Propaganda kundrashqiptare nëpër internet vazhdon, si gjithmonë deri më tash, pa hasur në as më të voglën kundërpërgjigje institucionale zyrtar-akademike nga ana jonë.
Ja seç shkruhet ndër tjerash në faqen e
vikipedias në anglisht:
The modern names of the city in Albanian (Durrës) and Italian (Durazzo) are derived from Dyrrachium through the Medieval Slavic form Дърачь (Dŭračĭ)
Për të mbështetur këtë
stërgënjeshtër është përdorur si burim
Bonnet, Guillaume (1998). Les mots latins de l'albanais. Paris: L'Harmattan. p. 37.. Duke lënë mënjanë pikëpyetjet mbi broçkullat e tjera që mund të ketë shkruar ky Gijomi duke folur për "fjalët latine" në gjuhën shqipe, na intereson këtu të tregojmë se përse është broçkull (e madje dogmë kriptopolitike pa asnjë lidhje me gjuhësinë) të thuhet se fjalën
Durrës e paskemi marrë nga skllevërishtja mesjetare
"Dŭračĭ" (siç e ka shpjeguar edhe Petar Skoku, nga ku ka gjasa që ta ketë marrë edhe Gijomi).
Së pari le të marrim fjalën
Durrës. Duke pasur parasysh tiparet fjalëndërtuese të Shqipes, mund ta ndajmë atë në dy pjesë: rrënja kuptimore
Durr- dhe prapashtesa -
ës, e cila është veçse mpiksje e foljes 'është' (siç e gjejmë në shumë fjalë të Shqipes:
punonj-ës 'është dikush që punon',
pyet-ës 'është dikush që pyet, diçka që tregon pyetje'
etj.).
Prej këndej, shkojmë tek fjala e lashtë Δυρράχιον /Durrhákhion/.
Edhe tek kjo fjalë, mund të kryejmë të njëjtin zbërthim, duke dalluar rrënjën Δυρρ- dhe prapashtesën -άχιον.
Duke lënë mënjanë kuptimhetimin e mundshëm të kësaj rrënje, ajo që na duhet këtu është të shohim se ajo është e njëjtë si tek fjala
Durr-ës ashtu edhe tek fjala
Δυρρ-άχιον.
Dhe që prej kësaj pike fjalëhetimore rrëzohet edhe shpjegimi sipas të cilit
Durrës na ardhka nga
"Dŭračĭ". Madje trajta "Dŭračĭ" duket qartas se është veçse sllavishtërími (theksimi i kishtarëve sllav) i emrit Δυρράχιον (me gjasë i trajtës librare latinishte
Dyrrachium). Pra trajta sllave, jo vetëm që nuk mund të jetë ndërmjetësja midis
"Dyrrachium" dhe
Durrës, por nuk ka qenë as zhvillim i natyrshëm i fjalës parake të qytetit, nga brezi në brez, por ka dalë veçse nga leximi i këtij emri nëpër libra.
Deri këtu pothuajse asgjë e re, por duhet shkuar edhe më tej për të hedhur edhe më shumë dritë mbi burimorësínë e emrit të Durrësit. Kjo mund të bëhet duke ndjekur një rrugë krejt të re, që ndonëse nuk e hedh tërësisht poshtë lidhjen midis
Dyrrachium dhe
Durrës, e saktëson atë edhe më tej.
Pa asnjë dyshim këto janë fjalë njërrënjëse, por vërejtja e parë që mund të bëhet është se
Durrës nuk mund të ketë ardhur nga trajta "Dyrrachium" për të njëjtën arsye për të cilën ajo nuk mund të ketë ardhur nga fjala
durrsák. Kjo e fundit nuk mund të jetë burim i fjalës
Durrës, por është e buruar prej saj, si një mbiemër i emërzuar, për të treguar vendësit e këtij qyteti.
Fjala
durrsák na shërben për të kuptuar, pra, se fjala "Dyrrachium" paraqet veçse shkrimësímin (transkriptimin), në latinishte librare, të trajtës Δυρράχιον; dhe kjo e fundit paraqet veçse emërzímin e mbiemrit që ka dalë duke i shtuar prapashtesën -ak(ion) emrit të lashtë të Durrësit i cili, siç do shihet më tej, ka qenë pothuajse ashtu siç e thërrasim edhe sot.
Pra, 'paradoksalisht',
"Dyrrachium" vjen nga
Durrës, dhe jo anasjelltas!
Ky pohim mbështetet mbi një lëndë gjuhësore ilire që çuditërisht është shpërfillur tërësisht deri më tash nga të gjithë ata që janë marrë me fjalëhetimin e emrit të Durrësit, dhe që përbën, për mendimin tim, zgjidhjen dhe vërtetimin përfundimtar të burimorësísë së këtij emri duke i shtuar edhe një fakt tjetër vazhdimësisë iliroshqiptare. Kjo lëndë gjuhësore ilire është emri i fisit ilir të *Daurs-ojve: Δαούρσιοι.
Tek emr
Δαούρσι-οι, për mendimin tim, mund të dallojmë fije-për-pe, theksimin e lashtë të emrit të Durrsit: *Daurs(i).
Si në shumë raste të tjera, edhe kësaj here, na ndihmon jashtë mase dialekti shqiptarolindor, i cili ka ruajtur tiparin e lashtë të dyzanorësímit.
Le të marrim fjalën
mësues, mësús, msús >< shqL.
mcaus.
Aty kemi po të njëjtin ndryshim
U >< AU që gjemë edhe tek
Daurs >< Durrs (shndërrimi R >< Rr është thjesht pasojë e shkurtimit zanor).
Pra mund të parashtrojmë mundësinë që, qyteti "Daorson" të ketë qenë një tjetër ngulim i po atij fisi ilir që ka themeluar edhe Durrësin!
Për këtë arsye, lidhja Daur-s >< Durr-s bën që emri "Dyrrachium" < Durrakhion të shihet veçse si i mëvonshëm dhe i përftuar me anë të prapashtesësimit të rrënjës *Durr(s) me ndajshtesën -
ak(ion). [Ka vend edhe për të hamendësuar që "Durrhakhion" të ketë ardhur nga një trajtë e mëparshme < *Durr-s-akion].
Është njësoj sikur ta riemërtonim Patosin #
Patosarakion duke u nisur nga emri i banorëve të tij:
patosarak. Kjo lojë na shërben për të kuptuar, për krahasim, se si, në të njëjtën mënyrë, mund të jetë përftuar edhe trajta "Durrhakhion": nga emri parak i banorëve të Durrësit: *durrak(ion)-ët. Mund të ketë pasur edhe një trajtë të njëkohshme ose edhe më të lashtë: *daursak(ion) = 'banor i *Daursit', drejtpërdrejt nga e cila ka ardhur trajta e sotshme
durrsák.
Prapashtesa mbiemërndërtuese -
ak dallohet qartas edhe tek kjo monedhë 'daorse'/daurs-ake:
duke e bërë plotësisht të pranueshëm mundësinë e rindërtimit të emrit të banorëve si *daur(s)ak > *durr(s)ak.
Gjithashtu, ngjashmëria e monedhave të Daursëve me ato të Labeatëve (të cilët ishin të vendosur shumë më në jug), duke treguar një lidhje dhe kontakt të vazhdueshëm midis tyre, na e bën plotësisht të pranueshëm edhe hamendësimin e një ngulimi të *Daurs(ak)ëve nga Durrësi në "Daorson", ose anasjelltas:
Kuptimi i rrënjëve *daor/*daur/*durr nuk është aq thjesht i hetueshëm, mirëpo nuk ka dyshim që σ-ëja tek Δαούρ-σι-οι është mpiksje e foljes 'është', porsi në Shqip (p.sh. gur
ës, gur
si, '
është dikush/diçka i/e fortë si guri').