nji lidhje me fjalen 'pernjimend'>dialekt per+nime/a>nime. Ne dukje te pare fjala
'alla'hile' tingllon si nji fjal me prejardhje nga otomanet?!!!, mirepo po e njajta fjal permban ne veti fjalen 'hile', e cila paradoket ne g'juhen Shqipe ne kuptimin si ma posht:
Hile.
"Dredhi që bëhet për të mashtruar dikë, dhelpëri; veprim mashtrues. Hile e rëndë.
Njeri i hilesë hileqar. Qumësht pa hile qumësht i paprekur (pa ujë dhe i parrahur).
Mjaltë pa hile mjaltë natyror. Mall pa hile mall i mirë, i saktë. I bëri hile e mashtroi.
Ia bëri me hile. I mësoi hiletë. Ka hile. I doli hileja. E kuptoi hilenë. I ra hilesë e kuptoi dredhinë. E ka (ia ka) me hile. E do pa hile. Qesh pa hile"
Me tej, po e njajta fjale[hile] gjindet edhe tek Latinet ne formen: [hilar;hil.o;hilum;hili]>trifle;cheat;mock;false.
Si duket kjo fjal asht formue me parashtese alla+hile. Prapashtesa [alla] pjes e par' e fjalive te prejardhuna me kuptimin: si, ashtu si, p.sh Allafrenge, Allaturke.
Cdo mendim asht i mireseardhun,
Ju prift e mara,
allafrenga= asht e llojit frëng
Ky mund te jete nje konkluzion i gabuar, por mua me duket tani per tani pa te meta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Etimologjia e fjales.

Edhe për mendimin tim kështu shpjegohet.Strokulli wrote:''ba'' ''mban''.. = "mban-ike" = banike..

Për mendimin tim fjala ilir-Shqipe `llaf` ka të bëjë edhe me `llavd` > lavd- > lëvdatë.Disa shpjegime:
`mirakandet` janë gjëra të mira, sidomos ushqime, të zgjedhura sipas dëshirës, kurse `buhi` quhet një festë e madhe me gjithë të mirat, gëzim e hare, pra edhe kjo e zëvendëson përsosmërisht shëmtirën e huaj "party".
Fjala `llaf` nga ku vjen `llafosje`, është fjalë burimore shqipe dhe jo e huazuar nga osmanishtja siç mendohet rëndom.
Këtë bindje na e përfuqizon fakti që në uellsisht gjejmë fjalën "llafaru" (flas, them, kuvendoj) e cila tregon se ky tingull është i lidhur me këtë koncept edhe në gjuhë të tjera evropiane, pa u dashur të huazohet prej tjetërkah.
Dhe këtu hynë edhe llahutë < llaftë/llavdë (=vegla për me këndu lavde), siç e hasa të shpjeguar edhe nga Forumi Besëlashtë Shqiptar para ca kohësh.
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Etimologjia e fjales.
Grupi -sm ne shqipe rendom eshte reflektuar ne -m ashtu sic mund te vihet re ne disa reflekse. khs. *smek-ru > mjekër. Nderkohe, Jokli shquan edhe illyr. <*es-mi alb. jam e keshtu me radhe. Befasia shtohet edhe me kur edhe ne ilirisht deshmohet nje shnderrim i tille fonetik ashtu sic le te nenkuptohet ky fragment:

Ériu and the coming of the Goidels
Per fat te keq, autori (Pokorny) nuk jep ndonje shembull ne ilirisht qe do te perligjte nje dukuri te tille. Une nuk e ve ne dyshim kete po thjesht kemi nevoje per atestime (onomastike). Kerkoj ndihmen e secilit prej jush qe te gjejme nese eshte e mundur ndonje shembull konkret ne ilirisht. Kontrollova fjalorin e Pokorny-t por nuk gjeta ate qe me duhet...