Agresioni globalist neobolshevik multikulturalist.
Plani për çshqiptarizimin dhe gjenocidin e Shqiptarëve nëpërmjet "diversitetit" multikulti, multietnik e multiracor
(nëpërmjet abrahamizmit, islamizmit, neoosmanizmit, konsumerizmit, çmoralizimit, territ mediatik, ënbartimit të muxhahedinëve dhe kolonizatorëve afrikano-meslindorë, pajisjes së tyre me nënshtetësi shqiptare dhe trushpëlarjes së Shqiptarëve me psuedokulturë vetëvrasëse të "tolerancës dhe mirëpritjes" etj.)
Në një faqe rrjeti para pak ditësh u botua një shkrimi me titull
Rama, Boeri dhe tallja e rradhës: masterplani i turpshëm për Tiranën i cili përmban dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme nga dikush që i njeh dhe i ka parë gjërat për të cilat flet shumë nga afër dhe që, me ato që shkruan, na lejon që të kuptojnë se çfarë plani kanë ndërmend [e madje po zbatojnë prej vitesh] kundrashqiptarët globalistë dhe gjithë shpura e tyre me dordolecikanë, rrogëtarë dhe leshko të dobishëm, për ta shpërbërë, shkatërruar dhe zhdukur Kulturën Tonë, pra Kombin Tonë, duke u nisur nga çshqiptarizimi "multikulti" e "multiracor" i kryeqytetit tonë, Tiranës. Nga ato që autori shkruan kuptohet gjithashtu se Tirana dhe Shqiptaria në përgjithësi, është përzgjedhur prej globalistëve si kavie për eksperimentet e tyre shkombëtarizuese të radhës. Poende, nga shoshitja e disa prej pikave të këtij "plani" përftohet qartësisht se globalistët kanë ndërmend që ta shpërdorojnë keqas Tiranën dhe Shtetin Tonë për të shkatërruar, islamizuar e çevropianizuar gjithë Evropën (po na përdorin si kavie për të studiuar dhe gjetur strategji kombvrasëse të zbatueshme për të gjitha kombet evropiane).
Le të citojmë drejtpërsëdrejti shkrimin në fjalë dhe të shohim se kush është leshkoja i dobishëm që po u shërben globalistëve dhe dordolecikanëve në qeveri në luftën e tyre kundra Shqiptarisë duke e paketuar planin e tyre kundrashqiptar si "masterplan urbanistik për Tiranën":
Tre italianë hynë në barin në kthinën e Rognerit: Stefano Boeri e Michele Brunello të firmës Stefano Boeri Architetti dhe Andreas
Faoro nga UNLAB, fituesi i konkursit për “Parkun e Besimit”.
Po kush na është Stefano Boeri?
Nga bolshevizmi në betonizëm e multikulturalizëm…
Në faqen për të në
uikipedia thuhet se:
Stefano Boeri (Milano, 25 nëntor 1956) është një arkitekt, urbanist dhe politikan italian. […]
Gjatë periudhës universitare […] Boeri [ishte] aktivist majtist […] në Lëvizjen studentore […]
Në 2010-n ai u paraqit në zgjedhjet primare të Partisë Demokratike si kandidat kryebashkiak për Milanon. […]
Në vitin 2013 u ftua nga presidenti i "Komisionit Evropian" Hoze Barrozo për të marrë pjesë në "Një paraqitje të re për Evropën", një grup pune artistësh, krijuesish, shkencëtarësh e intelektualësh evropianë i formuar me synim përforcimin e caqeve të njëjësisë evropiane.
Kumtesa përfundimtare, e paraqitur nga Barrozoja në marsin e 2014-s, rimerrte idenë e Boerit sipas të cilit Evropa duhet njehur (konsideruar) si një megaqytet i ndërlidhur nga mjete transporti dhe komunikimi.[/url]
Nga këto pak rreshta mësojmë se ky Boeri është një prej atyre njerëzve që, si në Itali ashtu edhe në Evropë, kanë kaluar nga majtizmi bolshevik (jashtëkuvendor) i rinisë së tyre në majtizmin neobolshevik dhe kriptobolshevik (brendakuvendor).
Lëvizja studentore në Itali ka qenë një organizatë bolshevike porsi gjithë organizatat e ngjashme që u stisën dhe financuan nga globalistët në atë kohë në të gjithë Evropën dhe Perëndimin për t'i trushpëlarë dhe keqshpërdoruar studentët si "neoproletariat": si armë biopolitike për të rrëzuar institucionet e tyre shtetëror-kombëtare, për t'i depërtuar e për t'i shqyer ato e për t'i hapur kështu rrugë shtrirjes dhe thellimit të mëtejshëm të sundimit globalist. Studentët e këtyre lëvizjeve, trushpëlaheshin me broçkullat e atyre që njihen si tre M-të: Marksi, Mao Ce Duni dhe Herbert Markuze, ndërsa kryetarët e tyre ishin agjentë të financuar nga vet globalistët. Skemën e funksionimit të tyre e kemi të pasqyruar sot tek
"Organizata Politike" që globalistët kanë krijuar dhe financojnë në vendin tonë për ta përdorur me po të njëjtat qëllime kundra Kombit Tonë.
Këtë shndërrim që ka pësuar Boeri [
nga bolshevik që merrte pjesë në sulme të armatosura kundra bashkëkombësve të vet nacionalistë për interes të globalizmit, në neobolshevik anëtar i metamorfozës më të fundit të Partisë Komuniste Italiane, PD-së (që është binjake nga çdo pikëpamje e mundshme me maskën e sotshme të njërës kokë të PKSH-së, PS-në) dhe që vepron ndërkombëtarisht për të çveropianizuar e shkombëtarizuar kombet evropiane nëpërmjet sëmundjes së multikulturalizimit] e dallojmë edhe tek ish-komisioneri Barrozo, me të cilin ai ka bashkëpunuar dhe i cili në rininë e vet ka qenë një
maoist i flaktë. Ky shndërrim ka ndodhur tek pothuajse gjithë politikanët majtistë e pseudodjathtistë që po qeverisin dhe dëmtojnë sot kombet evropiane si kryetarë shteti dhe Evropën si burokratë të BE-së. Këta janë leshkot e dobishëm të globalistëve: njerëz të kalbur botëkuptimorisht që prej rinisë së tyre me kundranacionalizëm bolshevik dhe të cilët, ndonëse thonë se e kanë lënë pas bolshevizmin, kurrsesi nuk e kanë pastruar botëkuptim e vet nga kundranacionalizmi por veçse e kanë 'përditësuar' kalbjen e tyre duke përqafuar riformulimin "multikulturalist" të po të njëjtave dogma të globalizmit kombvrasës.
Kalimi i tyre nga (pseudo)"idealistë" mosmendues në "pragmatistë" të pangopur për para dhe pushtet, sigurisht që ka ardhur edhe nëpërmjet joshjeve me fonde, financime e përfitime që u vijnë nga kjo gjendje e re e tyre e të qenit bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë në dëmtimin e kombit të vet dhe jo vetëm. Jo më kot, ata bolshevikë që kanë mbetur në një fazë të kalbjes botëkuptimore që Boeri ka tejkaluar prej kohësh, e akuzojnë atë si "betonizues" e "neoliberist", pa e kuptuar se ai që ata quajnë "neoliberizëm" nuk është gjë tjetër veçse bolshevizmi i sotshëm, maska bashkëkohore e globalizmit që i ka shpërdoruar ata në rininë e vet dhe të cilit sot ata, me gjithë pseudo-"idealizmin" e vet, nuk i duhen më, përveçse për të bërë rrëmujë dhe parandaluar opozitat autentike (jo-bolshevike, jo-globaliste e jo-kundranacionalsite).
Vazhdojmë me citimin:
"Parku i Besimit"
Ky “Park i Besimit” meriton në vetvete një shkrim të veçantë, por më lini ta përmbledh këtu. Edi Ramës i erdhi ideja për të kur e vizitoi në Tiranë Anxhela Merkel, dhe projekti ka për qëllim, sikurse thotë në citimin që Rama i bën vetes në dokumentin shpjegues të konkursit, t’i kthejë të gjitha hapësirat e gjelbra përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës
në një hapësirë publike të gjelbërt, të mbjellë me gjithë lulet, bimët dhe pemët që përmenden në Kuran dhe Bibël (dhe libra të tjerë të shenjtë). […] Projekti për Parkun e Besimit të Tiranës ka si qendër të tij “piramidën” dhe të gjitha hapësirat e gjelbërta ku ne synojmë të ndërtojmë një imazh të prekshëm të harmonisë fetarë të vendit tonë, duke përfshirë edhe ata kush [sic] nuk besojnë.
Pastiçoja e paturpshme e retorikës komuniste në dokumentin shpjegues të konkursit, e mbushur me citime direkte nga koncepti ëngjëllor i udhëheqësit, amplifikohet nga rishfaqja e “Piramidës”—ish mauzoleumi i dikatorit komunist Enver Hoxha dhe, pas vdekjes, pika kulmore e kultit të tij të personalitetit e, për këtë arsye, qendra e “besimit” komunist—si pikë qendrore e pluralizmit fetar të Ramës. Ky është, natyrisht, një gjest që i shkon ndjeshmërisë ndaj monumenteve të djalit të skulptorit më të famshëm të realizmit socialist dhe një prej të preferuarve të regjimit. Ato që UNILAB thotë për “çmonumentalizimin” janë padyshim të rreme; në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për “rimonumentalizim”—një rimonumentalizim sipas praktikave fashiste. […] Është ironi e madhe që është zgjedhur përsëri një arkitekt italian për të ri-artikuluar këtë trashëgimi fashiste—sikur ta kenë kinse për të reflektuar më së miri klimën aktuale politike.
Pas shpërdorimit të retorikës së zgjyrosur të "harmonisë fetare" (apo "pluralizmit fetar") fshihet synimi për ta shndërruar Tiranën në një 'banjo publike' multikulturore ashtu siç parasheh eksperimenti çshqiptarizues globalist. Sipas këtij plani shkatërrimtar Tirana nuk duhet të jetë më kryeqyteti i Shqiptarëve, por një "Amsterdam", një "Babiloni", një "Londër" e përsheshosur e kolonizuar nga njerëz me qindra identitete fetaro-racore të përbashkuar nën hijen e rreckës së BE-së nga 'pasioni' për supermarketet dhe shoubizin (që përditë e më shumë do të propagandojë përzierje racore me "rita orat", "bq"-të dhe "kim kadashian"-et e rastit).
Autori aty e përdor fjalën "fashizëm" ashtu siç ajo filloi të përdorej nga neobolshevikët për të sulmuar stalinizmin. Nëse kuptohet kjo gjë, atëherë mund t'i jepet plotësisht të drejtë atij: klima e tanishme politike po rrëshqet gjithnjë e më shumë në hoxhizëm e stalinizëm (kundranacionalizëm, kundrashqiptarizëm).
Autori ka bërë një zgjedhje të caktuar argumentuese për t'i ngjeshur këtij plani monumental kundrashqiptar globalist ngjyrimet mohëse (negative) që mund t'i sjellë ndërmend fjala "fashizëm" një lexuesi të "shkolluar" me filma hollivudi e me libra propagandistike majtiste mirëpo, përtej gjykimeve juridiko-historiko-politike (se në këtë pikë po flasim për fushën arkitekturor-artistike), planet urbanistike të nacional(-perandor-)izmit italian, nuk mund të krahasohen për nga ndjeshmëria dhe cilësia estetike me ato të neobolshevizmit globalist që është hyjnëzues i shëmtisë, rrëmujës dhe joevropianësisë. Pra, monumentalizimi nuk është vetvetiu diçka `e keqe` (për të cilën autori përdor fjalën "fashiste"); gjithçka varet nga përmbajtja, nga ajo se çfarë tregojnë ato monumente, se në çfarë kulture e kanë rrënjën dhe se çfarë duan që të mbartin në vetëdijen e publikut. Përdorimi i kësaj fjale në këtë rast, përbën në vetvete atë gabim arsyetimor që dëgjojmë e lexojmë shpesh në media; si p.sh.: «grekët dhe serbët mbrojnë interesin e tyre kombëtar - grekët dhe serbët janë të këqinj - atëherë të mbrosh interesin tënd kombëtar është diçka e keqe». Pra, në këtë rast: «fashistët ndërtonin vepra monumentale - fashistët ishin pushtues të këqij - atëherë të ndërtosh vepra monumentale është diçka e keqe». Është e padiskutueshme që pushtim të mirë nuk ka, por të kundërshtohet globalizmi me një fjalë përmbajtja e së cilës është përpunuar e shtrembëruar nga vet globalizmi për të demonuzuar kundraglobalizmin, nuk dëshmon as dituri dhe as ndonjë aftësi të madhe argumentuese, përkundrazi. E madje neobolshevikët e përdorin fjalën fashizëm edhe për "Iluminizmin" çka tregon se në çfarë rruge të gabuar na shpie ndjekja e hullive retorike propagandistike të gërmuara prej tyre në kërkim të çdo shtegu të mundshëm për të sulmuar konceptin e kombit. Fjalët janë çelësa për t'ia hapur apo mbyllur shikimit realitetin. Nëse përdoren çelësat e gabuar apo çelësa të ndryshkur, apo çelësat që globalistët dhe dordolecikanët duan që ne të përdorim (si p.sh. "harmonia fetare"), shikimit nuk i hapet realiteti por veçse shkarravina apo "përralla" që ata që kanë interes madhor fshehjen e së vërtetës duan që të na paraqesin si "realitet" dhe "të vërtetë". Italianët dhe gjithë të huajt e tjerë evropianë që po veprojnë sot për ta çshqiptarizuar Shqipninë, po e bëjnë këtë gjë si shërbëtorë të globalizmit dhe/ose për interesin e tyre përfitimanjak të ngushtë, dhe jo si "fashistë" përfaqësues të interesit të kombit të tyre (aq më pak kur në vendin e tyre janë anëtarë partish "kundrafashiste" që po e shkatërrojnë shtetin e vet, si në rastin e Boerit). Ne, si nacionalistë, nuk kemi pse të përdorim me ngjyrime të këqija një fjalë që globalistët kanë përpunuar për të sulmuar dhe demonizuar nacionalizmin. (Dhe këtë e thotë dikush që, më 7 prill 1939 do të kishte qenë me bindje të plotë shpatull-më-shpatull me Mujo Ulqinakun).
Vazhdojmë me citimet:
"Mirëkuptimi" mes dordolecëve të globalizmit
Por le të kthehemi tek takimi ynë i mëngjesit në Hotel Rogner. E urova Boerin për fitoren e konkursit ndërkombëtar, por ai ishte shumë i qartë—me qartësinë që të jep besimi në vetvete—në lidhje me fitoren e tij: “Mua më kërkoi të marr pjesë Edi Rama, personalisht. Kishim një mirëkuptim se do të fitonte studioja ime.”
Kam shkruar në të shkuarën se si vetëm një grup i vogël firmash arkitekturore rreth Ramës ka fituar shumicën e tenderave, dhe kam hedhur dyshime për proçedura të manipuluara dhe konflikt interesi (rasti më i fundit ishte kur “fituesi” u shpall që në hapjen e konkursit për bypass-in e Gjirokastrës, i cili pastaj e fitoi vërtet konkurimin), por më pëlqeu që e dëgjova këtë gjë direkt nga goja e njërit prej këtyre “fituesve”. Mezi pres ta dëgjoj atë t’i përsërisë ato fjalë në gjykatë, por kjo mund të jetë një fantazi idiote e imja. Në çdo rast, nuk do ishte e pandershme që përzgjedhja e tij, të paktën pjesërisht, t’i vishej një sërë artikujve shumë entuziastë që Boeri ka shkruar (le të mos e quajmë b***lëpirje) për Ramën, këto vitet e fundit.
Këtu veçse na dëshmohet ajo që tashmë është njohuri e përgjithshme e çdo Shqiptari: ligjet, rregullat, drejtësia nuk vlejnë për kundrashqiptarokratët shtetshkatërruesë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Janë thjesht fjalë që mund të përdoren në fjalimet e tyre të shpëlara propagandistike përballë kamerave. Nga ky citim kuptojmë gjithashtu se çfarë specieje i përkasin të huajt që vijnë në Shqipni për të na "ndriçuar" dhe se cila është "aftësia" e tyre më e madhe.
I thashë, gjithashtu, se e kam vrarë përherë mendjen se pse qytetarët e Tiranës nuk pyeten kurrë se çfarë mendojnë për qytetin e tyre dhe se çfarë mendojnë për atë që duhet të arrijë një masterplan. I tregova disa shembuj, për një zonjë që shet perime dhe fruta në rrugë, në qiell të hapur, për mungesë të infrastrukturës së tregjeve; për aksionet e policisë kundër shitësve në rrugë; për mungesën e parqeve; për pushtimin e hapësirave publike nga kompanitë e lidhura me qeverinë; për dhunën klasore të INUK-ut. Ka rezerva të jashtëzakonshme të pa shfrytëzuara brenda Tiranës, në mendjet e të gjithë banorëve. Ndoshta, do ishte më mirë të pyeteshin ata se sa të konsultoheshin kontekste që nuk kanë lidhje me Tiranën, të tilla si Shangai apo San Françisko. Por Boeri ishte i palëkundur: “Duhet të jemi më ambiciozë.” Nuk isha shumë i sigurt se kujt i referoheshin këto fjalë, por ndoshta po fliste për pagesën e tij.
Më mbeti një kuriozitet i pamatë të dija se si do ta manovronin emrin tim me qeverinë, dhe nëse do angazhoheshin, vërtetë, për të krijuar një bazë të hapur njohurish rreth qytetit. Kur mbërrita në shtëpi, u shkruajta një email italianëve, duke i falenderuar për bisedën nxitëse që kishim patur. Sikurse pritej, nuk dëgjova më prej tyre, asnjëherë.
Domethënë, deri më 23 shkurt. Ndërsa isha jashtë shtetit, pashë lajmet që flisnin rreth aktivitetit të prezantimit të “Tirana 2030: Një Vizion për të Ardhmen e një Kryeqyteti Mesdhetar.” Në një lëvizje interesante, Boeri me bashkëpunëtorët, e kishin hedhur të gjithë prezantimin në Google Docs, kështu që qytetarët e thjeshtë do të mund të ofronin “reagimet” e tyre për “hapin e parë të këtij proçesi.”
[…] nëse do të bazoheshim në këtë dokument, “vizioni” i Masterplanit Tirana 030 bazohet i gjithi në citime të gabuara, pyetje të paketuara si përgjigje, referime fallce, spekullime në ajër, data të gabuara, dhe mungesë totale të të dhënave objektive—me një fjalë, në vend të vizionit është verbëri. Ai është një demonstrim ngazëllues i zhargonit teknik dhe një shfaqje patetike e paaftësive përkthyese dhe të dizenjimit tipografik. Si ka mundësi që materialin nuk e ka lexuar askush për ta korrektuar? A nuk kanë patur fonde për një përkthyes profesionist? Apo mos italianët, të vetëdijshëm për shterpësinë e këtij ushtrimi, kanë menduar thjesht se askush në Shqipëri nuk do ta vinte re?
Në të vërtetë të metat e këtij dokumenti janë vënë në dukje edhe nga komentues të ndryshëm në
faqen e njërit prej pjesëmarrësve në këtë plan nga Bashkia Tiranë si dhe në dy komente tek
faqja e planit në fb. Ja çfarë i shkruajnë disa prej tyre në lidhje me "platformën interaktive të pjesëmarrjes publike" që projektuesit e këtij "masterplani" u paskan vënë në dispozicion Shqiptarëve për të "dhënë mendimin e tyre":
[…]
Disa ore me pare lexova, pra, ftesen tuaj per te marre pjese ne kete platforme interaktive, siç ju e quani, por nuk pashe veçse nje slideshow me fjale te kufizuara ne google drive, qe me sa kuptoj, ju i quani ide, por disa komentues (sic thoni edhe ju) te artikuluar, ne shume raste vene ne dukje faktin qe disa prej frazave ngjajne si togfjaleshe revistash ne anglisht, ku kuptimi eshte shume i veshtire te gjendet. Per te mos meshuar me shume mbi komentet e tyre, e per te mos perseritur ate qe shume prej tyre thone, po e shmang inputin tim ne ate dokument.
Nese ky eshte ai slideshow qe mund te kete shoqeruar fjalimin e z. Boeri, ndoshta me perpara do te kishte qene e sugjerueshme te postonit ndonje video apo podcast te fjaleve te tij. Patjeter qe do te perbente interes edhe me te madh te shihnim te gjithe dokumentacionin shoqerues te kesaj skeme, ku te shpjegohej edhe procesi i perzgjedhjes se secilit aktor e faktor, si edhe kostot dhe afatet e ketij studimi paraprak…Ky do te quhej informacion vertet i hapur.
Po shtoj ne forme anekdote qe per mua si arkitekt, transparence do te ishte sikur te kisha njehere akses ne folderat e studios "Atelier 4", ku me sa di nga kolegë te profesionit, nuk lejohen as USB-te dhe jo me interneti wink ikonë emotive.
Nese ideja juaj ia vlen të përhapet, ashtu siç TED motivon interesin e miliona njerezve, do t’ju sugjeroja qe te ndanit me publikun e gjere thelbin e idese dhe jo afresket e lorenzettit.
Te komentosh mbi tituj slide-sh dhe diagrama surreale photoshopi, nuk eshte proces fort intelektual, por veç se nje nxitim i percipte, qe shume pak njerez mendojne se ia vlen te ndermerret.
Nderkohe qe i referoheni kendit te lojerave, nuk e kam idene cfare lidhje kane dy temat me njera tjetren. Nese shqetesimi juaj eshte qe nuk ka interaktivitet me dokumentin tuaj ne drive, ç’lidhje ka kjo me daljen ne protesta? Ne nje vend demokratik, çdo qytetar eshte i lire te protestoje per çfare te doje, kur te doje e sa here te doje… Nese ju postoni dokumentin tuaj ne drive, kjo nuk eshte arsye qe publiku te mbyllë gojen, siç ju me duket sikur e insinuoni ne disa momente.
Nese si informacion i hapur na shiten slideshows, me te drejte, serisht do te themi “nuk na u ofrua nje platforme transparente komunikimi” dhe “nuk na u dha mundesia te degjohemi”.
Sot udhetova me nje autobus te linjes se Tiranes se Re. Nuk e di sa kohe mund te keni pa hipur ne nje te tille, por jam i sigurt qe te gjithe njerezit qe e vuajne ate eksperience cdo dite, kane shume per te thene per 15 vitet e ardhshme te ketij qyteti.
Duke qene se mbani nje profil si punonjes i Bashkise se Tiranes dhe nje qendrim si perfaqesues i saj, do t’ju ftoja qe si platforme bashkebisedimi qytetar te provonit referendumin e nivelit te ulet dhe jo powerpointin. Te provonit "open data" dhe jo kriptizmin.
Keshtu, do te arrijme ate qe edhe ju, edhe une deshirojme njesoj: dialogun qytetar dhe transparencen. Aty do te shihnit vertet qe ajo qe duan qytetaret e Tiranes eshte shume larg asaj qe duket sikur ju doni.
[…]bie teresisht dakort me komentet e siperfolesit - konsultimet online si ky ku diskutohet mbi disa afreske te mesjetes italiane dhe jo harta dhe projekte reale te qytetit te tiranes nuk jane demokratike, anashkalojne thelbin e vete konsultimeve (jeta ne Tirane) dhe perbejne madje shkelje te barazise se qytetareve para sherbimit (jo te gjithe dine anglisht, jo te gjithe kane internet, jo te gjithe i kuptojne metaforat e arkitektit italian... )
Të dy këta komentues kanë përmendur Lorencetin sepse, sado e pabesueshme mund të duket që tallja ndaj Shqiptarëve po kryhet në mënyrë kaq të hapur dhe të pacipë, e vetmja pamje "projekti" që tregohet në dokumentin e këtij "masterplani", është një vepër e 1338-39-s e Ambroxho Lorencetit! (Siç mund të shihni edhe tek
fotoja e ballinës në faqen "zyrtare" të masterplanit në fb).
Ndonëse ata që janë kurdisur prej kohësh me idenë e rremë vetëurrejtëse dhe të cekët se "të gjithë të huajt janë të mirë kurse të gjithë ne shqiptarët jemi të këqij", kjo lloj qasje tallëse dhe nënvlerësuese deri në përbuzje e këtyre pipinove ndaj publikut shqiptar na mësojnë diçka shumë shumë të rëndësishme: të huajt që bashkëpunojnë me politikanët "tanë" nuk janë kurrsesi më të mirë se ta por kanë të njëjtat vese, të njëjtat kalbje botëkuptimore dhe të njëjtat të meta që ata kanë!! Kjo është diçka thelbësore që duhet kuptuar. Ata të huaj (cilëndo detyrë paçin) që bashkëpunojnë, mbështesin apo mbrojnë ultraetnomazokistët dhe kundrashqiptarët që po e shkatërrojnë Shqipninë, janë po aq kundrashqiptarë sa ta. (Pa harruar që në shumicën e rasteve janë pikërisht këta të huaj që i financojnë dhe i instalojnë në pushtet).
Le t'i rikthehemi citimit të shkrimit të përmendur në fillim:
Dokumenti hapet me një “Indeks të Metodologjisë,” i cili e ndan vizionin e masterplanit mes një “Afresku”, një “Karte” dhe një “Atlasi” pa koherencë me njëra tjetrën dhe pa asnjë gjurmë të ndonjë ideje kryesore, trajektoreje, apo koncepti—në fakt, masterplani nuk ka asnjë lloj “metodologjie” të dukshme.
Për “Kartë” na ofrohen disa mozaikë imazhesh që nuk duket të kenë lidhje me njëra tjetrën. Në kreun e titulluar “Drejt një Qyteti Global dhe Intensiv” paraqiten fragmente nga afreskot e Ambroxho Lorencetit të titulluara Alegoria e Qeverisjes së Mirë dhe të Keqe—Efektet e Qeverisjes së Mirë në Qytet dhe Efektet e Qeverisjes së Mirë në Vend— të datuara, në mënyrë të gabuar, por edhe ironike, “1938-1939” (a mos në mënyrë të pandërgjegjshme, e kanë menduar pushtimin fashist të Shqipërisë si “qeverisje e mirë”?); si dhe një kolazh punimesh të pa titulluara të Riçard Hamiltonit
Mjafton te shihen veprat e shëmtuara pseudoartistike të Hamiltonit të paraqitura në "dokumentin" tallës të këtij "masterplani" ― të së ashtuquajturës rrymë "pop art" që ka qene ne funksion të supermarketizimit dhe shëmtimizimit të artit dhe të zhytjes së shoqërisë në konsumerizëm, kundratradicionalizëm, pseudokulturë globale, pseudoemancipim dhe hiperseksualizim (që janë që të gjitha të përdorura ende sot si armë psikologjike për ta mbajtur shoqërinë të mpirë dhe të shpërqendruar me "lajme" për jetën seksuale të këtij apo atij "vip"-i si dhe për ta çmoralizuar dhe larguar nga shtysat e shëndetshme kombëtarfamiljare duke nxitur tradhtinë bashkëshortore, zhbërjen e martesave, adoleshentizimin e përhershëm etj. ― për të pasur një ide të asaj se çfarë stili dhe mënyre jetese po u jepet (me detyrim) tiranasve dhe Shqiptarëve në përgjithësi dhe se në ç'themele pseudoartistike pseudomoderniste është i ndërtuar ai. Titulli i kapitullit "Drejt një qyteti global" është gjithashtu domethënës dhe na bën të ditur që paraqitja e këtij masterplani e bërë më 23 shkurt të këtij viti me titull “Tirana 2030: Një Vizion për të Ardhmen e një Kryeqyteti Mesdhetar” është tërësisht propagandistike dhe e gënjeshtërt sepse jo vetëm që `qytet mesdhetar` dhe `qytet global` nuk janë sinonime, por nuk duhemi çuditur që kuptimi i mbiemrit "mesdhetar" në mendjen e veprimtarëve të globalizmit të jetë tërësisht gjeografik, dhe jo kulturor. Pra, një qytet që ndodhet në Mesdhe por me pseudokulturë globale. (Pa harruar gjithashtu se në Mesdhe gjenden edhe qytete jo-evropiane afrikane, arabe, turke pra në vetvete edhe mbiemri "mesdhetar" për kryeqytetin shqiptar paraqet po të njëjtin synim çshqiptarizues multikulturalist sa mbiemri `global`).
Vazhdojmë me citimin:
Ka dhe disa perla të tjera, si kjo:
përkthimi:
A mundet Tirana të bëhet një model europian për një qytet biodivers dhe jo-antropocentrik?
Më kujtohet kjo temë e biodiversitetit nga takimi me Boerin. Me sa duket kjo qënka me të vërtetë tema e tij. Po, kur ai flet për potencialin e Tiranës për t’u bërë një “qytet jo-antropocentrik” duhet të mbajmë frymën para cinizmit të pacipë të këtij pohimi.
Ta quash cinizëm të pacipë është pak. Janë pikërisht këto lloj "artikulimesh" që duhen mbajtur parasysh për të kuptuar se çfarë specieje "mendimtarësh" e "artistësh" të huaj me botëkuptime të kalbëta "bashkëpunojnë" (bashkëvjedhin e bashkëshkatërrojnë) me qytet/shtetshkatërruesit "tanë". Përdorimi i skajit `jo-antropocentrik` tregon se këta lloj "të ndriturish" dhe "mecenatët" që i ftojnë ata janë sociopatë, kanë psikoza kundrashoqërore dhe urrejtje ndaj njerëzve të cilëve pritet që ata t'u shërbejnë. Po e kemi thënë shpeshë se të qenit etnomazokistë sociopatë është një ndër "cilësitë" kryesore që globalistët kërkojnë tek dordolcët e tyre, qofshin këta politikanë për t'u financuar e instaluar në pushtet, qofshin "artistë" për t'u reklamuar e ftuar nëpër konferenca, "trajnime" a "think tank"-e të organizuara nga BE-ja apo entietete të tjera si kjo.
Nuk kuptohet qartë dhe ndoshta nuk e di as vet Boeri se çdo të thotë që në një qytet evropian të shtohet biodiversiteti (mos ndoshta që të bëhet xhungël apo shkretëtirë e përshtatshme për devetë që t'u shuajë nostalgjinë dhe të bëhet e përshtatshme për kolonizatorët ardhacakë afrikano-aziatikë?!) por, sa i përket "jo-antropocentrizmit", autori i shkrimit e shpreh shumë mirë faktin që Tirana dhe qytetet tona janë tashmë të tilla (dhe s'ka si të jetë ndryshe për aq sa do të zgjasë ky regjim kundrashqiptarokratik partiakistocentrik, zhvatëscentrik e sociopatocentrik):
Nëse Tirana është ndonjë gjë, ajo është tashmë “qytet jo-antropocentrik” […] për shkak të shkatërrimit të vazhdueshëm të hapësirave të gjelbra; mungesës së plotë të konsideratës për njerëzit e vërtetë që jetojnë, punojnë dhe lëvizin brenda qytetit; dhe këmbënguljes arrogante për shpronësimin në favor të bizneseve nën termin e zbukuruar “intensifikim.”
Të shkatërrosh një zonë parku për të ngritur ca fundërrina plastike—të parafabrikuara, me cilësi të dobët, të importuara nga Kina dhe të financuara nga Kuvajti—në vend të pemëve të përshtatshme për fëmijët, të cilat shërbejnë në mënyrë përfekte për shumë funksione—kjo është jo-antropocentrike. Të derdhësh gjithë ujrat e zeza urbane direkt e në një kanal të hapur që rrjedh përmes qytetit, ndërkohë që gjobit ca fshatarë të varfër që shurrojnë në baltë—kjo është jo-antropocentrike. Të shkatërrosh tezgat “ilegale” ndërtuar me djersën e duarve të dikujt, ndërkohë që lë të paprekura ndërtesa të larta të ndërtuara ilegalisht [nga manjatët e betonit] në vende që më parë ishin sheshe publike, ngaqë je mësuar t’u lëpish ***** çdo të enjte kur mbaron seancën parlamentare—kjo është jo-antropocentrike. Të guxosh t’i quash fermat rreth Tiranës “kopsht zoologjik të invertuar” në mungesë të skajshme të konsideratës për njerëzit që kultivojnë tokën për të përfituar nga produktet e freskëta dhe të sezonit, diçka krejtësisht e veçantë për një kryeqytet europian dhe një ndër të paktat gjëra tërheqëse për të jetuar në të—kjo është jo-antropocentrike.
Pra, Boeri, pse nuk vjen të jetosh për pak kohë në Tiranë dhe të të tregoj se ç’do të thotë jo-antropocentrike; bile, do ta shohësh vetë çdo ditë kur të hipësh në autobuz! Dhe meqë ra fjala, kjo është një ftesë që ja bëj çdo njeriu që ndjen nevojën ta ndyjë gojën me atë term qesharak, i cili, në mos ndonjë gjë tjetër, është afirmim i një antropocentrizmi arrogant. Të lëvdosh jo-antropocentrizmin si “e ardhme” është një privilegj që ta japin WC-të e pastra dhe ngrohja e përshtashme.
…por duhet kuptuar edhe diçka tjetër: fjala `jo-atropocentrike`, e përdorur nga dordolceikanët dhe pseudoartistët në shërbim të globalizmit për Tiranën, do të thotë në të vërtetë `jo-shqiptare`. Domethënë: Tirana nuk duhet të jetë njerëzore sepse pronë e globalistëve, korporatave të tyre ultrakapitaliste përtejshtetëshe dhe dordolecikanëve, ku ata të mund të bëjnë të gjitha eksperimentet kombvrasëse dhe shoqërishqyerëse që urrejtja ndaj njerëzve të thjeshtë me identitet mijëravjeçar kombëtar, etnomazokizmi, psikozat e tyre përfitimanjake dhe sociopatia e tyre u "frymëzon" dhe ku të nxjerrin përfitime dhe pastrojnë para pa paguar taksa dhe duke pasur në dispozicion një ushtri të tërë skllevërish që do të punojnë të nënpaguar në fabrikat e hapura prej tyre…:
Por le të vazhdojmë. Do t’i kapërcej pjesët në të cilat autorët shohin ëndrra për Tiranën si “kryeqyteti i parë europian me një përqindje të lartë të makinave elektrike” dhe “një muze të hapur të 900 gjeopolitikave,” sepse deluzioni i tyre shkon përtej çdo gjëje që mund të imagjinohet (“tregohu ambicioz” tha ai!) . Në dokumentin e tyre, Tiranën duhet ta shohim si “kryeqytetin ballkanik të prodhimit të makinave”. Na kërkohet të vrasim mendjen se ku duhet të ndërtojmë një “zonë pa taksa ku të vendosim prodhimin e enëve me vlerë të madhe të shtuar për në Itali dhe vende të tjera europiane” (neokolonializëm?). Na kërkohet që të mrekullohemi me imazhin e Tiranës si një “qytet inteligjent”, si një qytet me “qasje në informacion” (të tillë si pagesa jote, Boeri?), me një “ekonomi të përbashkët” (përveç pagesave nën dorë që qeveritarët do të marrin nga të gjitha projektet e reja “intensifikuese”), dhe me “sistem të informacionit menaxhimi [sic]” (me qëllim për të ofruar përgjim 24 orësh për çdo anëtar të opozitës e shoqërisë civile).
Dhe mos harrojmë një “Satabazë [sic] mbi pronësinë e tokës dhe sistemin tatimor.” Do ishte shumë praktike që për këtë gjë të përfshihet kompania nga Hong Kongu, e cila shërben si maskë për dy kompani të regjistruara në parajsa fiskale, të lidhura me kompaninë e partnerit të biznesit të vëllait të Edi Ramës—ato tashmë po e privatizojnë sistemin tatimor përmes krijimit të, pikërisht, një “satabaze” të tillë.
…por sidomos ajo nuk duhet të jetë shqiptare. Bëni kujdes sepse në pjesën që do të citohet më poshtë do të lexoni të shprehur haptas si askund tjetër planin që kundrashqiptarët globalisto-dordolecikanë kanë për ta kolonizuar Shqipninë me jo-shqiptarë dhe për ta shndërruar në një çorbë të thartuar e të prishur multiracore:
Por është kaq e vështirë të “jesh ambicioz”, kur këtë gjë ta sugjeron dikush që nuk të ngjall asnjë lloj besimi, i cili thjesht i bën jehonë çfarëdo lloj termi seksi që ka dëgjuar javën e shkuar, i cili përpiqet të kënaqë klientët e tij duke u lëpirë *****, dhe që shikimin e tij e ka të fiksuar vetëm tek ato që ai i konsideron arritje të tij në të shkuarën (të tilla si një rrokaqiell plot me pemë). Kjo gjë—e kombinuar me mungesën ekstreme të kujdesit dhe etiketës që demonstrohet nga ky dokument “vizioni”, i cili duket vërtet i destinuar për ndonjë çmim në garën për t’ja hedhur me punë shkel e shko—nuk arrin të bindë apo të frymëzojë aspak askënd. Në faqet e tij, mund të dallohet qartë zëri i Ramës që u tregon atyre “idetë” e tij të mëdha, për shembull, në faqen 57:
përkthimi:
Tirana Qytet Përfshirës
Një metropol që e udhëheq Shqipërinë drejt një roli kritik në politikën dhe kulturën mesdhetare. Një urë gjeopolitike mes Europës dhe Lindjes. Një metropol multikulturor dhe multi-fetar [!!!] që i bën besimin dhe traditat vlera të shtuara duke investuar në diversitet [!!!] në konkurimin me metropole të tjera ndërkombëtare.
Mjetet [për ta arritur këtë]:
– Të krijohet një "festival i feve" që nënvizon në nivelin europian rolin kyç të Tiranës në menaxhimin e konflikteve botërore.
– Të krijohet shtetësia e përkohshme shqiptare për të lehtësuar dhe menaxhuar fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës [!!!] me mbështetjen e Fondeve Strkturore Europiane, Bankës Botërore dhe FMN-së.
Një njohuri e përgjithshme e gjithë Shqiptarëve është se "politikanët tanë nuk vprojnë me një plan të qartë kombëtar për ta zhvilluar vendin tonë dhe për të na e përmirësuar jetesën". Kjo është e vërtetë por nuk do të thotë se ata nuk po ndjekin asnjë plan. Kundrashqitparët ultraetnomazokistë që janë në pushtet për interes të globalistëve po ndjekin me përpikëri planin shkatërrimtar që pronarët e tyre kanë përpiluar për ta çshqiptarizuar Shqipninë, për ta kolonizuar me joshqiptarë dhe për të na zhdukur si Komb. Që nga ndotja e Tiranës me shëmti abrahmike [
1,
2,
3], ndërtimi i bunkerëve abrahamikë, hapja e shkollave neoosmane e deri tek prurja e muxhahedinëve dhe pajisja e tyre me nënshteësi shqiptare, janë që të gjitha vepritmari kundrashqiptare pjesë të planit të mirëstudiuar globalist [që ata zbatojnë edhe në bashkëpunim të ngushtë me kundrashqiptarët neobizantino-neoosmanë (jugosllavo-greko-turq)] për të na shkombëtarizuar dhe spastruar nga Atdheu Ynë!
Është domosdoshmëri e kohës që çdo Shqiptar ta kuptojë që "partnerët ndërkombëtarë" "perëndimorë" apo BE-ja nuk janë aspak "miq perëndimorë" e aq më pak "evropianë" që duan të na "afrojnë me Evropën" apo "pranojnë në Evropë": ata janë veprimtarë rrogëtarë të entiteteve globaliste kundrakombëtare kundrashqiptare që duan të na shfrytëzojnë si kavie për eksperimentet e tyre globalizuese dhe që kanë bërë gjithçka për ta abrahamizuar, islamizuar e "multikultralizuar" vendin tonë gjithë këto vite të tranzicionit. Sado paradoskale iu duktë të pavëmenshmëve kjo gjë, e vërteta është se globalistët që qëndrojnë pas BE-së dhe jo vetëm, janë nxitësit dhe financuesit kryesorë të islamizmit dhe neoosmanizimit të Trojeve Tona në këtë çereshekull me synim që të na përdorin si faktor islamizues dhe çevropianizues për gjithë Evropën dhe si kavie për eksperimentet e tyre gjeopolitike globale.
Dhënia e nënshtetësisë muxhahedinëve [e fshehur në mënyrën më të turpshme nga mediat e regjimit dhe për të cilën dordolecikani në pushtet ka gënjyer radhazi në mënyrën e pafytyrë që i karakterizon gjithë dordolecikanët e regjimit kundrashqiptarokratik, qofshin pozitë apo (pseudo)opozitë] është pikërisht një prej pikave të këtij plani që nëpërmjet leshkove të dobishëm si Boeri është maskuar dhe përfshirë brenda një gjoja "masterplani urbanistik".
Shqiptarët e ndërgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe me botëkuptim të shëndetshëm e kuptojnë se multikulturalizmi dhe diversiteti për të cilët flitet në këtë "masterplan" nuk janë gjë tjetër veçse emra të turbullt për shkombëtarizimin, çshqiptarizimin, kolonizimin, pushtimin, gjenocidin që globlasitët duan të kryejnë ndaj nesh.
Gjithashtu, "tolerancë fetare" (porsi edhe "mirëpritja për "refugjatët"") është veçse tolerancë ndaj çshqiptarizimit e gjenocidit dhe mirëpritje për kolonizatorët. (Ky është skaji më i përshtatshëm për ta sepse, sado 'fatkeqë', 'të vuajtur' apo 'të pandërgjegjshëm' për faktin që po përdoren nga globalistët qofshin, ata janë dhe mbeten vegël dhe armë e këtyre kundra Shqiptarisë dhe Evropës. Dhe ndihma për zbatimin e planit kundrashqiptar globalist për t'i pranuar këta kolonizatorë dhe pajisur me nënshtetësi, nuk është kurrsesi bamirësi, por syleshësi e skajshme vetëvrasëse.)